Kronikë
-
Dhuna në familje është një fenomen gjithnjë edhe në rritje në zonat rurale dhe ato urbane të Kukësit. "Dhuna në familje në dukje ka një tendencë në rënie në rrethin e Kukësit, por kjo është rrjedhojë e faktit se në jo pak raste gruaja nuk arrin të denoncojë dhunën që ushtrohet ndaj saj", shprehet avokatja Aurora Guska për Atsh. 18 Korrik 2013, 05:52
-
Reagon Ministri i Drejtësisë
18 Korrik 2013, 05:42
Halimi: Dënim i gjatë me burgKa reaguar edhe Ministri Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi pas valës së dhunës dhe vrasjeve që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Ai ka zgjedhur rrjetin social “FB” për të thënë, ““Pavarësisht se autorët nuk duhet të paragjykohen, kur krimi është i rëndë, dënimi i vetëm i imagjinueshëm është një dënim i gjatë me burgim. Kjo është ajo çka viktimat dhe shoqëria meritojnë”.
-
Aksident në aksin Tiranë-Vorë 4
18 Korrik 2013, 00:15
të plagosur njëri në vdekje klinikeNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në segmentin Tiranë-Vorë, pranë “Aurora grup”. Pas përplasjes së dy automjeteve, njëra nga makinat ka rënë në kanal dhe si pasojë janë plagosur disa persona. (Në foto: Makina e aksidentuar e cila ka përfunduar në kanal)
-
Lushnjë, nis ndërtimi i një fabrike
17 Korrik 2013, 17:04
për riciklim, protestojnë banorëtNdërtimi i një fabrike për riciklimin e mbetjeve të plastikës në fshatin Pluk të komunës Golem, në rrethin e Lushnjës ka sjellë protestën e banorëv të fshatit. Nisja e punimeve ka habitur edhe pjesëtarët e Këshillit të Komunës, të cilët shprehen së Këshilli nuk e ka miratuar ndërtimin e kësaj fabrike.
-
Vrau gruan në Fushë-Mamurras
17 Korrik 2013, 16:55
Lleshi në gjykatë: S'e mbaj mendGjykata e rrethit Kurbin ka dhënë masën e arrestit burg për Marjan Lleshin, i cili vrau bashkëshorten e tij dy ditë më parë. Ngjarja ndodhi më 15 korrik në Fushë-Mamurras të Krujës, ku e reja Valbona Lleshi, nënë e 3 fëmijëve,u godit me mjete të forta.
-
Durrës, kapet arsenal armësh
17 Korrik 2013, 16:30
arrestohen dy të rinjKapet në Durrës një arsenal armësh të llojeve dhe kalibreve të ndryshme. Armët janë gjetur në banesën e një 27-vjeçari në lagjen numër 13 në qytetin bregdetar, i cili u vu në pranga pak orë pas ngjarjes. Policia njoftoi se një arsenal i dytë u kap në Hamallaj të Durrësit.
-
Universiteti i Mjekësisë marrëveshje
17 Korrik 2013, 16:26
me Katarin për sektorin e kirurgjisëUniversiteti i Mjekësisë, i pagëzuar me këtë emër prej 5 muajsh, ka finalizuar një marrëveshje me Katarin për një sektor eksperimental modern që i duhet kirurgjisë.
-
Krimi, Hysi: Duhet një Kod i ri Penal
17 Korrik 2013, 16:13
Luarasi: Të rritet ndihma për gratëNdonëse Kodi Penal ka pësuar një sërë ndryshimesh më të fundit, këto të bëra vetëm pak muaj më parë në Parlament, nuk kanë sjellë uljen e numrit të krimeve, përkundrazi vetëm në një javë 3 femra kanë mbetur viktima.
-
Krimi brenda familjes, Gramo:
17 Korrik 2013, 16:01
Ndikojnë faktorët social-ekonomikKrimi brenda familjes i cili çdo ditë po merr përmasa edhe më të mëdha, ka shtuar frikën e qytetarëve, të cilët ndihen të pasigurt në vendin ku jetojnë. Psikioterapistia Anxhela Gramo në një intervistë për A1 Report tregon se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në prishjen e ekuilibrit emocional, gjë që çon më pas në kryerjen e akteve makabre brenda familjes.
-
Pafajësi pas dhjetë vitesh
17 Korrik 2013, 15:48
për vëllezërit Lika dhe LaskënPas marrjes së pafajësisë, avokati Artan Reçi që mbrojti vëllëzërit Lika nga Puka dhe Vladimir Laskën nga Kurbini, të cilët ishin të dënuar prej vitesh në burgjet e vendit tonë, është shprehur se ky vendim ka veçanti.
-
Arbana:E vërteta e sherrit në
17 Korrik 2013, 14:34
shoqatë, më hodhi gotën në fytyrëSevim Arbana drejtuese e shoqatës Në Dobi të Gruas Shqiptare” nëpërmjet një postimi në facebook tregon të vërtetën e saj për sherrin me Manjola Osmanin, pjesë e stafit të kësaj shoqate. Pranon incidentin por sulmon median se po merret me ngjarje shume pa interes për hallet që ka ky popull.
-
ISHP: Ndotja e ajrit në Elbasan
18 Korrik 2013, 06:00
më e lartë se normat e BE-sëPërfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik zhvilluan dje një inspektim në kompaninë turke "Kurum". Ky inspektim kishte për qëllim respektimin e normave të ambientit nga kjo kompani. Pas takimit të zhvilluar mes grupeve të ISHP, DSHP, ARM dhe KURUM, drejtori i shëndetit publik, Ardian Hoxha, u shpreh se " Ndotja në qytetin e Elbasanit rezulton pak më e lartë se normat tona kombëtare, por nëse krahasohet me normat e BE, ndotja është shumë herë më e lartë".
-
Itali, i sapodalë nga burgu
17 Korrik 2013, 13:17
shqiptari kërcënon ish të fejuarënRaste të ngjashme të dhunës ndaj gruas janë të shumta dhe nga shqiptarët në emigrim.
-
Bulqizë, familja dhunohet
17 Korrik 2013, 10:50
barbarisht, për 200 metra tokëNga të dhënat e para mësohet se kryefamiljari Hekuran Sata është pa ndjenja. Djalit të tij, Mehmetit i kanë thyer dy këmbët dhe më pas e kanë hedhur nga ura 4-5 metra lartësi. Vajzës së Hekuranit, Almës i kanë shkaktuar plagë në sy, ndërsa bashkëshorten Kujtime e kanë goditur në kurriz.
-
Vlorë, trafiku i 1.2 ton marijuanë
17 Korrik 2013, 10:41
arrestohet shoferi i furgonitPersoni i tretë i akuzuar për trafikun e 1.2 ton mariuanë të sekuestruar dje në Vlorë është arrestuar sot nga policia. Gjatë operacionit policor u arrestuan edhe Enio Limushajn dhe Erion Nanaj.
VIDEO/Arrestohen dy poseduesit e drogës -
Delvinë, policia arreston dhe vajzën
17 Korrik 2013, 10:25
e 91-vjeçarit, që u vra nga dhëndriPolicia e Vlorës ka arrestuar dje në mesditë, 65-vjeçarin Kristo Gjino, i cili ka vrarë vjehrrin e tij Jani Koka, 91 vjeç. Sëbashku me Gjinin, policia ka arrestuar si bashkëpunëtore edhe bashkëshorten e tij, Elefterie Gjinin, e cila është vajza e të vrarit.
-
Prokuroria: Burgim i përjetshëm
17 Korrik 2013, 09:46
vrasësit të kryekomisar TahirajtPDF/Vendimi i pretencës ndaj XhakjesProkuroria: Ilir Xhakja e ka ditur që Tahiraj ishte oficer policie në momentin që e ka qëlluar, pasi viktima i ka pasur të gjitha shenjat dalluese. Mbi Xhakjen rëndojnë edhe akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe plagosjes. (Në foto: Adem Tahiraj, majtas, Ilir Xhakja djathtas dhe pamje nga vendi i krimit)
Vrasja e komisar Tahirajt dhe gjykimi i Ilir Xhakjes -
Fier, punonjësit e ARMO-s i nisin
17 Korrik 2013, 12:42
peticion Berishës dhe RamësPunonjësit e ARMO-s kanë dalë edhe sot në protestë me një peticion drejtuar kryeministrit aktual dhe atij që do të vijë për kërkesat e tyre dhe duke marshuar drejt rrugës kombëtare Fier – Vlorë, por pa e bllokuar atë.
-
Fierakët mbushin spitalin e
17 Korrik 2013, 09:06
qytetit, fshatrat s'kanë shërbimMegjithë shërbimin shëndetësor të vendosur në zonat rurale për komunitetin, thuhet se ky shërbim është i pamjaftueshëm dhe i munguar sidomos për shumë fshatra të thellë dhe në distanca të largta nga komuna.
-
Abuzuan me barnat me rimbursim
17 Korrik 2013, 06:23
ISKSH zgjidh kontratën me 9 farmaciFondi i Sigurimeve Shëndetësore gjatë vitit 2012 ka kryer një kontroll në farmacitë e vendit, ku u ka vendosur gjobë 159 subjekteve farmaceutike, të cilat kanë kontratë me ISKSH-në dhe për 9 prej tyre është marrë masa e zgjidhjes së kontratës.