Kronikë
-
Mëngjesin e kësaj të premteje 40-vjeçarja Prena Marku ka gjetur vdekjen, ndërsa mbesa e saj 18-vjeçare Rezarta Marku është plagosur… dhe kjo nga pakujdesia e bashkëshortit të 40-vjeçares. Teksa pastronte armën e gjahut plumbi i ka marrë jetën gruas dhe ka plagosur mbesën, çka nuk është përballuar dot prej tij. 52-vjeçari Ndue Bisaku pas kësaj ngjarjeje tragjike ka tentuar të vrasë veten me thikë.
VIDEO 13 Qershor 2014, 09:46
-
Shoqërohet për grabitjen e Fushë
13 Qershor 2014, 09:27
Krujës...dhe kapet "mat" për 1 tjetëPolicia e Durrësit shoqëroi në komisariat 6 persona, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte autor i grabitjes së një tjetër pike skrapi në Laç të ndodhur më datë 16 Maj 2014. U arrestua Dritan Pula 39 vjeç.
-
Laç, kreu i PD merr pjesë në
13 Qershor 2014, 02:52
pelegrinazh, tek kisha e Shna NdoutKreu i partisë demokratike Lulzim Basha, merr pjesë në pelegrinazhin e mbajtur te Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Basha se bashku me deputetet Aldo Bumçi dhe Mhill Fufi, janë ngjitur duke përshkuar në këmbë kodrën ku ndodhet kisha.
-
VIDEOLAJM/ ”Përleshje e
12 Qershor 2014, 20:34
dhunshme” mes femrash në TiranëNjë grup femrash që përleshën me njëra-tjetrën, duken në një video që po qarkullon në rrjetet sociale. Videoja ku femrat përleshen dhunshëm me njëra-tjetrën thuhet se është xhiruar në Tiranë.
VIDEO -
Teknologjia në bujqësi, Gaiani:
12 Qershor 2014, 19:32
Mundësitë i keni,ne do ju ndihmojmëItalia do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar bujqësinë vendase në zhvillimin e sektorit përsa i përket rinovimit të teknologjisë dhe mekanikës bujqësore, si dhe tokave të përdorshme për të. Këtë deklaratë e dha ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani në takimin e tij me ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, në konferencën kombëtare “Për një bujqësi konkurruese”.
VIDEO -
Prokuroria sekuestron në Gjadër
12 Qershor 2014, 17:44
avionin e diplomatit austriakProkuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në Gjadër avionin e një diplomati austriak, pasi dyshon se do përdorej për trafik droge. Në lidhje me këtë ngjarje është marrë një pyetje diplomati të ambasadës austriake në Tiranë, dhe një inxhinier, i cili ka ndërtuar me pjesë avionin.
-
Ekstradohet nga Greqia 47-vjeçari
12 Qershor 2014, 16:21
i dënuar për favorizim prostitucioniNjë 47-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar dje nga Athina në Tiranë. Arrestimi dhe ekstradimi i Romeo Gjinit të dënuar për “Favorizim prostitucioni” u mundësua nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Athina.
-
Avioni i Divjakës,Prokuroria i kërkon
12 Qershor 2014, 16:04
ndihmë ushtrisë ta heqë nga plazhiPas 32 ditëve të rënies së avionit të drogës në plazhin e Divjakës janë angazhuar plot 192 policë për ruajtjen e tij, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën e Ushtrisë për lëvizjen nga plazhi të avionit në cilësinë e provës material drejt një baze ushtarake. Ende nuk ka një vendim se si do lëvizet avioni, ndërsa gjatësia e krahëve të tij që arrin në 10 metra e vështirëson heqjen e tij në rrugë tokësore.
VIDEO -
Operatorët turistikë: Ka informalitet
12 Qershor 2014, 15:54
Briseida Shehaj: Shlyeni detyrimetBiznesi informal, i paregjistruar në organet tatimore, po dëmton rëndë biznesin e ligjshëm që operon në zonat turistike. Ka qenë ky shqetësimi kryesor që kanë ngritur operatorët turistikë në Durrës. Drejtoresha e përgjithshme e Tatim-Taksave Briseida Shehaj, kërkoi bashkëpunimin e bizneseve në shlyerjen e detyrimeve.
VIDEO -
Fushë-Krujë, 4 persona grabisin me
12 Qershor 2014, 14:18
armë një firmë skrapi pa të lëndua4 persona të maskuar kanë grabitur një pikë të mbledhjes së skrapit në qytetin e Fushë-Krujës. Grabitësit nën kërcënimin e armëve çarmatosën rojet dhe morën një sasi parash.
-
Kolumbiani në Tiranë, ndërmjetës i
12 Qershor 2014, 14:13
pagesës për kokainën e Malit të ZiKolumbiani i arrestuar dy ditë më parë në Rinas, rezulton i dyshuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda si personi që do ndërmjetësonte pagesën e 250 kg kokainë të sekuestruar pak ditë më parë në Mal të Zi. Cesar Augusto Luiz Triana, ka thënë se në Shqipëri ndodhej për turizëm, ndërsa aktualisht po verifikohet periduha prej 23 ditë qëndrimi që ai ka bërë në Shqipëri e kryesisht duke qëndruan në periferi të Tiranës në një banesë me qira.
VIDEO -
Mirditë, banorët kundër ndërtimit të
12 Qershor 2014, 13:19
HEC, policia procedon 4 protestuesMIRDITE/ Banorët e Qafë-Mollës në Mirditë i rikthehen sërish protestave kundër ndërtimit të HEC-it në këtë fshat. Banorët nuk kanë lejuar punonjësit e firmës turke 'Ajenas Energy' të vijojnë punën e tyre, teksa shtojnë se nuk janë shpronësuar ende për tokën.
VIDEO -
Rumbold: Përmirësim sistemit të
12 Qershor 2014, 13:13
drejtësisë siç kërkojnë raportet e KEPërfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shqipëri Clive Rumbold, duke vënë theksin tek sistemi i drejtësisë, tha se BE i kushton një rëndësi të veçantë gjyqësorit dhe se është e gatshme të ofrojë mbështetjen për përmirësimin e këtij sistemi.
VIDEO -
Fier, përmbarimi kërkon t'i nxjerrë
12 Qershor 2014, 11:14
nga banesa, familjarët: Vetëdigjemi!Dy familje në lagjen 15 Dhjetori në qytetin e Fierit janë përplasur me përmbarimin, i cili ka tentuar ti nxjerrë nga banesa. Familja e Eduart dhe Albert Shehaj, deklarojnë se do të vetëdigjen nëse i nxjerrin nga banesa.
VIDEO -
Tramvaji, eksperti: S'ka kuptim
12 Qershor 2014, 11:31
do kushtojë sa Rruga e KombitINTERVISTE/ Pas bërjes publike të kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha të projektit të tramit të linjës Kombinat-Kinostudio, gazeta Shekulli, ka marrë në intervistë ekspertin për çështjen e transportit publik, Sabedin Çeliku, i cili është shprehur se ky projekt është i paarsyeshëm për Shqipërinë, duke shtuar se 9 km tramvaj do t’i kushtojnë vendit 120-155 milionë euro.
-
Vila e baronit të drogës Gëzim
12 Qershor 2014, 19:10
Çela...edhe laborator kokaine!!!Gëzim Çela, ish-shefi i policisë i cilësuar nga mediat italiane si “baroni i drogës” e kishte shndërruar vila në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, pamjet e të cilit i siguron "A1 Report". Gjithcka u zbulua pas arrestimit të një korrieri në Morinë me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë. Jane sekuestruar edhe 18 kg heroine dhe 100 kg hashash, armet dhe nje BMW te blinduara. Nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg kokaina, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.
VIDEO /FOTO
Gezim Cela u kap ne Rinas ne Shtator te 2012-es -
Hakmerret ndaj ish-partnerit duke i
12 Qershor 2014, 10:35
vënë eksploziv, pranga 2 personaveSARANDE/ Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, pasi janë të dyshuar se kanë vendosur eksploziv në një makinë. Në pranga kanë përfunduar Gëzime L. 22 vjeç dhe Denis Shemi.
-
Frroku-prokurorit: S'më implikoni
12 Qershor 2014, 10:12
dot në vrasjen e komisarit LamajDuke replikuar me prokurorin Anton Martini, Arben Frroku i cili është personi i dyshuar për vrasjen e kryepolicit të Kombinatit Dritan Lamaj deklaron se edhe 5 mijë dëshmitarë të sjellë prokuroria nuk e implikojnë dot me vrasjen e Lamajt. Në seancë ka dëshmuar dhe ish-shefi i Krimeve të Kombinatit, i kërcënuar me mesazh pak orë pas vrasjes së Lamajt një vit më parë dhe thotë se është drejtësia që duhet ta zgjidhë.
VIDEO
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com) -
Kapen 22 klandestinë e 3 shqiptarë
12 Qershor 2014, 10:14
merrnin 2 mijë euro për kalim kufiriVLORE/ Policia e Vlorës ka vënë në pranga 22 klandestinë, në dy operacione antitrafik, si dhe janë vënë në pranga 3 shtetasit shqiptarë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
-
Skandal tek policia, efektivët
12 Qershor 2014, 10:00
vjedhin provat e sekuestruaraSkandal në vjedhjen e provave materiale dhe sendeve personale në ambientet e komisariateve në Tiranë. Motorë, automjete, portofolë me para e deri tek armët e zjarrit të sekuestruara si prova materiale, janë zhdukur nga ambientet e komisariateve të kryeqytetit, duke bërë që vetë komisariatet të kthehen në “vatra” krimi. Zhduket motori nga rajoni 6, gjykata ia ktheu të zotit...SHKB e Prokuroria nisin hetimet.