Kronikë

  • MAS i ka kërkuar komisionit të Maturës Shtetërore dhe DAR masë administrative për largim nga puna për shkelje të rregullores në provimin e gjuhës dhe matematikës, për 11 administratorë, në Kukës, Lushnjë dhe Vlorë. 9 prej këtyre mësuesve janë nga qyteti i Lushnjës.  VIDEO
  • Drogë dhe prostitucioni,
    ekstradohet në Itali 48-vjeçari

    Një 48-vjeçar i akuzuar në Itali për "Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni" është ekstraduar nga Shqipëria për në vendin fqinj. I ekstraduari është Gani Doku, banues në Sallmone, Shijak, i cili është arrestuar mars kuadër të Operacionit Ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar  Itali si dhe në shtetet Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri.

  • ​Kanabis jo vetëm në Lazarat,
    por edhe në Gjirokastë

    Policia ka arrestuar një 64-vjeçari pasi u zbulua se kultivonte bimë kanabis sativa. Uniformat blu kanë sekuestruar në bahçen e Adem Canit, banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër, 466 bimë narkotike. Bimët kanabis sativa u zbuluan pas një kontrolli të ushtruar në bahçen e banesës së 64-vjeçarit, ku u gjetën të mbjella në kubikë.

  • ​KLD emëron kreun e Gjykatës
    së Apelit për Krime të Rënda

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar emërimin e Fehmi Petkut si kryetar të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Vendimi u mor nga anëtarët e KLD-së pasi dëgjuan platformat e kandidatëve dhe me shumicë votash zgjodhën që të emërojnë në krye të kësaj gjykata Petkun. Po, gjatë mbledhjes së sotme u miratua emërimi i Ramiz Lalës si Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

  • Unioni i Gjyqtarëve reagon ndaj
    Ramës: Po anatemon drejtësinë

    Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga kryeministri, Edi Rama, i cili i konsideroi gjykatat “gagarele”, ndërsa paralajmëroi tundje të themeleve të drejtësisë nga reforma që pritet të miratohet në vjeshtë. Unioni e përshëndet këtë nismë të ndërmarrë nga politika për reformimin e sistemit të drejtësisë, por distancohet nga deklaratat anetemuese.

  • Akuza: 37 vite burg 4 trafikantëve
    shqiptarë, hashash drejt Greqisë

    Transportonin hashash nga Lazarati në Greqi me kamion në sasi të konsiderueshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 37 vite burg për 4 trafikantët e arrestuar në Shqipëri. Operacioni i koordinuar midis Greqisë dhe Shqipërisë ka vënë në pranga 9 persona prillin e 2014-ës, ndërsa disa prej tyre janë dënuar në Greqi.  VIDEO

  • Zhduket 36 vjeçari në Sarandë 
    Familjarët: U rrëmbye,dimë autorin

    36-vjeçari Ridvan Lamaj, babai i dy fëmijëve, banues në Sarandë, rezulton i zhdukur që prej ditës së mërkurë. Familjarët kanë denoncuar në polici zhdukjen e të afërmit të tyre duke dhënë edhe emrin e të dyshuarit për këtë ngjarje. Sipas tyre një person me iniciale A. O. ka rrëmbyer Ridvan Lamajn dhe më pas është larguar jashtë vendit.  VIDEO

  • Creative Morning sjell 'Revolucionin'
    "Shqiptarëve u intereson tradita"

    Creative morning ka prezantuar sot në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë takimin e radhës me temë Revolucioni Ushqimor. Creative Morning vjen në kuadër të një nisme nga kuzhinierë të cilët synojnë të promovojnë ushqime të shëndetshme. Dhurata Thanasi kuzhiniere tha se të huajt mbeten pa fjalë përballë ushqimeve tona tradicionale dhe cilësisë që ofron kuzhina shqiptare.  VIDEO

  • Arrestohen 13 shqiptarë në Itali 
    Trafik kokaine 130 milionë euro

    ​13 shqiptarë janë arrestuar nga Guardia di Finanza e Breshas në Itali për trafik kokaine. Shqiptarët ishin pjesë e një organizate kriminale që lëvizte rreth 1 ton kokainë në vit me vlerë 130 milionë euro. Në krye të grupit ishin dy kushërinj, Altin e Fatos Beqja.   VIDEO

  • Vlorë, sekuestrohen 25.5 kg lëndë
    narkotike “çokollatë”, 2 në pranga

    Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 2 persona duke i  sekuestruar 25.5  kg lëndë narkotike të llojit çokollatë. Dy personat janë vënë në pranga në momentin që ata po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike.

  • Pallatet te Liqeni, firma vazhdon
    punimet, Gjykata i pezullon lejen

    Ndërtimi i pesë kullave te diga e Liqenit Artificial do të ndërpritet përfundimit, pasi Apeli i Gjykatës Administrative i ka pezulluar lejen firmës “Gener 2”.

  • Elbasan, procedohet 19-vjeçari 
    presion vote mbështetësit të PD

    Drejtuesi i zyrës elektorale të Partisë Demokratike në lagjen “5 Maji” në Elbasan, përfaqësues i komunitetit rom, Xhevdet Mustafaj, ka denoncuar se familja e tij është kërcënuar gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së enjte nga persona që sipas dëshmive të tij janë aktivistë të Partisë Socialiste. VIDEO

  • Komisionerët e Helsinkit thirrje për
    zgjedhje të ndershme në Shqipëri

    Në prag të zgjedhjeve lokale të ditës së dielë në Shqipëri, Komisioneri Rep. Robert Aderholt dhe Kryetari i Komisionit të Helsinkit Rep. Chris Smith kanë nxjerrë një deklaratë.

  • Këshilli i Ministrave emëron Liman 
     Morinën si Prefektit të Kukësit

    Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së enjtes një seri vendimesh të rëndësishme, ndër  të cilat edhe emërimin në detyrën e Prefektit të Qarkut të Kukësit të Liman Morinës. 

  • Rama inspekton punimet që po
    kryhen në ujësjellësin e Velipojës

    Velipoja dhe zona e plazhit të saj do të kenë së shpejti furnizim me ujë të pijshëm 24 orë, sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Investimet e reja në ujësjellësin e Velipojës do të ndryshojnë përfundimisht gjendjen aktuale të furnizimit me ujë për këtë zonë.

  • Pallati te liqeni, Gjykata e Apelit
    Administrativ pezullon lejen e ndërtimit

    Gjykata e Apelit Administrativ ka pezulluar sot lejen për kompleksin ndërtimor tek Liqeni Artificial. Pezullimi i lejes së ndërtimit erdhi pas kërkesës së bërë nga IKMT, që kërkonte të rrëzohej vendimi i parë që e la të pakënaqur këtë institucion.

  • Ramazani, Kultet: Hoxholli shtron 
    iftar për njerëzit në nevojë

    Dita e parë e Ramazanit ka qenë ndryshe për njerëzit në nevojë, Kryetari Komitetit Shtetëror për Kultet Ilir Hoxholli shtron iftar për jetimët, mbështetur nga "Qatar Charity".

  • Tiranë, të shtëna te kryqëzimi i 
    Selitës, një person i plagosur lehtë 

    Një person ka mbetur i plagosur në zonën e Selitës konfirmojë blutë e kryeqytetit, ndërsa bëjnë me dije për A1 Report se ka pasur disa të shtëna me armë në këtë zonë. Mësohet se i plagosuri, emri i të cilit ende nuk dihet, është transportuar për në Spitalin Ushtarak për të marrë edhe trajtimin e duhur mjekësor.  VIDEO

  • Vdekja e të riut,policia:Kompania
    e internetit dëmtoi rrjetin elektrik

    Rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 15-vjeçarë, nga mot i keq ran në kontakt me telat elektrikë të rënë në rrugë dhe humbi jetën. Policia e Durrësit njofton se kabulli elektrik i ndriçimit rrugor që shtrihet përgjatë rrugës “Mbreti Gert” ishte i dëmtuar ,i zhveshur,si rezultat i punimeve të kryera nga ana e një kompanie për shrirjen e rrjetit të internetit në këtë zonë,e cila më pas nuk ka bërë riparimin e dëmtimit të rrjetit elektrik sipas rregullave teknike.

  • KEKGJ kërkon të japë kontributin
      e saj për reformën në drejtësi

    Këshilli Ekzekutiv i Konferencës rithekson angazhimin e tij për të marrë pjesë aktive dhe për  kontribuar në suksesin e reformës në drejtësi, e cila paraqitet si tepër e domosdoshme në realitetin shqiptar. Kështu thuhet në deklartën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në përfundim të një mbledhje të zhvilluar prej saj, […]  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv