Kronikë
-
“Do të dorëzohesha pas zgjedhjeve”! Kjo është deklarata që Vladimir Gjuta ka dhënë para krerëve më të lartë të Policisë së Shtetit një ditë pasi vu në “kurth” në hyrje të tunelit të Kalimashit në Kukës ku edhe u arrestua pas 5 muajsh në arrati. Gjuta: S'kam lidhje me tritolin ndaj babait te Tahirit. Gjutën u arretua ne tunelin e Kalimashit, i kamufluar me paruke. Gjutës iu gjet një listë me anëtarë të stafit të kandidatit të majtë për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilajt, të cilët do t'i kërcënonte.
VIDEO
FOTO
Gjuta tritolin te farmacia,u tradhtua nga IMEI
Sms kërcënuese Tahirit:Lëre rehat familjen time!
ARKIVA - Lajmet për Gjutën e tritolin ndaj Tahirit 18 Qershor 2015, 18:33 -
Durrës, shpëtohen 5 kosovarë
18 Qershor 2015, 16:59
pedalina e tyre u fundos në detPolicia kufitare e Durrësit ka shpëtuar 5 shtetas kosovarë të cilët rrezikoheshin të mbyteshin ne det. Ka qenë ora 12:25 kur policia kufitare është njoftuar se në vendin e quajtur “Apollonia” rreth 300 metra nga bregu ndodhet një mjet lundrues i cili rrezikon të mbytet.
-
Rrezikuan të mbyten, Policia
18 Qershor 2015, 16:01
Kufitare shpëton 5 kosovarëPolicia kufitare ka shpëtuar nga butja një varkë me pesë persona në vendin e quajtur “Apollonia”. Pas lajmërimit, menjëherë në vendngjarje shkoi mjeti lundrues BP-17 i policisë kufitare me ku konstatoi se kemi të bëjmë me një mjet lundrues me pedale. Nga ndërhyrja u bë e mundur që të nxirren në breg pa pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa mjeti lundrues u fundos në det.
-
Ramazani, Rama uron besimtarët
18 Qershor 2015, 15:55
nga Xhamia e re:Dritë në jetët tuajaKryeministri Rama ka devijuar itinerarin e tij për të vizituar xhaminë e re në Dragostunjë të Librazhdit, një vepër e ndërtuar me kontributet e besimtarëve dhe jo vetëm, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit mysliman të zonës, si dhe nga Myftiu i Tiranës Ylli Gurra. Kryeministri e vlerësoi realizimin e projektit për xhaminë si një ogur të jashtëzakonshëm në vigjiljen e muajit të madh të Ramazanit. Me këtë rast, nga sheshi i xhamisë, kryeministri uroi për të gjithë shqiptarët mbarësi në këtë muaj të shenjtë!
VIDEO
FOTO
-
KSHH: Mungesë informacioni për
18 Qershor 2015, 15:50
listat zgjedhore, zbardhni ngjarjetKomiteti Shqiptar i Helsinkit bën me dije se ka mungesë informacionesh në lidhje me listat e zgjedhjeve. Pas nje vëzhgimi të bërë para zgjedhjeve KSHH-ja bën apel për zbardhjen e incidenteve në Peqin e Paskuqan.
-
Video/Korrierin shqiptar e tradhton
18 Qershor 2015, 15:21
zëri, kapet me 3.5 kg drogë në Bari“Nuk kam asgjë për të deklaruar”, kjo ishte përgjigja e shqiptarit kur u pyet nga doganierët në Bari gjatë një kontrolli të zakonshëm. Por, zëri i tij dhe nervoziteti e tradhëtuan. 28-vjeçari i mbërritur në port me traget dhe me një makinë “Renault” iu nënshkruar një kontrolli të kujdesshëm.
-
Franca mbështetje në luftën kundër
18 Qershor 2015, 15:08
pastrimit të parave e korrupsionitNë luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit si nje sfidë për shtetin shqipëtar Franca do të jap gjithë mbështetjen e saj të pakursyer. Kjo është theksuar nga ambasadori francez Bernard Fitoussi gjatë një takimi që ka zhvilluar me kreun e drejtorisë së përgjithshme të pastrimit te parave Genti Gazheli I cili e ka pritur atë në zyrën e tij
-
Korçë, tenton të vrasë me
18 Qershor 2015, 13:43
pushkë 29-vjeçarin, arrestohet i riuNjë 27-vjeçar, banor i fshatit Podgorie në Komunën Vreshtas në Korçë është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës për vrasje.
I arrestuari është Roland Adri, i cili ditën e sotme, rreth orës 10:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në drejtim të E.D., 29 vjeç me armë zjarri tip “Pushkë” model 63, me 11 fishekë brenda. -
Zyrat për tërheqjen e dokumenteve
18 Qershor 2015, 12:24
biometrike, të hapura në fundjavëMinistria e Brëndshme njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumente biometrike mund ti tërheqin edhe gjatë kësaj fundjave që përkon me atë të zgjedhjeve.Kjo sipas ministrisë për të mos i mohuar askujt të drejtën për të votuar në këto zgjedhje vendore.
-
Ramazani, Gurra: Në Shqipëri
18 Qershor 2015, 12:02
agjërim i vështirë, 17 orë në ditëKa nisur prej agimit të ditës së sotme muaji i Ramazanit i shumëpritur për të gjithë besimtarët muslimanë. Gjatë këtij muaji besimtarët do të agjërojnë duke hequr dorë nga ushqimi dhe uji prej agimit të diellit e deri në përëndim. Sipas myftiut të Tiranës Ylli Gurra besimtarët shqiptarë po përballen me një nga Ramazanet më të vështira me plot 17 orë agjërim në ditë. Në ditën e 26 të Ramazanit që përkon me datën 13 korrik muslimanët do të kremtojnë natën e Kadrit ose e njohur ndryshe si nata ku libri i shenjtë Kurani ka zbritur në tokë.
VIDEO -
BB, raporti: Në Shqipëri ulja e
18 Qershor 2015, 11:44
fertilitetit rrit moshën e plakjesRaporti më i fundit i Bankës Botërore lidhur me Moshën e plakjes tregon se Shqipëria konsiderohet si një ndër shoqëritë që mosha e plakjes është rritur. Sipas të gjithë komponentëve si rritja e moshës së plakjes, ulja e fertilitetit, norma e pabarazisë për pagesa mes moshave, shpenzimet në rritje për moshën, rritja e emigrantëve në vendet e tjera, e rendit vendin tonë si i 3-ti në Evropë, pas Moldavisë dhe Bosnje Hercegovines, për përkeqësimin e këtyre elementeve…
-
Skandali me rimbursimin, dosja në
18 Qershor 2015, 11:36
Apel, Pjerin Xhuvani kërkon lirinëIsh-drejtori rajonal i Fondit të Kujdesit Shëndetësorë për Tiranën Pjerin Xhuvani kërkon lirinë nga Gjykata e Apelit, pas arrestit me burg të vendosur në Gjykatën Penale ndaj tij më 7 qershor. Kërkesa e Xhuvanit për liri është depozituar pak ditë më parë në Apel nga avokati, ndërsa gjithçka do të vendoset të hënën më 22 qershor në orën 9:15 minuta.
-
Belgjikë, masakrohet studenti
18 Qershor 2015, 11:05
shqiptar, trupi pa kokë e këmbëXhuliano, një student shqiptar i cili jetonte prej 4 vitesh në Bruksel është masakruar në mënyrë makabre, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur i gjymtuar dhe pa kokë në periferi i hedhur në një kosh mbeturinash pranë parkut të Vemel. Trupi i 22-vjeçarit, student për Drejtësi dhe Kriminalistikë në një universitet në Bruskel, u zbulua më 9 qershor i mbështjellë në një çantë të zezë në kosh. Trupit të të riut shqiptar i mungonte koka, parakrahu dhe pjesa e poshtme e këmbëve.
VIDEO
FOTO -
Mitingu përmbyllës i PS, sheshi
18 Qershor 2015, 10:53
'Nënë Tereza' i bllokuar deri në 24:00Sheshi Nënë Tereza dhe të gjitha hyrjet e segmenteve rrugore që lidhen me të do të jenë të bllokuara për kalimin e automjeteve përgjatë gjithë ditës së sotme deri në mesnatë. Kjo, pasi në orën 18:30 Partia Socialiste zhvillon mitingun përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 21 Qershorit
-
Vret me thikë ish-kolegun, e
18 Qershor 2015, 10:06
akuzonte për largimin nga punaNjë 41-vjeçar nga Elbasani që punonte si efektiv sigurie ne një kompani privatë është vrarë me thikë nga ish-kolegu i tij, i cili e akuzonte se kishte ndikuar për ta larguar nga puna. Agron Lleshanaku baba i dy fëmijëve ka qenë duke shkuar në punë rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm kur është përballur me ish-kolegun e tij 27-vjeçarin Mariglen Brahja i cili e ka qëlluar me thikë në kraharor dhe në fyt
VIDEO
FOTO -
Magazina e Gates qëndra e zjarrit
18 Qershor 2015, 07:30
Kundër policëve ishin 40 personaSi epiqendër e sulmit me armë zjarri u bë magazina e të pandehurit Razip (Gate) Mahmutaj, e cila për nga pozicioni ishte dominant në raport me lëvizjet e policisë së shtetit nga fshati Derviçan në drejtim të Lazaratit.
-
Ja skema e policisë së shtetit
18 Qershor 2015, 07:20
për zgjedhjet e 21 qershoritPolicia do të jetë në gatishmëri të plotë në 21 qershor, ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit. Cdo efektiv 12 ore sherbim. Strategjia per ruajtjen e rendit dhe garantimin e votave.
-
Fushë-Krujë, tritol lokalit të
18 Qershor 2015, 00:16
mbështetësit të kandidatit PashaShpërthimet me tritol janë rikthyer në Fushë-Krujë, teksa vetëm tre ditë para zgjedhjeve elektorale objekt i një sulmi më lëndë plasëse të llojit tritol është bërë lokali në pronësi të nënkryetarit të komunës së Thumanës Kurt Qira, i cili njihet në zonë si mbështetës i hershëm i Partisë Demokratike dhe aktualisht po angazhohet në fushatën e PD
VIDEO
FOTO -
Përmbytje në Durrës, këputet teli
17 Qershor 2015, 22:05
elektrik, i merr jetën 15-vjeçaritNjë 15 -vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit si pasojë e motit të keq. Mësohet se 15-vjeçari me inicialet A.K humbi jetën pasi ra në kontakt me telat e këputur të rrjetit elektrik nga moti i keq që përfshiu të gjithë durrësin mbrëmjen e sotme
VIDEO -
Tentuan të trafikonin 2 vajza, njëra
17 Qershor 2015, 18:29
e mitur,në pranga Çekrezi e KateshiJanë vënë në prangat e policisë së Elbasanit dy trafikantë të miturish dhe personash të rritur. Platin Çekrezi, 26 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan dhe Erlind Kateshi, 26 vjeç , banues në fshatin Bishqem Fushe, komuna Pajove, Peqin në bashkëpunim me njëri - tjetrin ditën e djeshme, tentuan të trafikojnë në drejtim të kosovës dy shtetasit me iniciale B.K., 16 vjeçe, banuese në Durrës dhe A. R., 19 vjeçe, banuese në Elbasan.