Kronikë
-
Bëhen publike emërimet e para të bëra në bazë të strukturës së re të Policisë së Shtetit që ka hyrë në fuqi dy ditë më parë në 10 qershor. 12 Qershor 2014, 01:39
-
Kolumbiani në Tiranë, dyshimi
12 Qershor 2014, 09:20
se erdhi për lekët e kokainësKa rënë në pranga në Rinas, kolumbiani i cili dyshohet se, është i lidhur me trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, e kapur pak ditë më parë në Malin e Zi. Edhe në Shqipëri në magazinat e firmës "Rrapo" u ushtruan kontrolle dhe hetime, por policia dhe doganat nuk gjetën ndonjë gjë që mund të lidhte këtë biznes me tragikun e drogës.
-
Plaçkitet shtëpia e ish drejtorit të
12 Qershor 2014, 09:19
Arsimit Burrel, e dyta në 2 muajPlaçkitet për herë të dytë shtëpia e ish-drejtorit të Arsimit në Burrel, Gani Ahmeti.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa në banesë nuk kishte asnjë pjestarë të familjes. Shtëpia e ish-drejtorit të Arsimit është grabitur edhe dy muaj më parë.
-
Tepelenë, digjen rreth 11 900 fidanë
12 Qershor 2014, 08:30
kanabis në zona të thella të fshatraveRreth 11 mijë e 900 fidanë kanabis Sativa janë asgjësuar në fshatin Progonat të komunës së Kurveleshit.Operacioni i koduar “Drimua” angazhoi mbi 100 forca të policisë , të nisur nga Policia e Shtetit prej një muaji në të gjithë vendin.
VIDEO -
Itali, masakroi për vdekje 3 vajzat
11 Qershor 2014, 23:59
Edlira tenton vetëvrasjen në qeliEdlira Dobrushi, 37-vjeçarja nga Shqipëria, ka tentuar të mbysë veten në qelinë ku dhe vuante dënimin. Shtetasja shqiptare u shpëtua nga roja i sigurisë së burgut pasi kishte vënë re diçka të çuditshme në qelinë e saj.
VIDEO -
Arrestohet polici, i kërkoi 500 mijë
11 Qershor 2014, 23:05
lekë qytetarit, në këmbim të gjobësSHKODER/ Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Shkodrës, në bashkëpunim me SHKB-në kanë arrestuar në flagrancë sot në mbrëmje, pas nje hetimi disa-ditor një oficer të Policisë gjyqësore pranë Sektorit te Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.
-
Territorialja, banorët e Memaliajit
11 Qershor 2014, 22:46
protestojnë: Jo pjesë e TepelenësBanorët e Memaliajit duket se nuk e kanë pritur mirë ndarjen e re administrative që parashikohet në reformën territoriale. Ata kanë protestuar kundër kësaj ndarjeje, e cila e bashkon Memaliajin me Tepelenën.
-
Motorçikleta përplaset me shtyllën
11 Qershor 2014, 22:16
vdes 30 vjeçari, plagoset rëndë nipiNjë i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Hoten në komunën e Bushatit në Shkodër. Përplasja e motorçikletës me shtyllën e energjisë elektrike ka rezultuar fatale për 30 vjeçarin Ndoj Pjetri që ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nipi i tij 12 vjeçar është plagosur rëndë.
-
Fotolajm/Projekti i USAID, Arvizu
11 Qershor 2014, 21:30
shpërndan dhi alpine në Zall-BastaAmbasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu u ka shpërndarë sot 20 dhi alpine, disa familjeve në komunën Zall-Bastar.
-
Mirditë,Babai tenton të vrasë
11 Qershor 2014, 20:16
me thikë djalin...për pronat!Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku babai ka tentuar të vrasë me thikë djalin e tij pas një sherri. Policia ka bërë të ditur se, 70-vjeçari Gjin Gjeka ka tentuar të vrasë me thikë djalin e tij 46-vjeçar pas një konflikti për pronat
-
Ohër-Prespë merret nën mbrojtjen
11 Qershor 2014, 18:02
e UNESCO, Koka: Rriten detyrimetKëshilli Ndërkombëtar i Koordinimit “Njeriu dhe Biosfera” (MaB) i UNESCO-s ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë për njohjen e ekosistemit Ohër – Prespë, Rezervë Ndërkufitare Biosferë.
-
Implementohet struktura e re
11 Qershor 2014, 02:23
e policisë, ja lëvizjet e bëraPërfundon implementimi i strukturës së Policisë së Shtetit. E nisur në datën 5 maj të këtij viti, pas firmosjes nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, dje janë bërë edhe lëvizjet e fundit të oficerëve të lartë apo të rangjeve të tjera.
-
U hodh nga kati 16, përcillet në
11 Qershor 2014, 16:48
banesën e fundit studentja 23-vjeçareËshtë përcjellë për në banesën e fundit studentja 23-vjeçare e cila i dha fund jetës një ditë më parë në kryeqytet, teksa u hodh nga kati i 16-të i një bar kafeje në godinën e “Sky tower”. Hetimet për ngjarjen janë ende të hapura, ndërsa nga të paktat dëshmi të marra nga grupi hetimor rezulton se e reja ka shkuar e vetme në barin që ndodhet në katin e fundit të godinës “Sky tower”, e pasi ka qëndruar për pak çaste, ka lënë çantën e celularin në tavolinë dhe është hedhur në pak sekonda duke kaluar rrjetën mbrojtëse.
Studentja e Financës vetëhidhet nga kati i 17 -
Ndryshon kreu i Krimeve të Rënda
11 Qershor 2014, 16:13
të Tiranës, si dhe në 6 komisariateTIRANE/ Ditën e sotme, janë ndryshuar drejtuesit e Policisë Kriminale të Tiranës si dhe drejtuesit e rinj të Krimeve të Rënda në 6 komisariate të kryeqytetit. Kështu Edvin Ndreu është emëruar Shef i Krimeve të Rënda për Tiranën, ndërsa Artur Shira është emëruar Shef i Antiterrorit në kryeqytet.
Lirohen nga detyra 4 ish-drejtues në Policinë e Shtetit, me urdhër të Didit
Lëvizje në polici, Alban Ahmeti në krye të Forcave Operacionale
Implementohet struktura e re e policisë, ja lëvizjet e bëra -
Fier, kthimi i emigrantëve, QKR:
11 Qershor 2014, 15:24
460 biznese të reja në 6 muajRritet numri i bizneseve të reja në qarkun e Fierit. Ky fakt konfirmohet nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit dega Fier, sipas së cilës gjatë këtij 6-mujori të parë të vitit janë hapur 460 biznese të reja, ndërsa janë mbyllur vetëm 80 subjekte tregtare.
-
Durrës, ndërron jetë aksidentalisht
11 Qershor 2014, 15:01
një punonjës i shkarkimit në portNjë punonjës i shkarkimit në portin e qytetit bregdetar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në thilloset e grurit duke u asfiksuar.
-
Mediat: “Karteli i Lazaratit”, drogë
11 Qershor 2014, 14:48
me çanta në Greqi, mushka 1000 €Mediat sjellin imazhe të kamerave termike të vendosura në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Në pamje duken lëvizjet e personave që kalojnë kufirin ilegalisht, ku sipas mediave në të shumtën e rasteve ndalohen nga polcia me canta shpine e mushka të ngarkuara me drogë. Mediat flasin për krijimin e kartelit të Lazratit, si dhe rritjen e cmimit të mushkave në 1000 euro.
-
Pusteci pushtohet nga karkalecat
11 Qershor 2014, 14:38
Min.Bujqësisë nis dezinsektiminKorçë/ Vërshimi i Karkalecit në komunën e Pustecit dhe alarmi i vazhdueshëm i banorëve, të cilët prej disa vitesh nuk mund të vjelin asnjë nga prodhimet e tyre kanë bërë që të vijë edhe reagimi i parë nga instancat përkatëse.
VIDEO -
Dezinsektimi jo vetëm në bregdet…
11 Qershor 2014, 14:05
Në Tiranë nis me KryeministrinëKryeministria këtë mëngjes është zgjuar ndryshe. Në mjediset rreth saj ka nisur puna e dezinsektimit kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera. Makina e pajisur me elementë dezinsektues i ka rënë rreth e për qark oborrit të kryeministrisë duke spërkatur pemët me lëngun kundër mushkonjave.
-
Zona muzeale,Bashkia Tiranë padit
11 Qershor 2014, 13:32
Qeverinë, Banorët: Duam pallateGjykata Kushtetuese merr në shqyrtimim ankimimin e bashkisë Tiranë, e cila kërkon shpalljen antikushtetuese të vendimit të qeverisë për shpalljen zonë muzeale të lagjes pranë Medresesë në administrim të minibashkisë 8. Protestojnë një përfaqësi e banorëve të kësaj lagjeje, të cilët kërkojnë të ndërtojnë pallate në atë zone.