Kronikë

  • Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka falenderuar Forcat e Armatosura për kontributin e tyre në pastrimin e plazheve. Në një status në rrjetin social Facebook, Kodheli shkruan se me ndërhyrjen e efektivëve të FA-së është rikthyer siguria në turizmin shqiptar.
  • Masat ndaj virusit Ebola, ISHSH
    kontrolle në aeroportin e Rinasit

    Edhe pse në vendin tonë nuk rezulton të jetë prekur ndonjë persona nga virusi vdekjeprurës Ebola, ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për përforcimin e masave kundër tij. Gjatë ditës së sotme Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë kanë ushtruar kontrolle për të monitoruar situatën në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

  • Makina përplaset me autobusin
    vdes 47-vjeçari, rëndë 2 fëmijët

    GREQI- Një shqiptar 44-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa makina me të cilën udhëtonte ka rrëqitur dhe ka goditur një autobus. Sipas mediave greke, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 11 persona të tjerë.

  • Nxitja e punësimit, Veliaj: Në Berat
    u investuan 20 mln lekë për 5 biznese

    Në vazhdim të turit “Punë e mbarë”, një nismë për t’u njohur me të gjitha kompanitë dhe bizneset që u shpallën fituese nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë u ndal sot në Berat. Sipas tij qeveria shqiptare investoi 20 milionë lekë të reja për 5 biznese që operojnë në këtë qytet. VIDEO

  • Aksioni antikanabis në Dukagjin
    Tahiri: Kjo është policia që duam

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka përshëndetur operacionin e nisur në vendi të vendit, në malësinë e Dukagjinit. Në një status në rrjetin social Facebook, tahiri shkruan se kjo është shenja e radhës e vullnetit tonë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike.

  • Shkodër, grabitet një pikë këmbimi
    valutor,policia në kërkim të autorëve

    Një pikë këmbimi valutor në qendër të qytetit të Shkodrës është grabitur nga dy persona me maskë. Sipas policisë që ka mbëritur në vendngjarje dy persona të maskuar dhe me armë janë futur brenda pikës së këmbimit valutor. Ende nuk dihet sasia e lekëve të grabitura, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. VIDEO

  • Elbasan, dhanë raport mjekësor të
    rremë, procedim penal 2 mjekëve

    Procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre” dy mjekë në qytetin e Elbasanit, pasi kishin lëshuar një raport mjekësor fals.

  • Skandal në SHBA, kongresmeni 
    pranon fonde nga shqiptari i dënua

    Një kongresmen amerikan është vendosur në qendër të një skandali pasi ka pranuar fonde për fushatën e tij në garën për të hyrë në senat, nga një shqiptar i dënuar për pastrim parash. Bëhet fjalë për kongresmenin demokrat të Michigan-it Gary Peter i cili ka marrë të paktën 1 mijë dollarë nga shqiptari Xhafer Laho. VIDEO

  • “Thyhet” plani rregullues, nis
    ndërtimi i pallatit 17-katësh te Liqeni

    Në tabelën e nisjes së punimeve për ndërtimin e pallatit tek Liqeni Artificial në Tiranë, duket qartë se bashkia ka miratuar fillimin e punimeve në 1 Gusht të vitit 2014. Plani i ndërtimit ka miratuar 5 struktura ndërtimi për banesa dhe shërbime deri në 17 kate dhe 3 kate parkim nëntokësor. Por nëse i referohemi planit rregullues të Tiranës rezulton se në faqen 233 të tij nëse jepen leje për ndërtim, ato duhet të jenë deri në 9 kate.

  • Telefona celularë kontrabandë
    procedohet 47-vjeçari nga Tirana

    DURRES- Mbi 350 telefona celularë kontrabantë janë sekuestruar në Durrës ndërsa ka nisur procedimi penal për Agron Tabaku, 47 vjeç, banues Selite të Tiranës.

  • Tiranë, zjarri shkrumbon dy banesa
    Dy të plagosur, një i asfiksua

    Tre persona kanë rrezikuar jetën në kryeqytet teksa banesat e tyre janë shkrumbuar nga flakët këtë të enjte. Zjarret kanë rënë në një banesë në rrugën “Jordan Misja”, si dhe në zonën e njohur si “Kodra e priftit”, ku fatmirësisht nuk ka patur viktima. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka shmangur pasojat në jetë njerëzish, teksa dy persona kanë marrë dëmtime me djegie dhe një persona u nxor i asfiksuar nga banesa. FOTO VIDEO

  • Korçë, prerjet e paligjshme të pyjeve
    bllokohen 234 m kub lëndë drusore

    Fenomeni i prerjeve të paligjshme të pyjeve në qarkun e Korçës vijon të mbetet shqetësues dhe të mos njohë kufij. Teksa situata rëndohet çdo ditë e më shumë Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujërave ka reaguar duke marrë masa të rrepta. VIDEO

  • Dëmtimi i rrugës, banorët e
    Selitës paditin Bashkinë e Tiranës

    Banorët e zonës së Selitës në kryeqytet prej muajsh po përballen me një situatë të vështirë, për shkak të dëmtimit të sistemit të kanalizimeve. Ndotja e rrugëve, e ambientit, si dhe rreziku për t’u prekur nga epidemitë, ka bërë që banorët e kësaj zone të ngrenë një proces gjyqësor ndaj Bashkisë së Tiranës. VIDEO

  • Tepelenë, operacion antikanabis
    asgjësohen mbi 1390 rrënjë

    Policia e Shtetit vazhdon operacionin anti-kanabis në Tepelenë.  Në operacionin e koduar “Elezi” forcat e policisë kanë vazhduar kontrollet në komunën Kurvelesh, në kanionet e Lumit Bence.

  • Skandali. Rama: Akt i turpshëm
    por më turp është politizimi i PD

    Rama kritikoi edhe Partinë Demokratike për politizimin e kësaj çështje duke shtuar se ajo nuk duhet përgjithësuar pasi është përgjegjësi individuale. Kryeministri nënvizoi se në ndryshim nga qeveria e mëparshme, që abuzuesi u mor në mbrojtje, referuar çështjes së Ylli Pangos, mazhoranca e sotme e dënoi aktin dhe abuzuesin.  

  • Lanabregas, sekuestrohet punishtja
    falsifikonte pijet, arrestohet pronari

    Policia e Tiranës ka mundur të sekuestrojë një punishte të falsifikimit të pijeve dhe produkteve ushqimore, duke arrestuar në flagrancë për këtë aktivitet të paligjshëm dhe pronarin e saj Lutfi Karamuça i cili në fshatin Lanabregas në periferi të Tiranës prej 6 muaj ushtronte veprimtarine e prodhimit e shitjes së pijeve me markën “ATELIE 01” të konsiderua të dëshme.  VIDEO

  • Task-forca bregdetare, Tare: Më
    shumë bashkëpunim me vendorët 

    Kapacitet që ka aktualisht agjencia kombëtare e bregdetit nuk janë të mjaftueshme për të monitoruar të gjithë vijën bregdetare të vendit tonë, të cilat frekuntohen masivisht nga pushuesit, për pasojë duhet më shumë bashkëpunim me pushtetet vendore. Në këtë përfundim ka dalë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare VIDEO

  • Ministri Naço urdhëron inspektim
    në paraburgimin e Tropojës

    Ministri i Drejtësisë, Nasip Naços ka urdhëruar një kontroll në paraburgimin e Tropojës. Vendimi i Naços ka ardhur pas disa fakteve të publikuara për abuzime dhe nepotizëm në këtë institucion.

  • Vlorë, zbulohen e asgjësohen 471
    rrënjë kanabis në 3 fshatra të ndryshëm

    Operacioni antikanabis ka vijuar edhe ditën e sotme në Vlorë ku policia ka arritur të zbulojë dhe asgjësojë 471 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në 3 fshatra të ndryshme.

  • Elbasan, punonjësit e HEC-it të
    Banjës protesta për kushtet e punës

    Rreth 500 punonjës të Hidrocentralit të Banjës prej mbrëmjes së kaluar kanë hyrë në grevë urie dhe kanë bojkotuar punën. Ndërsa përfaqësuesit turq të firmës kontraktore janë shprehur se do rishikohen kërkesat e tyre. Kjo është e disata herë që ata kanë dalë në protestë për kushtet e punës, duke kërkuar mos uljen e rrogave, heqjen e orareve të stërzgjatura në punë dhe pagimin e orëve shtesë nga ana e firmës. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv