Kronikë
-
Përmbytjet e tre ditëve më parë kanë dëmtuar edhe te mbjellat e fermerëve të zonës së Kafarajt, Adës dhe Frakullës në Fier. Kjo është sera e fermerit, Sefret Hamataj në fshatin Kafaraj, që ishte mbjellë me luleshtrydhe.
VIDEO 14 Tetor 2015, 10:53
-
Vrasja për gështenjat, vëllai mbron
14 Tetor 2015, 10:05
motrën: Qëllova vetë mbi viktimënIndrit e Xhoana Ndoci, autorët e vrasjes së 58 vjeçarit Ndrec Prendi u arrestuan mëngjesin e djeshëm nga policia e Lezhës në tentativë për t’u larguar nga fshati. Gjatë marrjes në pyetje, 29 vjeçari së bashku me motrën e tij më të vogël kanë pranuar se ishin ata autorë të vrasjes, ndërsa Indriti ka shtuar më tej se krimin e ka kryer i vetëm.
-
Shkodër, prefekti bllokon bashkinë
13 Tetor 2015, 22:08
Nuk firmos vendimet e këshillitPothuajse e gjithë veprimtaria e bashkisë Shkodër të paktën për disa ditë, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, do të jetë e bllokuar. Pas miratimit të komisioneve të këshillit bashkiak të Shkodrës në mbledhjen e para pak ditëve prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani, kur pritej që të sillte ligjshmërinë e projekt-vendimeve, ka surprizuar jo pak duke mos firmosur dy prej tyre. Në këtë mënyrë prefekti Paulin Radovani nuk ka firmosur vendimin që dy nënkryetarët e këshillit bashkiak Rezarta Zamaku dhe nënkryetari Gaspër Kokaj të jenë pjesë përbërëse e komisioneve.
-
VIDEOLAJM / Rinas, katër të
13 Tetor 2015, 21:34
arrestuar me 10 kg hashashPolicia ka arrestuar katër persona, pasi u kapën me 10 kg kanabis sativa. Në finalizim të operacionit “Aeroporti”, Policia e Tiranës ka arrestuar Ergys Macuku, Alban Qira, Daniel Hida dhe Erjon Daka.
VIDEO -
Kaluan botet me naftë pa kontroll
13 Tetor 2015, 20:42
1 doganier i ndaluar, 3 në procedimPolicia e Fierit ka ndaluar gjatë operacionit “Boti” një doganier ndërsa për 3 të tjerë ka nisur procedimi penal për veprën e “shpërdorimit të detyrës”. Dyshohet se kaluan 3 bote me naftë pa i kontrolluar në Doganën e Fierit.
-
Arrestohet përmbaruesi shtetëror
13 Tetor 2015, 20:09
nuk zbatoi vendimin e gjykatësSektori për Korrupsionin ka arrestuar një përmbarues për shpërdorim detyre. Juxhin Llanaj, 29 vjec, lindur në Berat dhe banues në Tirane, me detyrë Përmbarues Shtetëror në zyrën Përmbarimore Shtetërore Tiranë, u arrestua pasi nuk ka respektuar një vendim gjykate.
-
Përmbytjet, Peleshi: 40 milionë €
13 Tetor 2015, 19:01
për zonën e Fierit dhe LushnjësZëvendëskryeministri Niko Peleshi ka inspektuar zonën e përmbytjeve ne qarkun e Fierit pas rreshjeve të ditëve të fundit. Peleshi u shpreh se është miratuar projekti për rehabilitimin e lumit Gjanica. Gjithashtu ai u tha banorëve se grupet e punës do të konstatojnë të gjitha dëmet e shkaktuara, për të cilat do të mbahet edhe përgjegjësia përkatëse, aty ku ajo do të evidentohet.
VIDEO -
Kapet në Tropojë personi që do
13 Tetor 2015, 19:41
vriste komunaren Mimoza KusariNjë 24-vjeçar nga Tropoja me inicialet G.N, është arrestuar nga policia për akuzën e vrasjes në bashkëpunim të kryekomunares së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila. I riu nga Tropoja, tashmë ndodhet në burg dhe se ka treguar para policisë dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda, të gjithë planin e detajuar të vrasjes së zyrtares kosovare. I riu u dorëzua e tregoi kontratën me 300 mijë euro me kosovarët.
-
Vrau shqiptarin që ndërhyri në sherr
13 Tetor 2015, 19:40
Prokuroria: Burg për jetë autoritNë Gjykatën e Barit po zhvillohet gjyqi për vrasjen e Florian Mesuti, të riut shqiptar që u vra më 29 gusht të vitit të kaluar. Prokurori Blado Pisani kërkoi dënim me burg të përjetshëm për autorin, 23-vjeçarin italian, Francis Caldarola.
-
Lezhë, Emergjencat: Edhe këtë
13 Tetor 2015, 17:53
vit përmbytjet të pashmangshmeQytetaret e Lezhës dhe fshatrave përreth duhet të qëndrojnë në gatishmëri. Edhe këtë dimër përmbytjet nga reshjet për ta janë të pashmangshme. Në këtë përfundim kanë dalë përfaqësuesit e Shtabit të Emergjencave në mbledhjen e radhës.
VIDEO -
Hakersi italian, vjedh 181 mln lekë
13 Tetor 2015, 18:15
nga banka me anë të pajisjes POSStefano Bottura, një hakers italian që rezulton në këtë shtet i dënuar me 8 vite burg për mashtrim kompjuterik dhe falcifikim dokumentash, ka arritur të klonojë elektronikisht disa karta bankare, të cilat i përkisnin disa shtetasve të huaj, dhe pikërisht këto karta t'i mbingarkojë me shuma të konsiderueshme parash, duke i kthyer në debitore.
-
Jetimi që qëlloi kombëtaren serbe
13 Tetor 2015, 18:09
paditet nga shkolla "Zyber Hallulli"Jetimi, Marsel Qeleshi që qëlloi me gur në 7 tetor të 2015 autobuzin ku udhëtonte kombëtarja serbe, duket se është shfaqur problematik edhe për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Kjo e fundit ka ngritur ndaj tij një padi në Gjykatën e Tiranës. Në një prononcim për shqiptarja.com Drejtoresha e Jetimoreve, Etleva Basha thotë se ai keqtrajtonte fëmijët.
-
Noka viziton Ballistin në paraburgim
13 Tetor 2015, 17:35
“Qeveria nga hero e fut në burg”Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka, aktualisht deputet i Partisë Demokratike takoi në paraburgimin e Vaqarrit Ismail Morinën të njohur si “Ballisti” që ndriti dronin në tetor të një viti më parë në stadiumin e Beogradit. Sipas Nokës burgosja e Ballistit, është sjellje me dy standarde e qeverisë e cila njëherë e shpall hero njëherë e burgos.
VIDEO -
Zbardhet vendimi i pafajësisë së
13 Tetor 2015, 17:34
Fullanit, ja argumentet e gjyqtarit
PDF/Vendimi pafajsisë për Fullanin24 orë pas vendimit të pafajësisë për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, gjyqtari Artan Gjermeni ka zbardhur dhe argumentet që e kësaj pafajësie.
-
Braçe: Pafajësia e Fullanit e
13 Tetor 2015, 17:28
ndikuar nga Presidenti NishaniDeputeti socialist Erion Braçe shprehet i bindur se ish- guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani nuk mund të jetë i pafajshëm. Pa asnjë mëdyshje deputeti socialist thote ne nje interviste per Report TV se kundërshton vendimin e gjykatës dhe vlerëson se zoti Fullani ka përgjegjësinë e tij për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit si dhe tenderin e blerjes së Hotel “Dajtit”.
VIDEO/Intervista e plotë në Report TV me deputetin e PS-së Erion Braçe
Braçe: Sistemi i drejtësisë duhet rrëzuar
"Dajti dhe BSH", Gjykata: Ish guvernatori Fullani i pafajshëm
Prokuroria: Do të apelojmë vendimin
Berisha pro pafajësisë së Fullanit: Arrestimi me urdhër politik të Ramës -
Fshehu pasurinë, gjyqtari i
13 Tetor 2015, 16:25
Kavajës Osman Aliu i pafajshëmGjyqtari i Kavajës Osman Aliu i pezulluar nga detyra pasi u mor i pandehur për fshehje e mos deklarim pasurie, fiton pafajësinë. Vendimi i pushimit të gjykimit në procesin ndaj Aliut është dhënë nga gjyqtari Bedri Qori i cili ka argumentuar se mungojnë elementët e veprës penale.
VIDEO
-
Panariti-Lu, bashkëpunim në
13 Tetor 2015, 16:20
bujqësi me projektet e USAID.Bashkpunim i mirë me SHBA-në për zhvillimin e buqësisë në vendin tonë. Kjo ishte kryefjala e bisedimeve mes ministrit të Buqësisë Edmond Panariti dhe ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu.
-
Zbardhen shifrat: Në vitin 2014
13 Tetor 2015, 15:57
8509 gjyqe për largime nga punaTë larguarit nga puna duket se i kanë hapur mjaft punë Gjykatës Administrative në vitin 2014. Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë këtij viti janë marrë në shqyrtim plot 8509 çështje me objekt marrëdhëniet e punës. 7226 prej tyre kanë marrë përgjigje që në vitin 2014, ndërsa 1283 janë shtyrë për vitin 2015.
-
Batalioni i Mbështetjes së Shtabit
13 Tetor 2015, 15:36
të Përgjithshëm feston 50-vjetorinBatalioni i Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm ka festuar sot 50-vjetorin e krijimit të tij. Në ceremoninë e rastit ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli vlerësoi punën dhe arritjet e këtij këtij batalioni ndër vite, duke sjellë në kujtesë figurën e komandantit të parë të këtij batalioni të ndjerin Diko Zeqo.
-
Luftë terrorizmit! Trajnohen policët
13 Tetor 2015, 15:03
Çako: Ky është prioritet i qeverisëPërfundon me sukses trajnimi 6 javor i efektivëve të policisë për luftën kundër terrorizmit. I pranishëm në ceremoninë e certifikimit Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako theksoi lufta ndaj terrorizmit është prioriteti kryesor i qeverisë e cila ka mbështetjen strategjike të SHBA-së.