Kronikë

  • Gjykata e Lezhës ka vendosur që të dënojë me 30 vite burgim babain e një 17 vjeçareje e cila u përdhunua nga ai e më pas i dha fund jetës.Gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë, trupi gjykues vendosi që të lërë 30 vite në burg babain, Fatmir Mekrizvani që e përdhunoi të bijën dhe ajo nga gjëndja e rënduar psikologjike piu fotoksinë dhe i dha fund jetës.
  • U dhunua gjatë grabitjes së 
    banesës, humb jetën 66-vjeçarja 

    Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 66 vjeçarja Zoje Koburja e cila ra prehë e dhunës nga disa grabitës, bashkë me bashkëshortin e saj, me datën 3 Janar.

  • Vidhet kasaforta e të shoqit të
    Hafizit, mister shuma e zhduku

    Bastiset kasaforta e kompanisë së ndërtimit 'ALBVIA'  ku aksioner është bashkëshorti i deputetes socialiste Mimoza Hafizi. Mëngjesin e së djelës autorë ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin pa thyerje kasafortën e zyrës. Mister mbetet shifra e vjedhur që ishte në kasafortë është 300 mijë dollarë apo 600 mijë lekë?

  • Alban Skënderaj i shqetësuar për
    çmimin e naftës: Më i larti në Europë

    Çmimi i naftës në Shqipëri ka shqetësuar edhe artistin Alban Skënderaj. Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, këngëtari krahasoi çmimin e naftës në tre vende të ndryshme, Gjermani, Maqedoni dhe Shqipëri. 

  • Dibër, lidhje me bashkëfshatarin 50
    vjeçar, 17-vjeçarja tenton vetëvrasjen 

    Një lidhje e fshehtë me një 50-vjeçar ka shtyrë një të re 17-vjeçare drejt aktit të vetëvrasjes, por fatmirësisht veprimit i saj ekstrem u zbulua në kohë duke i shpëtuar jetën.

  • Regjistrimi i emigrantëve, miratohet
    projektligji, Tahiri: Hap drejt votës

    Është miratuar këtë të hënë projektligji për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që do t'i dërgohet Kuvendit në nisjen e sezonit të ri parlamentar.
    Për këtë, do të krijohet një regjistër unik i shtetasve dhe adresave që do t’u krijojë mundësinë emigrantëve që të kenë akses për shërbimet shtetërore direkt nga shtëpia e tyre.

  • Përmbytjet, Kodheli: Ushtarakët 
    janë pjesa më e mirë e shoqërisë

    Përmbytjet që përfshinë vendin si pasojë e reshjeve intensive të shiut, në disa zona patën të nevojshme edhe ndërhyrjen e forcave të ushtrisë. Pikërisht për kontributin e dhënë në përballimin e situatave shpesh herë me rrezik edhe për jetën e tyre, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli takoi trupat ushtarake të Komandës Mbështetëse që morën pjesë në operacion për t'i falenderuar personalisht ata

  • Hetimi i krimeve, ministrat zbarkojnë
      në zyrën e Kryeprokurorit Lllalla

    Përfundimi në kohë i hetimeve, zbardhja e ngjarjeve kriminale dhe lufta ndaj krimit ekonomik e korrupsionit kanë ulur në një tryezë të përbashkët këtë të hënë prokurorin e përgjithshëm, 4 ministra të qeverisë dhe drejtorët e Doganave, Tatimeve e Policisë së Shtetit. Për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ky takim nuk do të jetë i fundit, pasi shumë shpejt do të ketë dhe një bilanc për rezultatet e arritura.  VIDEO

  • Pyjet, Rama: Asnjë ligjvënës
    s'mund ta refuzojë moratoriumin

    Moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve është një kërkesë që sot nuk mund të refuzohet më nga ligjvënësit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të moratoriumit të pyjeve dhe paketës së krimeve mjedisore.  VIDEO

  • Makina përplaset me kamionin
    në autostradë, rëndë drejtuesi i BMW

    Një automjet BMV seria 6 u përplas me një kamion në autostradën Tiranë - Durrës pranë Urës së Dajlanit, ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Përplasja ka qenë e fortë sa makina është shkatërruar. I dëmtuari në spital i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën është pikërisht drejtuesi i makinës tip BMX me targë AA 200 ME, Idi Taraj.  VIDEO  FOTO

  • Veliaj: Modeli i 'Pazarit të Ri' edhe
    për tregjet te 'Petro Nini' e Porcelani

    Pazari i Ri në Tiranë, i cili është ende në fazë ndërtimi, nuk do të jetë tregu i vetëm me standarde. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky model do të ndiqet edhe në hapësira të tjera të kryeqytetit. I tillë do të jetë tregu në rrugën "Petro Nini Luarasi" dhe në zonë e Porcelanit.
    VIDEO

  • Moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve
    Ministri Koka: Vendim historik

    Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve dhe lëndëve drusore pritet të marrë fund me vendosjen e moratoriumit 10 vjeçar, i cili u prezantua këtë të hënë nga ministri i mjedisit, Lefter Koka. Gjatë fjalës së tij, ministri Koka e konsideroi moratoriumin e pyjeve si një vendim historik, që do ‘ti japë zgjidhje problemit emergjent siç e quajti ai, të shfrytëzimit të pyjeve.

  • Tiranë, polici lë shërbimin gjatë
    natës, arrestohet në makinë i dehu

    Një efektiv policie u arrestua nga kolegët e tij pasi kishte lënë detyrën ku ishte në shërbim gjatë natës për të konsumuar alkool. Inspektori Enri Veseli në patrullën e shërbimit të komisariatit numër 6 në kryeqytet, u vu në pranga ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur.

  • Avioni me drogë në Divjakë
    Akuza: 15 vite burg pilotit italian

    Mbyllet procesi gjyqësor për trafikun e drogës me avion nga Shqipëria në Itali të zbuluar në plazhin e Divjakës një vit më parë. Për pilotin italian Girgo Riformato i vetmi nga 7 të pandehur që nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar prokuroria kërkoi 15 vite burg, ndërsa për 6 bashkëpunëtorët e tij shqiptarë tashmë ka një dënim me 47 vite burg në total.

  • Masakroi gruan greke me thikë
    policia bie në gjurmët e shqiptarit

    Pak ditë pasi masakroi bashkëshorten e tij greke me 7 goditje thike, policia greke bie në gjurmët e 36-vjeçarit shqiptar Klodi Lesi. Gjendet një motoçikletë që dyshohet se është e shqiptarit. Ish-vjehrri i tij i ka bërë thirrje të dorëzojë nipin, pasi i rrezikohet jeta nga një sëmundje.

  • Sarandë, 75 kg kanabis drejt
    Greqisë, arrestohen 2 të rinj

    Transportonin rreth 75 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, arrestohen dy poseduesit e sajë në aksin "Çorraj – Borsh” të Sarandës. Në pranga ka përfunduar 32-vjeçari Taulant Lamaj nga fshati Selenicë i Vlorës dhe kushëriri i tij Olgert Lamaj 33 vjeç banues në Peshkëpi të Vlorës.  FOTO

  • Kanionet e Nivicës, Zagories dhe një 
    barbarizëm që duhet të marrë fund 

    Kanionet e Nivicës janë e vetmja pasuri natyrore e turizmit malor në Jug të Shqipërisë. Kushdo që ka udhëtuar qoftë dhe një herë drejt Kurveleshit, ato të shfaqen përballë ndërsa ngjitesh rrugës për në Progonat. Ato janë dhe më mahnitëse kur i shikon nga Nivica. 

  • Emigrantët shqiptarë, komuniteti i
    dytë mysliman më i madh në Itali

    Një studim i publikuar së fundi nga Fondacioni i Pavarur i Studimeve Multietnike ISMU, tregon se shqiptarët janë pas marokenëve. Aktualisht, në Itali gjenden 1 milionë e 700 mijë persona të besimit mysliman. Ata përbëjnë pothuajse 1/3 e mbi 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Itali.

  • Mashtrimi i shqiptareve, mendojnë se
     shiten nuse në Kosovë, por në fakt...

    Një numër i madh vajzash shqiptare, përveç skandalit që ato martohen në këmbim të parave, po mashtrohen edhe për vendin se ku do të kalojnë jetën. Për të marrë një nuse nga Shqipëria në Kosovë, "dhëndri" paguan nga 500 deri në 1 mijë euro. Por ajo që nuk dinë shqiptaret, është se në fakt nuk bëhet fjalë për Kosovën si shtet, me të cilën ndajmë edhe një gjuhë, por për fshatin Kosovë në Maqedoni.

  • Ngacmonte seksualisht vajzat në
    autobusët e Londrës, burg shqiptarit

    Një shqiptar ka përfunduar në burg nën akuzën e ngacmimit seksual të disa vajzave e grave në autobusët e Londrës. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Giorge Zhukas, 47 i cili është dënuar me 18 muaj burg, nga Gjykata e Snaresbrook Crown pasi pranoi akuzat për 9 ngacmime seksuale gjatë 2015-ës në disa linja autobusësh në lindje të Londrës, mes tyre një 13 e 14 vjeçare.
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv