Kronikë
-
Në kuadër të festimeve me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Atdheut, u zhvillua në ambjentet e palestrës së lojrave, pranë Ministrisë së Mbrojtjes kupa e volejbollit për vajza “Petrit Murzaku”.
VIDEO 2 Nëntor 2014, 17:12
-
OSHEE:Brovina disa shkelje, iu
2 Nëntor 2014, 16:47
zbulua abuzimi me 2300 kw në muajPas deklaratës së Partisë Demokrartike se Bujar Brovina, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe ish-drejtor i Qytetit Studenti është arrestuar në mënyrë abuzive dhe në shkelje me ligjin, OSHEE ka reaguar duke renditur një sërë shkeljesh.
-
Banda e tritolit, Prokuroria: Ja cilat
2 Nëntor 2014, 15:53
janë 38 akuzat për 7 të pandehuritProkuroria për Krime të Rënda pas përfundimit të hetimit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 7 personave, të përfshirë në atë që konsiderohet si “grupi i vrasësve me porosi”, ose i njohur ndryshe si banda e tritolit.Në total, këtyre personave, Prokuroria për Krime të Rënda u atribuon 38 akuza.
VIDEO -
Tafili në izolim, iu gjetën limë
2 Nëntor 2014, 15:40
dhe sharrë për të prerë hekuratPas dështimit të arratisjes së radhës nga burgu i Sigurisë së Lartë në Peqin, i dënuari Admir Tafili është futur në izolim për shkak se gjatë kontrollit në qelinë e tij i janë gjetur një limë hekuri dhe sharrë të përshtatur me qellim për të prerë hekurat e qelisë.
-
Shkodër, avokates së "bandave"
2 Nëntor 2014, 14:59
i grabiten nga makina...3 mijë lekëGrabitja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit të Shkodres tek shkolla “Ismail Qemali”, aty ku edhe ka qenë makina e parkuar. Automjeti privat i avokates Jelldyz Kastrati është grabitur gjatë natës ndërsa nga kroskoti i makinës janë marrë 3 mijë lekë të reja si dhe dy prokura.
-
Korçë, arrestohen 5 elektriçstë të
2 Nëntor 2014, 13:34
OSHEE,morën lekë e s'prenë lidhjetPesë elektrecistë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë arrestuar nga policia e Korçës gjatë ditës së sotme në kuadër të opeacionit kundër lidhjeve të paligjshme që po zhvillohet në këtë rreth.
VIDEO -
Dekorohet 'diktatori shembullor"
2 Nëntor 2014, 12:41
i violinës, prof.Robert PapavramiKryeministri Edi Rama nderon Robert papavramin, pedagogun e shumë talenteve shqiptare të violinës, i cili vendosi një gur të rëndë themeli për shkollën e vionlinës.
VIDEO -
Ra aksidentalisht nga kati i 8, 46
3 Nëntor 2014, 10:00
vjeçarja ngatërroi derën e ashensorit46-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në bodrumin e një pallati në Lezhë, ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë. Është ky rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për Lula Bashajn, e cila prej tre ditësh kishte gjetur vdekjen, derisa trupi i pajetë i saj u gjet të dielën nga roja i pallatit.
FOTO
VIDEO -
Maratonë gjyqesh për energjinë, 20
2 Nëntor 2014, 08:30
të ndaluar për vjedhje lihen në burgMaratonë gjyqesh në gjykatën e Tiranës. Mbi 30 persona të arrestuar nga policia për vjedhje të energjisë elektrike, kanë dalë dje para gjykatës së Tiranës, duke u njohur me masën e sigurisë.
-
Tiranë, shpërthen me tritol godina
2 Nëntor 2014, 09:30
në autostradë, dëme materialeNgjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në kilometrin e 7 të autostradës ku ndodhet ndërtesa disakatëshe. Nga shpërthimi me lëndë plasëse tritol pati vetëm dëme të vogla materiale ne katin e pare, pa shënuar të lënduar në njerëz.
VIDEO
FOTO -
Gardianët gatitu përpara Tafilajve
2 Nëntor 2014, 07:26
4 të dënuarit “drejtojnë” burgunKur është mbushur një vit nga arratisja e bujshme nga burgu i Drenovës, nga ku ikën 7 të dënuar mes tyre katër me burgim përjetë, sërisht grupi i Admir Tafilit ka mundur të organizojë një tentativë arratisje të dytë spektakolare.
-
Ja plani i arratisjes nga Peqini
2 Nëntor 2014, 07:20
Tafili,dreka e birra me gardianëtDështon plani për arratisjen e tretë të Admir Tafilit, vëllait të tij Genci Tafili dhe dy shokëve të tij Fran Marashi dhe Gëzim Guri. Shkodrani nga jashte burgut i siguroi leje te vizitonte gruan ne QSUT, kur ne fakt ajo ndodhej jashte shtetit. Raportet mjekesore falso nxorren te denuarin. Genci Tafili gjashte ore dreke me birra ne Pajove me miqte dhe gardianet e shoqeriimit. Tafilajt me 3 telefona ne qeli, projektuan arratine.Plani: Do vidhnin rreth 1 milione euro ne nje ambient privat per te siguruar arratisjen jashte Shqiperise.
VIDEO
Si dndodhi arratisja e Drenoves ne nentor 2013
Ngjarja në Drenovë, Tafili: Unë organizova arratisjen
SKEDA/ Kush jane vellezerit Tafili dhe dy te denuarit e tjere qe tentuan arratisjen
Arratisja e Peqinit, jo e para për Marashin,Gurin e vëllezërit Tafili -
Bulqizë, vdes 1 tjetër minator, 50
2 Nëntor 2014, 08:19
vjeçari ra në tunelin e ashensoritMiniera e nxjerrjes së kromit në Bulqizë sërish ka marrë jetë. Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht në tunelin e ashensorit duke gjetur vdekjen. Januz Nela u rrëzua në rreth 160 metra thellësi dhe u nxorr ne siperfaqe nga punetoret e tjere.
VIDEO -
Shqipëria, pajisje të posaçme
2 Nëntor 2014, 07:59
për kontrollin e eksplozivëveShqipëria do të fillojë të aplikojë një metodë të avancuar për kontrollin e territorit për lëndë eksplozive. Në javët në vazhdim në vendin tonë do të vijnë disa pajisje që do të bëjnë kontrollin e territorit për lëndë plasëse apo eksplozivë. Këto pajisje të teknologjisë së lartë mësohet se, do të vijnë nga një vend mik i Shqipërisë dhe do të jenë një mjet shumë i mirë për të parandaluar krimet e rënda.
-
Tahiri: Hetimet nuk janë çuar në
2 Nëntor 2014, 07:20
fund nga drejtuesit e mëparshëm!Vrasjet e bujshme të ndodhura vitet e fundit nuk janë hetuar deri në fund nga policia dhe drejtuesit e saj që ishin më parë. Këtu bëhet fjalë për disa prej krimeve të rënda, si ajo e vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, ekzekutimin me eksploziv të gjyqtarit, Skerdilajd Konomi, vrasjeneKomunës së Tërthores në Kukës, Remzi Veseli dhe disa krime të tjera që ende nuk kanë autorë.
-
Arratisja e Peqinit, jo e para për
1 Nëntor 2014, 22:32
Marashin,Gurin e vëllezërit TafiliPër Fran Marashin, Gëzim Guri dhe vëllezërit Admir e Genc Tafili kjo nuk ishte tentativa e parë e arratisjes. Madje së bashku tre prej tyre ia kanë arritur që të dalin nga Burgu i Drenovës, megjithëse u kapën 1 ditë më pas. Në total këta 4 të dënuar kanë tentuar 13 herë të tjera të arratisen, por janë rikapur sërish nga policia.
-
Arratisja nga Burgu i Drenovës në
1 Nëntor 2014, 21:59
2013-ën, ngjarja hapa pas hapiShtatë të burgosur u arratisën më 23 Nëntor të vitit të kaluar me një stil të ngjashëm me planet spektakolare të bandave të organizuara. Admir Tafili, i akuzuar për disa vrasje, i mësuar tashmë me arrati apo ikje me lejë speciale dhe Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lula dhe Artur Gora u arratisën mbrëmjen e 23 nëntorit 2013 nga burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës.
-
Pas Drenovës, të burgosurit
1 Nëntor 2014, 20:33
tentojnë arratisjen nga PeqiniKur ende s'ka kaluar nje vit nga arratisja e Drenoves, 3 personazhe te asaj historie dhe nje i denuar me 25 vjet kane tentuar serish te lene qelite e burgut te Peqinit, por plani i tyre është parandaluar nga SHKB I drejtorise se Burgjeve dhe Prokuroria Elbasan. Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Gurin në Nëntor 2013 u arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, ndersa planit te Peqinit iu bashkua edhe edhe Genc Tafili, vellai i Admirit. Arrestohen 5 punonjës të burgut të Peqinit dhe nje shkodran qe do ndihmonte nga jashte ne kryerjen e planit te arratisjes.
VIDEO
Ngjarja në Drenovë, Tafili: Unë organizova arratisjen -
Dita V e aksionit për energjinë
1 Nëntor 2014, 20:05
17 në pranga...12 biznesmenë!17 persona janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme deri në orën 19:30 për lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se 12 janë pronarë biznesesh, 3 janë punonjës të kompanisë energjetike OSHEE.
VIDEO -
Presheva mban “peng” vizitën
1 Nëntor 2014, 17:43
e Ramës, Daçiç:Po e diskutojmëMes Serbisë dhe Shqipërisë ka ende mos marrëveshje sa i përket vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një konferencë për shtyp ka thënë se ende nuk është kopsitur vizita e shefit të qeverisë shqiptare pasi mes dy vendeve ka mosmarrëveshje sa i përket axhendës.
VIDEO
Braho: Nder për Vuçiç të shoqërojë Ramën në Preshevë
Shtyhet vizita e Ramës në Serbi, takimi me Vuçiç më 10 Nëntor