Kronikë
-
Me urdhër të kryepolicit Artan Didi, efektivët e policisë së Tiranës kanë kaluar në gadishmëri të plotë. Vendimi është marrë gjatë ditës së djeshme, pas një seri atentatesh me tritol në Tiranë, ku në dy raste ka qenë objekt i sulmit dhe vetë familja e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. 13 Shkurt 2015, 08:19
-
Arrestohet pronari i telefonit i
13 Shkurt 2015, 10:15
tritolit tek "Muhamet Gjollesha"Policia e Tiranës ka vënë në pranga Emirjon Gjuta 26 vjeç, banues në Kamëz, i cili rezulton të jetë pronari i telefonit celular në bombën me tritol të zbuluar dhe sekuestruar pranë stacionit të autobuzit në rrugën ”Muhamet Gjollesha”, vendin ku parkonte automjetin babai i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë marrjes në pyetje nga ana e hetuesve ai ka mohuar të ketë lidhje me shpërthimet me tritol. Ai është shprehur se telefoni është i tij, por atë e ka shitur para ca ditësh, ndërsa nga ana tjetër nuk ka pranuar të tregojë personin se kush e ka blerë.
FOTO
VIDEO
Atentatet me tritol në kryeqytet, ARKIVA -
Autorët provuan kartën SIM
13 Shkurt 2015, 00:26
para se ta vendosnin në tritolNë kartën telefonike të sekuestruar nga policia e Tiranës e cila ishte bashkangjitur me tritol C4 dhe vendosur pranë stacionit të autobuzit në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është zbuluar një thirrje e dytë, disa ditë para se karta të zbulohej dhe administrohej në dosje nga prokuroria.
-
Azilkërkuesit shqiptarë e kosovarë
12 Shkurt 2015, 22:49
Gjermania: Janë vende të sigurtaMinistrat e Brendshëm të landeve gjermane do të diskutojnë të premten për azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Kërkohet ndryshimi i ligjit për vendet e sigurta, por kanë nisur që tani masat e para.
-
Shkodër, ambasadori i zvicrës
12 Shkurt 2015, 22:37
shokohet nga rezultatet e ujësjellësitAmbasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf ka mbetur i shokuar dhe është mërzitur kur dëgjoi se ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime qytet në Shkodër ka shifra të larta sa i përket nivelit të humbjeve në rrjetin furnizues, faturimet e ulëta për ujin që shpenzohet nga qytetarët, mbulimin jo 100% të kostove apo edhe rënien e prodhimit të ujit me 12% të kësaj ndërmarrje për vitin 2014.
-
Traktet për veprime të dhunshme
12 Shkurt 2015, 22:28
në Vlorë, Prokuroria nis hetimetTraktet antiqeveritare të shpërndara dy ditë më parë në qytetin e Vlorës janë bërë objekt hetimi, i cili tashmë po verifikohet me imtësi nga prokuroria e Vlorës. Ka qënë prokurori Ramadan Troci ai që ka nisur hetimet për këtë pjesë, duke proceduar për akuzën e “Thirjes publike për veprime të dhunshme”.
-
Parkimet me pagesë, Këshilli
12 Shkurt 2015, 21:27
Bashkiak Tiranë shtyn votiminKëshilli Bashkiak Tiranë ka shtyrë vendimmarrjen për të dhënë ose jo me koncesion, 7400 njësi parkimi pjesa më e madhe parkimet anësore të rrugëve. Shtyrja erdhi me kërkesë të këshilltarëve të majtë që kërkuan më shumë detaje nga kjo nismë e propozuar nga Bashkia.
VIDEO -
Prishja e Kishës, Balla- PD: Pse
12 Shkurt 2015, 19:11
e mbroni Nishanin, pse s'flisni?Deputeti socialist Taulant Balla ka ngritur në Kuvend shqetësimin e Kishës Katolike Shën Piu X në Elbasan që rrezikon të prishet, pasi Gjykata e Lartë, ka vendosur që truallin në të cilin ajo është ndërtuar t’ia kalojë familjes së bashkëshortes së Presidentit Bujar Nishani.
VIDEO
Prishja e kishës në Elbasan për t'i kthyer tokën Odeta Nishanit! -
U rrëmbye nga katër persona
12 Shkurt 2015, 10:51
vijojnë kërkimet për Enver StafukënSipas Policisw sw Durrësit prej tre ditësh vijojnë kërkimet në të gjithë zonën mes Durrësit dhe Krujës, ndërsa janë shoqëruar gjatë këtyre ditëve më shumë se 20 persona nën cilësinë e individëve që mund të kenë dijeni për ngjarjen
-
'Epidemi' eksplozivi në Tiranë, 1
12 Shkurt 2015, 10:09
kg tritol në biçikletë,çaktivizohet
VD/Pako në rrugë,alarm fals për tritolNjë bombë me 1 kilogramë lëndë eksplozive të llojit tritol u çaktivizua nga policia rreth orës 04:50, duke parandaluar një tjetër akt terrorist në Tiranë. Lënda eksplozive, u gjet në koshin e një biçiklete të vendosur para pallatit nr. 27 pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”. Veç tritolit, në biçikletë ishin vendosur dhe gjysmë kilogrami gozhdë dhe një shishe bombë molotov me benzinë.Gjendet karta SIM dhe shenja gishtërinjsh
VIDEO
FOTO - Vendi ku u gjet bicikleta me rreth 1 kg tritol mbi të -
Jetesa në barakë çon drejt vdekjes
12 Shkurt 2015, 18:07
7-vjeçaren, humb jetën nga i ftohtiNjë 7-vjeçare e cila jetonte bashkë me familjen e saj në një barakë në fshatin Shullaz të Kurbinit ka gjetur vdekjen në Pediatrinë e Tiranës 2 javë më parë nga pneumonia. Babai i 7-vjeçares së mitur Sadik Jahja mes lotësh në sy tregon ngjarjen "vajzës nuk iu dha mjekimi i duhur në Laç. I kontaktuar nga A1 Report Drejtori i Spitalit të Laçit tha se vajza kishte shkuar në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
VIDEO -
Tentoi të arratiset nga makina e
12 Shkurt 2015, 18:02
policisë, kapet sërish 29 vjeçariNjë 29-vjeçar i cili ishte arrestuar nga patrulla e policisë dhe po dërgohej për në komisariat ka tentuar të arratiset duke dalë nga makina e policisë me targë 2227 në momentin që ajo kishte ndaluar për të respektuar semaforin në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat.
-
Zamir Dedei drejtor i Agjencisë
12 Shkurt 2015, 17:48
Kombëtare të Zonave të MbrojturaZamir Dedei është caktuar drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama i cili ka miratuar zgjedhjen e Dedeit në krye të këtij institucioni të sapoformuar.
-
10 plan bizneset më të mira ndihme
12 Shkurt 2015, 17:35
nga Bashkia për të hapur një biznesNjë projekt pilot i zhvilluar nga Bashkia e Tiranës dhe i mbështetur nga Komisioni Europian u ka dhënë mundësi 160 të rinjve e të rejave të trajnohen në qendrat sociale të bashkisë së Tiranës. Ky trajnim ka për qëllim aftësimin e tyre për të gjetur një vend pune dhe për të hapur bizneset e tyre sociale
-
Mbetjet, Oljana Ifti:Kush ndot më
12 Shkurt 2015, 17:45
tepër ambientin, paguan më shumëTë gjitha lanfillet ekzistuese për menaxhimin e mbetjeve do të mbyllen për t’u ndërtuar disa të tjera rajonale, ndërkohë që parashikohet rritje tarife për subjektet që ndotin më shumë. Këto ishin pjesë e diskutimeve në mbledhjen e parë të komitetit të menaxhimin e integruar të mbetjeve nga Ministria e Mjedisit.
VIDEO -
Matësat inteligjente, Rama-Nemat:
12 Shkurt 2015, 17:28
Do të shohim ku jemi me energjineGjatë një konference të përbashkët për mediat me përfaqësuesen e “Deutsche Telecom” , Klaudia Nemat, kryeministri Rama tha se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të parë mundësitë tona se sa jemi të gatshëm për të hyrë në një proces të ri teknologjik.
VIDEO
Matësat inteligjentë, Rama: Projekti me Deutsche Telekom -
Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve:
12 Shkurt 2015, 17:28
Të dënohen e denoncohen abuzimetAgjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve duke marrë shkas nga rastet e bëra publike mbi abuzimin seksual ndaj fëmijëve nxit reagimin e publikut jo vetëm për dënimin dhe denoncimin e rasteve të tilla, por edhe për të mbrojtur viktimat dhe për të parandaluar viktimizimin e mëtejshëm të fëmijëve që kanë pësuar një abuzim të tillë.
-
Transporti urban, Fatos Vrapi
12 Shkurt 2015, 17:22
Këshilli bashkiak sot të miratojë tarifat.Sipas Vrapit Këshilli bashkiak nuk duhet të bëjë presione e kërcënime pasi kjo shoqatë është biznes dhe nuk do të përfshihet me politikën po aktualisht ndodhet mes dy zjarreve
-
Berat,e operuan për tumor i harrojnë
12 Shkurt 2015, 17:20
fashot, 56-vjeçarja denoncon mjekët56 vjecarja nga Berati u operua pas dyshimeve per tumor në miter dhe 2 ditë me pas gjendja shëndetësore u përkeqësua. Bukurie Ardita rrëfen për A1Report historinë e saj që nisi në Onkologjik në 2012-tën dhe përfundoi në spitalin Italian në Pistola. Ajo kërkon dëmshpërblim dhe falje publike nga mjekët e Onkologjikut të cilët e operuan dy herë dhe i shkatërruan shëndetin.
-
Kosova: Në treg shiten barna të
12 Shkurt 2015, 16:52
falsifikuara, Beqaj: Mbaj pergjegjesiHalim Kosova ka deklaruar në seancën e sotme plenare se në treg ka barna të falsifikuara dhe i ka kërkuar qeverisë të verifikojë këto dyshime ndersa Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, tha se çdo akuzë mund të çohet në prokurori.