Kronikë
-
Është tensionuar situata në qytetin e Himarës, gjatë aksionit të IKMT-së për shembjen e disa ndërteasave. Mësohet se banorët kanë qëlluar me gurë ndaj policisë, punonjësëve të IKMT-së dhe medias. IKMT po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike, pasi së shpejti do të nis ndërtimi i shëtitores së qytetit.
VIDEO 25 Janar 2016, 13:44
-
Padia për shpifje, Beqaj refuzon
25 Janar 2016, 13:23
pajtimin me Bashën në gjykatëPas padisë për shpifje që ministri i Shëndetësisë dorëzoi ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, Ilir Beqaj ka refuzuar pajtimin mes palëve në gjykatë. Në këto kushte gjyqtari Lazër Sallaku i është drejtuar prokurorit Petrit Fusha me një kërkesë për caktimin e prokurorit që do të hetojë lidhur me rastin.
-
"27 mijë fëmijë shqiptarë lanë
25 Janar 2016, 13:03
shkollën për azil në Gjermani"Brenda dy viteve, nga 2013 deri në 2015, 26,790 fëmijë shqiptarë nën moshën 17 vjeç kanë braktisur shkollën, kjo si pasojë se familjet e tyre kanë kërkuar azil në Gjermani. Shifra është dhënë nga Eurostat.
-
Përvetësoi lekët e pensionistëve
25 Janar 2016, 13:01
arrestohet shpërndarësi ThomollariMori paratë për t’ia dërguar pensionistëve por i vodhi, arrestohet pas 1 viti shpërndarësi i pensioneve Alban Thomollari. Thomollari është dënuar nga Gjykata e Tiranës më 18 dhjetor 2014, ndërsa prokuroria ka arritur të faktojë se ai ka vjedhur 7 pensione me një vlerë prej 23 mijë e 702 lekë.
-
Nishani: Drafti i Reformës pengon
25 Janar 2016, 12:36
hetimin e krimeve të komunizmitPresidenti Bujar Nishani kërkon heqjen nga drafti i Reformes ne Drejtesi, te nenit qe pengon hetimin e krimeve te komunizmit. Deklarata e kreut te shtetit vjen nga Malesia e Madhe ne 71 vjetorin e kryengritjes se Postribës.
VIDEO -
PD- Tahirit: Kamera kishte edhe tek
25 Janar 2016, 11:26
vrasja e Santos, por ende pa autor
PDF/Projekt-ligji për sigurinë publikeMinistri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është kundërshtuar nga demokratët në Komisionin e Sigurisë, teksa prezantoi projektligjin për masat shtesë të sigurisë publike.
VIDEO -
Hetimet: Biznesmeni në Vlorë
25 Janar 2016, 11:10
mund të jetë vrarë nga i biriHetimet e policisë për vrasjen e biznesmenit 52-vjeçar tre ditë më parë në qytetin e Vlorës, kanë çuar në një pistë të fortë, se ekzekutor mund të jetë vetë djali i tij 24-vjeçar.
-
Moratoriumi i gjuetisë përfundon në
25 Janar 2016, 10:33
mars, Dedaj: Të shtyhet edhe 5 vjetMoratorium i gjuetisë i cili mbyllet në muajin mars, duhet të shtyhet me të paktën 5 vit. Kështu shprehet në një intervistë për Report Tv drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej i cili njëherësh bën thirrje që të denoncohen rastet e gjuetisë së paligjshme.
VIDEO -
Greva e fermerëve grek, Dogana
25 Janar 2016, 10:16
e Kapshticës ndërpret punën 2 orëPika e kalimit kufitar Kapshticë, nuk do të punojë këtë të hënë, nga ora 11.00 deri në 13.00 për shkak të grevës së fermerëve në fshatrat e parë grekë. Ndërprerja e punës për 2 orë pritet të sjellë rradhë të gjata të automjeteve.
-
Rrëfehet Klodi Lesi: Si mbijetova
25 Janar 2016, 10:14
18 ditë në arrati me djalin e sëmurëDetaje të reja kanë dalë nga arratisja për 18 ditë e shqiptarit Klodi Lesi, i cili vrau gruan e tij greke dhe u largua me djalin e vogël 4 vjeç. 36-vjeçari shqiptar ka treguar në polici se si mundi të fshihej e çfarë ka konsumuar gjatë këtyre ditëve.
-
Kryepolici i marrë peng në Mat
25 Janar 2016, 09:39
emërohet inspektor në SHISHNjë ish oficer policie në komisariatin e Matit është emëruar inspektor në Shërbimin Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për Gjovalin Martincamaj, i cili sipas gazetës Shqip, në prill të vitit 2012, është mbajtur peng nga disa persona, pasi ata e akuzonin për veprime të turpshme me banorët.
-
Gjakmarrja/ Kanuni vendos ende në
25 Janar 2016, 09:07
Shkodër, Pleqësia ngujon një familjeDalin nga ngujimi 6 familjet Dushaj. Që prej vrasjes së dy vëllezërve Shkami më 2 janar nga Aleksandër Dushaj, familjet e fisit të tij, ishin të ngujuar. Ndërmjetësimi është bërë nga misionarët e paqes dhe pleqëria e fshatit Drisht të Shkodrës. Kreu i këtyre misionarëve, Nikoll Shullani, tregon momentet si u arrit falja.
VIDEO -
Laç, sekuestrohet një antitank
25 Janar 2016, 08:31
e armë, pranga babait e 2 djemveNjë arsenal armësh luftarake është sekuestruar nga policia në Laç, ndërsa 3 persona janë vënë në pranga. Bëhet fjalë për Gëzim Koliqin dhe dy djemtë e tij nga Mamurrasi.
-
Qëlloi me armë në lloto sport
24 Janar 2016, 20:14
dorëzohet autori Aldin DaniRreth 24 orë pas sulmit me kallashnikov në një pikë bastesh në zonën e Kombinatit, policia ka vënë në pranga autorin, Altin Dani. Pas negociatave me policinë, Dani është vetëdorëzuar mbrëmjen e së dielës në komisariatin numër 2 në kryeqytet.
-
Fotolajm/ Pas Brrylit e Ali Demit
24 Janar 2016, 18:24
rradha e 21-shit, Veliaj: Foto e ditësNjë nga zonat më të njohura në Tiranë, tashmë ka edhe emërtimin e saj të dukshëm. Pas platformës së vendosur në zonën e Brrylit dhe Ali Demit, Bashkia e Tiranës, ka vendosur një të tillë edhe në zonën e njohur si 21-shi në Tiranë.
-
Vllaznia-Skënderbeu, tifozët
24 Janar 2016, 17:05
godasin policin me stol kokësNjë punonjës i policisë së Shkodrës me iniciale F.N është goditur me mjete të forta dhe është dërguar për mjekim në spitalin e qytetit. Policia arrestoi 3 tifozë të Vllaznisë.
-
Vrasja e 23 vjeçarit në Ersekë
24 Janar 2016, 16:48
Familja: Drejtësi ose vetëgjyqësiMesditën e 11 korrikut të 2015-ës, 23 vjecari nga Erseka, Marjo Laho, u ekzekutua ne sofrën e bukës nga 54 vjeçari, Abaz Isai, teksa palet më herët ishin përfshirë në një konflikt. Gjykata e Korçës deri më tani ka dhënë vetëm masën e sigurisë "arrest me burg" për Abaz Isain, teksa ende s'është dhënë vendimi për dënimin e tij. Familjarët kërkojnë drejtësi, ose në të kundërt ata shprehen se do bëjnë vetëgjyqësi.
VIDEO -
95-vjetori i Xhenios, ish-ushtarakët
24 Janar 2016, 15:37
kërkojnë ligjin e pensioneve të 2004Në 95 vjetorin e formimit të armës së xhenios, pjesë e Ushtrisë Shqiuptare, ish- ushtarakë, ish- drejtues të ushtrisë dhe përfaqësues të njësive të kësaj arme, kujtuan historikun e kësaj arme. Ish- ushtarakët në pension, kërkuan rikthimin e ligjit të pensioneve të vitit 2004, për pensionet e ish-ushtarakëve, të cilat u hoqën gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
-
Aluizni rihap dosjet e certifikatave
24 Janar 2016, 15:11
të marra në mënyrë të parregulltAluizni do të rihapë dhe një herë dosjet për ata që kanë përfituar një certifikatë pronësie në mënyrë të parregullt.
VIDEO -
Kontrollohet liqeni i Shkodrës
24 Janar 2016, 14:53
për gjuetinë e paligjshmeAdministrata e Zonave të Mbrojtura ka nisur aksionet e planifikuara në goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme ne territorin e liqenit te Shkodrës.
VIDEO