Kronikë
-
Në vijim të operacionit antidrogë të zhvilluar në Lazarat efektivat e komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë kapjen dhe ndalimin e 56 vjeçarit Xhezo Mahmutaj. 10 Dhjetor 2014, 08:43
-
Arratisen 60 sirianë nga qendra
10 Dhjetor 2014, 15:00
e azilkërkuesve, MB e mohonMbi 60 emigrantë sirianë dyshohet të janë arratisur nga qendra e azilkërkuesve në Babrru dhe në Qendrën e Mbylljes së Emigrantëve të Parregullt në fshatin Kareç të Vorës. Shqiptarja.com paralajmeroi reagimet e emigrantëve. Reagon Ministria e Brendshme, mohon faktin se faktin se ndonjë shtetas azilkërkues, pjesë e marrëveshjeve të shtetit shqiptar me palë të treta, të jetë arratisur nga Qendra përgjatë vitit të fundit
VIDEO -
Lezhë, vjedhja e lopëve bëhet rrugë
10 Dhjetor 2014, 08:00
Tre vetë në kërkim, policia në alarmRikthehet vjedhja e lopëve në rrethin e Lezhës, një prej dukurive kriminale më shqetësuese të banorëve të fshatrave të këtij rrethi, dukuri që ka më shumë se 20 vite që nuk goditet dot nga policia.
-
Berat, i gjendet në banesë 500 gr
9 Dhjetor 2014, 22:23
drogë e një automatik, arrestohetNjë person është vënë në pranga nga policia e Beratit mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e Sajmir Jahaj, blutë e Beratit kanë gjetur dhe sekuestruar 500 gramë kanabis, si dhe një armë automatik me 24 fishekë.
-
Angli, shqiptari vdes në lokal, miqtë
9 Dhjetor 2014, 20:30
mbledhin lekë për kthimin në AtdheNjë shqiptar ka humbur jetën në Angli nga një atak kardiak në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lokal natë në qytetin e Mançesterit. Edmir Plori, 35 vjeç, (në foto) i njohur ndryshe si “Ed Shqiptari”, ishte frekuentues i rregullt i lokaleve dhe pub të Mançesterit. Miqtë e tij kanë nisur të mbledhin paratë për të sjellë trupin e tij në Shqipëri para Krishtlindjeve.
VIDEO -
Kukës fillojnë reshjet e para të borës
9 Dhjetor 2014, 20:23
Cane: S'ka probleme me qarkulliminNë Qarkun e Kukësit kanë filluar reshjet e para të dëborës, por ato kanë zgjatur vetëm disa minuta. Ashtu sikurse ishte parashikuar nga sinoptikanët ulja e ndjeshme e temperaturave ditët e fundit ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës.
-
Nis shlyerja e këstit të tretë për të
9 Dhjetor 2014, 19:46
përndjekurit, 655 përfituesit e parë655 ish-të dënuar apo të përndjekur politikë do të përfitojnë këstin e 3 të dëmshpërblimet për vuajtjen që kanë pësuar nën regjimin komunist, bën të ditur Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e cila a publikuar edhe listën e përfituesve.
-
Nishani:Britania na ka besuar
9 Dhjetor 2014, 18:50
që nga shpallja e PavarësisëPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar Britaninë e Madhe në ndihmën që i ka ofruar Shqipërisë ndër vite duke nisur me mbështetjen për njohjen e pavarësisë së vendit.Nishani e bëri deklaratën në Banketin vjetor të Shoqatës së Njerëzve të Lirë të Qytetit të Londrës, ku edhe mbajti fjalën kryesore.
-
GoEuro: Tirana, qyteti me çmimet
9 Dhjetor 2014, 17:05
më të lira në botë për akomodiminSi pjesë e indeksit për çmimet e udhëtimit dhe turizmit, GoEuro.com ka publikuar listën e qyteteve sipas çmimeve të akomodimit, ku Tirana është renditur e para me çmime më të lira ndërsa Bostoni në SHBA si qyteti më i shtrenjtë.
-
Librazhd, gëlltiti tullumbacen në
9 Dhjetor 2014, 15:40
çerdhe, vdes foshnja 11-muajsheNjë foshnjë 11-muajshe ka ndërruar jetë në spitalin e Librazhdit mesditën e sotme. Fëmija ndodhej në kopsht në momentin kur ka shfaqur shqetësime, dhe kanë qenë edukatoret ato që e kanë çuar menjëherë në konsultore dhe më pas në spitalin e qytetit. Pas kryerjes se autopsisë rezulton se foshnja ka kaluar asfiksi si pasojë e gëlltitjes së një objekti të huaj, i cili dyshohet pjesë plastike.
VIDEO
FOTO -
Nora Malaj nderohet me çmimin
9 Dhjetor 2014, 15:19
"Gruaja e vitit në fushën e politikës"Zv. Ministrja e Arsimit Nora Malaj është nderuar me çmimin kombëtar “Gruaja e Vitit në fushën e Politikës”.
-
Arrihet marrëveshja për rehabilitim
9 Dhjetor 2014, 14:36
të terreneve të prekura nga erozioniMinistri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Shoqata “Rrjetit Shqiptar të Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatave” (Albanian CSR Network) i përfaqësuar nga Adamantios Frantzis, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin e ndërsjellë për rehabilitimin e terreneve të prekura nga erozioni nëpërmjet pyllëzimeve.
-
Kukës, punonjësit e 18 drejtorive në
9 Dhjetor 2014, 13:27
administratë debitore ndaj OSHEENë Qarkun e Kukësit, nga 25 drejtori rajonale sa ka administrata shtetërore vetëm 7 prej tyre e paguajnë energjinë elektrike që konsumojnë në familjet e tyre, ndërsa një numër i madh ende nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje me OSHEE, për shlyerjen e faturave aktuale dhe të prapambetura. Gjici: Nuk ka tolerim, shkarkohet kush nuk paguan energjinë
VIDEO -
Vlorë, rritet çmimi i ullirit, shkak
9 Dhjetor 2014, 12:51
ulja e prodhimit, 5000 kv më pakRritet çmimi i ullirit në Vlorë, si pasojë e reduktimit të prodhimit të këtij produkti për këtë sezon. Qarku i Vlorës për këtë sezon ka prodhuar rreth 5000 kuintal më pak se pritshmërisë si pasojë e kushteve atmosferike.
VIDEO -
Aventura e 14-vjeçares shqiptare
9 Dhjetor 2014, 12:02
"arratiset" me të dashurin italianDy familje, një shqiptare dhe një italiane janë në ankth pasi fëmijët e tyre adoleshentë janë larguar prej 3 ditësh nga shtëpitë e tyre dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë. Shqiptarja Laura Gjinesha, 14 vjeç dhe italiani Alex Brighenti, 16 vjeç.
-
Akuzat e PD, kryekomunari: Nuk
9 Dhjetor 2014, 12:01
jam debitor ndaj OSHEE, ja faturatKryetari i Komunës Otllak në rrethin e Beratit, Dalip Kanaçi ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, ku kjo e fundit denoncoi dje se kryekomunari i PS është debitor ndaj OSHEE-së.
VIDEO -
Kurs 10-ditor për punonjësit e
9 Dhjetor 2014, 10:52
burgjeve, bëhen trajnerë për stafinPunonjës të sektorëve të veçantë të burgjeve do të kenë mundësinë të përmirësojnë profesionalizmin e tyre në lidhje me aspektin social, ligjor, shëndetësor e të sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit përmes një trajnimi të veçantë 10 ditor.
VIDEO -
Fier, rruga që e lidh me Beratin
9 Dhjetor 2014, 10:52
e shkatërruar prej mbi 15 viteshMë shumë se 50 familje që jetojnë në afërsi të aksit rrugor Fier- Beratit, në periferi të qytetit Patosit detyrohen të kalojnë në një rrugë, e cila vetëm emrin ka të tillë. Ajo është lënë në harresë sa i përket investimeve, ndërsa gropat me ujë dhe balta mbizotërojnë në te gjithë gjatësinë e rrugës prej 3 kilometrash.
VIDEO -
Gjirokastër, ndalohen 65 klandestinë
9 Dhjetor 2014, 10:44
sirianë, kaluan ilegalisht nga GreqiaShqipëria vijon të jetë vend tranzit i emigrantëve sirianë që tentojnë të shkojnë drejt vendeve të BE-së. Këtë e tregon numri gjithnjë e në rritje i refugjatëve sirianw që ndalohen nga policia shqiptarë, teksa vetëm mbrëmjen e djeshme u ndaluan 65 emigrantë.
VIDEO -
Elbasan, radhë të gjata në sportelet
9 Dhjetor 2014, 10:31
e OSHEE, likuidim në masën 97%E ndërsa në qytetin e Peqinit, banorët kanë protestuar për masat e marra nga qeveria për pagesën e faturave të energjisë elektrike, në qytetin e Elbasanit qytetarët zënë radhë në sportelet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të përfituar nga falja me 80% e kamatës, nëse shlyhet i gjithë debiti brenda datës 1 mars.
VIDEO