Kronikë

  • Pak minuta pas publikimit të lajmit në A1 Report për humbjen e një fëmije 5 vjeç, prindërit janë paraqitur në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Policia njoftoi fillimisht se fëmija i gjetur nuk pranonte të fliste dhe se nuk kishte dhënë asnjë informacion mbi prindërit e tij apo sesi ishte larguar prej tyre.
  • Reagon Bashkia e Tiranës:
    Nuk kemi rrugë "Edi Rama"

    ​Bashkia e Tiranës në një reagim për shtyp sqaron lajmin e publikuar pas një statusit të ish-kryeministrit, Sali Berisha në Facebook, ku pretendonte se një rruge i është vënë emri “Edi Rama”. Në reagimin e bashkisë, thuhet se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se emërtimi i rrugëve bëhet me vemdim të Këshillit Bashkiak.

  • ARD reportazh në Shqipëri: Nuk e
    besojmë, thuaji Merkelit do vijmë!

    ​Shqiptarët largohen për një jetë më të mirë për në Gjermani. Kështu përgjigjen banorët e Elbasanit dhe ata të Shishtavecit në reportazhin e televizionit publik gjerman ARD se përse kërkojnë azil. Televizioni ARD ka shoqëruar kthimin në shtëpi të një qytetari nga Elbasani të cilit i është refuzuar azili. Ai ka falënderuar Gjermaninë për trajtimin që i ka bërë, duke thënë se kjo ishte mundësia e vetme e tij.  VIDEO

  • Konferencë botërore për paqen
    450 personalitete vijnë në Tiranë

    “Paqja është gjithmonë e mundur” është konferenca ndërkombëtare që Komuniteti i Sant Exhidios, një nga komunitetet katolike më me influencë në botë, do të sjellë nga data 6 deri në 8 shtator në Tiranë. Personalitetet më të larta, ekspertë të feve, përfaqësues fetarë nga e gjithë bota do të flasin në Tiranë për Paqen dhe mundësitë e realizimit të saj në botë, në vendet e prekura edhe sot nga konfliktet.  VIDEO

  • Lavdrim Muhaxheri është gjallë 
    reklamon edhe monedhën e ISIS

    Lavdrim Muhaxheri, xhihadisti shqiptar nga Kaçaniku i Kosovës, jo vetëm nuk është vrarë gjatë luftimeve në Siri, por vijon të jetë një ndër drejtuesit më aktivë të ISIS. 

  • ALUIZNI Durrës: Legalizimet,
    dy muaj për të shlyer detyrimet

    ALUIZNI i degës së Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë objekte për të legalizuar që brenda dy 2 muaj të shlyejnë detyrime financiare pasi në të kundërt objektet do të sekuestrohen nga shteti.  VIDEO

  • 7-mujori,OSHEE:Arkëtimet u rritën
    me 49%, humbjet u ulën me 6%

    Në 7 muajt e parë të vitit 2015, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mblodhi në total shumën prej 39,3 miliardë lekë, ose 12,9 miliardë më tepër se e njëjta periudhë e 2014-tës me 49% rritje dhe 17,2 miliardë më shumë se 2013-a me 78% rritje.

  • U kap me 0.5 kg hashash, Mero:
    E kam blerë për qëllime mjekësore

    "Hashashin që më keni sekuestruar e kam për përdorim mjekësorë dhe me të kuroj babanë e sëmurë.” Në këtë mënyrë i është përgjigjur oficerëve të policisë 33-vjeçari Alban Mero i konsideruar si tekniku dhe tashmë nën akuzë për vjedhje, armëmbajtje, si dhe trafikim lëndësh narkotike
    VIDEO

  • Gjirokastër, tregu industrial në
    kushte jo normale, në Bulevard

    Një pamje aspak normale e sidomos për një qytet si Gjirokastra e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore. A1 Report sjell një panoramë të tregut industrial në Gjirokastër ku aktiviteti kryhet në bulevardin kryesor në lagjen “18 shtatori”.

  • Peripecia e një gjobe, qytetarët në 
    sportel për 4 orë, heshtin drejtuesit

    Tërheqja e një patente të bllokuar, leje qarkullimi apo pagimi i gjobës në policinë rrugore të Tiranës ka rikthyer radhët ku nëse je me fat mund të mbarosh punë për 1 deri në 4 orë, pasi janë të shumtë ata qytetarë të cilët kalojnë dhe ditë të tëra dhe ende nuk gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre.  VIDEO

  • Vetëhelmohen nënë e bir
    dhunoheshin nga kryefamiljari

    Nënë e bir kanë tentuar t’i japin fund jetës së tyre me medikamente mjekësore, sepse dhunoheshin në mënyrë sistematike nga kryefamiljari.

  • Sali Berisha: Edi Rama si Don
    Corleone, i vendos rrugës emrin e tij 

    Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit në media se Kryeministri Rama i ka vendosur rrugës ku banon në Surrel emrin e tij. Me një  kërkim në “Google Map” rezulton që rruga në Surrel ku ndodhet shtëpia e Ramës të ketë emrin e tij. Por janë banorët e zonës të cilët e mohojnë një fakt të tillë.

  • Vlorë,vëllai dhe nipi plagosin me 
    mjete të forta prerëse 66 vjeçarin 

    Një 66 vjeçar nga Vlora është dhunuar barbarisht nga vëllai i tij dhe nipi të cilët e kanë goditur dhe më nje mjete peresë dhe me mjete të forta.Mwsohet se Musa Malaj 55 vjeç dhe djali i tij Edi Malaj të dy nga fshati Hoshtim kanë shkuar në banesën e 66 vjecarit M. Malaj, vëllai I Muasit.



  • Vdekja e minatorëve, ndalohen 
    pronarët e 2 minierave në Peshkopi

    Miftar Losha dhe Albet Losha të cilët humbën jetën dje në minierën e Selishtës në Dibër kanë qenë duke punuar në mënyrë të paligjshme-informale, në një objekt i cili kishte ndërprerë aktivitetin, punonin pa asnjë urdhër pune me shkrim nga drejtues teknik, të pa siguruar dhe të pa mbikqyrur nga specialist minerar.Gojard Pula pronar i firmës “Pula X” dhe Ismail Hoxha pronar i firmës “Hoxha SHPK”, janë shoqëruar nga policia e Peshkopisë dhe po merren në pyetje për këtë ngjarje.  VIDEO

  • Ja sa tragjedi numërohen në
    minierat shqiptare gjatë këtij viti

    "Galeritë e vdekjes" padyshim ky është emertimi më saktë për minierat shqiptare që vijojnë të marrin jetë minatorësh.Mungesa e kushteve të sigurisë teknike mbetet shkaku kryesor i vdekjeve ne minierat shqiptare, teksa vetem këtë vit deri më tani kanë ndërruar jetë tetë minatorë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.  VIDEO

  • Parkoi makinën e gazetarit mbi
    trotuar,pranga kamerierit të ‘Bllokut’

    Në kuadër të masave të rrepta të policisë rrugore për respektimin e rregullave të qarkullimit, ditën e sotme në prangat e uniformave blu të kryeqytetit ka rënë edhe një nga kamerierët e lokalit ‘Choco bar’ i lokalizuar tek ish-Blloku. Mësohet se kamerieri Mario Abazi 23 vjeç është arrestuar nga policia pasi parkoi në trotuar makinën e një gazetari sportiv.

  • Reforma në Drejtësi, UNICEF
    tryezë për të drejta e fëmijëve

    “Drejtësia e të Miturve në fokus të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” është tema e tryezës së konsultimit publik që po zhvillohet paraditen e sotme nga komisioni i posaçëm parlamentar, në bashkëpunim me UNICEF­-in.  VIDEO

  • Projekti i ri, Veliaj: Biletë
    unike për transportin publik

    Në një takim që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkinë e Tiranës,kreu Erion Veliaj paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të këshillit Bashkiak do të 4-fishohen gjobat për këdo që ndot kryeqytetin kjo pasi Tirana është kryeqyteti më i ndotur në rajon.  VIDEO

  • Vlorë, asgjesohen 1.606 rrënjë 
    bimë narkotike kanabis

    Polica e Vlorës ka arritur të asgjesojë 8 parcela në fshatin Gërnec ku ishin mbjellë 1.606 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

  • Shkodër,shkatërrohen 12
    parcela me 1530 rrënjë kanabis

    12 parcela me 1530 rrënjë bime narkotike janë asgjesuar në qytetin e Shkodrës nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim FNSH.Sipas policisë kanabisi ishte i kultivuar në 6 fshatra dhe i ndarë në 12 parcela

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv