Kronikë

  • Pak ditë pasi masakroi bashkëshorten e tij greke me 7 goditje thike, policia greke bie në gjurmët e 36-vjeçarit shqiptar Klodi Lesi. Gjendet një motoçikletë që dyshohet se është e shqiptarit. Ish-vjehrri i tij i ka bërë thirrje të dorëzojë nipin, pasi i rrezikohet jeta nga një sëmundje.
  • Sarandë, 75 kg kanabis drejt
    Greqisë, arrestohen 2 të rinj

    Transportonin rreth 75 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, arrestohen dy poseduesit e sajë në aksin "Çorraj – Borsh” të Sarandës. Në pranga ka përfunduar 32-vjeçari Taulant Lamaj nga fshati Selenicë i Vlorës dhe kushëriri i tij Olgert Lamaj 33 vjeç banues në Peshkëpi të Vlorës.  FOTO

  • Kanionet e Nivicës, Zagories dhe një 
    barbarizëm që duhet të marrë fund 

    Kanionet e Nivicës janë e vetmja pasuri natyrore e turizmit malor në Jug të Shqipërisë. Kushdo që ka udhëtuar qoftë dhe një herë drejt Kurveleshit, ato të shfaqen përballë ndërsa ngjitesh rrugës për në Progonat. Ato janë dhe më mahnitëse kur i shikon nga Nivica. 

  • Emigrantët shqiptarë, komuniteti i
    dytë mysliman më i madh në Itali

    Një studim i publikuar së fundi nga Fondacioni i Pavarur i Studimeve Multietnike ISMU, tregon se shqiptarët janë pas marokenëve. Aktualisht, në Itali gjenden 1 milionë e 700 mijë persona të besimit mysliman. Ata përbëjnë pothuajse 1/3 e mbi 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Itali.

  • Mashtrimi i shqiptareve, mendojnë se
     shiten nuse në Kosovë, por në fakt...

    Një numër i madh vajzash shqiptare, përveç skandalit që ato martohen në këmbim të parave, po mashtrohen edhe për vendin se ku do të kalojnë jetën. Për të marrë një nuse nga Shqipëria në Kosovë, "dhëndri" paguan nga 500 deri në 1 mijë euro. Por ajo që nuk dinë shqiptaret, është se në fakt nuk bëhet fjalë për Kosovën si shtet, me të cilën ndajmë edhe një gjuhë, por për fshatin Kosovë në Maqedoni.

  • Ngacmonte seksualisht vajzat në
    autobusët e Londrës, burg shqiptarit

    Një shqiptar ka përfunduar në burg nën akuzën e ngacmimit seksual të disa vajzave e grave në autobusët e Londrës. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Giorge Zhukas, 47 i cili është dënuar me 18 muaj burg, nga Gjykata e Snaresbrook Crown pasi pranoi akuzat për 9 ngacmime seksuale gjatë 2015-ës në disa linja autobusësh në lindje të Londrës, mes tyre një 13 e 14 vjeçare.
     

  • Travel a Dept itinerar për në Shqipëri

    Ndërsa një pjesë e rrugëve të Europës së Vjetër janë shkatërruar nga perandoritë e mëparshme, Shqipëria ka aq shumë për të ofruar nga trashëgimia e saj kulturore. Kështu e nis artikullin ëebsite i njohur “Travel a Dept”, një faqe amerikane me vlerësime dhe sugjerime nga udhëtarët nga e gjithë bota.

  • Tentativë për vrasje në Tiranë
    plumba drejt një klienti në lokal
    VIDEO/Lokali që u qëllua me armë

    Një tentativë për vrasje është regjistruar sot në kryeqytet, ku është qëlluar me 5 plumba në drejtim të një lokali, në të cilin dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatorëve, por që ende nuk dihet identiteti i tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e "Kavajës” në afërsi të një qendre tregtare, ku disa pumba kanë kanë ardhur nga një automjet në lëvizje e sipër në një lokal ngjarje në të cilën ka mbetur i lënduar një klient i lokalit, për shkak se është thyer një nga xhamat e tij.  FOTO

  • Situata e krijuar në vend, ARRSH:
    Ja situata në çdo Qark nga reshjet

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut vijon që të paraqesë disa probleme, por në terren vijon puna intensive për rikthimin e normalitetit.

