Kronikë
-
Për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian politika shqiptare duhet të bashkëpunojë, ndërsa opozita të kthehet e të zhvillojë debatin në parlament. Ky apel vjen nga ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth në seminarin me temë “25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit”. Nga Tirana, Roth ka vlerësuar hapat që ka hedhur Shqipëria me reformat, por sipas tij mbetet ende shumë punë për t’u bërë.
Ministri Roth takim me Gjoshën 'PD stop bojkotit,të vijë në Kuvend' 21 Nëntor 2014, 14:55
-
Vjedhja e energjisë,Rama:Të jetosh
21 Nëntor 2014, 14:47
ne kurriz të shoqërisë, parazitizëmPërkundrejt reagimeve të ndryshme se energjia elektrike nuk paguhet për shkaqe pamundësie ekonomike Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social ‘Facebook’ e ka hedhur poshtë këtë fakt, duke sqaruar se energjia paguhet më së shumti nga shtesat më të dobëta.
-
Reshjet në Zapod, banorët
21 Nëntor 2014, 12:40
zhbllokojnë rrugën nga gurëtSegmenti rrugor që lidh fshatin Lojmë më qytetin e Kukësit është zhbllokuar nga gurët që mbrëmjen e së enjtes e kishin bërë këtë aks të pakalueshëm. Ky fakt është konfirmuar edhe nga kryekomunari i Zapodit, Dan Kaloshi, i cilis shtoi se rrëshqitjet e dherave janë problem i kahershëm i këtij segmenti rrugor.
VIDEO -
Sekuestrohen 8 kg heroinë afër
21 Nëntor 2014, 12:34
Preshevës, arrestohen 2 shqiptarëPolicia e Serbisë ka arrestuar dy shqiptarë me dyshimin se kanë tentuar të trafikojnë 8 kilogramë heroinë
-
Pogradec, mungesa e investimeve
21 Nëntor 2014, 10:58
çon në degradimin e poliklinikësPoliklinika e specialiteteve në qytetin e Pogradecit prej vitesh vuan mungesën e investimeve ka sjellë degradimin e saj. Muret brenda ndërtesës janë pushtuar nga copëza suvaje, të cilat shkëputen nga tavani si pasojë e lagështisë që depërton në brendësi të godinës.
VIDEO -
Tahiri: Hetojmë paratë e "pista"
21 Nëntor 2014, 11:18
godasim krimin, nuk do i gëzojnë dotLufta ndaj evazionit fiskal dhe aseteve të grupeve kriminale ka bërë bashkë agjencitë ligjzbatuese shqiptare në një takim të thërritur nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme. Në fjalën e tij ministri Tahiri u shpreh se shumë shpejt nis hetimi mbi pasuritë e pajustifikuara, ndërsa për kryeprokurorin Adriatik Llalla memorandumi i bashkëpunimit me një sërë aktorësh do të krijojë pasi ra dhe për shkëmbim intensiv informacionesh me ndërkombëtarët.
VIDEO -
Tragjedia e 2 të rinjve, digjen në
21 Nëntor 2014, 10:53
kamionin që i çonte drejt Anglisë
VD
VD/Si futen emigrantët në kamionëDy emigrantë shqiptarë kanë vdekur në kushte të tmerrshme pasi kamioni në të cilin udhëtonin ilegalisht nga Polonia për në Britaninë e Madhe u përfshi nga flakët. 25-vjeçarja Erinda Kacorri ndodhej ne kamion me të riun Rexh Myzaraj (djali i dajes së të fejuarit) dhe do të kalonte kufirin për t'iu bashkuar të fejuarit te saj ne Angli. Policia franceze dyshon se zjarri u shkaktua nga një cigare. Familjarët e të resë nisen drejt Francës, pritet ekspertiza për shkaqet e zjarrit që shkrumboi totalisht kamiomion. Shoqërohet në polici shoferi polak: S'e dija që shqiptaret ishin në kamion.
VIDEO
FOTO -
Braktisnin fëmijët në Francë që
21 Nëntor 2014, 10:48
të fitonin azil, hetohen prindëritZbulohet një skemë e çuditshme për të përfituar statusin e azilit në Francë. Vetë prindërit pasi linin Shqipërinë bashkë me fëmijët, i braktisnin të miturit 15-16 vjeçarë. Këta të fundit të mbetur të vetëm në një shtet të huaj pas kthimit të prindërve në atdhe, aplikonin për të kërkuar azil në Francë.
-
Elbasan, arrestohen 2 vetë, kishin
21 Nëntor 2014, 06:46
ndërhyrë në sahatin e energjisëDy persona janë arrestuar këtë mëngjes nga policia e Elbasanit pasi në banesat e tyre uniformat blu dhe punonjësit e OSHEE-së kanë ndërhyrje në sahatëset matëse të energjisë elektrike.
-
"Semafori", policia bllokon
21 Nëntor 2014, 08:55
punimet e Bashkisë së TiranësMbrëmë pas mesnate Policia e Tiranës ka penguar punëtorët e Bashkisë së kryeqytetit, teksa kishin nisur të kryenin punime të paligjshme në Unazë, pranë shkollës “Harry Fultz”. A1Report sjell pamjet ku mbi 10 punëtorë sëbashku me mjetet e tyre një eskavator, kamion dhe rruli për nivelimin e rrugës ndërpresin punimet e më pas largohen.
FOTO
VIDEO -
Olldashi nuk u aksidentua me
21 Nëntor 2014, 07:05
makinën e tij, ishte e ndërtuesit
Profil/ KarrieraIsh-deputeti i PD Sokol Olldashi, natën e 20 nëntorit 2013 nuk ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, por me makinën e një biznesmeni ndërtimi të quajtur Kujtim Sulaj. Prokuroria i kthen benzin pronarit.
-
Bashkia nxjerr pamjet filmike të
21 Nëntor 2014, 08:21
vrasjes së katërfishtë nga XhuvaniDy javë nga vrasja e katërfishtë në lokalin e natës “Ante Grande”, Bashkia e Tiranës ka publikuar videon e filmuar nga kamerat e saj të instaluara në rrugën e Elbasanit. Pikërisht në këtë video tregohen momentet e para të krimit, largimi i autorëve me vrap dhe më pas mbërritja e policisë, e cila ka kryer arrestimin.
-
Vlorë, i riu përdhunoi të miturën, e
21 Nëntor 2014, 07:35
detyronte të vidhte në shtëpi, kapetHumbja e një sasie parash në shtëpi është bërë shkak që një familje vlonjate të zbulojë jo vetëm autorin që ua kishte poseduar shumën, por edhe të zbulonin dramën e vajzës së tyre vetëm 15 vjeçe. Ervin Barjami u arrestua dje ne Vlore, perdhunonte te mituren dhe e detyronte te grabiste para ne shtepi.
-
Shoqërohen 6, policia qëllon në ajër
21 Nëntor 2014, 08:33
hasi në rezistencë, kapet i kërkuariEfektivët e policisë së kryeqytetit kanë shoqëruar gjatë natës 6 persona, ndërsa kanë arrestuar edhe një 37-vjeçar të shpallur në kërkim pasi me vendim të Gjykatës së Tiranës rezultonte i dënuar me 9 muaj burg.
-
Lidhjet e paligjshme të energjisë
20 Nëntor 2014, 22:22
10 persona në pranga, 8 në kërkimDhjetë persona janë vënë në pranga ditën e sotme, pasi u janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 të tjerë.
VIDEO -
Ministri grek i Arsimit në shkollat
20 Nëntor 2014, 22:02
e Dropullit: Do shqyrtojmë tekstetGjatë vizitës që ministri grek i Arsimit Andreas Loverdos ka zhvilluar në Gjirokastër, është ndalur në shkollën “Pandeli Sotiri”. Sipas tij nga kontaktet dhe bisedat e zhvilluara me përfaqësues të arsimit, tekstet për këtë vit shkollor erdhën në kohë.
VIDEO -
Foto/ Qytetarët tek Shqiptarja.com
20 Nëntor 2014, 20:07
'Bashkia lë në errësirë Tiranën e Re'Në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet, mungon ndriçimi në rrugë. Denoncimi është bërë nga qytetarët në rubrikën “Denonconi Ju” në gazetën Shqiptarja.com
-
Një vit nga aksidenti, Olldashi
20 Nëntor 2014, 18:25
kujtohet pa Berishën e Bashën1 VIT NGA VDEKJA E OLLDASHIT/ “Me Sokolin” kështu kanë zgjedhur ta kujtojnë, djalin bashkëshortin , babain, mikun, ish-deputetin , kolegun Sokol Olldashin në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta. Një përshëndetje me zërin e Sokol Olldashit, një këngë kushtuar atij me tekst të deputetëve, Astrit Patozi dhe Florian Mimës, copëza nga fjalimet e tij e sollën më gjallë kujtimin e ish-deputetit dhe ish-gazetarit Sokol Olldashi në këtë ceremoni të posaçme. Patozi: Modeli që la pas Olldashi duhet të ndiqet
FOTO
VIDEO -
Zapod, rrëshqitje dheu, bllokohen
20 Nëntor 2014, 17:53
57 familje, bëjnë apel për ndihmë57 familje janë bllokuar në fshatin Lojme të komunës Zapod, Kukës. Situata e banorëve u denoncua në “A1Report” nga kryeplaku i fshatit, i cili kërkoi ndihmë pasi ajo u është mohuar nga komuna me pretendimin se nuk ka fonde. Ndërsa prefekti i qarkut Safet Gjici i kontaktuar në lidhje telefonike shprehet se po punohet për të ndihmuar banorët, por rruga është e shkatërruar. VIDEO
-
20 kg heroinë në autobusin me
20 Nëntor 2014, 17:19
sportistë, 2 shqiptarë në prangaKAPSHTICE/ Plot 20 kg heroinë janë bllokuar nga policia greke në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas mediave greke lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e një autobusi që vinte nga Stambolli në drejtim të kryeqytetit shqiptar, ku ndodheshin edhe futbollistët e ekipit "Erzeni" të Shijakut. Në pranga janë vënë dy shoferët e autobusit, të dy shtetas shqiptarë, 41 dhe 43 vjeç. Sipas policisë greke dyshohet se kjo linjë autobusi ka bërë trafik të lëndëve narkotike.
FOTO
VIDEO