Kronikë
-
Rreth 45 fotografi të fotografit frances Zhak Gajard janë ekspozuar në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Arsimit në Korcë. Në këto foto të cilat ekspozohen për herë të parë në Shqipëri, paraqitet jeta e përditshme e shqiptarëve në vitet 1975. 26 Gusht 2014, 21:15
-
Vlorë, dyndje turistësh në Muzeun
26 Gusht 2014, 21:04
e Pavarësisë, rriten të ardhuratNjë numër i lartë vizitorësh të cilët kanë zgjedhur të pushojnë këtë sezon veror në ujërat e bregdetit të Vlorës, nuk kanë lënë jashtë planeve të tyre edhe një vizitë në Muzeun e Pavarësisë. Vizitorët janë kryesisht nga diaspora, pjesa më e madhe nga kosova dhe maqedonia, por edhe turistë të huaj.
-
Humb kontrollin makina, vdesin
26 Gusht 2014, 19:46
2 turiste polake,plagosen 2 të tjerëGJIROKASTER/ Një aksident me pasojë vdekjen e dy turistevepolake ka ndodhur rreth orës 19:00 sot në aksin Kakavijë-Gjirokastër. Sipas policisë së Gjirokastrës ngjarja ka ndodhur në fshatin Sofratikë dhe viktimat janë një turiste polake Magdalena Maria Furtak 32 vjeç si dhe Monika Liszka 36 vjeç. Për pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një djalë 9 vjeç, po turist polak, si dhe drejtuesi i mjetit, shqiptari Hajredin Qyshka 63 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
FOTO
VIDEO -
Ndërtimet pa leje, 39 persona në
26 Gusht 2014, 22:02
gjithë vendin procedohen penalishtRreth 24 orë pas bërjes publike të nismës së Ministrisë së Brendshme për ndërtimet pa leje në vend, kanë ardhur edhe goditjet e para ku janë proceduar penalisht 39 persona.
-
Atentat 26-vjeçarit në epiqendrën
26 Gusht 2014, 19:27
e kanabisit, në kërkim autorëtPolicia e Vlorës ka gjetur mbrëmjen e sotme trupin e pa jetë të një personi në zonën e Lapardhas, e njohur si një epiqendër e kultivimit të kanabisit në Vlorë. Dyshohet se viktima bashkë me 2 persona të tjerë ishin në malin Shashicë, ndërsa u ndesh në rrugë me 3 persona të tjerë të panjohur. Këta të fundit të armatosur me armë kallashnikov kanë qëlluar drejt 26-vjeçarit dhe më pas janë larguar.
-
Qëlloi policinë në Lazarat, arrest
26 Gusht 2014, 18:49
me burg për të riun Juxhin BociaKa dalë për të dytën herë para gjykatës me akuzën goditje me armë të policisë për shkak të detyrës, por këtë herë nuk ka mundur të fitojë lirinë por do të mbetet në burg. Polica e Gjirokastrës ka gjetur në celular të riut një vidio ky ai sëbashku me A. Alikon gjuanin me mitraloz 12.7 ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis në Lazarat. VIDEO
-
Shkodër, kryepolici Nexhi:Arrestohet
26 Gusht 2014, 18:25
i dyti i sulmeve ndaj helikopterëveDrejtori i Policisë së qarku Shkodër Shaban Nexhi ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, lidhur me detajet e reja për aksionin antikanabis në Malësinë e Dukagjinit.
VIDEO -
Qytetarët denoncojnë ndërtimet
26 Gusht 2014, 16:57
pa leje, policia nis 10 procedimeTIRANE- Qytetarët e Tiranës kanë qënë vetë ata që kanë denoncuar ndërtimet pa leje në kryeqytet. Sipas policisë gjatë ditës në 10 raste qytetarët kanë sinjalizuar mbi ndërtime të paligjshme në Tiranë.
-
Aksioni në Malësinë e Madhe,
26 Gusht 2014, 15:41
bllokohen 623 m3 lëndë drusorePas një aksioni të suksesshëm Inspektoriatit Shteteror të Mjedisit ka sekuestruar 623 m3 lende drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në aksionin e zhvilluar në Malësinë e Madhe gjithashtu Inspektoriati i Mjedisit ndaloi një dëm prej 22 ha zonë pyjore dhe sekuestroi 83 kamione me lëndë drusore.
-
Durrës,rinisin punimet në sheshin
26 Gusht 2014, 14:54
'liria' projekti parashikon zgjerimiPas 3 vjetësh ndërprerje ka nisur faza e dytë e punimeve për rikulifikimin e sheshit “ liria’ në qendër të qytetit të Durrësit. Punimet për fazën e dytë të këtij projekti parashikohet që të zgjasin 6 muaj dhe gjatë kësaj periudhe sheshi" Liria" do të jetë i mbyllur si për qarkullimin e automjeteve, ashtu edhe për kalimtarët.
