Kultura

  • Sa herë që unë përmend pijen shqiptare Raki, miqtë e mi turq, boshnjakë, serbë, rumunë, malazezë, maqedonas madje edhe grekë tundin mohueshëm kokën në mënyrë kundërshtuese duke thënë se unë gabohem rreth origjinës së kësaj pijeje. ...
  • Festivali ballkanik i filmit dhe
    kulinarisë, 5 ditë garë, sonte çmimet

    Prej 14 shtatorit, po zhvillohet për të 5-in vit rresht, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë në qytetin e Pogradecit. Nën drejtimin e regjizorit Eno Milkani dhe kurimin e Gerta Qurkut, B3F finalizohet sot në mbrëmje (19 shtator)  me shpërndarjen e çmimeve për më të mirët.  FOTO

  • Koncerti “Dallëndyshja” e Elina
    Dunit pas Prishtinës në Beograd 

    Këngët e saj janë kryesisht këngë mërgimi, dashurie dhe këngë të vjetra shqiptare që ndërthuren me tingujt bashkëkohorë xhaz të kuartetit, e cila tashmë ka dhjetë vjet që këndon nëpër Evropë. 

  • Luiza Xhuvani rikthehet në skenë
    në prova për tragjedinë hamletiane

    Pas tragjedisë familjare që kaloi para një viti me problemet e të birit, i cili po vuan tashmë dënimin me burg, aktorja e njohur Luiza Xhuvani ka gjetur forcën të kthehet në skenë për të luajtur dilemën hamletiane “Të rrosh apo të mos rrosh”. 

  • Sopranoja Jaho kurs specializimi 
     falas për artistët e rinj shqiptarë

    Konkurrentët nuk do paguajnë, dhe nisma e Jahos nuk do t’i kushtojë asnjë qindarkë buxhetit të Operës apo atij të shtetit.

  • “Zoja e Shkodrës”, nis puna për
    shpëtimin dhe konservimin e ikonës

    Piktura e Zojës së Shkodrës, ose siç njihet edhe ndryshe me emrin tjetër “Zoja e Këshillit të Mirë”, vepra në telajo e shekullit XIX, pasi i shpëtoi masakrës së kulteve dhe mbijetoi në muzeun ateist të Shkodrës deri në vitin 1990, sot ruhet në Famullinë e Shën Shtjefnit nën kujdesin e Dom Artur Jaku.

  • Arte pamore/ Gjergj Kola merr
    “Medalje Ari” në Oslo të Novergjisë

    Juria i ka dhënë “Medaljen e Arit” punës së piktorit shqiptar Gjergj Kola, e cila ishte prezantuar në ekspozitën ndërkombëtare të Arteve Kontemporane në Ambasadën e Brazilit në Oslo të Norvegjisë.

  • Fotolajm/ Ministrja Mirela Kumbaro
    dhuron gjak për fëmijët talasemikë

    Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe stafi i saj janë pëfshirë në nismën  e Kryqit të Kuq Shqiptar që të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë. Dhurimi i gjakut është kryer në mjediset e Ministrisë së Kulturës sot paradite. Në këtë foto shihet që edhe vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, po dhuron gjak për fëmijët talasemikë

  •  “Gratë e Biblës” për 1-vjetorin
    e Papa Françeskut në Shqipëri

    "Gratë e Biblës" do të jetë ekspozita e re në Galerinë Kombëtare të Arteve me tablotë e piktorit Jorgaq Gogu. Ekspozita hapet me 21 Shtator  2015, ora 19.00, në sallën e vogël të ekspozitave të përkohshme.

  • Korça nis festivalin “KokoFest”,
    përkujtohet aktori Aleko Prodani

    Ka nisur mbrëmë festivali Mbarëkombëtar i Komedisë në Korçë “KokoFest”. Edicioni i dytë i këtij festivali do të mbahet në nder të artistit të mirënjohur Aleko Prodani në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Marrin pjesë 12 trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat garojnë mes tyre për çmimin e madh atë të shfaqjes më të mirë.

  • 'Të dashurat e ish-sigurimit', Llapaj: 
    Neveri për hienat e këlyshët e tyre

    Vijon të jetë i nxehtë debati i hapur pas intervistës së këngëtarit Gjergj Leka, i cili përmendi disa emra kolegesh të tijat si të dashurat e ish shefave te sigurimit. Reagimi i radhës vjen nga dirigjenti i njohur Bujar Llapaj, i cili në faqen e tij në Facebook, ka publikuar një letër, duke mbajtur qëndrimin e tij të prerë ndaj kësaj ngjarje të cilën e quan të dhimbshme.

  • Filmi “Tomka dhe shokët e tij” 
    shfaqet të shtunën në Amerikë

    Të shtunën e 19 shtatorit “Tomka ka dhe shokët e tij” do të shfaqet në Kolegjin Triniti të Hartfordit në Konektikat të Shteteve të Bashkuara.Filmi i vitit 1977 i regjisores Xhanfise Keko udhëton drejt tokës amerikane në kuadër të Projektit të Kinemasë Shqiptare, që synon të ruajë trashëgiminë kinematografike të vendit tonë. Flurans Ilia, një nga fëmijët aktorë, do t’u përgjigjet pyetjeve të të pranishmëve pas shfaqjes së filmit. 

  • Tjetër monument në harresë, kulla 
    200-vjeçare e Zekajve drejt rënies

    Në Lezhë ka nisur të bjerë edhe një tjetër Monument Kulture që në letra mbrohet nga shteti. Kulla 200-vjeçare e Zekajve pësoi dëmtime në pjesën lindore të saj si pasojë e reshjeve të shiut që ranë ditët e fundit. VIDEO 

  • Rikthehen legjendat e Rock-ut
    shqiptar, Tirana 3 ditë në "flakë" 

    I konceptuar si një projekt ndryshe që në nisje dhe që synon traditën, pas suksesit të edicionit të parë, starton për të dytin vit radhazi më datë 24-25-26 shtator, edhe edicioni i dytë i Rockstock Music Festival. Me iniciativën e organizatorëve, Elton Deda dhe Erjon Zaloshnja, ky Festival rrok e guxon të shpërndajë mesazhe të forta, por që thelbi i kësaj ngjarjeje artistike mbetet "Dita e Miqësisë"

  • Ekspozita/ Lame-Zariçit: Avioni
      serb i pari që pushtoi Tiranën

    Fotot ku duken shtigjet me borë e malet e ashpra; uria e madhe, saqë një ushtar serb ha borë e tjetri mish nga trupi i një kali të vrarë; vargu i gjatë me kufoma brigjeve të Adriatikut dhe në një foto tjetër mbreti Peter i Serbisë bashkë me familjen e tij: në gjendje të rrënuar dhe të mjerë.
    VIDEO  FOTO

  • Ekspozita e tragjedisë serbe
      në Luftën e Parë Botërore

    Në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë u cel ekspozita për një ngjarje të madhe të historisë së Serbisë gjatë Luftës I Botërore, e njohur si “Tërheqja e madhe”. 100 vjet më parë Mbretëria Serbe u gjet përballë një sulmi frontal të ushtrive gjermano-austro-bullgare. Duke mbetur pa rrugëdalje, armatat serbe, të demoralizuara dhe pa shpresë, u tërhoqën nëpërmjet maleve të Shqipërisë.  VIDEO  FOTO

  • ​Ermonela Jaho, 10 ditë
    shfaqje në Operën e Parisit 

    Deri më 12 tetor 2015, artistja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të këndojë Violetën e “Madama Buterfly” në operën e Parisit. Duke nisur që nga dita e parë e premierës, që u dha në 8 shtator, Ermonela Jaho do të këndojë në 10 shfaqje.

  • Shqipëria në Bienalen e Venecias '16

    Ministria e Kulturës ka hapur së fundmi thirrjen për projektet për përfaqësimin e Pavionit Shqiptar në Ekspozitën XV Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016.

  • Muntaz Dhrami: Basha s’e mbajti 
    premtimin për Lasgush Poradecin

    Një bocet i Lasgush Poradecit i përfunduar prej kohësh, i nisur për t’u vendosur në shëtitoren e Liqenit Artificial të Tiranës. Ishte premtim i ish kryebashkiakut Lulëzim Basha, por që s’e mbajti. Skulptorit Mumtaz Dhrami i tha se “nuk kemi para”. "Cfare mund te presesh nga ata qe u ngrysen komuniste dhe u gdhine demokrate?!"

  • Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i
    kërcimit Prof.Dr. Skënder Selimi

    Koreografi i parë dhe një nga krijuesit e baletit klasik, i cili vuri bazat dhe konceptet profesionalë në Shqipëri,  Prof. Dr. Skënder Selim ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 82 vjeçare. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan: “ndërroi jetë mjeshtri i kërcimit shqiptar, Prof. Dr. Skënder Selimi, për të vazhduar vallëzimin lart në qiell… Përfaqësues i denjë i një brezi pasionantësh të rrallë!”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv