Kronikë
-
A1Report ka zbardhur rendin e ditës së mbledhjes me dyer të mbylluara të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në rendin e ditës nuk janë futur diskutimet për gjyqtarët që liruan nga arresti Gjin Nikën dhe gjyqtari Osman Aliu i Kavajës, për të cilët është dërguar informacion Presidentit Bujar Nishani nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, dhe ishin paralajmëruar kontrollet nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nga ministri Nasip Naço. 11 Prill 2014, 09:55
-
Vlorë, asgjësohen 200 rrënjë
11 Prill 2014, 09:46
kanabis, autori në kërkimPas rreth dy javë nga asgjësimi i 500 rrënjëve kanabis në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë zbuluar dhe asgjësuar edhe 200 të tjerë.
Zbulohen dhe asgjesohen dy parcela me 500 rrënjë kanabis sativa -
Momentet e fundit të Karelit, ja
10 Prill 2014, 13:04
video e torturave në burgun grekPër herë të parë publikohen pamjet shokuese të filmuara nga kamerat e sigurisë në burgun Nigritas, ku i dënuari shqiptar Ilia Kareli ndërroi jetë si pasojë e torturave nga gardianët e burgut, në prani edhe të drejtorit. Pamjet sjellin momentin nga mbërritja e Karelit në burg.
VIDEO
Ekspertiza shqiptare: Kumes i kanë hequr zemrën
Kareli, shtyhet gjyqi për gardianët
Dëshmia e të burgosurit: Vrasja u urdhërua/VIDEO
Athina pranon:I dënuari është dhunuar dy herë
Greqi, letra e Karelit: S'meritoj kaq dënim/VD -
Librazhd, pranga 4 zyrtarëve
11 Prill 2014, 09:03
falsifikuan dokumentet e pronësisëJanë arrestuar 4 zyrtarë dhe një banor në Librazhd, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar një pronë në kundërshtim me ligjin. Ata akuzohen për shpërdorim detyre duke falsifikuar dokumente.
-
Marijuana nisej për në Greqi me
11 Prill 2014, 08:32
kamionët bosh presohej në TiranëKapja e 250 kg marijuanë në Greqi, pas operacionit të përbashkët mes 2 prokuorive, shënon një risi në praktikat hetimore mes ekspertëve të 2 shteteve. Risia, prokurorët grekë, të gatshëm. Prova pë palën shqiptare. Në pranga ranë 5 shqiptarë dhe 1 grek, në kërkim dy shqiptarë të tjerë dhe dy grekë.
Operacion Shqipëri-Greqi, kapen 273 kg drogë, sekuestrohen 4100 euro -
Ndryshon vlerësimi i gjyqtarëve
11 Prill 2014, 08:15
Nishani dhe Naço përjashtohenSkema, vetëvlerësim dhe shqyrtim në Komisionin e KLD-së. Gjyqtarët duhet të vetëvlerësojnë veten më pas të vlerësohen nga kryetari i gjykatës ku ushtrojnë funksionin, dhe se vlerësimi përfundimtar për ta do të kryhet vetëm nga një komision, i cili në çdo vlerësim do marrë një projekt-akt.
MD: Vlerësim i gjyqtarëve përmes një Komisioni, ja cilat do jenë risitë -
Tahiri: Gjetëm polici të gjunjëzuar
11 Prill 2014, 17:42
Roja i PD u bë kreu i FNSH-sëMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri raporton në Komisionin Hetimor për lëvizjet në Polici, të kërkuar nga PD-ja. Tahiri përmendi emra konkret të personave të cilët kanë hyrë në policinë e Shtetit dhe kanë marrë grada për shkak të përfshirjes së tyre në radhët e Partisë Demokratike, ndërsa argumentoi si arsye të largimit të tyre, rritjen në detyrë në mënyrë të paligjshme.
Lista e notave fallco, Arjan Hoxha drejt gjykatës
Breçani:Tahiri u hakmor për origjinën dhe mesazhin në Fb
Strazimiri me policët e “PD” u jep direktivat për raportim
Hoxhaj: Tahiri u hakmor Balla: Ke falsifikuar diplomën
Hetimi i Policisë, raportojnë Tahiri, Burgaj e Kuliçaj -
Peshkëpi, plot 20 vjet nga sulmi i
10 Prill 2014, 21:24
bandës greke mbi pikën kufitareNgjarja e prillit 1994, kur posta kufitare e Peshkepisë në Gjirokastër u sulmua nga një bandë e armatosur greke e ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë (në foto) dhe u plagosën disa të tjerë, është përkujtuar të enjten nga familjarë dhe kolegë të të rënëve.
-
MD: Vlerësim i gjyqtarëve përmes
10 Prill 2014, 20:22
një Komisioni, ja cilat do jenë risitëMinistria e Drejtësisë, përmes një komunikate për shtyp njofton se ka ndërmarrë hartimin e projektligjit “Për Sistemin e Vlerësimit të Gjyqtarëve”, i cili do të bëjë të mundur që vlerësimi i gjyqtarëve të bëhet përmes një Komisioni të posaçëm pranë KLD-së.
-
Fier, makina përplas motorçikletën
10 Prill 2014, 18:41
një i vdekur dhe një i plagosuNjë i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor që u regjistrua pasditen e së enjtes në aksin Fier-Levan. (Në foto: Motori i aksidentuar në aksin Fier-Levan)
-
Fier, 25 vjeçari në qeli 3 ditë para
10 Prill 2014, 18:25
martesës, i ati apel drejtësisëRudjan Driza, 25 vjeç nga qyteti i Fierit, ditën e djeshme u ndalua nga policia, teksa udhëtonte me motorr pa kaskë, ndërsa me datë 13 prill ka caktuar datën e martesës. (Në foto 25 vjeçari Rudjan Driza)
-
Afganistan, sulm kamikaz ndaj
10 Prill 2014, 18:07
trupave shqiptare, pa të lënduaTrupat shqiptare në Afganistan janë përfshirë në një incidentin ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate kanë bërë të ditur se “trupat shqiptare paqëruajtëse të misionit “Eagle 8” në Afganistan, janë sulmuar sot nga një makinë kamikaze në Kandahar, por pa pësuar lëndime fizike”. (Në foto: Ushtarakë shqiptarë para se të niseshin për në Afganistan) VIDEO
-
Shkodër, mina me telekomandë
10 Prill 2014, 18:03
dhe pistoleta, dy në prangaDy furnizues të grupeve kriminale me mina të telekomanduara me celular janë prangosur pasditen e sotme nga Policia e Shkodrës. Të arrestuarit janë, Pjetër Babaj (në foto) dhe Naim Toksa, ndërsa në këtë operacion blutë e Shkodrës kishin mbështetjen e forcave speciale. FOTO
-
Vrasja e Ilia Karelit në burgun
10 Prill 2014, 17:13
grek, deputetët kërkojnë drejtësiÇështja e vdekjes së Ilia Karelit në qelitë e burgut të Nigritas në Greqi, ka mbërritur edhe në Kuvend. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputeti i PS-së, Pirro Lutaj dhe ai i PD-së, Gerti Bogdani kanë kërkuar ndëshkim të përgjegjësve.
-
Mjedisi, Koka: Zbatim të ligjit
10 Prill 2014, 16:55
asnjë tolerim ndaj shkelësveMinistri i Mjedisit, Lefter Koka, u kërkoi të gjithë kryeinspektorëve zbatim ligjit, pa tolerim ndaj shkelësve të ligjit. Në një takim me inspektorët e mjedisit, Koka kërkoi inspektimin e komunave e bashkive në lidhje me menaxhimin e mbetjeve.
-
AKKP: Ish-kryeplaku i Dhërmiut ka
10 Prill 2014, 16:05
përftuar tokë me dokumenta fallcoAgjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pas rekomandimit të Task Forcës, ka nisur procedimin penal për ish-kryeplakun e fshatit Dhërmi Gjik Stramarko dhe ish-regjistruesin e e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) të Vlorës, Eduard Dervishi.
-
Itali, shqiptari përplaset me armë
10 Prill 2014, 16:11
me karabinierët, prangoset në spitalPlagoset me armë nga karabinierët një shqiptar, i cili nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cesano Maderno në Monza të Italisë.
-
Prokurori i Teksasit dhe zyra e FBI
10 Prill 2014, 15:29
çertifikata për 7 oficerë shqiptarëProkurori i Përgjithshëm i Teksasit dhe Zyra e FBI-së në SHBA, kanë vlerësuar me certifikata mirënjohje 7 punonjës të Policisë së Shtetit, për kontributin e dhënë në kuadër të operacionit “Ëndrra e keqe”. (Në foto oficerët e policisë së bashku me Prokurorin e Teksasit dhe Përfaqësuesin e zyrës së FBI gjatë ceremonisë së dhënies së çertifikatave)
-
Amnista edhe në Shërbimin e
10 Prill 2014, 14:28
Provës, përfitojnë 1000 personaAmnistia për lirimin e të burgosurve do të aplikohet dhe në Shërbimin e Provës, ku pritet të përfitojnë mbi 1000 persona. Drejtori i këtij institucioni, Ilir Qafo shpjegon për A1Report, se aktualisht janë përgatitur listat e personave që do të shkëputen nga Shërbimi i Provës dhe priten urdhërat e prokurorëve për të nisur me zbatimin e amnistisë.
-
Prokuroria: 25 vjet burg "pedofilit"
10 Prill 2014, 14:31
të Laprakës, asnjë gjurmë për Çelën25 vite burgim dhe heqja e të drejtës për të përfituar lirim me kusht është kërkuar nga Prokuroria për Ardjan Prrenjasin, të arrestuar një vit më parë. Edhe pse pranoi fillimisht të kish dijeni për 11-vjeçarin Julian Çela mohoi më pas këtë dëshmi, ndërsa pritet të përballet me verdiktin e drejtësisë vetëm për rastin e të miturit komshi i Prrenjasit, i cili ishte rrëmbyer e më pas dhunuar nga ky i fundit.