Kronikë

  • Një konferencë e veçantë në llojin e saj, sikurse e cilësoi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të zhvillohet në datën 20 të muajit Janar, ku donatorë dhe partnerë do të kenë mundësi të financojnë mbi 100 projekte të ndryshme për Tiranën.  VIDEO
  • Aksident te Sheshi Nënë Tereza
    Mercedesi A Clas godet autobusin

    Një aksident i çuditshëm ka ndodhur sot në orët e paradites te Sheshi Nënë Tereza. Një mercedes A Clas është përplasur me një autobuz të linjës së Tiranës së Re dhe nga goditja ka përfunduar mbi  trotuarin e madh të sheshit.

     

  • Imamët: Lejoni kamerat në sallë
    Gjykata: I pengon zyra e shtypit

    Tensionohet procesi ndaj 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm pasi këtë të martë ata kërkuan nga gjykata të lejojë telekamerat për të ndjekur seancën. Lejimi ose jo i medias për të transmetuar këtë proces për publikun ka qenë pjesë e diskutimeve dhe në KLD, pas një kërkese të kreut të Krimeve të Rënda Sandër Simoni se nuk dinë si të veprojnë me proceset me interes për opinionin publik.

  • Elbasan, Basha ngushëllime në
    familjen e 66-vjeçares Zaje Koburja

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Elbasan në familjen e Xhevat Kobures, bukëpjekësit më të njohur në këtë qytet, i cili një ditë më parë humbi bashkëshorten Zaje Koburja.

  • Sollaku: Ndryshimet kushtetuese
     të hyjnë në fuqi nga qeveria e re

    Reforma në drejtësi, Ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku thotë se ndryshimet e kuadrit ligjor dhe kushtetues të parashikuara në draftin për reformën në drejtësi nuk janë të nevojshme në Shqipëri. Kjo pasi sipas tij, strukturat për të larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ekzistojnë, siç është ILDKPKI dhe KLD. Sollaku: Ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme, në legjislaturën tjetër kuvendore.  VIDEO

  • I bëri vërejtje, efektivi i policisë
    rreh me grushte eprorin në Shkodë

    Policia vuri në pranga 35-vjeçarin Besnik Demushi me banim në Shkodër dhe me detyrë oficer policie, pasi goditi me grushte punonjësin e policisë me inicialet B.K 36 vjeç, në ambientet e komisariatit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, përplasja fizike ndodhi pas një konflikti të çastit mes tyre.

  • Probleme nga reshjet e shiut në
    Elbasan, disa rrugë mbulohen nga uji

    Disa zona në qytetin e Elbasanit janë zgjuar nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve intensive të shiut të cilat nisën këtë të martë. Por me ndërprerjen e reshjeve, situata është përmirësuar dhe ujërat kanë filluar të tërhiqen.  VIDEO

  • Shqipëria në top axhendën
    e diplomacisë greke për 2016

    Në 2016 diplomacisë greke do duhet t’i përballet me sfida delikate të politikës së jashtme, ku prioritet mbeten marrëdhëniet me Izraelin dhe raportet me vendet e rajonit dhe veçanërisht Shqipërinë.

  • Probleme nga moti i keq, OSHEE:
    Energjia problem në zonat rurale

    Reshjet e dendura të shiut të cilat nisën gjatë ditë së sotme kanë sjellë probleme në linjat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke lënë pa drita disa zona rurale në vend. Sipas një njoftimi zyrtar të OSHEE-së janë stakuar 82 fidera, jo vetëm si pasojë e defekteve të shkaktuara nga era e fortë, por edhe si masë sigurie nga ana e kompanisë

  • Rikthehen reshjet e dendura të shiut 
    ARRSH: S'ka probleme në qarkullim

    Reshjet e dendura të shiut janë rikthyer mëngjesin e sotëm në disa prej prej qyteteve, por ende nuk raportohet për probleme në akset kryesore. Qarkullimi është i hapur në të gjitha akset kombëtare, ndërsa situata po monitorohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

  • "Ngelin në klasë", dalin në ​shitje
    qentë zbulues të Policisë së Shtetit

    Qeveria ka nxjerrë në shitje edhe qentë zbulues të Policisë së Shtetit. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, strukturë e Ministrisë së Financave, ka njoftuar se nxjerr në shitje edhe 14 qen të policisë. 

  • Atentati në Fier, arrest me burg
    vlonjatit: S'kam lidhje me krimin

    Gjykata e Fierit ka vendosur të lë në qeli Ilir Memushajn, të arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Denis Kasës në Fier dhe plagosjen e dy personave të tjerë në 8 janar. Gjykata vendosi ndaj vlonjatit Memushaj masën e sigurisë të arrestit me burg, ndërsa i pandehuri nuk ka pranuar krimin  VIDEO

  • Parandalimi i krimeve, Policia shton
    masat, kontrolle të rrepta në Lezhë

    Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në këtë fillim viti kanë vënë në alarm policinë e Lezhës. Drejtoria e Policisë ka hartuar një plan masash të detajuara, në kuadër të parandalimit të krimeve kundër jetës dhe pronës, kapjen e personave në kërkim si dhe parandalimin e aksidenteve.
    VIDEO

  • "Saranda perla e Shqipërisë"

    Këtë herë është një faqe italiane online që promovon Shqipërinë turistike, e më konkretisht Sarandën si një destinacion të veçantë. Siviaggia.it e cilëson qytetin si perlën e vendit. E cilëson si një qytet të veçantë, që simbolizon bukurinë e brigjeve shqiptare dhe një destinacion turistik në kuptimin e plotë të fjalës.

  • Sot mos ju ndani çadrave, shi
    dhe vranësira deri në mbrëmje

    Dita e sotme në vend deri në mbrëmje do të karakterizohet nga një mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Në pjesën veriperëndimore të vendit, parashikohet të ketë shtrëngata shiu. 

  • Papa apel: Shqipëria të emërojë
     ambasadorin në Selinë e Shenjtë

    Mungesa e një ambasadori shqiptar në Vatikan, ka sjellë shqetësim pranë Selisë së Shenjtë. Në një takim me ambasadorët e vendeve të tjera, Papa Francesku ka shprehur shqetësim që disa vende nuk përfaqësohen me ambasadorë. 

  • Propozimet e prokurorëve: Sistem
    karriere, paga sipas punës së krye

    Teksa të gjithë aktorët politikë në vend, kanë intensifikuar takimet mes tyre për kryerjen e reformës në Drejtësi, edhe prokurorët si pjesë të kësaj reforme janë ftuar të japin mendimin e tyre, se si duhet të ndryshojë funksionimi dhe organizmi i Prokurorisë së Përgjithshme.

  • Hetimet/ Ja si e futi në kurth 
    policinë telefoni i Gazmend Çollakut

    Rrëmbimi, vrasja, zhdukja e provave dhe çorientimi i policisë, ka qënë gjithçka e planifikuar nga autorët e vrasjes së Gazmend Çollakut. Autorët e vrasjes së tij, kanë organizuar çdo gjë në detaje, ku fillimisht janë paraqitur në lokalin ku qëndronte çollaku me veshje policie e më pas janë larguar drejt Tiranës me një automjet tip “Audi”. 

  • Vijojnë telashet për Fortuzin 
    100 mln lekë borxh tek banka

    Nuk kanë të sosur problemet për ish-futbollistin e Tiranës Indrit Fortuzi dhe bashkëshorten e tij Jonida Fortuzi. Pas kallëzimeve penale në prokurorinë e Tiranës, tashmë është një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet që ka hapur 4 procese gjyqësore kundër ish-futbollistit legjendar të Tiranës.

  • Maqedoni, një antishqiptar në
    krye të komisionit antidiskriminim

    Profesori maqedonas, i njohur për bindjet e tij antishqiptare, Toni Naunovski është zgjedhur anëtar i Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në Maqedoni. Përbërja e komisionit, ku ai bën pjesë, është mbështetur edhe nga anëtari i BDI-së, në Komisionin parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv