Kronikë
-
Ambasadorja e parë femër e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Floreta Luli-Faber i ka dorëzuar sot presidentit amerikan letrat kredenciale. Këtë e ka njoftuar vetë ambasadorja përmes një postimi në faqen e saj në Facebook. 18 Maj 2015, 22:58
-
'Kumanova', mbyllet pa marrëveshje
18 Maj 2015, 22:34
takimi mes liderave të MaqedonisëEdhe takimi i dytë mes liderëve të partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi përfundoi pa asnjë përafrim të qëndrimeve mes partive politike. Në tavolinë është propozimi për vendosjen e parimeve dhe kornizës për bisedime politike, por LSDM-ja kërkon që para se të bisedohet për këto çështje, duhet të barazohet pozicioni i palëve. Kjo sipas LSDM-së mund të arrihet vetëm me dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, sepse sipas tyre, partia në pushtet kontrollon të gjitha institucionet shtetërore.
-
Aksident në Burrel,PD: E shkaktoi
18 Maj 2015, 22:13
eskorta e Ramës/Policia:E pavërtetëAksidentimi i një 16-vjeçar me inicialet K.K rreth orës 14:40 në segmentin Burrel - Klos në vendin e quajtur Shkëmbi i Butë është bërë shkak për polemika mes policisë edhe Partisë Demokratike.
-
Raporti i DASH: Shqetësim krimi
18 Maj 2015, 21:42
e xhihadistët, vlerësohet LazaratiByroja e Sigurisë Diplomatike, pranë Departamentit amerikan të Shtetit, ka publikuar raportin e saj për vitin 2015 mbi krimin dhe sigurinë në Shqipëri. Në raport thuhet se, në vitin 2014 krimi dhe situata e përgjithshme e sigurisë vijojnë të mbeten shqetësuese teksa vlerësohet aksioni i Lazaratit.
-
Bregu në Bruksel: Integrimi, furçat
18 Maj 2015, 21:33
nuk na ndihmojnë duhen reformaMajlinda Bregu në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit e njëkohësisht ish-ministre e Integrimit në qeverinë Berisha, në mbledhjen e Këshilli të Stabilizim Asocimit në Bruskel ka vënë në dukje 4 probleme në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bregu shkruan se çfarë ka theksuar në takimin e sotëm, duke thënë se deklaratat furce nuk e ndihmojnë Shqipërinë për në BE.
-
Ilir Kulla: Sulmi në Kumanovë
18 Maj 2015, 21:11
hakmarrje për UÇK-n e dikurshmePërfshirja e vendit fqinj në krizë politike dhe etnike ku ndodhet situata aktuale në Maqedoni është tema e emisionit të “5 Pyetjet nga Babaramo”. I ftuari i mbrëmjes së sotme ka qenë analisti Ilir Kulla, njohës i mirë çështjeve Ballkanike. Sipas Ilir Kullës, në Kumanovë nuk bëhej fjalë për ndonjë tentativë terroriste, ashtu siç u cilësua, por reagimi i autoriteteve maqedonase sipas tij ka qenë një formë hakmarrje kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që ka vepruar dikur.
VIDEO -
Zbulohet si u rekrutua Hasanaj në
18 Maj 2015, 20:51
Siri, rekrutues ishte Bujar HysaLajmi për vdekjen e Ervin Hasanajt i njohur ndryshe si (Ebu Ahmed), u mësua dy ditë më parë. Ndërkohë që raporti i antiterrorit zbulon se rekrutuesi i familjes drejt Sirisë është Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mezezit i arrestuar një vit më parë.
-
Mimoza Kusari-Lila nderohet
18 Maj 2015, 20:34
"Qytetare Nderi” e Bajram CurritNë Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri u organizua ceremonia e dhënies së titullit të lartë “Qytetare Nderi” e bashkisë Bajram Curri,kryetares së komunës Gjakovë,Mimoza Kusari-Lila,njërës prej intelektuales,politikanes,drejtueses më të suksesshme dhe më të guximshme,siç u vlerësua edhe nga disktutantët që morën fjalën në këtë ceremoni.
-
Drejtësia, ekspertët: Presidenti
18 Maj 2015, 20:11
jokonsensual ka sjellë problemeReforma në drejtësi ka mbledhur sërish bashkë këtë të hënë ekspertët për të nxjerrë elementët që e bëjnë sistemin të çalojë. Një nga problematikat e ngritura ishte ndryshimi që kushtetuta e Shqipërisë pësoi në vitin 2008, ku një ndër nenet e saj parashikon zgjedhjen e një presidenti jo konsensual. Sipas ekspertit të së drejtës Sokol Sadushi këto ndryshime në mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit sollën krijimin e një marrëdhënie jo bashkëpunuese mes institucioneve.
VIDEO -
Antidroga, përcaktohen modalitetet
18 Maj 2015, 20:01
për monitorimin e territorit nga ajriNë drejtorinë e Policisë së Shtetit sot u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme Italiane, Policisë së Shtetit dhe Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, me synim përcaktimin e modaliteteve për zhvillimin e misionit të monitorimit nga ajri me avionë të posaçëm për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike Canabis sativa.
-
Biosiguria, programi i OKB për
18 Maj 2015, 19:47
mjedisin zgjedh ShqipërinëProgrami i Kombeve të Bashkuara për mjedisin ka zgjedhur Shqipërinë për të diskutuar rreth Biosigurisë, apo ruajtjes së balancave mes florës dhe faunës. Ky aktivitet organizohet për herë të parë ne vendin tonë dhe ka në fokus rritjen e ndërgjegjësimit për cështjet që lidhen me biosigurinë.
-
ISIS, ekzekuton shqiptarin në Siri
18 Maj 2015, 19:11
Tahiri:Jam njohur me rastin e vrasjesMinistri i Brendshëm konfirmoi sot se është njohur me informacionin e vrasjes në Siri nga ISIS-i të shqiptarit nga Sauku, Ervin Hasanaj. Tahiri tha se Ministria e Brendshme ishte në kontakt me partnerët për të sqaruar të gjithë rastin në fjalë.
VIDEO -
Nishani takon Sewall: Shqipëria e
18 Maj 2015, 18:55
angazhuar në luftën ndaj terrorizmitPresidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall, e cila po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri dhe do të marrë pjesë në Samitin e parë Rajonal të Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
-
Shkeli ligjin, Naço i heq licensën
18 Maj 2015, 18:38
për dy vjet noterit Shaban GjokaNasip Naço Ministër i Drejtësisë, ka urdhëruar heqjen e licencës së ushtrimit të veprimtarisë së noterit Shaban Gjoka, për një periudhë deri në 2 vjet pasi janë konstatuar shkelje në punën e tij.
-
KZLNDQ sjell për zgjedhje 1000
18 Maj 2015, 18:25
vëzhgues afatshkurtër e 90 afatgjatëKoalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ), prezantoi projektin për monitorimin e zgjedhjeve lokale 2015. KZLNDQ do të angazhojë 90 vëzhgues afatgjatë në të 90 të Zonat e Administrimit Zgjedhor(ZAZ), 1000 vëzhgues afatshkurtër në 1000 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, si dhe do të monitorojë deri në fund numërimin e votave në 90 ZAZ.
-
Video e papublikuar/ Sali Berisha
18 Maj 2015, 18:06
takon Bush në Shtëpinë e BardhëNjë video e papublikuar më parë e vitit 1992, kur Presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë Sali Berisha, ministri i Jashtëm Alfred Serreqi, priten në zyrën e Shtëpisë së Bardhë nga presidenti i SHBA-ve George H.W. Bush, është postuar në internet.
-
Kërkesa e Erdogan,Tahiri:Shmangim
18 Maj 2015, 17:12
politizimin e luftës ndaj terrorizmit“Shmangim maksimalisht që lufta kundër terrorizmit të politizohet për agjenda të ngushta kombëtare nga cilido qoftë”. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë një konference për raportin e DASH për angazhimin kundër terrorizmit, u pyet nga gazetarët në lidhje me kërkesën e Presidentit turk Erdogan, për të nxjerrë nga Shqipëria një strukturë paralele terroriste, siç e cilësoi ai lëvizjen Gylen, që sipas tij vepron edhe në Shqipëri.
VIDEO
Erdogan: Luftojmë terrorizmin, kanë baza edhe në Shqipëri -
Përloti Erdogan, vajza:Politikanët
18 Maj 2015, 17:00
tanë 'të egër’, reagimi i paprituBledina Dibra nxënësja e shkollës së medresesë është kthyer në personazhin e vizitës së Presidentit Turk Taip Erdogan në Shqipëri. Në një intervistë për A1Repor ajo tregon se reagimi i Erdogan ka qenë i parpritur pasi ajo është mësuar me politikanët shqiptarë të cilët nuk kanë këtë lloj ndjeshmërie.
VIDEO -
Pallati pa leje, Prokuroria çon për
18 Maj 2015, 16:39
gjykim dosjen ndaj Shpëtim GjikësProkuroria e Vlorës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në lidhje me akuzat e ndërtimi të një pallati 11-katësh në Vlorë. Gjika do të përballet me akuzat e “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer 7 herë, “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe "pengim i së vërtetës". Bashkë me Gjikën në bankën e të akuzuarve janë edhe Artur Haxhi, Doriana Behari (Sulaj), Ridvan Mersinaj.
ARKIVA - Lajmet e tjera për Dosjen Gjika
-
Shtyhet gjyqi ndaj Baftjar Zeqajt e
18 Maj 2015, 15:58
6 të tjerëve për shpërdorim detyreGjykata e Fierit ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqaj, dhe për gjashtë zyrtarët e tjerë të këtij institucioni, të gjithë në cilësinë e Komisionit të Strehimit, të cilët akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.