Kronikë
-
Një këmbësor i aksidentuar sot në Berat ka ndërruar jetë në spital. Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë, Diamant Gogën si shkaktar të aksidentit. Aksidenti fatal i mori jetën Sotir Tapija, 89 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Beratit. Goga përplasi këmbësorin 89-vjeçar me automjetin e tij përballë bibliotekës së qytetit. 20 Qershor 2015, 21:42
-
3 të vdekur në Lezhë, makina
20 Qershor 2015, 20:55
del nga rruga dhe merr flakëTre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të shtune pas një aksidenti të rëndë në superstradën Lezhë - Shkodër, tek kryqëzimi i Blinishtit. Rreth orës 20:40, automjeti tip BMW me targa AA879 IT ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në parcelë dhe më pas është përfshirë menjeherë nga flakët. I plagosuri nga ky aksident, Stavri Ndrepepaj është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
VIDEO
FOTO
-
Arben Frroku lë Shqipërinë
20 Qershor 2015, 19:13
48 orë para vendimit të ApelitBurime të A1 Report konfirmojnë se Frroku është ndalur nga autoritetet kufitare në Mal të Zi, ku është mbajtur për rreth pesë orë për verifikim. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autoritetet e Malit të Zi kanë kërkuar informacion për të verifikuar nëse Frroku ishte apo jo në kërkim dhe pas marrjes së përgjigjes negative nga pala shqiptare e kanë lënë atë të lirë. Largimi i tij nga vendi vjen kur pas 48 orësh pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për akuzën për vrasjen e Dritan Lamajt.
-
Policia italiane zbulon vrasjen
20 Qershor 2015, 18:08
e shqiptarit, dy të arrestuaPas tre muajsh hetime duket se policia italiane ka arritur të gjejë autorët e vrasjes së Mikel Leksaj. 29-vjeçari u vra në mars brenda makinës së tij në Zagarolo. Policia ka arrestuar një 17-vjeçare nga Rumania dhe një 23-vjeçar shqiptar. Vajza duket se ka joshur 29-vjeçarin dhe ka lënë një takim me të në Zagarolo. Pikërisht në vendin që kishin caktuar për t’u takuar Mikel Leskaj u gjet i vrarë me një plumb në gjoks. Ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasjeje.
-
Prokuroria, Gjuta para arrestimit,
20 Qershor 2015, 17:17
prezantohet si shtetasi kosovaProkuroria e Krimeve të Rënda ka shpjeguar dinamikën e prangosjes së Vladimir Gjutës dhe mënyrën se si ai lëvizte deri në momentin e arrestimit 4 muaj nga shpallja në kërkim. Sipas prokurorisë, në momentin e arrestimin, kur Gjuta është pyetur nga policia ka deklaruar se ai është shtetasi kosovar me identitetin L.Thaçi.
-
Gramsh, makina përfundon 70
20 Qershor 2015, 16:37
metra në humnerë, tre të plagosuNjë automjet tim “Benz” ka dalë jashtë rruge duke përfunduar 70 metra në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrezë, ku kanë mbetur dy persona të plagosur rëndë.
-
Dhuna ndaj 49-vjeçares, bashkëshorti
20 Qershor 2015, 15:54
"Policia gënjen, i thanë "Tani voto PD"Bashkëshorti i 49-vjeçares të dhunuar mbrëmë në Durrës e ka cilësuar të pavërtetë versionin e ngjarjes të bërë publik nga Policia e Shtetit. Përparim Agalliu, i cili është kryetar i seksionit nr 6 të degës së Partisë Demokratike në Durrës, tha për mediet se Policia e Shtetit ka dhënë një version aspak të saktë për ngjarjen duke pretenduar se, nuk ka asnjë konflikt dhe nëse Policia mbështet këtë version atëherë ajo duhet të tregojë autorët. Në të kundërt, Agalliu tha se, Policia po bën një lojë që të fshehë autorët e vërtetë të ngjarjes.
-
Kakavijë, bllokohen 30 klandestinë
20 Qershor 2015, 15:44
Vinin nga Siria, Eritrea dhe Gambia30 klandestine nga Siria, Eritrea, dhe Gambia u bllokuan gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia kufitare e kakavijës.
16 klandestinët e parë nga Siria u arrestuan nga Policia Kufitare gjatë mbrëmjes së djeshme në shtratin e lumit Drino poshtë fushave të Glinës. -
Britani, shqiptari kapet me kokainë:
20 Qershor 2015, 15:06
Më detyruan të merrem me këtë gjëPolicia ka kapur një emigrant ilegal shqiptar në Britani me 32 doza kokainë. I arrestuari quhet Kreshnik Muja. 32-vjeçari përveç kokainës u kap dhe me 1 mijë paund cash. Emigranti shqiptar vetëm pak muaj më parë (prill) u dëbua nga Britani e Madhe pasi po qëndronte jashtë rregullave në këtë vend.
-
Kapet "babagjyshi" i 7 i TEG
20 Qershor 2015, 14:36
Kupa në gjyq për akuzat grekePolicia e Tiranës arreston Mark Shpendin, anëtarin e 7-të të bandës së babagjyshave grabitës drejtuar nga ilir kupa, ndërsa Kupa ka ridalë para gjykatës për tu njohur me 3 akuzat që rëndojnë mbi të nga shteti grek, pas transferimit të dosjes në Shqipëri nga pala greke.
VIDEO
"Babagjyshët", Kupa plan nga burgu: Grabitje për Krishtlindje -
Studenti i masakruar në Belgjikë
20 Qershor 2015, 13:26
varroset në vendlindje...pa kokë!Familjarë dhe të afërm përcjellin sot në banesën e fundit 22-vjeçarin Xhuliano Brahmillari, i cili pak ditë më parë u gjet i masakruar në një zonë pyjore në Bruksel të Belgjikës.
-
Shkodër, braktis furgonin me 21
20 Qershor 2015, 13:11
klandestinë, zbulohet nga kontrataNjë furgon me 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta u gjet i braktisur në rrugën Tiranë-Shkodër në vendin e quajtur “Mbikalimi i fshatit Plezhë”.
-
Droga “çokollatë” dje në Vlorë
20 Qershor 2015, 12:48
kapet në Gjirokastër personi i tretëI shpalluri në kërkim Florenc Proko 34 vjeç nga Gjirokastra u kap sot në këtë qytet.
-
Gjuta mbetet në burg, në gjyq pa
20 Qershor 2015, 12:23
paruke: S'kam lidhje me TahirinVladimir Gjuta do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve së bashku me Blerim Thaçin dhe Indrit Ademin të arrestuar 2 ditë më parë në shoqërinë e tij. Gjuta u paraqit në seancë pa paruke këtë të shtune para gjykatës, ndërsa nga avokati i tij mësohet se 35-vjeçari ka mohuar akuzën e vendosjes së tritolit në farmacinë e babit të ministrit Saimir Tahiri mëngjesin e 10 shkurtit të këtij viti.
VIDEO
VIDEO/ Shoqërimi i Gjutës në polici
FOTO/ Gjutaj në polici me paruke
Gjuta tritolin te farmacia,u tradhtua nga IMEI
Sms kërcënuese Tahirit:Lëre rehat familjen time!
ARKIVA - Lajmet për Gjutën e tritolin ndaj Tahirit -
Tiranë, arrestohet në flagrancë, armë
20 Qershor 2015, 12:16
dhe kanabis në banesë, 1 në kërkimNjë 49-vjeçar nga Tirana u arrestua në flagrancë pasi në banesën e tij iu gjetën 40 bimë kanabis, një pushkë dhe 510 fishekë. Efektivët e komisariatit numër 4 vunë në pranga Ismail Avdulajn, banues në fshatin Mal Gjepal të Tiranës.
-
Ekstradohet nga Greqia Dritan
20 Qershor 2015, 11:58
Gjuzja, i dënuar për trafik droge45-vjeçari Dritan Gjuzja ndaj të cilit ishte vënë masa e rrestit me burg për trafikim të lëndëve narkotike u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë.
-
Shijak, i vendosin kallëp tritoli
20 Qershor 2015, 10:32
para shtëpisë... pa fitil ndezësNjë 39-vjeçar nga Burreli është kërcënuar me një kallëp tritoli i cili ishte vendosur pranë portës së banesës së tij në fshatin Sallmone të Shijakut. Policia sekuestroi kallëpin e tritolit, dhe dyshimet janë që ky veprim të jetë bërë për të trembur 39-vjeçarin Altin Alla pasi lënda plasësë ishte pa fil ndezës e pa kapsollë.
FOTO
VIDEO -
Raporti i DASH: Shqipëria nuk ka
20 Qershor 2015, 09:54
kapacitetet për të luftuar terrorizminVendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina figurojnë si vende burimi për grupet e huaja terroriste. Kështu thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi luftën kundër terrorizmit në botë gjatë vitit 2014.
VIDEO -
Privatizohet Përbarimi, ministri
20 Qershor 2015, 07:10
Nasip Naço konçesion 20-vjeçaNjë konçesion me një shtrirje kohore prej 20 vitesh dhe ku priten të investohen në formën e shërbimit miliona euro, është duke u zhvilluar nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Konçesioni ka si synim të privatizojë për 20 vite shërbimin shtetëror përbarimor. Ekzekutimi i vendimeve do t'i besohet nje kompanie private.
-
Korçë, hedhja e mbetjeve urbane e
19 Qershor 2015, 22:26
spitalore në lumenj rrezik për banorëtHedhja e mbetjeve urbane dhe spitalore anës lumenjve është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues për rajonin juglindor. Por situata nuk është vetëm kjo që shohim në qarkun e Korçës. Skandali merr përmasa alarmante kur në grumbullimin e mbetjeve urbane gjejmë edhe ato spitalore.
VIDEO