Kultura
-
Report tv viziton të vetmen banesë me çardak në Durrës. Shtëpia e aktorit Aleksandër Mosiu dhe Muzeu Etnografik, pas tërmetit qëndrojnë kyçur e në pritje të restaurimit. Gjendja brenda dhomave të objektit monument është alarmante, ndërsa Ministria e Kulturës bën me dije se Muzeu është në pronësi private, ndaj restaurmi është lënë për një moment të dytë.
13 Mars 2022, 22:16 -
Kori Arbëresh ‘Lule Sheshi’ me muzikën e të parëve, jehon polifonia 6-shekullore
13 Mars 2022, 19:21Kori arbëresh “Lule Sheshi” i udhëhequr nga studiuesi i njohur i muzikës Nicola Scaldaferri sjell në Tiranë magjinë e polifonisë të të parëve, trashëguar në shekuj.
-
In Memoriam/ Shenjat artistike të piktorit Gavril Priftuli
13 Mars 2022, 13:40Gavril Priftuli (1937 – 2006) është një nga artistët durrsakë që vazhdon respektohet dhe vlerësohet nga kolegët dhe bashkëqytetarët, megjithëse kanë kaluar 16 vjet që ka ndërruar jetë.
-
'Fisnikët shqiptarë të Sllovenisë', studiuesit Stoka e Koçi: Lidhjet e gjakut me Skënderbeun dhe alenacat kundër pushtimit otoman, nuk harruan kurrë atdheun
10 Mars 2022, 20:40Në Muzeun Historik është çelur një ekspozitë përmes së cilës zbulohen lidhjet e hershme mes Sllovenisë e Shqipërisë. Studiuesi Peter Stoka zbulon fisnikët shqiptarë që shënuan histori në Koper dhe tregon lidhjen mes familjes Bruti e Skënderbeut. Ndërsa historiani Dorian Koçi tregon si kontribuuan këto familje për atdheun edhe pse ishin larg.
-
Arkeologu i njohur Hodges: Zbulimet në Butrint, si mundësi për rishkrimin e historisë së Mesdheut! Bashkëpunova me Ramën si këshilltar, si e kujtoj kur ishte ministër Kulture
10 Mars 2022, 17:13Arkeologu i njohur britanik Richard Hodges ka rrëfyer punën e bërë përgjatë 2 dekadave në Parkun Kombëtar të Butrintit për të cilën thotë se zbulimet jo vetëm hedhin dritë mbi epoka të ndryshme, por mund të shihen si mundësi për rishikimin e historisë mesdhetare.
-
Përcillet për në banesën e fundit “bilbili i këngës” durrsake, Qemal Kërtusha
10 Mars 2022, 16:48Ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit “bilbili i këngës” durrsake, Qemal Kërtusha.
-
SPECIALE/ Copëza jete në 26 punime unike, piktorja Paho sjell ciklin ‘Reflektion’: Hapësira private me atë publike në një mur ‘universal’
9 Mars 2022, 21:43Denisa Paho është e vetmja piktore që mban veshur shaminë e besimit mysliman. Ajo është bashkëshorte, nënë dhe mësuese.Për pogradecaren e talentuar, bukuria e jetës qëndron tek përditshmëria që anashkalojmë.
-
9 rrëfime për 8 marsin, Margarita Xhepa: Gruaja është e shenjtë, nuk mund të vritet
9 Mars 2022, 16:37Në ditën e gruas regjisorja Driada Dervishi solli premierën “Rrëfimet tona” ku me zërin e artisteve të njohura si Margarita Xhepa, Luiza Xhuvani e Rajmonda Bulku rrëfeu historitë e 9 grave të vrara. “Fem fest” u mbyll me mesazhin e fortë: Mos gjeni faj tek gratë viktima!
-
Ish-deputetja performon në teatër kundër vrasjes së grave, Arta Dade: Politika ka ende shumë punë për të bërë, po të isha brenda do të jepja ndihmesën time
9 Mars 2022, 16:32E shkëputur prej kohësh nga politika, ish deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade është ngjitur në skenën e teatrit për të rrëfyer historinë e një gruaje të vrarë, por edhe për t’u bërë thirrje institucioneve për të punuar më shumë në mbrojtje të grave.
-
Ndahet nga jeta këngëtari Qemal Kërtusha
9 Mars 2022, 09:24Është ndarë nga jeta ne moshën 91-vjeçari këngëtari Qemal Kërtusha, i vlerësuar me titullin ‘Artist i Merituar’. Kërtusha numëron në repertorin e tij mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana
-
‘Gdhend’ në pandemi vlerat e familjes, skulptori Llakaj: Skena e trazuar politike dhe sytë bosh të studentëve të mi! Shqipëria e ekspozuar ndaj luftës në Ukrainë
8 Mars 2022, 15:53Artisti Vladimir Llakaj sjell në galerinë FAB ekspozitën e katërt personale me punime në bronx e mermer të realizuara gjatë pandemisë, që orientojnë vizitorët drejt vlerave të shoqërisë. Si një zë joindiferent ndaj aktualitetit skulptori flet për ndryshimet në skenën politike dhe ekspozimin që po i bëhet Shqipërisë në konfliktin Rusi-Ukrainë.
-
'Arkiva' thirrje shkencëtarëve për botimet që do të financojë, në fokus figurat historike
8 Mars 2022, 12:10Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka nxjerrë një njoftim ku u bën thirrje studiuesve për pjesëmarrjen në botimet e financuara prej institucionit.
-
Festivali/ Kultura dhe muzika arbëreshe 6 ditë për publikun kryeqytetas në teatrin metropol
7 Mars 2022, 23:05Prej datës 10 mars në “Metropol” mbahet “Festivali Metrosound”. Nën drejtimin artistik të muzikantit të njohur Robert Bisha, gjatë 6 mbrëmjeve i bëhet homazh kulturës e muzikës arbëreshe. Vetë artisti, i dedikon “Nostalgjisë arbëreshe” një koncert në Piano Solo.
-
1 vit pa Gjonajn, kineastin që punoi 5 dekada me filmin! Xhepa: Sikur ta shikoja “Ëndrrën çame” film artistik
7 Mars 2022, 14:11Një gjysmë shekulli kinematografi, një vit pas ndarjes nga jeta kujtohet kineasti Kujtim Gjonaj. Bashkëpunëtori i tij, shkrimtari Enver Kushi e veçon si kineastin që udhëtoi anë e mbanë kombit, për të sjellë biografitë e figurave të shquara, e filmin artistik gjithëpërfshirës. Ndërsa aktorja e njohur Margarita Xhepa, shpreh dëshirën që dokumentari ku punoi para një dekade me Gjonajn, të kthehet në film artistik
-
Mbahu Ukrainë! Protesta e artistëve shqiptarë në pikturë! ‘Metamorfoza e dëliri i diktatorit Putin’ piktura e Arizit
7 Mars 2022, 10:20Pushtimi i Ukrainës nuk lë indiferentë as artistët shqiptarë. Në dhjetëra vepra të artit pamor, përmes pikturës, karikaturës e vizatimit, ata bëjnë protestën e tyre. Nga thirrja e Vlash Drobonikut “Ndaloni Luftën” tek artisti i ri Endri Beqo që sjell diktatorin Putin në “Në gjuhën e Hitlerit”, artistët shqiptarë thonë njëzëri: “Ne qëndrojmë me Ukrainën!"
-
Muret antike në Lezhë kthehen në banjë publike! Ndotet zona arkeologjike tek vendvarrimi i Skënderbeut
7 Mars 2022, 09:19Prej vitit 2014, muret antike të "lisusit" në zonën arkeologjike pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë janë kthyer në tualet publik. Shkak për futjen në zonë të njerëzve të papërgjegjshëm, është bërë heqja e rrethimit të zonës
-
'Ishte heroina jonë dhe 'rojtjarja' besnike e vilës', historia e rrallë e Annamarias, muzës që frymëzoi veprat e Sali Shijakut, i biri: Si e ndanë për së gjalli nga i ati!
4 Mars 2022, 21:18“Report tv” viziton vilën 3 shekullore të Sali Shijakut. Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të zonjës së shtëpisë, i biri i artistit, Orgesi rrëfen mungesën e nënës, Annamarias, dhe historinë e saj të rrallë. Si e ndanë komunistët për së gjalli me babanë e saj, të cilin nuk e takoi dot kurrë. Një rrëfim për dashurinë e madhe të prindërve dhe Annamarinë, si muza e veprave të Shijakut e ‘rojtjarja’ besnike e vilës.
-
Tekstet shkollore, Krasniqi: Produkte private! Tek ne historinë e dikton politika
4 Mars 2022, 15:21Drejtuesi i Institutit të Historisë Afrim Krasniqi i bie kambanës së alarmit, për mënyrën se si përçohet historia e kaluar tek brezat e ri. Studiuesi shpjegon domosdoshmërinë e përfshirjes së institucioneve akademike, dhe flet për rolin imponues të shtetit, në procesin e përzgjedhjes së teksteve.
-
SPECIALE/ Indoktrinimi komunist në arte, si u sulmuan Kadare e Arapi, Krasniqi: Të hapen dokumentet e pas viteve ’85! Ende mbështeten ata që i shërbyen sistemit komunist
3 Mars 2022, 22:40Afrim Krasniqi, Beqir Meta e Hasan Bello në katër vëllime të Institutit të Historisë shpalosin fakte e dokumente arkivore të panjohura për “Indoktrinimin komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit”. Nga Ismail Kadare tek Fatos Arapi, si u sulmuan shkrimtarët në mbledhjet e Lidhjes, dhe pse nuk hapen dokumentet e pas viteve ’85. Krasniqi shpjegon nëse është i moralshëm retushimi dhe ndalimi i veprave artistike që u realizuan në diktaturë, dhe pse indoktrinomi vijon ende sot.
-
SPECIALE/ Bota sugjeron një shqiptare për poezinë, po Shqipëria a ka një propozim të ri për “Nobelin”?! Rrëfimi i Luljeta Lleshanakut: Nga persekutimi i familjarëve, tek Shqipëria që ëndërruam, jetoj mes dy vendeve
2 Mars 2022, 22:09Poetja e njohur Luljeta Lleshanaku, përzgjidhet nga shtëpia botuese gjermane Carl Hanser, për botimin e librit të dytë të saj në gjermanisht “Qyteti i Mollëve”. Pas suksesit në Angli dhe Amerikë, tanimë edhe Gjermania e vendos në toplistën e poetëve të rekomanduar. Në një rrëfim për “Report tv”, poetja tregon për jetën e saj, mes procesit të krijimtarisë e personales, si dhe përjetimet e pritjes, si kandidate për çmimin “Poeti Europian i Lirisë për vitin 2022” në Poloni.
