Kronikë
-
Trupi i pajetë i një 30 vjeçari është gjetur gjatë pasditës së sotme në një rezervuar në Kuçovë në fshatin Goraj. 30-vjeçari Elidon Kanani ishte nga banues në fshatin Magjat 23 Qershor 2015, 21:09
-
Fier, sekuestrohen karrotrecat
23 Qershor 2015, 19:31
mashtrues, vendosnin gjobaProkuroria e Fierit ka sekuestruar disa automjete tip karro-atrec të kompanisë “International Parking 2011”, drejtuesit e të cilës, edhe pse janë në proces gjyqësor, të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit” për faktin se kanë abuzuar me gjobat për një numër të lartë qytetarësh për parkim të gabuar sipas pretendimit te përfaqësuesve të kompanisë, sërish vijojnë aktivitetin e paligjshëm, duke u marrë automjetet personave të ndryshëm, të cilët parkojnë në rrugët kryesore të qytetit.
-
Bulqizë, zhduket 73-vjeçari
23 Qershor 2015, 15:58
Familjarët apelojnë për kërkim73-vjeçari Fiqiri Sula nga fshati Zerqan i Bulqizës prej tre ditësh rezulton i zhdukur teksa ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Mësohet se ditën e diel ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 për t’u nisur drejt tokave bujqësore dhe personi i fundit që ka kontaktuar ka qenë vëllai i tij.
-
Përfundon stërvitja “JCRT- 2015”
23 Qershor 2015, 15:30
Koçi:Sakrificat s'shkojnë kurrë dëmKa përfunduar me sukses stërvitja e përbashkët “JCRT- 2015”, e cila u zhvillua në rajonin e Zall-Herrit me pjesëmarrjen e Batalionit të Forcave Speciale, Grupit të XIX të Forcave Specilae Amerikane, si dhe të efektivit të Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA) të Policisë së Shtetit.
VIDEO -
Vlorë, përvetësoi 60 milionë lekë
23 Qershor 2015, 15:15
Arrestohet punonjësja e postësPolicia ka vënë në pranga 50-vjeçaren Luiza Mbyeti, punonjëse e Postës Shqiptare në Novoselë. Kjo shtetase akuzohet se ka vjedhur 6.200.000 lekë rreth 210 abonentëve të OSHEE në Novoselë. 50-vjeçarja me banim në fshatin Zhukë të Novoselës ka ushtruar detyrën e arkëtares pranë Postës Shqiptare që prej vitit 2009.
-
Shqiptarja 15-vjeçare martohet
23 Qershor 2015, 11:42
me një luftëtar të ISIS-it në SiriNjë vajzë 15-vjeçarete, ka ikur nga shtëpia e saj dhe është martuar me një terrorist në Siri. Gazeta ‘Tages Anzeiger’ shkruan se vajza ka lindur në Zvicër, në qytetin Winterthur dhe mbiemri i saj është Loxha. Për më tepër, gazeta shkruan se nga e njëjta familje ka ikur edhe djali 16 vjeçar. Babai i fëmijëve ka shkuar në Turqi, sipas gazetës, për t’i kërkuar ata, por pa rezultat.
-
I kërkoi biznesmenit 80 mln lekë
23 Qershor 2015, 11:28
gjyqtari i Sarandës i lirë me kushtGjyqtari Rasim Doda ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit, ku po zhvillohet seanca me dyer. Seanca ka nisur rreth orës 10:00. Anëtari i Gjykatës së Sarandës akuzohet për korrupsion pasiv dhe pritet të qëndrojë në burg për 30 ditë sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
-
Kanosën dhe dhunuan një
23 Qershor 2015, 09:18
23-vjeçar, dy të arrestuaPolicia ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ka kanosur me armë dhe ka dhunuar fizikisht një banorë në Shkodër. Efektivët e Komisariatit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Ismir Dabati, ndërsa ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D., 20 vjeç. Këto shtetas kanë kanosur me një armë tip pistoletë e markes “Ekol” dhe goditur me grushte shtetasin A.Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër.
-
Korçë, vetëvritet kreu i Antidrogë
23 Qershor 2015, 09:09
Ja mesazhi i fundit të dashurësShefi i antidrogës në Komisariatin e Policisë Korçë është gjetur i vrarë në banesën e tij. Nga hetimet paraprake rezulton se, Erion Bino ka vrarë veten me armën e shërbimit. 33-vjeçari ishte në këtë post që prej një viti.
-
Arrestohet 36-vjeçari, tentoi të
23 Qershor 2015, 07:20
vrasë vëllain nga xhelozia për gruanXhelozia bashkëshortore e një 36 vjeçari ka degraduar deri në plagosje me thikë ndaj vëllait të tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 2 Maj të këtij viti në qytetin bregdetar të Vlorës, në lagjen “24 Maji”.
-
Avokatët e Frrokut, kërkojnë
22 Qershor 2015, 19:13
pafajësi: Akuza nuk provohetAvokatët e Arben Frrokut, paraqitën dje në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda mbrojtjen për klientin e tyre, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Në fjalën e tyre avokatët Tonin Prendi dhe Genc Gjokutaj, argumentuan se nuk qëndronin pretendimet e prokurorisë se Frroku ishte autor i vrasjes së Lamajt.
-
Aksidentohet ish-deputeti Tritan
22 Qershor 2015, 17:01
Shehu, jashtë rrezikut për jetënIsh-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është përfshirë në një aksident automobilistik, teksa udhëtonte me makinën e tij në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë.
VIDEO
FOTO -
Struktura të AKB-së dhe vullnetarë
22 Qershor 2015, 14:58
aksion pastrimi në plazhin e DurrësitStrukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe qytetarë vullnetarë, kanë vijuar pastrimin e bregdetin. Ata janë fokusuar për disa ditë në pastrimin e vijës bregdetare “Hekurudha - Mali i Robit”, në plazhin e Durrësit.
-
"Stresi" lihet i lirë pasi u arrestua
21 Qershor 2015, 14:57
në qendrën e votimit te “Partizani”Arkimed Lushaj, i cili me emrin e artit njihet si “Stresi” është lënë i lirë pas shoqërimit në polici. Stresi u arrestuar pas disa muajsh në arrati, ku iu vunë në prangat para qendrës së votimit në shkollën “Partizani” në kryeqytet. Ai u shoqërua për të kryer verifikimet e nevojshme nëse ishte ende person në kërkim. Disa muaj më parë, policia e shpalli në kërkim atë pasi u arratis nga ambientet e komisariatit Nr 3, ku ishte ndaluar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
-
Durrës, arrestohet në flagrancë
21 Qershor 2015, 09:05
30 vjeçari, mbante armë zjarriNjë 30 vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar mëngjesin e sotëm nga blutë e qytetit bregdetar pasi nga kontrolli i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip "Parabellum”
-
Policia në gatishmëri të plotë
21 Qershor 2015, 04:20
merr në ruajtje materialet zgjedhoreDisa orë nga fillimi i votimeve, Policia e Shtetit njofton se tashmë ka marrë gjithçka nën kontroll të rreptë sigurie çdo material zgjedhor. Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi për detyrat e saj.
-
Arrestimi në Kalimash, mesazhi
21 Qershor 2015, 07:05
që futi në kurth Vladimir GjutënVladimir Gjuta, i shumë kërkuari i Policisë së Shtetit është futur në kurth nga agjentët e Grupit të Operacioneve Speciale që e mbanin në mbikqyrje dhe forcat RENEA. Ademaj Gjutes: Kalo se tuneli nuk ka problem. Policia fiku dritat per te prangosur Gjuten.
Akuza: Gjuta u prezantua si kosovar
Gjuta me paruke, arresti në Kalimash
VIDEO/ Shoqërimi i Gjutës në polici
FOTO/ Gjutaj në polici me paruke
ARKIVA - Lajmet për Gjutën e tritolin ndaj Tahirit
-
Kamëz, arrestohet shoqëruesi i
21 Qershor 2015, 01:00
Xhelal Mziut, ju gjet armë e ftohtëEfektivët e policisë kanë arrestuar rreth orëve të para të mëngjesin shoqëruesin e kryebashkiakut të Kamzës ,Xhelal Mziu. Sipas informacioneve, shoqëruesi i Mziut, Dilaver Baja, gjatë një kontrolli policor i është gjetur një armë e ftohtë të cilën e mbante në brez.
-
Sulmohet faqja e Bashkisë Tiranë
20 Qershor 2015, 22:15
Hakerat mesazh: Mos shisni votën!Faqja zyrtare në internet e Bashkisë së Tiranës është sulmuar sot nga hackera-t. Sulmi është ndërmarrë përsipër nga “RedAnons_AL”. Hackera-t kanë postuar një mesazh ku u bëhej thirrje qytetarëve që të mos shesin votën. Pasi ka qëndruar për disa orë i publikuar në faqen e Bashkisë Tiranë, administratorët e faqes kanë ndërhyrë duke nxjerr faqen jashtë funksioni.
-
Vorë, shoqërohen në komisariat
20 Qershor 2015, 21:54
gjashtë persona për verifikimGjashtë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vorë. Shoqërimi është bërë për verifikim dokumentesh. Një prej të shoqëruarve i quajtur Durim Picari, është dhe kryetar i një KZAZ-je në Vorë. Nuk dihet nëse policisë do të zbatojë procedurës standarde të mbajtjes në komisariat për 24 orë. Shoqërimi është bërë rreth orës 17:00.