Kronikë
-
Teksa na ndan më pak se 1 javë nga hyrja në fuqi e biletave me çmim të rritur për transportin urban, kompanitë që ofrojnë këtë shërbim nuk i kanë ende gati abonetë e reja. Nga shoqatat bëhet me dije se vonesat janë për shkak se tashmë nuk do të ketë më abone pa foto të përdoruesit për të shmangur përdotrimin e një aboneje nga e gjithë familja.
VIDEO 26 Janar 2016, 16:46
-
Imamët:Kemi 700 ditë të arrestuar
26 Janar 2016, 16:34
pa prova... kush janë terroristët?!Në një kohë kur në Gjykatën e Krimeve të Rënda po dëgjohen përgjimet që sipas Prokurorisë faktojnë aktivitetin kriminal të 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm, këta të fundit deklarojnë se terrorista nuk janë ata por personat që drejtojnë vëndin.
-
Veliaj: Bashkëjetesa fetare,‘paja’ që
26 Janar 2016, 16:32
Shqipëria i lë Europës me integriminKryebashkiaku Veliaj i ftuar nga partitë e qendrës së djathtë në Parlamentin Europian për të folur mbi dialogun ndërfetar në Shqipëri përcolli mesazhin e bashkëjetesës fetare në Tiranë dhe në Shqipëri, të cilin e konsideroi si një pasuri shoqërore të shqiptarëve.
-
Ambasadorja e Hollandës: 2016
26 Janar 2016, 16:21
vit i rëndësishëm për ShqipërinëViti 2016 është një nga vitet më të rëndësishme për Shqipërinë. Ky është konstatimi që është bërë sot nga ambasadorja e Hollandës në vendin tonë, gjatë një takimi që ajo pati me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Integrimit.
-
Hetimi për serverin e tatimeve
26 Janar 2016, 15:57
opozita kërkon shtyrjen e afatitKomisioni hetimor për serverin e tatimeve duhet të shtyhet. Kjo ka qenë kërkesa e të djathtëve sa i takon punës së këtij komisioni, nga i cili ekspertët kanë nisur hetimet për ndërhyrjet që u bënë në rrjet, në kohën kur sistemi doli jashtë funksionit për disa ditë.
-
Prokuroria "fal" Ardian Fullanin
26 Janar 2016, 16:11
s'depoziton rekursin e pafajësisëProkuroria tërhiqet nga përballja ligjore me ish-guvernatorin Adrian Fullani dhe certifikon pafajsinë e këtij të fundit. Kur kanë kaluar 33 ditë nga pafajsia e Fullanit në gjykatën e apelit, ende nuk është depozituar asnjë kërkesë për rekurs në Gjykatën e Lartë tashmë kur afati prej 30 ditë është djegur.
VIDEO -
Dhera e gurë në Kukës-Shishtavec
26 Janar 2016, 15:50
Banorët: Shteti të na ndihmojëTemperaturat e ulëta të ditëve të fundit në qarkun e Kukësit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash e gurësh në aksin kombëtar Kukës-Shishtavec, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve që e përshkojnë këtë rrugë.
-
600 mln lekë dëm shtetit, në gjyq
26 Janar 2016, 15:32
ish-drejtori i portit Durrës, NdreuIsh drejtori i Porit të Durrësit, Eduard Ndreu dhe dy vartësit e tij Mehmet Borshi dhe Agron Çopja i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 600 milion lekësh ndaj dhe Prokuroria e Durrësit ka vendosur që ti dërgojë ata në Gjykatë për veprën penale “Shpërdorim Detyre’.
-
"Nexhipi nuk është vrarë nga
26 Janar 2016, 14:23
djali, s'kishte konflikte me njeri"Vëllai i biznesmenit të vrarë në Vlorë 4 ditë më parë në Vlorë, përjashton çdo që Hyqmet Nexhipi të jetë ekzekutuar nga djali i tij 24-vjeçar.
VIDEO -
Pronat, Manjani: Hipoteka e Aluizni
26 Janar 2016, 14:22
nuk zbatojnë VKM, pa harta dixhitaleNjë vendim i qeverisë shqiptare për hartat dixhitale të pronave ekzistuese dhe atyre që legalizohen prej 6 muaj nuk zbatohet. Këtë shqetësim e ka ngritur ministri i drejtësisë Ylli Manjani i cili me një vendim të nxjerr paralajmëron penalitetet për ata vartës që nuk respektojn vendimin e qeverisë.
VIDEO -
Plagosja e 20-vjeçarit në Korçë
26 Janar 2016, 14:08
autori i kishte ngamuar motrënKonflikti me pasojë një të plagosur pasditen e së hënës në Korçë erdhi pasi, 28 vjeçari Kristo Oranlli disa ditë më parë kishte ngacmuar motrën e 20 vjeçarit Aleksandër Beshiri i cili u plagos pasditen e së hënës me një plumb në këmbë.
-
"Edhe nëse pezullohet Shengen-i
26 Janar 2016, 14:00
shqiptarët do lëvizin lirshëm në BE"TIRANE - Një pezullim i mundshëm i zonës Shengen nuk do të rrezikonte lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Drejtori i Lëvizjes Evropiane për Shqipërinë Gledis Gjipali në emisionin Rreze Dielli ka sqaruar se edhe në rast të një pezullimi të Shengenit nuk ndryshon asgjë në kriteret e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë por thjesht shtohen kontrollet në çdo shtet të BE që ata do të shkelin.
VIDEO -
Mashtrim e pastrim parash, Ismailaj
26 Janar 2016, 14:03
i DIA-s në 3 shkurt del në gjykatëIsh-administratori i borxheve të CEZ Shpërndarje Kastriot Ismailaj do të dalë para gjykatës për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrimit të parave më 3 shkurt.
-
Namik Dokle fiton gjyqin:Kuvendi
26 Janar 2016, 13:39
t'i paguajë pagat që i hoqi Topalli
PDF - Vendimi i Gjykatës AdministrativeHeqja e pagës deputetit socialist Namik Dokle në periudhat shtator 2009-Maj 2010 nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është vlersëuar e padrejtë. Deputeti socialist ka fituar në gjykatë të drejtën e fitimit të pagës për 9 muaj, ndërsa një padi të ngjashme rezulton ta kenë bërë dhe disa deputet të tjerë socialist të cilët në 2009 bojkotuan punimet e kuvendit.
VIDEO -
Bllokohet sërish kufiri në Kapshticë
26 Janar 2016, 12:14
protesta ndërpret për 2 orë punënPika Kufitare e Kapshticës do të jetë e bllokuar nga ora 11:00 deri në orën 13:00. Protesta e fermerëve grek duket se nuk po paralizon vetëm shtetin kelen, por ka ndikim edhe në Shqipëri. Që prej disa ditësh shumica e akseve rrugore në Greqi janë bllokuar për orë të tëra, çka ka krijuar probleme të mëdha në qarkullimin e automjeteve.
-
Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin
26 Janar 2016, 13:15
e ligjit për ashpërsimin e gjobaveTë gjitha ndëshkimet e vëna ndaj biznesit me gjoba nga Tatimet, do të vijojnë të qëndrojnë të pezulluara të paktën edhe për një muaj. Gjykata Kushtuese vendosi të lë në fuqi pezullimin e ligjit për procedurat tatimore, duke rrëzuar kështu kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave.
VIDEO -
Itali, goditet rrjeti i prostitucionit
26 Janar 2016, 12:53
arrestohen 17 shqiptarë, emrat
VIDEO/Ja arrestimet në ShqipëriPas shkatërrimit të rrjetit të prostitucionit në Itali këtë të martë, Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat, bëri publike emrat e 17 shqiptarëve të arrestuar. Zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardian Çipa tha se autoritetet gjyqësore të Milanos kanë nxjerrë 16 masa sigurie “arrest me burg” dhe një “detyrim paraqitje”.
VIDEO -
Fotolajm/Ambasadorit francez i bie
26 Janar 2016, 11:51
të fiktë keq gjatë tryezës së KVVAmbasadori Frances Bernard Fitoussi është ndjerë keq teksa ishte i pranishëm në sallën ku po mbahej tryeza e përbashkët e Koaliconit të Vëzhguesëve Vendorë.
Diplomati francez, është nxjerrë menjëherë jashtë dhe është shtrirë fillimisht në një nga tryezat jashtë sallës, ku ka qëndruar për disa minuta në gjendje të fikti. -
Performanca mjedisore, Shqipëria e
26 Janar 2016, 10:30
61-ta në botë, problem uji i pijshëmShqipëria renditet e 61-ta në rang botëror dhe ndër të fundit në rajon për gjendjen mjedisore, sipas Indeksit Botëror të Performancës mjedisore. Indeksi i Performancës mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA.
-
Raporti/ Gjakmarrja, fenomen në
26 Janar 2016, 09:05
zonat urbane me origjinë ruraleGjakmarrja ekziston ende në Shqipëri dhe ata që janë të përfshirë duhet të jetojnë të fshehur. Mbi parandalimin e këtij fenomeni, është ende pleqësia e fshatit e cila ndërhyn për shuarjen e gjakmarrjes mbi familjet e prekura.