VIDEO -
HEC-i i Banjës, firma turke pranon
26 Gusht 2014, 13:36
kërkesat e punëtorëve shqiptarëKompania turke ka pranuar kushtet e vendosura nga sindikata. Kështu sipas kushteve kompania pranon të nënshkruajë kontratën kolektive dhe të zbatojë orarin zyrtar të punës. Gjithashtu pranohet pagesa e orëve shtesë dhe e ditëve të pushimit.
HEC i Banjes,protesta e punëtorëve reagon firma:Në punë ose shkarkim! -
Përleshen fizikisht deputetët
26 Gusht 2014, 13:27
shqiptarë në Kuvendin maqedonasNjë përleshje fizike ka ndodhur mes dy deputetëve me etni shqiptare në sallën e Parlamentit të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonase konflikti ka shpërthyer midis midis deputetit të BDI-së, Talat Xhaferri dhe deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi.
VIDEO -
Përplasen dy automjete në
26 Gusht 2014, 13:27
aksin Vlorë-Orikum, 4 të plagosuKatër persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin Vlorë-Orikum km 9, ku një "Volsvagen" passat me targa AA360AD është përplasur me një mjet tip "Benz" me targa VL1766 D.
FOTO
VIDEO -
Sot ditëlindja e Nënë Terezës
26 Gusht 2014, 13:00
Berisha: Shqiptarja më e shquaMë 26 gusht të vitit 1910 në qytetin e Shkupit lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur më pas në të gjithë botën si Nënë Tereza. Ajo ishte një humaniste e njohur shqiptare duke fituar edhe një çmim Nobel për Paqen në vitin 1979. Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator të vitit 1997.
-
Ndërtimet pa leje, policia procedon
26 Gusht 2014, 13:09
penalisht 7 persona në gjithë vendinStrukturat e Policisë së Shtetit, gjatë ditës së djeshme, në kuadër të masave për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, kanë proceduar 7 persona për ndërtime të paligjshme.
-
Konferenca e Berlinit, Rama:Rajoni
26 Gusht 2014, 12:24
mbështetje për “Korridorin e Kaltër"Kroacia, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova do të mbështesin projektin e “Korridorit të Kaltër” në Konferenca e Berlinit. Këtë qëndrim e ka bërë të ditur Rama gjatë takimit në Dubrovnik me homologët e tij, atë kroat, malazez dhe atë të Bosnjë Hercegovinës
-
Kodheli takim me pilotët që u sulmuan
26 Gusht 2014, 12:17
në aksionin antikanabis: Krenarë për juMinistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar sot një takim me pilotët e helikopterëve që u sulmuan me armë gjatë aksionit antikanabis të policisë në Dukagjin. Duke i shprehur falënderime për punën e bërë në këtë çështje, ministrja Kodheli u shpreh se “Jo vetëm FA, por gjithë shqiptarët janë krenarë për ju”.
VIDEO -
Tahiri: Para ligjit çdokush që
26 Gusht 2014, 12:09
bëhet pjesë e ndërtimeve pa lejeJo vetëm ata që ndërtojnë pa leje, por edhe të gjithë ata persona që përfshihen në një aktivitet të tillë do të përballen me ligjin. Çdo punëtor, mbikëqyrës kantieri, si dhe çdo mjet që vihet në funksion të kësaj veprimtarie për transport të materialeve të ndryshme do të procedohet penalisht dhe do të dalë para drejtësisë për bashkëpunim në këtë vepër penale. Këtë e ka shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, duke ritheksuar se “të ndërtosh pa leje është krim”.
VIDEO
Rama: Shkrihet INUK brenda 30 ditësh, kompetencat i merr MB
Ndërtimet pa leje, për 5 vite një proces gjyqësor në Tiranë -
Kurbin, arrestohet kryeplaku i
26 Gusht 2014, 11:18
Skuraj, pezullohet kryeinspektoriNjë tjetër drejtues vendor ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi nuk kallëzoi mbjelljen e kanabisit. 41-vjeçari Marjan Gega, me detyrë kryeplak i fshatit Skuraj, në Kurbin, është ndaluar pasi nuk ka denoncuar sipas ligjit mbjelljen e bimëve narkotike.Gjithashtu lidhur me këtë rast është proceduar nga detyra dhe punonjësi i policisë së Komisariatit të Kurbinit Haxhi Hoxha.
VIDEO -
Vizita e Papës, INUK prish disa
26 Gusht 2014, 10:52
objekte te sheshi 'Nënë Tereza'Përgatitja për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë ka vënë në lëvizje edhe Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Ky institucion ka nisur paraditen e sotme një aksion te Sheshi Nënë Tereza, ku do të prishen disa objekte të ndërtuara pranë Korpusit të Univerisitetit, por edhe objekte përreth Politeknikut. Operacioni drejtohet nga kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti.
VIDEO