Kultura
-
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës
22 Shkurt 2023, 15:27 -
‘Figurë mbreslënëse’, nga Ndrenika te Anagnosti, ‘karvani i dashurisë’ përcjell Mimika Lucën, artistët rrëfejnë aktoren e Ndrekën: Kishin një ëndërr për Gjergjin!
22 Shkurt 2023, 15:26Familjarë, miq e kolegë mbajtën homazhe për artisten Mimika Luca. Nga Anagnosti, Stari e Milkani te Bulku, tre breza artistësh i dhanë sot lamtumirën e fundit. Për “Report tv” ata rrëfejnë Mimikën, si artiste, kolege por edhe si bashkëshorte e aktorit Ndrek Luca.
-
Shqipëria përgatit dosjen për regjistrimin e lumit Vjosa si Rezervat Biosferik i UNESCO-s, Besiana Kadare: Jam entuziaste! Mund të bëhet histori suksesi
22 Shkurt 2023, 13:22Qeveria shqiptare ka vendosur të përgatisë dosjen e kandidaturës për të regjistruar lumin e Vjoses si Rezervat Biosferik i UNESCO-s me qëllim mbrojtjen e biosferës të këtij thesari të jashtëzakonshëm kombëtar. Vjosa konsiderohet si lumi i fundit ende i egër në Evropë.
-
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkesë Kuvendit: 17 shkurti, Dita e pavarësisë së Kosovës, të shpallet festë zyrtare në Shqipëri
22 Shkurt 2023, 11:51Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar që 17 shkurti të shpallet festë zyrtare kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
-
Këngëtarët e viteve 2000 rrëfehen në ‘Esencë’: Kasetat i paketonim në shtëpi si makarona, i fusnin në koli dhe i çonim për shitje në dyqane
21 Shkurt 2023, 21:33Dikur muzika kishte krejt të tjera nuanca dhe kaloi nëpërmjet disa epokave që shënuan në Shqipëri. Vitet 2000 kanë qenë një periudhë shkëlqimi për një brez këngëtarësh që bënë muzikë në atë kohë. Ku janë sot ata dhe a bëjnë ende muzikë?
-
-
-
-
-
-
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)
21 Shkurt 2023, 14:21Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditë
-
-
Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë shqiptare, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur, Mimika Luca
21 Shkurt 2023, 12:50Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Mimika Luca ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 role ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”.
-
‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
20 Shkurt 2023, 18:09Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës
-
'Ky teatër lidhet me qenien time e prindërit', Inva Mula në 'Opera' si regjisore, vendos në skenë veprën e të atit: Biseda me të në ditët e fundit! Ishte si bekim
20 Shkurt 2023, 16:13Inva Mula, rikthehet në “Opera” si regjisore, për të vënë në skenë “Karnavalet e Korçës” operetën e babait të saj artistit të ndjerë Avni Mula. Sopranoja rrëfen për “Report TV” imazhet kur babai e krijoi këtë operetë dhe bisedën e mëvonshme me të atin për të vënë në skenë.
-
VIDEOLAJM/ Timo Flloko 'kokë më kokë' me Kadarenë, aktori interpreton poezinë e njohur të shkrimtarit
19 Shkurt 2023, 21:43Aktori i njohur Timo Flloko është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare ku kanë ndarë edhe një moment të bukur mes tyre
-
Lezha nis përgatitjet për festivalin e Gjirokastrës, performojnë 19 grupe
19 Shkurt 2023, 17:46Lezha ka nisur përgatitjet për Festivalin Folklorik Kombëtar "Gjirokastër 2023", i cili rikthehet në muajin qershor pas një shkëputje disavjeçare. 19 grupe si lahutar, instrumentistë popullor, këngëtarë e valltarë shpalosën vlerat e tyre artistike.
-
Maska, muzikë e emocione, Shkodra feston karnavalet, organizatori: I festojmë prej 162 vjetësh
19 Shkurt 2023, 17:42Me maska, veshje tradicionale, muzikë dhe plot emocionet në Shkodër u zhvillua festa e karnavaleve. Nuk munguan as vargjet karakteristike shkodrane me fokus politikën, e djegia e dordolecit që simbolizon largimin e të keqes.
-
Rubrika ‘Në Librari’ vjen me tri tituj të rinj! 'Dita e Kukuvajkës', Qesari: Romani që 'sfidoi' mafien
19 Shkurt 2023, 16:02Rubrika “Në Librari” vjen këtë fundjavë me tri tituj të rinj.