Opinion
  • Padrejtësia si bumerang

    Prokuroria e Përgjithshme denoncoi dje aferë të pastër korruptive, ku ishte përfshirë një grup njerëzish që donin të blinin një vendim gjyqësor, por
    që dështoi jo se në Shqipëria ka drejtësi, por sepse si blerësit ashtu dhe shitësit e drejtësisë e kuptuan se pazari i tyre ishte marrë vesh nga një palë e tretë, duke ua hedhur në erë planet.
  • Fuqia kërcënuese e të keqes

    Shqipëria kaloi 46 vjet në regjim totalitar. Modeli shqiptar ishte unik në ashpërsinë, natyrën ekstreme, organizimin pyramidal shtetëror, përndjekjen kolektive klasore dhe mekanizmin shtetëror e publik të dhunës. Në krye të piramidës ishte diktatori, pranë tij Byroja Politike, më tej strukturabesnike e PPSH dhe paralelisht, struktura e dhunës, simbolizuar nga Sigurimi i Shtetit. Me rënien e sistemit komunist ra edhe piramida shtetërore e tij, u shpërbë PPSH dhe sigurimi, dhe me kalimin e viteve, vetë komunistët nisën një garë publike me kujtime disidente e distancimi nga sistemi i kaluar.
  • Pse u rrit kriminaliteti

    Vrasjet e dy vajzave mbrëmë janë këmbana alarmi se krimi ka marrë përmasa të frikshme dhe po godet gjithkënd. Në fakt situata është e paralajmëruar, pasi ka plot dy vjet që shifrat e krimit kanë pësuar nje rritje të madhe, kjo e parë në grupin e krimeve kundër personit dhe pasurisë. Të bën përshtypjë sportiviteti me të cilin flasin drejtuesit politikë të ministrisë së Brendshme ne lidhje me viktimat nga ngjarjet e rënda.
  • Të Faleminderit Avokat

    Strehimi i familjeve rome i cili, në një vend normal do të ndodhte për arsye krejt të tjera dhe në mënyra krejt të tjera, ka qartësuar në mënyrë të papritur jetën politike dhe civile shqiptare, më shumë se çdo gjë tjetër.Me këtë veprim të tij dhe më parë, me qëndrimin e tij ndaj institucioneve, ai qartësoi përfundimisht për të gjithë ata qytetarë naivë të këtij vendi, se çdo të thotë të jesh Avokat Populli.
  • Qeveria dështoi në sigurimin e jetës

    Situata është alarmante, qytetarët janë jo vetëm të friksuar por dhe të terrorizuar, po kthehemi si në vitin 1997 por me një ndryshim kriminelët lëvizin të armatosur ndërsa qytetarët jo dhe policia ka dalë jashtë loje. Dy vjaza të reja u vranë mbrëmë në mes të Tiranës në një orë ku fluksi i lëvizjes së qytetarëve është shumë i madh, Eleni u vra në derë të shtëpisë duke lënë dy fëmijë jetim, ndërsa Megi po festonte ditlindjen me të fejuarin e saj.
  • Të trembim frikën

    Trembem dhe unë duke ecur në mbrëmje rrugës për shtëpi. Dje, më shumë se ndonjë ditë tjetër. Nëse rastësisht apo qëllimisht, ato plumba që u shkrepën për dy vajza të reja 35 dhe 25 vjeçare në Tiranë, ndonjë ditë mund të drejtohen drejt meje? Drejt teje? Drejt të gjithëve?
  • Mungesa e transparencës

    Jam një shqiptar që jetoj në Kanada dhe si pjesa më e madhe e shqiptarëve që banojnë jashtë kufijve të vendit tonë ndjek të gjitha zhvillimet në Shqipëri nëpërmjet internetit. Arsyeja që po ju shkruaj, është për disa çështje të transparencës, të cilat, më duket se nuk investigohen nga media, por edhe janë lënë në harresë nga Bashkia e Tiranës.
  • Shpërndarja e fajit

    Më 24 korrik të vitit 2006 patën filluar negociatat me Serbinë për statusin e Kosovës. Që prej shkurtit të atij viti po zhvilloheshin negociatat për çështjet teknike jostatusore dhe rreth pesë muaj më vonë ato negociata u shndërruan në negociata politike për statusin e Kosovës.
  • Ina Ramën? Jo, kemi Gymyshin

    Është pak të thuash se u ringjall. Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, po rivalizon Gymyshin ndër gratë e burrat e Shqipërisë, për të mos riperifrazuar kryeministrin Sali Berisha se ajo ishte që në nëntor 2007, kur erdhi sefte në krye të Akuzës se ishte “Silvia Konti”. Prej daljes së saj televizive, është kthyer në simbol të femrës së hekurt dhe prokurores që ia vë kufirin te thana jo vetëm një gazetari në studio, por edhe pushtetit që thotë se ka kundër.
  • Një kryeprokurore – që Kosova s’e ka!

