Kronikë
-
Përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold, ka deklaruar sot nga Shkodra se “në qershor, shtetet anëtare të BE-së dhe Komisioni Europian do të marrin një vendim bazuar në një raport që përfshin progresin në disa reforma si atë gjyqësore, të zbatimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit dhe trafikut." 12 Maj 2014, 16:29
-
Poliçani, qyteti i ri turistik që hap
12 Maj 2014, 16:01
sezonin veror për në TomoQyteti i Poliçanit është kthyer tashmë në qytet turistik, që ka hapur sezonin veror falë resurseve që ofron mali i Tomorrit. Tomorri frekuentohet jo vetëm për pelegrinazh, por gjatë verës, edhe për gara me makina dhe hedhje me parashutë, kurse gjatë dimrit, për ski. (Në foto: kryebashkiaku Zoto)
-
Komisioni miraton: Shefat e
12 Maj 2014, 15:37
QSUT do të zgjidhen me konkursMiratohet në Komisionin për Edukimin, projektligji i ri që disiplinon mësimdhënien me shërbimet në qendrën spitalore universitare. Në ndryshim nga hera e parë, mazhoranca ka dalë me një qëndrim, ndërsa opozita ka votuar kundër.
-
Avioni në Divjakë, ja policët që
12 Maj 2014, 16:46
sekuestruan çantat e pilotitPolicia sekuestroi gjatë operacionit të së shtunës edhe 4 cantat që ndodheshin në avionin e bllokuar në zonën e Divjakës, të pilotuar nga italiani Giorgio Riformato. Burime nga Policia bëjnë të ditur për televizionin A1 REPORT dhe Shqiptarja.com se cantat të cilat tashmë i disponon prokuroria mbanin sende personale të pilotit. Arben Sina dhe Sheme Kaja që janë policë në Divjakë janë dy oficerët që kanë bërë sekustrimin e çantave dhe që duken në foto dhe vendosjen në makinën tip Golf gri me targa EL 7117 B. Dëshmia e Saimir Bajramit: Plani ishte për t’u ulur në Gjadër.
VIDEO
Qëndrimi 2-ditor i pilotit italian në Tiranë
Berisha:Njerëzit e Ramës ndihmuan pilotin, policia ka fshehur çantat
Piloti Riformato ja pse nuk ka qenë regjistruar në sistemin TIMS
Rumbold: Statusi në qershor do varet nga lufta kundër korrupsionit dhe trafikut
Trafikanti: Droga do ngarkohej në avion, 27 mijë € për pilotin
Portreti i italianit që vetemërohej "Komandant" pa qenë as pilot
Ekskluzive/ Pamje të avionit në Divjakë
FOTO -
Avioni në Divjakë, Arvizu: Të presim
12 Maj 2014, 13:55
hetimet për të dalë në konkluzioneNga Elbasani Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vëndin tonë, Alesandër Arvizu, iu përgjigj interesit të mediave lidhur me avioin e rrëzuar në Divjakë, ku tha se për momentin është koha vetëm të presim rezultatet e hetimeve lidhur me këtë çështje pasi sipas tij kur faktet të dalin në dritë, atëherë mund të thuhet diçka më konkrete.
VIDEO -
Tiranë, emërohet zv/drejtori
12 Maj 2014, 13:45
i ri i Krimeve të RëndaNë drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë është prezantuar zëvendës-drejtori i ri i Krimeve të Rënda, Rebani Jaupi.
-
Vlorë, fshati i harruar, Bestrova më
12 Maj 2014, 12:42
shumë se 23 vite pa ujë të pijshëmJo më shumë së 20 km nga qyteti i Vlorës, fshati Bestrov me një popullsi prej 5 mijë banorësh, vuan prej më shumë se 23 vitesh mungesën e ujit të pijshëm.
VIDEO -
Lezhë, hartohet guida turistike
12 Maj 2014, 12:29
për të promovuar vlerat e qytetitPrag sezoni turistik ka vënë në lëvizje Këshillin e Qarkut Lezhe, i cili ka hartuar një guidë turistike, pjesë e së cilës janë bukuritë natyrore dhe vlerat kulturore të kësaj treve. Në kuadër të një turizmi të zhvilluar, drejtuesit e këshillit të qarkut i bëjnë apel instancave të qeverisjes vendore për më shumë bashkëpunim.
VIDEO -
Ndërpreje energjie në disa zona
12 Maj 2014, 13:07
në Tiranë, po kryhen punimeCEZ Shpërndarje njofton abonentët se Drejtoria Rajonale e Tiranës do të kryejë disa punime remonti, për këtë arsye do të ketë ndërprerje të energjisë
-
Balla: Ju dhatë 90 leje avionësh
12 Maj 2014, 12:51
Opozita: Ju ra droga mbi kokëBllokim i avionit në Divjakë ngjalll debate mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin Hetimor për Lëvizjes në Polici. PD: Policia nuk ishte në aksion, qeveria u kap në flagrancë pasi i ra droga mbi kokë. Balla: Janar-shtator 2013, kohë kur PDe ishte në pushtet kanë marrë leje 90 avionë të fluturojnë në Shqipëri, prokuroria të hetojë.
-
Tërmet 7 ballë në jug të vendit
12 Maj 2014, 12:07
në kufi me Greqinë, s’ka dëmeNjë tërmet me intensitet 7 ballë është shënuar pas mesnate në rrethin e Sarandës në zonën kufitare me Greqinë, por deri tani nuk raportohen dëme materiale. Lajmi bëhet i ditur nga Shërbimi Sizmiologjik, sipas të cilit lëkundja e parë dhe më e forta është shënuar në orën 02:54, 5.1 shkalla Rihter dhe epiqendra ka qenë në Konispol, në kufi me Greqinë.
-
FOTOLAJM/ Droga në Divjakë
12 Maj 2014, 11:44
Noka "ndërton" avion prej letreNjë avion prej letre është “përgjigjja” e radhës që vjen nga Partia Demokratike, për ngjarjen e bujshme të bllokimit të avionit në Divjakë, ku sipas hetimeve të deritanishme dyshohet të përdorej për trafik droge drejt Italisë. Nga komisioni hetimor për lëvizjet në Polici, deputeti Flamur Noka ka ndërtuar një avion prej letre
FOTO -
Elbasan, burg për 'shenjtin që lante
12 Maj 2014, 10:45
xhamat', mashtronte vajzat e rejaLihet në burg Ilirjan Hida 39 vjeç, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndermjet kombesive racave dhe feve”. Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e arrestit me burg për 39 vjeçarin i cili rekrutonte vajza të reja duke u dhënë mësime për nxitje të urrejtjes ndërfetare.
Xhama-larësi nxiste urrejtjen fetare, lavazh trurit të vajzave -
Gjirokastër, kapen 20 kg kanabis
12 Maj 2014, 08:45
pranga 1 personi, në kërkim 1 tjetëPolicia e Gjirokastrës, ka bërë të mundur sekuestrimin e 20 kg kanabis sativa, mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:20 në zonën e Ujit të Ftohtë, si dhe ka arrestuar Leonidha Gjinin, 31 vjeç, një nga transportuesit e saj, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. (Në foto: Droga e sekuestruar e fshehur brenda automjetit)
FOTO -
Tiranë, makina përplas 58-vjeçarin
11 Maj 2014, 22:57
ndërron jetë në spitalin e TraumësNjë 58-vjeçar është aksidentuar për vdekje teksa lëvizte me biçikletë pranë “Librit Universitar”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes, ndërsa i aksidentuari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ku ka ndërruar jetë disa minuta më pas. (Foto/Biçikleta në vendin ku ndodhi aksidenti)
-
Prokurori zviceran Bertossa:
11 Maj 2014, 20:35
Shqipëria një Kolumbi europianeProkurori i Gjenevës Yves Bertossa në një bisedë për "Presheva Jonë”, duke folur për integrimin dhe imazhin e shqiptarëve në kanton dhe Zvicër, ka ka pohuar se "shqiptarët përkundër të mirave kanë edhe të 'zezat' e tyre". Për këtë të fundit, Bertossa flet konkretisht se “bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër”.
-
Fier, ndërtohen lulishte edhe
11 Maj 2014, 19:42
në lagjet periferike të qytetitPrej kohësh në qytetin e Fierit janë shtuar hapësirat e gjelbërta, teksa ato tashmë mund t’i gjesh edhe në lagjet periferike të metropolit jugor. Kreu i bashkisë Baftaj Zeqaj, shprehet së krijimi i sa më shumë zonave të blerta është ndër prioritet e bashkisë.
-
Korçë, procedohen mjekët për
12 Maj 2014, 10:05
vdekjen e foshnjes së porsalinduPolicia e Korçës nis procedim penal për mjekim nga pakujdesia, pas kallëzimit të Manushaqe Demollit e cila akuzoi mjekët e spitalit të Korçës për vdekjen e foshnjes së porsalindur. Mjekët, Kollçinaku: Fëmija lindi me asfiksi akute. (Foto: Nëna e foshnjes, Manushaqe Demolli)
VIDEO -
Shqiptari humb jetën në Siri
11 Maj 2014, 18:53
Familjarët: Ishte fetar i rregulltNjë tjetër shqiptar ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Ai është 35-vjeçari Sherif Taushani nga Elbasani. Sipas familjarëve të Taushanit, ai ishte fetar i rregullt dhe ishte nisur drejt Sirirsë në shtator 2013, ndërsa kishte marrë me vete edhe familjen. Kushëriri i Taushanit thotë për “A1 Report”, se 35-vjeçari nuk njihej si person problematik. (Në foto: Banesa në Elbasan ku jetonte Sherif Taushani)
-
Berat, ujërat e zeza përzihen me
11 Maj 2014, 17:51
mbetjet, banorët: Jemi të rrezikuaBanorët e lagjes së quajtur ish-“Pjeshkorja” në qytetin e Beratit po përballen me frikën e përhapjes së epidemive, teksa një kanal që dikur shërbente për sistemimin e ujërave të zeza, sot është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh urbane. Premtimet e drejtuesve lokalë për zgjidhjen e këtij problemi deri më tani kanë mbetur vetëm në letër. VIDEO