Kronikë
-
Lëkundje të lehta sizmike janë ndjerë në orët e vonë të së premtes, në afërsi të qytetit, të cilat u ndien dhe në zonat përreth. 21 Nëntor 2014, 23:23
-
Lezhë, zjarr në zyrën e Shoqatës
21 Nëntor 2014, 22:37
së të Verbërve, digjen dokumentetZyra e Shoqatës së të Verbërve në Lezhë është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke djegur një pjesë të dokumentacionit. Ngjarja është shënuar rreth mesditës të së premtes, ndërsa në zyrë nuk ka pasur asnjë punonjës gjatë momentit të ngjarjes.
-
Zhbllokimi i rrugës në Kukës,Qerimi:
21 Nëntor 2014, 22:18
Falenderoj A1Report e qeverinëSegmenti rrugor që lidh fshatin Lojme më qytetin e Kukësit është zhbllokuar nga gurët që mbrëmjen e së enjtes kishin bllokuar rreth 57 familje. Banorët kërkuan ndihmë nëpërmjet “A1 Report” dhe menjëherë ka reaguar Prefektura e Qarkut të Kukësit duke u ardhur ne ndihmë banorëve. Pas zhbllokimit të rrugës, Kryeplaku i fshatit Fatmir Qerimi, i cili denoncoi për bllokimin e këtij aksi rrugor nëpërmjet një telefonate në televizionin “A1 Report”, është shprehur se tashmë situata është normalizuar.
VIDEO
Reshjet në Zapod, banorët zhbllokojnë rrugën nga gurët
Zapod, rrëshqitje dheu, bllokohen 57 familje, bëjnë apel për ndihmë -
Energjia, 8 në pranga, 7 në kërkim
21 Nëntor 2014, 21:25Në të gjithë vendin kanë vepruar 94 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, ndwrsa janë kryer 1492 kontrolle. Nga aksioni janë ndërprerë 766 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.
-
"EAG Communication" padit
21 Nëntor 2014, 21:14
Grida Dumën për cenim imazhi“EAG communication” padit Koordinatoren e PD Grida Dumen për cenim të imazhit të shoqërisë për shkak të deklaratave publike të rreme të bëra nga Duma. “EAG” kërkon që të dëmshpërblehet nga e paditura në masën e 100 000 eurove, si dhe detyrimin për të publikuar në televizionet kombëtare, përgënjeshtrim për thëniet e rreme në adresë të palës paditëse.
PD akuza Veliajt, por në QKR: Gogel e EAG, kompani të ndryshme
Akuzat e PD, Veliaj: Janë shpifje apel organeve përkatëse të hetojnë
Vizita e Papës,PD: Skandali 394 mln përfitoi kompania e miqve të Ramës
Akuzat e PD për vizitën e Papës KM:Procedurat sipas ligjit,si Bashkia
Pas bekimit, vizita e Papës fut në sherr opozitën me mazhorancën
PD: Skandal me vizitën e Papës 394 mln lekë fituan qeveritarët -
Gjirokastër, shkrumbohet nga flakët
21 Nëntor 2014, 20:41
shtëpia ku u lind Musine KokalariNjë zjarr aksidental ka djegur banesën e lindjes së disidentes Musine Kokalari në lagjen “Palorto” në qytetin e Gjirokastrës. Ka qenë ora 20:10 kur flakët e zjarrit janë shfaqur në mjediset e brendshme të shtëpisë në pronësi të Yzeir Cefës, ndërkohë që brenda pak minutash kanë përfshirë të gjithë banesën e gurtë trikatëshe. (Foto: Ndërtesa në flakë)
FOTO
VIDEO -
Vidhnin energjinë, arrestohet një
21 Nëntor 2014, 20:33
pronar lokali dhe elektricisti në VorëPronari i një biznesi në Vorë dhe elektricisti i kësaj bashkie janë vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
-
Pallati i sportit drejt degradimit
21 Nëntor 2014, 19:46
pengohet stërvitja e lojtarëveSHKODER/ Sërish probleme për parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Pasditen e së enjtes, janë konstatuar ngritje të parketit në pjesën e mesit të fushës, e kjo madje e ka bërë të pamundur stërvitjen e ekipeve të basketbollit dhe të volejbollit.
-
Protesta e PD, policia: Ja rrugët
21 Nëntor 2014, 14:10
ku do lejohet qarkullimi nesëPolicia e Tiranës ka bërë publik një sërë masash në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, ku për afro 5 orë do të qëndrojnë të bllokuara një sërë akses rrugore. Në akset që nuk lejohet parkimi duke filluar prej orës 10:00, përfshihen sheshi “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” bën me dije policia.
FOTO/ Baza e PD në rrethe përgatitet për protestën e nesërme në Tiranë -
Aksioni i INUK, prishen 211
21 Nëntor 2014, 18:37
objekte të kundraligjshme në TiranëInspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon prej ditës së hënë zbatimin e planit të veprimit për ndërhyrjet në Tiranë. Aktualisht është ndërhyrë te ”Fusha e Aviacionit”, mbrapa ”Inxhinierisë së Ndërtimit”, si edhe në zonën e ”Ish-parkut të Autobusëve”, ku janë prishur 211 objekte të kundraligjshme.
-
Përplasen 2 makina në Vlorë, humb
21 Nëntor 2014, 18:33
jetën 50-vjeçarja, një tjetër plagosetNë aksident është përfshirë një makinë tip “Peugoet” dhe targa AA887JN dhe një BMW me targa AA448HC.Sipas policisë nga përplasja ka mbetur e plagosur dhe një vajzë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
FOTO
VIDEO -
Prostituoi për 3 vite një vajzë
21 Nëntor 2014, 18:07
ekstradohet nga Italia 42-vjeçariSipas policisë Korumi ka shfrytëzuar si prostitutë në Itali dhe Belgjikë nga viti 1999 deri në vitin 2002, shtetasen L.P, duke e mashtruar pasi i ka propozuar për fejesë në vitin 1999.
-
Durrës, kapet me 15 kg lëndë
21 Nëntor 2014, 17:48
eksplozive, arrestohet 37-vjeçari
FOTO/VIDEO/ Momentet e arrestimitNjë 37-vjeçar nga Durrësi është vënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi i janë gjetur 15 kilogramë lëndë eksplozive, tritol. Arrestimi i Albert Vocit, është bërë në Maminas nga specialistët e sektorit për trafiqet dhe narkotikët, pasi një hetimi 2-javor. "A1 Report" siguron pamjet e momentit të arrestimit.
VIDEO -
Të rinjtë në mbarë vendin, pjesë e
21 Nëntor 2014, 17:15
aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë"Qytetarë, institucione publike, nxënës të shkollave, si dhe shoqata të ndryshme i janë bashkuar sot në mbarë vendin nismës “Të Pastrojmë Shqipërinë”. Aksioni i pastrimit të vendit nga mbeturinat ka vijuar deri në orët e pasdites në të gjithë vendin, ndërsa është përcjellë mesazhi që të mbajmë pastër çdo ditë mjedisin ku jetojmë.
VIDEO
Agna Group bashkohet me nismën 'Të pastrojmë Shqipërinë në 1 ditë' -
70-vjetori i Çlirimit, një pavijon i ri
21 Nëntor 2014, 16:32
për LANÇ-in i shtohet Muzeut të FANë 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë aktiviteti dhe kontributi i ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare do të përkujtohet me një pavijon të veçantë historik, të inauguruar këtë të premte në Muzeun e Forcave të Armatosura.
FOTO
VIDEO -
Zhduket prej 2 ditësh 45-vjeçari nga
21 Nëntor 2014, 16:22
Rrushbulli,familjarët apel për ndihmëNjë 45-vjeçar nga Durrësi është larguar prej 2 ditësh nga banesa, ndërsa familjarët e tij kanë bërë denoncimin në polici. Sefedin Selmani, banues në Rrushbull, sipas familjarëve është larguar prej dy ditësh nga shtëpia, dhe nuk është kthyer më. Kush ka informacion të kontaktojë në 0693088893.
-
VIDEOLAJM/ Ja si emigrantët
21 Nëntor 2014, 16:16
futen në kamionë për në AngliMënyrat e përdorura nga emigrantët për të kaluar kufirin mes Francës dhe Britanisë së Madhe janë nga më të ndryshmet. Përveç rrugës ujore shumë emigrantë kalojnë kufirin duke u futur në kamionë mallrash që bëjnë këtë rrugë.
-
"Antikanabis", kapen 2 persona
21 Nëntor 2014, 16:04
nga Lazarati të shpallur në kërkimDy persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, në vijim të operacionit antikanabis në Lazarat dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim. Gjatë aksionit antikanabis në Gjirokastër në qershor të këtij viti, Erjon Gjinit, 33 vjeç, dhe Çelo Buci, 64 vjeç, iu gjetën në banesë armë zjarri e kanabis sativa.
-
4 muaj në kërkim për shfrytëzim
21 Nëntor 2014, 15:50
prostitucioni, pranga 33-vjeçaritPas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, policia e Tiranës ka mundur të arrestojë një të kërkuar për shfrytëzim prostitucioni. 33-vjeçari Gjergji Kora, banues në Tiranë, ishte i përfshirë në trafikimin e vajzave për prostitucion në Torino në Itali.
-
Lezhë, plagoset me armë zjarri
21 Nëntor 2014, 15:41
27-vjeçari, në kërkim autorëtNjë plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Pllane të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, teksa 27-vjeçari Bledian Alia është plagosur me armë zjarri, ndërsa edhe nuk dihen shkaqet.