    Natyrisht që kalkulimi i Ina Ramës në atë paraqitje thellësisht jopolitike ishte më tepër se politik. Sepse ajo, dhe sidomos ajo, e di fare mirë që as në SHBA e as në Gjermani, por as në shtete shumë të vogla por për këtë demokratike është e pamundshme që një prokuror(e) shteti të ulet në studio televizive të një gazetari dhe të flasë e flasë për gati dy orë për punën e saj. Sidoqoftë, siç edhe ajo vetë e pranoi, kjo gjë (më në fund) duhej bërë... Në çastin dhe kohën e duhur. Që do të thotë t’i jepej një dru i fortë lukunisë së të çmendurve të politikës së Kadiut e Myftiut.
  • Një vend pa rini

    Shqipëria është një nga vendet me numrin më të ri të popullsisë. Një aset me vlera të veçanta për një vend që kërkon të fitojë me shpejtësi kohën e humbur, përmes zhvillimit të shpejtë me rezultate konkrete. 20 vjeçarët e vitit 90, tashmë janë prindër me fëmijë, të lindurit më 1990 janë votues dhe në prag të diplomimit universitar. Ndryshe nga brezat me të vjetër ata kanë pasur fat të lindin në një sistem të ri, kanë shijuar lirinë dhe hapësirën pakufi, por bashkë me to, janë rritur me të gjitha brengat e tranzicionit.
  • Në BE të çon vetërespekti

    Asnjë shtet, popullsia e të cilit ka qenë gati 100% për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk ka hyrë në BE. Vetëm atëherë kur ekziston një përqindje e konsiderueshme e kundërshtarëve të aderimit në BE, disi piqen kushtet për të hyrë në BE. Kësisoj, nëse e gjithë popullsia jonë është për inkuadrim të Kosovës në BE, kjo vetëm sa paraqet një garanci shtesë që nuk do të inkuadrohemi në BE.
  • Luga boshe e Shëndetësisë

    Ministria jone e shendetesise ‘nxitoi” te bënte analizën vjetore këtë here. Them nxitoi pasi radha e do qe fillimisht bëhen analizat ne institucionet shëndetësore te vartësisë dhe me pas Ministria bën analizën e saj përmbledhëse te arritjeve por edhe te sfidave qe duhen zgjidhur ne te ardhmen
  • Parlamentarizëm i deformua

    Shqipëria ka një parlament, 140 deputetë, të zgjedhur indirekt përmes listave proporcionale të partive. Ata ushtrojnë sovranitetin qytetar dhe kanë mandat politik për të iniciuar e votuar çdo ligj apo akt tjetër të përcaktuar nga Kushtetuta si objekt parlamentar. Ata kanë imunitet kushtetues, imunitet imunitet politik, si dhe në kushtet tona të tranzicionit, edhe një imunitet publik të fuqishëm.
  • Zari i fundit i qeverisë

    Gjykata e Tiranës imitoi në harkun kohor të një viti një veprim që la shumë pasoja në standartet demokratike të Shqipërisë. Ndërsa një vit më parë, pas masakrës së 21 janarit 2011, Policia e Shtetit nuk ekzekutoi urdhërat për të ndaluar zinxhirin e komandës së Gardës së Republikës, duke lënë të lirë të dyshuarit për vrasje dhe plagosje, dy ditë më parë, gjykata vendosi të lërë në shtëpitë e tyre dy pjesëtarë të gardës dhe një specialist të IT në kryeministri.
  • Dy realitetet e Shqipërisë sime

    E përbashkëta e dy Shqipërive që pashë dje: ftohtësia. Shumë ftohtë në sallën e teatrit ‘Vaçe Zela’; më shumë ftohtë në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
  • 60- vjetori i Tefta Radit

    Kur hyri për herë të parë në zyrat e Radio Televizionit shqiptar dhe kapi me dorë mikrofonin e lajmeve, për të dhënë edicionet, Tefta Radi nuk do ta mendonte kurrë se 60 – vjetorin do e festonte mes miqsh, gazetarësh, artistësh në sallën e ish shtëpisë së ushtrisë në Tiranë. Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” organizoi konferencën për gruan gazetare, duke e konsideruar këtë edhe si një organizim të rëndësishëm në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit.
  • Projekti antishqiptar i varrezave greke

    Para disa vitesh(më 2008) Shqipëria dhe Greqia nënshkruajtën marrëveshjen për ndërtimin e dy varrezave për eshtrat e ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës italogreke në territorin e Republikës së Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur në fillim nga Ministria e Jashtme greke dhe më pas Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cila njoftoji me një komunikate për shtyp duke mos dhënë shumë hollësira rreth kësaj marrëveshje. Por në fillim të këtij viti Berisha sipas medieve ka urdhëruar nxitimin për realizimin e këtij projekti antishqiptar.
  • Ekonomia e Republikës

    Republika e Kosovës është Republikë Parlamentare me Kuvendin e Republikës së Kosovës si organin e saj më të lartë politik, përfaqësues e legjislativ në Kosovë. Nëpërmjet vendimit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, Kuvendi i Kosovës praktikisht mori vendim që t’ia mbyllë derën Serbisë në Kosovë përderisa ajo e mban derën e mbyllur për Kosovën. Nuk do shumë mend për ta kuptuar që aktualisht nuk ka kurrfarë reciprociteti me Serbinë.
  • 21 janari…. Një histori e papërfundua

    21 janari u shndërrua në një ngjarje unikale në historinë e tranzicionit shqiptar. Gjatë 20 vjetëve të tranzicionit kishin ndodhur ngjarje dramatike, madje edhe tragjike, siç ishin
    vrasjet e 2 prillit dhe trazirat e 1997. Ndërkohë kujtimi i 97 rrinte mbi shqiptarët si shpata e Demokleut. Por, 1997 u prodhua nga një seri faktorësh dhe në një situatë të mbarsur me një krizë të shumëfishtë; 21 janari duke ardhur si një shpërthim popullor, në një klimë të mbarsur nga manipulimi i zgjedhjeve, shkaktoi një episod gati të harruar në vendet demokratike: vrasjen e demonstruesve. Kujtim vijnë në një libër nga Fatmir Xhafaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv