Kronikë

  • Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin me rastin e festës së Pavarësisë. Në një mesazh urimi, Obama ka uruar të gjithë popullin shqiptar, duke e konsideruar këtë festë si një rast refleKtimi mbi partneritetin e fortë e të qëndrueshëm që kanë SHBA-të dhe Shqipëria
  • Durrës, kapen 113 kg kanabis
    fshehur në trajlerin me këpucë 

    Vetëm pak ditë pasi sistemi Rapiscan në doganën e Durrësit dështoi duke lënë të kalojë drejt Italisë një ngarkesë me 1650 kg marijuanë, një tjetër ngarkesë droge tentoi të trafikohej nga dogana e Durrësit drejt Italisë. Kësaj here dogana ka reaguar duke ndaluar një kamion, me 113 kg marijuanë që tentonte të kalonte në drejtim të Italisë, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e Kamionit Xhaferr Hoxhën.

  • Dhunë në zgjedhje, Kajolli dhe
    i biri dënohet me 2.8 vite burg

    Pak ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sekuestron e pasurisë përrallore të Fatmir Kajollit, ish- këshilltarit lokal në Bashkinë e Fierit, Gjykata jep për të një dënim me 1.4 vite burg. Dënimi për Kajollin dhe djalin e tij vjen pasi në zgjedhjet lokale ata dhunuan komisionerët e zgjedhjeve të qershorit 2015 si dhe dëmtuan KZAZ 57 duke prishur bazën materiale.

  • Kapet i riu nga Mali me pasaportë 
    false, rasti i dytë në Rinas në 24 orë

    Policia kufitare vuri në pranga 20-vjeçarin Aboubacar Doumbia  nga Mali i cili kish udhëtuar drejt Shqipërisë me një linjë ajrore. Nga ekspertimi paraprak teknik i dokumenteve, rezultoi se pasaporta maleze me me një vizë shqiptare  të tipi C të velfshme nga 17 nëntori deri më 16 shkurt të 2016-ës, lëshuar nga Konsullata Shqiptare në Kajro, ishin false.

  • Pagat, protestojnë policët, u
    mbahen paratë e karburantit 

     Harxhimi i sasisë së karburantit tej normave të lejuara nga punonjësit e policisë (Patrullave të Përgjithshme), ka bërë që Sektori Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës t’u mbajë policëve 2/3 e pagës mujore. Ky fakt tashmë është kthyer në “tmerrin” e punonjësve të policisë, të cilët nuk kanë nguruar që të dërgojnë edhe kërkesë drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, madje duke vënë në dijeni edhe vetë drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako

  • U mori shokëve 2 mln € me fajde
    12 vite burg biznesmenit Pulti

    Biznesmeni Artan Pulti, që u ka marrë një sasi prej 2 milion euro borxh dy biznesmenëve të njohur shqiptarë P. Sh. e A.T, është dënuar nga gjykata me 12 vite burg. Ky dënim është dhënë në 9 nëntor të këtij viti nga gjykata e kryeqytetit, pasi prokuroria kishte marrë të pandehur biznesmenin Artan Pulti për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”. 

  • Buxheti i shtetit, rriten pagat për
    policinë dhe punonjësit e Gardës

    Komisioni i ligjeve ndryshon fondin për Ministrinë e Brendshme, shtohet rritja e rrogave. KLD s'dërgon përfaqësues në Kuvend. Mazhoranca kërkoi dje në komisionin parlamentar të sigurisë rritjen e buxhetit për Ministrinë e Brendshme. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2016 nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputeti socialist, Paulin Sterkaj kërkoi që vitin e ardhshëm të ketë rritje të pagave edhe për punonjësit e Gardës së Republikës. 

  • Britani, shqiptari nuk dëbohet për
    arsyen se është... homoseksual

    Një shqiptar i burgosur do të lejohet të qëndrojë në Britani sepse është homoseksual. Xhuliano Zota, 19 vjeç, hyri në Britani me një pasaportë false italiane, por autoritetet thotë se nuk mund ta kthejnë në Shqipëri pasi nuk është i sigurt për shkak të prirjeve të tij seksuale.

  • Çako: Rajoni duhet të tregojë
    kujdes ndaj radikalizmit feta

    Kreu i Policisë së Shteti Haki Cako, tha të mërkurën gjatë takimit të Shefave të Policisë së vendeve të Europës Juglindore se vendet e rajonit duhet të tregohen të kujdesshme ndaj tendencave të radikalizmit fetar. 

  • Pas bllokimit, Maqedonia lejon
    kalimin e kamionëve shqiptarë

    Doganat maqedonase nuk do të ndalin më në kufi, kamionët shqiptarë me importe bujqësore. Lajmi është konfirmuar nga Ministria Shqiptare e Bujqësisë, sipas së cilës zv/drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Maqedonisë, ka njoftuar të martën në mbrëmje ambasadorin shqiptar Fatos Reka për këtë veprim të qeverisë së Shkupit.

  • ​Gjykata rrëzon doganat, s’mund të
    ndiqen penalisht shitësit e duhanit

    Gjykata e Tiranës,i ka dhënë të drejtë prokurorisë së kryeqytetit e cila pak kohë më parë mbylli një kallëzim të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për ndjekjen penale të disa prej tregtarëve ambulatorë që shesin duhan të grirë në rrugët e kryeqytetit. 

  • Rrëfehet italiani që vrau Frrokajn 
    Po të mos kisha armë,do na vriste

    “Bëra gjithçka për të mbrojtur familjen time, vajzë dhe bashkëshorten.” Kështu e nis rrëfimin e tij Rodolfo Carazzo, tregtari i cili të martën në mbrëmje qëlloi për vdekje shqiptarin, Valentin Frrokaj, i cili po tentonte ta grabiste.

  • Vrau ish-vjehrrin për prishjen e
    fejesës, 23 vite e 4 muaj burg autorit

    Prishja e fejesës mes vajzës së Lutfi Xhaferit dhe dhëndrit Altin Alukut, ka sjellë që ky i fundit në maj të këtij viti të hapë zjarr me kallashnikov në drejtim të ish-vjehrrit dhe vjehrrës së tij. 

  • Selami e Mehmetaj, 2 gjenerata në
    një mendim: Kjo politikë zhgënjeu

    INTERVISTAT/ Themeluesi i PD Eduard Selami për Zërin e Amerikës: Basha nuk jep shpresë. Partitë Politike në Shqipëri janë kthyer si prona personale të drejtuesëve. Deputetja e LSI-së 22-vjeçarja Kejdi Mehmetaj për Report TV: Politika luan gjëra që nuk janë në interes të qytetarëve. 

  • Veliaj në Kombinat: Do shtojmë
    investimet në ujësjellës-kanalizime

    Investimet në Ujësjellës-Kanalizme do të shtohen, për të shmangur problematiket e hasura nga reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit. Kështu është shprehur kryetari i Bashksië së Tiranës Erion Veliaj në vazhdën e inspektimeve të bëra për lirimin e kanaleve të kullimit, në Kombinat. Veliaj sërish ka paralajmëruar se në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë shira. Për këtë ai u ka bërë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë larg lumenjve dhe të minimizojnë trafikun.  VIDEO

  • Panariti: Kontroll ushqimeve 
    të importuara dhe kimikateve

    Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar se do të ketë kontrolle të rrepta sa i takon produkteve të importuara si edhe përdorimit të kimikatet që kanë hyrë në Shqipëri që prej vitit 1990 për të siguruar konsumatorin për cilësinë e ushqimeve.

  • Korridori blu, Shqipëria dhe Mali
    i Zi firmosin në Kinë me "Pacifik"

    Firmoset në Kinë Memorandum i Bashkëpunimit midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kompanisë Private Kineze Pacifik, për mundësinë e ndërtimit të Korridorit Blu.

  • Fotolajm/ Rëndohet qarkullimi në
    Tiranë, shoferët 30 minuta në trafik!

    Drejtuesit e makinave e kanë pasur të vështirë të qarkullojnë lehtësisht në rrugët e kryeqytetit këtë mbrëmje. Për minuta me radhë, disa nga aket kryesore të Tiranës u përfshinë nga një trafik i rënduar, ku shumë shoferë kanë qëndruar të bllokuar deri në 30 minuta.  FOTO

  • ​Mashtroi ish-drejtorin e SHISH-it
    dënohet me 8 vite burg zviceriania

    Dënohet me 8 vite burg Agnese Foure Maria Somma, që njihet si e dashura e ish-efektivit të Shërbimit Informativ, Genti Roshi dhe administratoria e dy kompanive “IXY Prelude Evolution” dhe “Crofin Swiss Management”. Zvicerianja rezulton të ketë mashtruar dhe ish-drejtorin e SHISH në degën e Durrësit, Eduart Dake si dhe disa biznesmenë të tjerë.

  • Zjarr në nënstacionin në Ersekë nga
    mbingarkesa, gjithë Kolonja pa drita

    Një vatër zjarri ka shpërthyer në Nënstacionin elektrik të Ersekës, si pasojë e të cilit ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona e Kolonjës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv