Kultura

  • Këngëtarja e njohur shqiptare Elsa Lila ka kënduar në gjuhë shqipe poezinë “Dremit Liqeri” ne Romë Romë ku mbajti edhe koncertin e saj të parw me muzikë klasike. VIDEO
  • "Monger", Barak Marshall me 
    balerinët shqiptarë ndezin skenën

    Baleti “Monger” i koreografit të famshëm izrelito-amerikan Barak Marshall do të shfaqet në fundjavë në Tiranë me balerinët shqiptarë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe 
    ​Baletit. E cilësuar nga kritika si “një krijim i shkëlqyer, inteligjent, dhe me humor”, kjo premierë baleti është përshtatur shumë mirë me balerinët shqiptarë.   VIDEO

  • Naimi, 170 vjetori i lindjes

    Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga dega e Dakollarëve ose e Dulellarëve e Familjes Frashëri. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937.

  • Shkodër,  vjen për të gjithe
    komedia 'Danimarka, toka jone!'

    Stefan Çapaliku ka vendosur t’ja thotë në sy Shkodrës e shkodranëve. E quajtur një komedi por që fare mirë ngjan edhe më një tragjikomedi, “Danimarka, toka jonë” është vepra e cila shtangu shkodranët të cilët e panë të zhvillohej përpara syve të tyre, e kaluara moniste, demokracia e brishtë 25 vjeçare dhe e ardhmja e pa shpresë në një skenë teatrore. 

  • 170-vjetori, Biblioteka Kombëtare
    dixhitalizon veprën e Naim Frashërit

    Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e 170-vjetorit të lindjes së një nga figurave më të rëndësishme të rilindjes kombëtare shqiptare, Naim Frashëri, do të publikojë më datë 25 maj editimin digjital të veprave të tij, të cilat mund të shfletohen dhe shkarkohen në faqen zyrtare të BKSH-së www.bksh.al.  VIDEO

  • 4 grupe polifonike ushtojnë për 6
    muaj në Bienalen e Venecias

    4 grupe polifonike shqiptare do të performojnë në Bienalen e Venecias, që do të çelet më 28 maj dhe do të mbahet deri më 27 nëntor 2016.  VIDEO

  • Inva Mula më 25 maj këndon Miminë
    e “La Boheme” në Beograd

    Sopranoja e njohur Inva Mula do të ngjitet në Teatrin Kombëtar të Beogradit me rolin e Mimisë për operën “La boheme-n” të Puçinit. Inva Mula ftohet të këndojë në Operën e Beogradit 71 vjet pas interpretimit të këtij roli në Serbi nga një tjetër soprano e famshme shqiptare, Tefta Tashko Koço  VIDEO

  • Zeng Yi: Ja jeta e njerëzve të
    padukshëm, i gjen kudo në botë 
     

    Fotografi kinez me famë botërore Zeng Yi  ka çelur në Tiranë ekspozitën “Homeland” me 40 foto bardh e zi. Fotot kanë në fokus jetën e përditshme të të moshuarve dhe atyre pak njerëzve që kanë mbetur në provincat kineze. Të rinjtë kanë emigruar,të vjetrit s’ndahen nga fshatrat e tyre.

  • Nis festivali i Filmit Mjedisor, vijnë
    56 filma nga 29 shtete të botës 

    Festivali i Filmit Mjedisor është çelur sot paradite në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë. Ky festival që do të mbahet deri më 5 qershor, financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe OJQ-të lokale.   VIDEO

  • Fotografi i njohur kinez Zeng Yi
    me 40 foto bardh e zi në Tiranë

    Zeng Yi, ky fotograf mjaft i njohur në të gjithë botën, ka çelur ekspozita kudo: në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Francë, Itali, Belgjikë, Qipro, Korenë e Jugut, Tajvan etj. Por këtë herë stacioni i tij është Tirana dhe Muzeu Historik Kombëtar. Artist i njohur kinez hapi një ekspozitë personale, duke u mbështetur nga Muzeu Historik Kombëtar, Bashkia e Tiranës, Bashkia Pietrasanta në Itali dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës. VIDEO  FOTO

  • Tepelenë:Artistët mirditorë sukses
    në festivalin e këngës popullore

    Deda dhe Elda, janë dy artistë të vegjël nga Mirdita. Ata kanë zbritur në Tepelenë, për të performuar në Festivalin e parë të Këngës Popullore për fëmijë. Me dëshirën e madhe për të mbajtur gjallë folklorin dhe traditën mirditore, dy artistët e vegjël, janë pjesë e grupit popullor që përfaqëson zonën në konkurrimin e parë kombëtar, që organizohet në qytetin e Ali Pashait.  VIDEO

  • Poetë nga treva shqiptare, marrin
    pjesë në konkursin e 7-të të poezisë

    Mbi tetëdhjetë  poetë  nga treva të ndryshme të Shqipërisë, si Tiranë,Shkodra, Durrësi, Gjirokastra,Vlora, Saranda, Lezha, Kukësi,apo në Kosovë ,si Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Fushë-Kosovë, Klinë, Prizren, Malishevë, Istog, Mitrovicë, Maqedoni, Mali i Zi ,e vende të tjera ku jetojnë krijuesit .

  • Pikturat shqiptare të Skënderbeut
    një udhëtim nga Kruja në Europë

    Një ekspozitë që nis me veprat e para të Anastas Ballamaçit e Theohar Gjinit. Pastaj vijon një tablo madhështore të Skënderbeut punuar nga piktori Spiro Xega në vitin 1931 çelet në qytetin e Krujës. VIDEO

  •  “Flauti Magjik” deri në 6 Qershor
    nis me virtuozët e flautit e violinës

    Edicioni i 4-të i festivalit “Flauti magjik” ka nisur me interpretime virtuoze në sallën “Tefta Tashko Koço”në Ministrisë së Kulturës. Ky festival nisi vërtetë me tingujt magjikë nga sonata për flaut e piano e Mozzart. Interpretimet e flautistit të njohur Evis Rudi duartrokiten. Fatma Spahiu e shoqëron me një harmoni absolute në piano. VIDEO  

  • Sata pas koncerteve, promovon
    albumin “Hana e plotë” në Paris

    Erdhi dita që kantautori Vlashent Sata, të promovoj në Tiranë, “Hanën e plotë”. Artisti i mirënjohur në skenat shqiptare dhe ato evropiane, vjen për të performuar live “jetën e tij” në një koncert recital, të realizuar nga Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol). “Hana e plotë” është një koncert, ku do të promovohet dhe albumi me të njëjtin titull.

  • Vlashent Sata koncert në Teatrin
    Metropol,të ardhurat për jetimët

    Kantautori i njohur Vlashent Sata më 3 qershor do të promovojë Francë albumin e tij “Hana”. Këtij albumi do t’i paraprijnë koncertet që do të bëj në Tiranë në Teatrin e Metropolit në datat 26 dhe 26 maj. Sata ka premtuar të ardhurat e koncerteve për fëmijët jetimë dhe apelon në mbrojtje të tyre, pas ngjarjeve me abuzimet në jetimoren e Shkodrës.  VIDEO

  • “I marri fisnik” vepra e Daut
    Gumenit në Teatrin Eksperimental

    Personazhi tragjiko-komik i një vepre të shkruar nga Daut Gumeni që flet për dramat njerëzore të luftës së klasave në diktaturë do të ngjitet në skenë nga Mehdi Malkaj. Premiera me titull “I marri fisnik" do të shfaqet në skenën e Teatrit Eskperimental Kujtim Spahivogli më 21 maj.  VIDEO

  • Fatos Qerimi: “Flauti magjik”, nga
     Mozart tek tangoja argjentinase

    Edicioni i 4-të i festivalit muzikor “Flauti magjik” nis sot në mbrëmje në orën 19.00. Dita e parë e festivalit do të hapet në sallën “Tefta Tashko Koço” në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku do të performojnë artistët vendas dhe të huaj. 

  • “Sonte do të luajmë pa tekst” e
    Pirandelos, në Teatrin Kombëta

    “Sonte do të luajmë pa tekst”, drama e shkruar nga Luigji Piradelo vjen si premierë në Teatrin Kombëtar në datat 20, 21, 22 Maj, ora 19:00. Shfaqja me regji të Driada Dervishit, është duke përfunduar provat. Regjisorja rrëfen se pse zgjodhi pikërisht dramaturgun e njohur Pirandelo.   VIDEO

  • Sami Frashëri, intelektuali i dy
    vendeve Shqipëri-Turqi

    Një simpozium Ndërkombëtar kushtuar ideologut të rilindjes shqiptare Sami Frashërit dhe intelektualit që Turqia e konsideron më të madhin e vendit të saj është organizuar nga Universiteti i Tiranës,Universiteti i Trakias dhe Muzeu Historik Kombëtar. Akademikë të njohur të të dyja vendeve kanë folur për rolin që zë figura e Sami Frashërit.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv