Kronikë

  • Është përkujtuar këtë të mërkurë në Shkodër, në një ceremoni të veçantë në varrezat katolike të këtij qyteti, 25- vjetori i mbajtjes së meshës së parë pas rrëzimit të diktaturës komuniste, e cila u kremtua nga Dom Simoni. I pranishëm në këtë përkujtimore, kryeministri Edi Rama tha: "Në këto varreza dhe në këtë tempull kisha nëpërmjet fjalës dhe liturgjisë u bë tharmi i emancipimit të një kombi të tërë drejt lirisë dhe vetëvendosjes që pasoi kohët pas meshës së 4 nëntorit".  VIDEO

     
  • Borsh, i kishte vrarë djalin, merr 
    hak me kallashnikov pas 16 vitesh

    Një ngjarje e cila mund të merrte përmasat e tragjikes ndodhi këtë mëngjes në fshatin Borsh të Sarandës, kur një furgon për transportin e nxënësve u qëllua me armë. Fatmirësisht shoferi 59-vjeçari Fatos Lala i kishte lënë nxënësit në shkollën e Borshit dhe po kthehej i vetëm. Në kthim për në Qeparo rreth orës 07:30 të mëngjesit, atij i ka bërë pritë 72-vjeçari Luan Kodhima i cili ka qëlluar me automatik në drejtim të furgonit.

  • Deklaratat e pasurive, ja pronat e të
    ardhurat e kryebashkiakëve të rinj 

    Të zgjedhurit e rinj vendorë deklarojnë pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe të ardhurat e siguruara nga puna e tyre dhe e familjarëve. Në deklaratat e pasurive të dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe të zbardhura nga “Shekulli”, renditen pronat e shumta të kryebashkiakut të Klosit të zgjedhur rishtaz, Basir Çupa, por dhe llogaritë bankare të 11 drejtuesve të tjerë vendorë të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit.

  • Arrestohet kreu i Emergjencave 
     Civile, rryshfet për përmbytjet

    52-vjeçari Robert Shtëmbari u vu në pranga nën akuzën e korrupsionit. Shtëmbari akuzohet se i ka marrë 100 mijë lekë të rinj një fermeri nga fshati Kolonjë, banesa e të cilit ishte prekur nga përmbytjet. Por dëmet e shkaktuara nga shirat nuk kanë qenë të konsiderueshme, ndaj fermeri ka dhënë këtë shumë parash në mënyrë që të bëhet pjesë e skemës dhe të përfitojë një shpërblim të "majmë".

  • Lazarati 2014, Gatja e Vandami
     përfitojnë gjykim të shkurtua

    Në rast të një dënimi me burg për kultivim narkotikësh e kundërshtim me armë të policisë Gatja i Lazaratit do të përfitojë ulje me 1/3 e viteve që do të marrë nga gjykata. Së bashku me Gaten ulje do të përfitojnë dhe 9 të pandehur të tjerë pasi këtë të mërkurë Kriemt e Rënda kanë dhënë vendimi që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. 

  • Shkodër, kapen 174 kg Canabis
    6 persona në pranga, 1 në kërkim

    Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë sekuestruar një sasi prej 174 kilogramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, 4 automjete, 1 armë zjarri pushkë model 56 dhe 30 fishekë. 6 persona në pranga, 1 shpallet në kërkim.  FOTO

  • Arrestohet bashkëpunëtori i Bledar
    Zefit, të arratisurit nga komisariati 3

    Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Xhenovas në Itali për veprën penale “vjedhje me armë” është arrestuar nga Policia e Tiranës. Mir (Dashnor) Kotarja, 34 vjeç, dyshohet se është bashkëpunëtor i Bledar Zefit, të arratisurit ditën e djeshme nga komisariati numër 3 në Tiranë.

  • Drafti rishikon metodologjinë e
    vlerësimit të tokës, si do jetë çmimi

    Qeveria ka propozuar javën e shkuar në Kuvend ligjin e ndryshuar për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në thelb të draftit është rishikimi i metodikës së vlerësimit të tokës. 

  • Përplasja/Ligji për çmimin e tokave
    po kalohet fshehtazi, të mos votohet

    Përmes një letre, ish-pronarët i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të rrëzojnë projektligjin e ri për pronat, i cili sipas tyre u miratua fshehtas nga Qeveria dhe është dërguar për votim me procedurë të përshpejtuar këtë javë. Shoqata letër Kuvendit: Po kalohet me procedurë të përshpejtuar.

  • Qeveria: Rama ka shpenzuar më
    pak se Berisha, udhëton 'ekonomi'

    Pas akuzave të Partisë Demokratike, se kryeministri Edi Rama 162 ditë në dy vitet e fundit i ka kaluar jashtë vendit duke shpenzuar qindra euro, qeveria ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve ndërvite të kryeministrit Rama dhe Berisha.

  • Disa gjëra që nuk i dini
    për Francesco Becchettin

    Biznesmeni italian, Francesco Becchetti u bë një personazh i njohur në Shqipëri me hapjen e televizionit “Agon Channel”, por ai ka qenë i pranishëm në Shqipëri prej shumë vitesh.

  • Shkodër, qëllohet me armë
    drejt një banesë, s'ka të lëndua

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martes në qytetin e Shkodres, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të një lokali në katin e pare të një banese 3 katëshe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në lagjen Dracin të Shkodrës në lokalin e Anton Logut. Pavarësisht breshërisë së kallashnikovit fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. 

  • Fotolajm/Policët e "Ndreu Security" 
    zihen me grushta brenda OSHEE

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot brenda dhe jashtë ambjenteve të Kujdesit Ndaj Klientit, pranë kompanisë energjitike OSHEE. Në vend që të garantojnë sigurinë për qytetarët dhe administratën dy punonjësit e sigurisë të policisë private “Ndreu Security Sistem” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke sjellë një çoroditje mes qytetarëve që prisnin për të marrë shërbimin nga administrate e OSHEE.Shqiptarja,com siguron fotografitë nga momenti i zënkës

  • Shkodër, 3 persona me armë dhe
    maska, grabisin një çift të fejuarish

    3 persona me maska dhe me armë i kanë zënë pritë një cifti të fejuarish dhe i kanë grabitur 7 mijë lekë të reja dhe një smartphone iphone 5. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore afër aksit rrugorë Shkodër -Tiranë në vendin e quajtur Beltoje rreth orës 16:00 të së martës. Autorët udhëtonin me një mjet tip foristradë.

  • Francesco Becchetti ndalohet
    në Londër, kërkohet ekstradimi

    Francesco Becchetti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Shqipërisë, është ndaluar nga policia britanike. Lajmi i ndalimit të biznesmenit italian konfirmohet nga prokuroria për Report TV. Beccheti, i cili jetonte një një supervilë në Angli duke shmangur drejtësinë shqiptare, akuzohet për krijim të skemave mashtruese dhe pastrim parash. Ai pritet të ekstradohet brenda fundit të muajit dhjetor, pasi gjykata i ka komunikuar akuzat dhe e ka lënë me "arrest shtëpie". 
    Lajmet për çështjen "Becchetti"

  • Artur Bushi: Vula një muaj që më
    ka humbur, Berisha shpifës banal

    Kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi ka reaguar me anë të një deklarate për mediat për humbjen e vulës zyrtare të bashkisë dhe akuzat e opozitës. Bushi sqaron përmes avokatit të tij, Detar Hysi, se humbja e sendeve kishte ndodhur një muaj më parë dhe për këtë ai kishte denoncuar menjëherë në polici, teksa shton se nuk ka kohë për të humbur për shpifjet e opozitës.

  • FOTOLAJM/Bosi i firmës piramidale
    “VEFA”, Alimuçaj shëtitje pas burgut

    Ish-bosi i firmës piramidale, Vehbi Alimuçajm duke shëtitur në rrugët e Tiranës. Muçaj ka pak vite që ka lënë qelitë e burgut të Peqinit, aty ku ka vujatur dënimin me 20 vite burg.

  • Aksioni kundër informalitetit për
    ujin, arrestohet pronari i lavazhit

    Ujësjellës Kanalizime Tiranë në vazhdiumësi të aksionit kundër informalitetit ka arrëstuar një pronar lavazhi në zonë e “Tregut Elektrik” në Tiranë.

  • Leskovik sekuestrohen 172 kg
    kanabis, 4 persona në pranga

    Nga operacioni i koduar “Agimi” janë sekuestruar në qytetin e Leskovikut rreth 172 lëndë narkotike të dyshuara kanabis si dhe janë vënë në pranga 4 persona
    ne fshatin Peshtan, komuna Qendër -Leskovik, rrethi Kolonjë.

  • Studentët sërish vezë ndaj MAS
    Policia: Asnjë i shoqëruar FOTO
    VIDEO/Vezët e hedhura tek MAS

    Grupi i studentëve që kundërshtojnë Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe që një ditë më parë goditën kryeministrin Edi Rama me vezë, sot kanë sulmuar me të njëjtën “armë” godinën e Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë hedhur mbi 20 vezë në drejtim të godinës së ministrisë. Sipas policisë, këtë herë nuk ka asnjë student të shoqëruar. Dje, pasi u shoqëruan në polici për sulmin ndaj kryeministrit, u mbajtën disa orë të shoqëruar në komisariat. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv