Opinion
  • Qytetari i mirë Borat
    paguan pijet

    Gilles Deleuze ka bërë një seri interesante të intervistave kah fundi i jetës së tij. Ato njihen si Abecedaire dhe përbëhen prej epizodave të përsiatjeve filozofike të atypëratyshme të Deleuze. Për secilën shkronjë është zgjedhur nga një fjalë dhe mandej ajo është fabrikuar në koncept filozofik përbrenda pak minutave.
  • “Si duhet të shmangen
    vjedhësit e zgjedhjeve”

    Që në fillim të këtij shkrimi dua të përshëndes punën e deritanishme të Komisionit të Reformes Zgjedhore dhe miratimin nga ky Komision i dënimeve më të ashpra për veprat penale që lidhen me zgjedhjet,gjë kjo që do të ketë edhe efekt parandalues për këto krime me pasoja tragjike për Shqipërinë. ( ne foto Zef Brozi)
  • Strategjia jonë për rilindjen
    e sportit shqipta

    Tryeza e programit për rilindjen e sportit shqiptar ishte një befasi e pëlqyeshme. Jo vetëm për përgatitjen mbresëlënëse që kishte bërë një grup i gjerë pune mbi bazën e një komunikimi intensiv me shumë njerëz të sportit dhe të një konsultimi serioz me ekspertizën ndërkombëtare. As edhe vetëm për pjesëmarrjen e pazakontë falë ardhjes nga e gjithë Shqipëria të plot personaliteteve të botës së sportit. Por sidomos për interesimin publik që ngjalli dhe reagimet e shumta pas zhvillimit të tryezës që mesa duket u ndoq përmes ekranit e faqeve të shtypit nga shumë njerëz. Pikërisht këto reagime më shtynë të shkruaj këtë shënim edhe pse në dukje, po vetëm në dukje, tema e një programi të ri për sportin ngjan si një luks i tepërt në këto kohë të ngarkuara me debate krejt të tjera. E mbase vetë fakti që sporti është lënë krejt në harresë ka një rol përcaktues të vetin në mbingarkesën e zymtë të kësaj kohe.
  • Bisedimet - garë diplomatike

    Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, janë një “garë diplomatike”, ka thënë një diplomat i BE-së. Është folur shumë për rinisjen e tyre këtë javë. Nëse dy palët bëjnë marrëveshje, fati i tyre do të përmirësohej ndjeshëm. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur katër vjet më parë, dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në forumet ndërkombëtare, përderisa nuk shoqërohet nga OKB-ja, organizata që ka administruar Kosovën pas luftës së vitit 1999.
  • Komedia politike
    e Tiranës në Kaukaz

    Në ndryshim nga vendet diktatoriale, të cilat karakterizohen nga politika të jashtme lineare dhe agresive me qëllim forcimin e interesave shtetërore,në demokracitë perëndimore dhe vendet që aspirojnë të bëhen të tilla, politikat e jashtme janë më të komplikuara dhe mund të pësojnë luhatje nga një legjislaturë
    në tjetrën.
  • Matura 2012, teste me
    4 nivele vështirësie

    Testet e maturës shtetërore këtë vit do të kenë 4 nivele vështirësie. Prova e dijes do të jetë më e fortë, për ata që zgjedhin lëndët e thelluara si provim me zgjedhje, ku mësohet se testi final i maturës shtetërore do të jetë i një vështirësie tepër të lartë.
  • Evropa, Greqia, kriza
    ekonomike dhe ne

    Më shumë se dymijë vjet më parë brigjet e Mesdheut verior e lindor ishin qëndra e qytetërimit. Prej Athinës dhe Romës shpërndaheshin rrezet e dijes e të kulturës. Nëse Roma zotëronte atëherë një kontinent që, në kufijtë e saj haste t’ashtuquajturit “fise barbare”, Athina e pushtuar ushtarakisht zotëronte me artin, filozofinë e shkencën e saj atë pjesë të njohur të botës që do t’ishte Evropa e ardhëshme.
  • Heronjtë e një lufte të gabua

    Duke i kërkuar falje atyre që mund të më konsiderojnë si cinik, më duhet të them se sulmi vdekjeprurës ndaj dy komandove shqiptarë në Afganistan ishte sa hidhërues aq edhe i pritshëm; me mëse tetë vjet historik të dërgimit të trupave nëpër zona të nxehta si Bosnja, Iraku e Afganistani, fatkeqësisht kjo humbje ishte statistikisht (por jo logjikisht) e paevitueshme. Përtej retorikës mallëngjyese që do të dëgjojmë në ditët në vijim dhe propagandës që do justifikojë humbjen e jetëve me detyrimet që Shqipëria ka duke qënë se është një anëtare e NATOs, duhet thënë se misioni i Afganistanit ka qënë një dështim i pashprehur për aktorët kryesorë që e ndërmorën, por edhe për figurantë në sfond si puna e Shqipërisë.
  • Dekadenca e garantua

    Qeveria e Kosovës po i ndihmon Serbisë që ajo ta fitojë statusin e vendit kandidat për në BE më shumë sesa që këtë gjë po e bën vetë Qeveria e Serbisë. Në Beograd mbizotëron diskursi publik i politikanëve atje që thonë se nuk e japin Kosovën ndërkohë që e duan BE-në. Përmes koncesioneve të vazhdueshme Qeveria e Kosovës po ia mban gjallë shpresat Serbisë që mund të forcohet brenda Kosovës pa e rrezikuar udhëtimin drejt BE-së.
  • Trashëgimia e 20 shkurtit

    Gjatë ditëve të 18-20 shkurtit 1991 mstudentët e Universitetit hynë në grevë urie në shenjë proteste ekstreme ndaj bashkëjetesës midis pluralizmit e diktatorit, për ndarje finale e përfundimtare nga simbolet dhe trashëgimia negative e komunizmit.
  • Pavarësia e Kosovës, tetë
    arsyet e pakundërshtueshme

    Cila është prehistoria e kësaj dite të madhe, më të madhes për shqiptarët kudo që janë, pas ditës së 28 nëntorit të vitit 1912. Prof. Noel Malkolm, ndër të tjerë, ka rreshtuar argumente që provojnë se Kosova as juridikisht nuk ka pengesa për të qenë e pavarur.
  • Shteti, dëbora dhe
    mungesa e angazhimit qyteta

    Situata e rënduar e motit në Shqipëri këto ditët e fundit dhe sidomos vështirësitë dhe izolimi që po përjetojnë banuesit e zonave më veriore të vendit, trishtojnë dhe merakosin këdo. Ndërkohë që askush nuk mund të parashikojë me saktësi “tekat” e natyrës, një sistem meteorlogjik ekziston gjithsesi dhe kështu s’kemi pse habitemi pasi tek e fundit njëherë që e ftohta polare filloi në Evropë normalisht do të vinte edhe drejt Shqipërisë.
  • Shteti nen dëborë

    Kudo jashtë Shqipërisë ku tërbimi i motit ka sjellë fatkeqësinë e izolimit ndër zona të caktuara dhe ku shteti ka vështirësi në përballimin e situatës, nuk po bën vaki asgjë e ngjashme me atë që ndodh në vendin tonë me përjashtim të angazhimit të opozitës politike, shoqërisë civile, strukturave të solidaritetit social e mediave për të dhënë ndihmën e tyre.
  • Rreth restorantit të përbashkua

    Gatishmëria e Qeverisë së Kosovës që të bisedojë me Serbinë për territorin e vendit dhe funksionimin e shtetit po na e zvogëlon territorin e po na e vështirëson funksionimin. Zmbrapsja e Qeverisë së Kosovës nga veriu i vendit dhe lejimi i hyrjes së mallrave të Serbisë e ka hedhur Kosovën në defansivë të thellë ku rënies nuk po i shihet fundi.
  • Bugajski interviston Ramën:
    Shqipëria, ja si do të Rilindë

    INTERVISTE/ Drejtori i New European Democracies Project, Janush Bugajski në një cikël emisionesh për televizionin AS, intervistoi liderin e Partisë Socialiste Edi Rama. Kryetari i opozitës foli për problemet e demokracisë në vend, problemet e rënda të qeverisjes, 21 janarin, por dhe mbi vizionin e Partisë Socialiste dhe të programit të saj për një Rilindje shqiptare me synimin për të bërë pjesë në familjen e madhe evropiane.
  • Kundër dëborës ...me fjalime!

    Fatkeqësitë natyrore nuk programohen, por për rrethanat e Shqipërisë pothuajsë çdo herë kanë qenë të paralajmëruara. Përmbytja e Shkodrës kohë më parë dhe dëbora këtë vit janë të paralajmëruara: e para nga vetë hapja e digave të hidrocentraleve, e dyta për shkak të përkeqësimit të motit fillimisht në vendet e tjera dhe më pas tek ne.
  • Kostoja e trefishtë e shurdhërisë

    Sot Shqipëria përballet me koston e trefishtë të shurdhërisë së qeverisë sepse jemi përballë një krizës së izolimit nga dëbora të mijëra familjeve që po ziejnë kokrrat e fundit të misrit, përballë krizës energjitike që ka nisur të ndjehet në çdo shtëpi ku fiken dritat me orë të tëra, përballë përmbytjeve të radhës që me këtë dëborë masive janë të pashmangshme. Dje ne pamë nga mëngjesi në darkë një shfaqje shurdhërie me zë e me figurë dhe aktor protagonist kryeministrin. I cili e harroi Shqipërinë që digjet nën dëborë dhe u kreh me orë të tëra në ekranin e televizorit duke folur për Azerbajxhanin, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën e për kë tjetër i erdhi ngoje nga mendja e arratisur prej realitetit dramatik të Shqipërisë së sotme.
  • Ide: Rikthimi i rezervave
    për të mos u zënë gafil

    Pak ose aspak të mësuar me fatkeqësitë natyrore,ne deri më sot jemi përpjekur t’u dalim ne krye fatkeqësive njerëzore, në kuptimin e fatkeqësisë si produkt i sjelljeve tona.Përmënd këtu vitin e mbrapshtë 97-tën me bilanc tragjik për shqipëtarët apo Gërdecin me dhjetra të vrarë e qindra të plagosur.Ne jemi mësuar që nga ekrani i televizorit apo faqet e gazetave të dëgjojmë lajme aksidentesh, vrasjesh kriminale, që të gjitha këto në vetvete përbëjne fatkeqësi.
  • Kur edhe humanizmi bëhet qeverita

    Dy apele drithëruese për ndihmë të bëra dje në redaksinë e “Shqiptarja.com”, ta bëjënë zemrën copë. Një 64-vjeçar nga një fshat i thellë i Pukës thotë se nuk ka më as miell për foshnjen 9 muajshe. Një tjetër, kryetar komune në Shishtavec, thotë se rezervat ushqimore po mbarojnë. Me dhjetra kronika televizive, flasin për mijëra banorë të kërcënuar nga izolimi, mungesa e rezervave ushqimore, ndërprerja e energjisë elektrike dhe asnjë ndihme nga organet shtetërore.
  • Pushtimi i Dashurisë

    Mesiguri duhet të jemi të verbuar këto kohë. Kështu duhet të jetë vërtet përderisa gjithandej ndjejmë vrazhdësi e sërish ne vazhdojmë qetësisht përditshmërinë tonë; dëgjojmë zhurma shurdhuese e nuk reshtim; përballemi me probleme e kudo na duhet të sforcohemi e të tendosim nervat, për çdo sëmundje na thonë se shkaku kryesor është stresi dhe bindemi e marrim të njëjtat ilace; ngado ku ecim bëhemi pis nga bloza, ngjyra gri e përsëri marrim të njëjtën rrugë që humbet në një tunel pa fund.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv