Kronikë
-
"A1 Report" publikon pamjet e njërit prej personave të arrestuar si autori i dyshuar për trafikimin e 2.4 tonëve lëndë narkotike kanabis sativa në Durrës. (Në foto: Petrit Manhasa gjatë arrestimit nga policia) VIDEO 11 Prill 2014, 21:30
-
Mina me telekomandë e granata
11 Prill 2014, 21:14
pamjet e arrestimeve spektakolarePolicia e Shtetit sjell pamje të dy operacioneve të finalizuar një në Shkodër për arrestimin e një furnizuesi të grupeve kriminale me mina të telekomanduara, si dhe një në Korçë ku u bllokua një sasi e konsiderueshme lëndësh eksplozive. (Në foto: Arrestimi i Pjetër Babaj) VIDEO
-
Tiranë, SHKB arreston oficerin e
11 Prill 2014, 20:19
FNSH, kërcënonte gruan me armëArrestohet oficeri i FNSH-së, pasi ka kërcënuar se do të vrasë bashkëshorten. Ngjarja mësohet se ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa denoncimi ndaj Skënder Sallahut është bërë nga gruaja e tij.
-
Lazarat, jo më kanabis, trojet publike
11 Prill 2014, 19:42
do t'i kthehen shtetit brenda prillitTrojet publike të Lazaratit, do t’i rikthehen pushtetit vendor nga individët vendas apo të huaj, që i kanë përdorur deri tani për kultivim hashashi. Kryekomunari Dasho Aliko sëbashku me Zv.Drejtorin e Policisë Sokol Bizhga kanë lënë afat 20 prillin për rikthimin e tyre (Në foto: Bizhga në takimin me banorë të Lazaratit)
-
Vatikani konferencë ndaj trafikut
11 Prill 2014, 19:26
të njerëzve, Didi takon PapënDrejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka takuar Papa Fraçeskun në Vatikan, ku ishte i pranishëm në konferencën ndërkombëtare “Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore". (Në foto: Artan Didi gjatë takimit me Papën)
-
KLD shtyn ndëshkimin e pesë
11 Prill 2014, 19:21
gjyqtarëve, bëhen dy emërimeKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka shtyrë për ditën e martë marrjen e masave disiplinore për 5 gjyqtarë, të propozuara nga Ministria e Drejtësisë. KLD me anë të një njoftimi për median e justifikoi shtyrjen me faktin e numrit të çështjeve që ka pasur për tu shqyrtuar.
-
Greqi, vrasja e Karelit, ministri
11 Prill 2014, 18:10
pezullon 6 gardianët e NigritasPezullohen 6 gardianët grekë të cilët ndodhen në qeli për dhunimin me pasojë vrasjen e shqipatrit Ilia Karelit alias Kudret Kume. Vendimi është marrë ditën e sotme nga ministri i Drejtësisë së Greqisë, Charalambos Athanassiou.
VIDEO
Video e torturave në qelinë e "ferrit"
Kuvend, deputetë kërkojnë drejtësi
Ekspertiza shqiptare: Kumes i kanë hequr zemrën
Kareli, shtyhet gjyqi për gardianët
Dëshmia e të burgosurit: Vrasja u urdhërua/VIDEO
Athina pranon:I dënuari është dhunuar dy herë
Greqi, letra e Karelit: S'meritoj kaq dënim/VD -
Krujë, arrestohet i dyshuari për
11 Prill 2014, 17:56
prodhim të bombave artizanalePolicia e Krujës ka arrestuar Ylli Zallën për prodhim të bombave artizanale. Sipas policisë ai dyshohet për lidhje me grupin e muxhahedinëve që dërgojnë shqiptarë për të luftuar në Siri. (Në foto: I arrestuari Ylli Zalla. Foto ekskluzive)
FOTO -
Rinas, arrestohet i kërkuari nga
11 Prill 2014, 17:39
drejtësia italiane për disa akuzaNjë i kërkuar nga drejtësia italiane është vënë në pranga në aeroportin e Rinasit. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, sot është arrestuar Besim Zekthi ndaj të cili është lëshuar një urdhër-arresti nga drejtësia italiane.
-
Kodheli ushtarëve në Afganistan:
11 Prill 2014, 17:31
Po shikojmë të ju heqim taksatMinistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar një videokonferencë me paqeruajtësit në Afganistan për t’ju ofruar mbështetjen maksimale të dikasterit që drejton. (Në foto ministrja Mimi Kodheli gjatë videokonferencës me trupat tanë paqeruajtës në Afganistan)
VIDEO -
"Përgjimi del sheshit", Noka
11 Prill 2014, 16:54
publikon sms-në e TahiritPublikimi i një mesazhi që ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka pretendon se kryeministri Rama ia ka dërguar në celular, Tahirit ka ndezur debate të forta dhe akuza sot në Komisionin Hetimor për lëvizjet në polici. Ministri Tahiri tha se ishte jo Kryeministri, por ai vetë që ua kish nisur, bashkëpunëtorëve të tij. Deputeti socialist Klosi kërkoi ndërprerjen e seancës: "Si mundet një ish-ministër, të aludojë se ka përgjuar komunikimin telefonik mes Kryeministrit dhe ministrit?! Përgjimi është shkelje e sigurisë kombëtare,"- tha ai. Reagon Kryeministri: Mesazhi im drejtuar Tahirit është shpifje. (Në foto: Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri në komisionin hetimor për policinë)
Braçe: Përgjimi përbën krim, mesazhi i ministrit është normal -
Korçë, reshjet e dëborës zbardhin
11 Prill 2014, 14:39
çatitë e qytetit të serenataveNdonëse jemi afër mesit të muaj prill, reshjet e debrorës kanë zbardhur qytetine Korçës. (Në foto pamje nga qyteti i Korçës i mbuluar nga reshjet e dëborës)
-
Tiranë, alarm për bombë me celular
11 Prill 2014, 14:12
policia siguron: S'ka lëndë plasëseDy celularë të vendosur në kroskotin e automjetit Benz AClass të ish drejtorit të Poliklinkës numër 10, tashmë mjek patolog i kësaj klinike Sinan Manjani, kanë alarmuar policinë e Tiranës. (Në foto makina e qytetarit ku u dyshua për celular me bombë)
-
Bizhga në Lazarat: Ka policë të
11 Prill 2014, 12:04
implikuar në trafikun e hashashitZëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga ka bërë të ditur sot në Lazarat se në trafikimin e lëndëve narkotike janë implikuar edhe punonjës policie.
SHBA: Mos shkoni në Lazarat s'ka kontroll të policisë në fshat
-
Kareli, Vasili: Të dënohen fajtorët,
11 Prill 2014, 11:51
fund torturave çnjerëzore në burgjeLëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar përfundim sa më të shpejtë të hetimeve mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli, në burgun e Nigritas në Greqi. Për herë të parë një forcë politike shqiptare ka reaguar zyrtarisht për këtë ngjarje.
VIDEO -
Rama: Reforma territoriale u jep
11 Prill 2014, 11:26
jetë qyteteve, fund copëzimitPrezantohen projektet e përzgjedhura për rivitalizmin e qyteteve dhe rajoneve, pjesë e planit të punës për reformën territoriale admnistrative. Fragmentarizimi dramatik i territorit dhe copëzimi i tij sic e cilësoi kryeministri Rama ndarjen aktuale territoriale, sipas tij duhet të marrë fund përmes investimeve nga këto projekte, për të cilat lajmëroi se do të marrin udhë menjëherë. VIDEO
FOTO -
Dhërmi, 4-katëshi drejt shembjes,
11 Prill 2014, 12:40
pronarët sulm gazetares A1 ReportHoteli 4-katësh i ndërtuar në Dhërmi në kundërshtim me ligjin, do të prishet të dielën me lëndë eksplozive tritol nga INUK-u. Forcat xheniere kanë nisur hapjen e vrimave ku do të vendoset tritoli. Ndërkaq pronarët e godinës kanë goditur me gurë në drejtim të gazetares të A1 Report, Jerola Ziaj, në momentin në të cilën ajo po filmonte.
VIDEO
FOTO
AKKP: Ish-kryeplaku i Dhërmiut ka përftuar tokë me dokumenta fallco -
“Ringjallen” lejet e ndërtimit
11 Prill 2014, 01:10
u dhanë 210 në vitin 2013Është zhbllokuar situata e ngërçit të ndërtimeve në Tiranë, ku pas një periudhe mëse dyvjeçare, kur tregu i ndërtimit u bllokua për shkak të mungesës së lejeve, tremujori i fundit i 2013-s ka shënuar një kthesë.
-
Kreu i Apelit akuza për presione
11 Prill 2014, 10:43
e përfitime Gjin Gjonit të KLDKryetari i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj, akuzon anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, për presione ndaj tij dhe gjykatës duke kërkuar të ushtrojë ndikim në një çështje. Reagon Gjin Gjoni: U njoha me akuzat, do të ndjek rrugët ligjore.
Ja rendi i ditës së KLD-së -
Kapen mbi 15 mijë fishekë dhe 30
11 Prill 2014, 10:15
kallëpe tritol, destinacion GreqinëNë Korçë janë sekuestruar mbi 15 mijë fishekë luftarakë, 30 kallëpe tritol, 60 copë granata dore defensive dhe 41 copë ndezësa të unifikuar gjatë një operacioni policor mbrëmjen e ditës së djeshme. Lëndët plasëse janë gjetur në një pyll në zonën kufitare mes Devollit dhe Greqisë, pranë fshatit Arrëz.
FOTO