  • Sarandë, atentati ndaj Haxhiajt
    policia gjen makinën e autorëve

    11 ditë pas atetnatit ndaj Rudin Haxhiajt në zonën e njohur si kanali i Bistricës në Sarnaadë policia gjen automjetin e përdorur nga autorët e këtij krimi. Siç e shihni në këtë foto automjeti është një audi A6 me portobagazh me xhama të zinj dhe me targë Tiranë 4512 F.  Rudin Haxhiaj, 5 herë objekt sulmi

  • 3 orë peng, flet nëna e Ylber Kerës
    "Kushëriri i tij e kërcënoi për lekët"

    Ylber Kera personi i marrë peng një ditë më parë në kryeqytet është rikthyer në banesë, ndërsa në kërkim është shpallur kushëriri i tij. Në një intervistë për Report Tv, nëna e tij Safete Kera deklaron se konflikti i djeshëm u krijua pasi i afërmi i tyre Xhevat Kera dhunoi Ylberin duke i kërkuar më forcë 15 mijë lekë, ndërsa ky i fundit nuk pranoi t’ia jepte.  VIDEO

  • PD: Banorët të izoluar e pa
    ushqime, Rama del pas diellit

    E ndërsa reshjet e shiut janë rikthyer sërish, Partia Demokratike thotë se qeveria nuk po ndërhyn që t’i jap zgjidhje situatës së përmbytjeve, ndërsa banorët janë pa të izoluar e pa ushqime.  VIDEO

  • Ortek bore në Theth, bllokohen 3
    persona, ndihmohen nga banorët

    3 banorë të zonës së Dukagjinit në Shkodër kanë mbetur të bllokuar në mes të rrugës me dy automjetet e tyre, pasi një ortek ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Qafës së Thorës, në Theth.
     

  • Ekspertët: Draftin e Drejtësisë
    do e miratojmë sot edhe pa PD

    Pas një mbledhje maratonë prej më shumë se gjashtë orësh ditën e dielë, ekspertët e nivelit të lartë për reformën në sistemin e drejtësisë u shprehën se drafti përfundimtar do të miratohet ditën e hënë, edhe pa praninën e opozitës në tryezën e ekspertëve.  Mungesa e konsensusit për votat që duhet të zgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të drejtësisë është bërë shkak i largimit të opozitës nga mbledhja. Megjithatë ekspertët e nivelit të lartë në mbyllje të takimit thanë se nesër ata do të mbyllin draftin që do i'a dorëzojnë me datën 12 ekspertëve të Venecias.  VIDEO
    PD:Tryezë politike/Rama: Ekspertëve
    Meta: Ekspertët e PD të kthehen, më pas flet politika

  • Lushnje, qeveria shpërndan ndihma
     në zonën e përmbytyr të Çermës
    PD: Banorët të izoluar e pa ushqime 

    Qeveria shqiptare ka nisur këtë të dielë shpërndarjen e ndihmave për të prekurit e përmbytjes së datës 7 janar në rrethin e Lushnjes. Rreth 500 pako me ushqime bazë dhe batanije iu dhanë banorëve të zonës së Çermës dhe Thanasaj.  FOTO

  • Gjyqtarja e Apelit në 4 vite
    zbardh 293 vendime përtej afatit

    Gjyqtarët shqiptarë vazhdojnë të shkelin ligjin duke mos zbardhur në kohë vendimet që marrin në emër të republikës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me kërkesë të presidentit Bujar Nishani ka nisur tashmë inspektim për 5 gjyqtarë, ku rezulton se ka gjyqtare që kanë zbardhu tej afateve ligjore plot 293 vendime.

  • Durrës, arrestohet për kultivim
    narkotikësh numri 2 i hekurudhës

    Zëvendësdrejtori i hekurudhës për transportin e mallrave Durrës-Shkodër, Artu Mahmutaj është arrestuar këtë të diel nga Policia e Durrësit nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Ai është vënë në pranga pasi mësohet se kishte përshtatur një magazinë në lagjen numër 15 e cila shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, me një teknologji të fundit.

  • Bulevardi i Ri, këshilltarët e djathtë:
    Veliaj mburret me projektet e Bashës

    Pas deklaratës së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj mbi kthimin e bulevardit të ri të Tiranës në një qendër të rëndësishme të institucioneve vendore por dhe sipërmarrjes, kanë reaguar këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak., sipas të cilëve Veliaj mburret me punën e të tjerëve, pasi projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha.

  • Vlorë, zbulohet “banda” e hajdutëve
    të mitur, kryen 7 vjedhje në 2 muaj 

    Policia e Vlorës ka zbuluar një "bandë" hajdutësh, e cila përbëhej nga fëmijë. Bëhet fjalë për 3 të mitur të moshësh 12, 11 dhe 10 vjeç, të cilët janë identifikuar si autorët e 7 vjedhjeve në qytetin bregdetar, kryesisht në bar-restorante e lokale.

  • Korçë, drogë për 100 klientë në ditë
    përfundojnë në gjykatë 10 persona

    Përfundojnë në gjykatë 10 të arrestuarit e trafikimit të heroinës në Korçë, të rinj të cilët si bazë të shpërndarjes së narkotikëve kishin ish-konviktin e nxënësve. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ky grup furnizonte me drogë mbi 100 klient çdo ditë në qytetin e Korçës, kryesisht të rinjë konsumatorë të heroinës, kokainws e kanabisit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv