Opinion
  • Demokracia në rresht!

    Ajo çfarë e dallon një shoqëri demokratike me një shoqëri parademokratike është raporti midis ligjit dhe individit, midis politikanit dhe institucioneve, midis qytetarit dhe pushtetarit, midis të drejtës së deklaruar dhe asaj të aplikuar.
  • Re: Fressh, pse u tremb doktori

    U mor vesh se re:fressh pati një impakt të jashtëzakonshëm ditën e diel, kur salla e Pallatit të Kongreseve, u mbush plot me të rinj freshistë, jo vetëm nga Tirana, por të ardhur edhe nga rrethet. Gjithsesi, salla nuk kishte shkëlqimin e flamujve të PS, BE apo SHBA.
  • Rasti Meta rizgjon çështjen e rolit të
    drejtësisë

    Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në Tiranë për ta shpallur të pafajshëm ishzëvendëskryeministrin Ilir Meta për akuzën e korrupsionit aktiv komentohet në mënyra të ndryshme nga analistët e medias në Shqipëri. (Ne foto Ilir Meta pasi Gjykata e Larte e shpalli te pafajshem)
  • Media-Berisha, çfarë hipokrizie!!!

    Dje kryeministri Sali Berisha mbajti takimin e paralajmëruar me punonjësit e mediave të shkruara dhe vizive në vend. Një rast për të bërë spektaklin e radhës dhe për të treguar se gjithçka shkon për mrekulli në “të bukurën e dheut”, siç po e perifrazon përditë e më shumë Shqipërinë kreu i qeverisë.
  • RE:FRESSH

    Nesër bëhen 20 vjet nga krijimi i Forumit Rinor Eurosocialist. Asnjë organizatë rinore në Shqipëri s'e ka pasur në këta 20 vjet as historinë dhe as impaktin e Fressh-it në jetën politike shqiptare. Histori e mbushur me dritë e hije.
  • Shqipria në BE? Po,
    por duhet të presim 2020-ën

    BE po jo? Jo! Nuk është kjo pyetja, por: BE po, por kur? Teorikisht Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në vitin 2020, thotë Bert Kuby, bashkëpunëtor i Departamentit të Shqipërisë në Komisionin e Zgjerimit të BE-së për Deutsche Welle.
  • Kriza e besimit dhe demokracia

    Demokracia nuk është procedurë, është diçka më shumë se kaq. Ligjet janë të rëndësishme, janë vijat e bardha në demokraci, por për një demokraci të shëndetshme kërkohet më shumë se kaq; - institucione funksionale, pjesëmarrje e mbështetje publike, trasparencë dhe inspirim në vlera e parime qytetare. Në krizën globale ekonomike është e pritshme që vetë demokracitë të përballen me zemërimin apo rritjen e zhgënjimit qytetar.
  • Dilemat para një interviste

    Sot do të dëshiroja të ndaja me ju një tjetër aspekt, pjesë përbërëse e punës tonë të përditshme në ofrimin e shërbimeve të personelit. Pas marrjes së aplikimeve për vendet e punës që kompania jonë ka shpallur për kompanitë kliente dhe pasi kryejmë përzgjedhjen e parë të aplikantëve bazuar në eksperiencat që ata kanë paraqitur në CV-të e tyre, ne përgatitemi për proçesin e intervistimit të kandidatëve të përzgjedhur.
  • Topi dhe dilemat që s’i luan topi

    Ka kohë që në politikën shqiptare mendon çdokush për partinë e re të Bamir Topit. Tashmë zërat nuk janë të fshehtë, por publikisht është deklaruar se presidenti i republikës pas përfundimit të mandatit do të ketë partinë e tij. Por çfarë duket se nuk shkon në nismën e re të Bamir Topit? Berisha përpiqet ta nënvleftësojë, Rama në të kundërt, kërkon t’i japë zë.
  • Shfytyrimi i mbamendjes
    sonë historike

    Nuk ka dyshim se populli shqiptar është popull i vogël me numër të vogël banorësh dhe me histori, në pjesën më të madhe të kohës, tragjike. Pushtimet nga pushtues të Lindjes e të Perëndimit, në njërën anë, kurse luftëra për çlirim prej tyre, në anën tjetër, e shënojnë këtë histori. Pushtimet nga të huajt dhe sundimet nga tiranë, despotë e diktatorë të huaj e të brendshëm e bëjnë historinë shqiptare histori që e ka munduar dhe, siç po shihet, vazhdon ta mundojë popullin shqiptar.
  • Alarmi i presidencës daneze

    Nuk dua të përputh këtu të vërtetat që kemi shprehur e mbrojtur tash dy vjet përgjatë shtegut të ngushtuar dhunshëm të veprimit opozitar, me të vërtetat e hidhura që ambasadori i Danimarkës në cilësinë e përfaqësuesit të presidencës së BE-së për këta gjashtë muaj, rreshtoi dje.
  • BiznesAlbania: Ja pse është rritur
    çmimi i karburanteve në treg

    Rritja e çmimit të karburanteve nuk ka lidhje me ndonjë politikë të re çmimesh të kompanive që importojnë dhe tregtojnë karburante. Ajo është rrjedhojë e administrimit fiskal shqiptar dhe e faktorëve të tjerë, jashtë kompanive të biznesit. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë sot sqarohet nga BiznesAlbania se pse shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë karburantin.
  • Monarkizimi i politikës në shtetin njëshekullo

    2012-ta është një vit i veçantë për shqiptarët dhe veçanërisht për politikanët. Unë i përgëzoj politikanët e ndershëm për çfarë kanë arritur që kur filluan aktivitetin politik në fillim të viteve 1990-të të motivuar nga qëllime idealiste për t’i shërbyer vendit në një moment kritik.
  • Sheshi Skënderbej,
    3 propozime për një shndërrim

    Një ndërtesë e re si muze arti bashkëkohor, shfrytëzimi i nëntokës si Pazar i Tiranës, ngjyrat, ndërhyrjet në Muzeun historik...Është detyra jonë ndaj brezave që do vijnë që t’u lemë një trashëgimi të denjë për një kryeqytet europian.
  • Hana, ikja e të mirit

    Njëri prej përfaqësuesve më të njohur të akuzës shqiptare dha dje shpirt në një klinikë të Bergamos në Itali, pas një muaji lëngate. Xhevat Hana nga mbrëmë është një “armik” më pak në listën e tyre që nuk e donin nëpër këmbë dhe që në të gjallë të tij e kishin shtyrë deri në zgrip traumash morale, profesionale dhe shpirtërore.
  • Zbulohet sëmundja moderne
    në skeletet e shqiptarëve

    Shkencëtarët amerikanë ditën e martë publikuan një lajm sensacional mbi studimet e tyre në kocka të periudhës së mesjetës të gjetura në Shqipëri. Eshtrat përmbanin gjurmë të sëmundjes infektive moderne, brucelozës, që kap personat të cilët ushqehen me bulmet të papastorizuar.
  • Ngjarjet që i dhanë tonin 
    viti 2011 në Shqipëri

    Nga Armand MERO
    2011-a ishte një vit i vështirë për Shqipërinë. Nisi duke trashëguar tensionin e rënduar politik, i cili shpërtheu më 21 janar kur në bulevardin kryesor të Tranës, katër manifestues të opozitës mbetën të vrarë pas përplasjeve me policinë. Publikimi i bisedës Meta prifti, kish qenë vetëm fitili që e ndezi një situatë të tillë. Zgjedhjet e 8 majit u shfaqën sërish me probleme. Në Tiranë kandidati demokrat Lulëzim Basha mori drejtimin e Bashkisë pas një procesi të gjatë e shumë të debatura.
  • 2011, nga Fatosi te Ora News

    Dhe nuk kishte ndonjë dyshim. Ky është viti i gazetarëve. Shpallur i tillë nga të tjerë, jo nga shqiptarë. Por duket se për Shqipërinë, kishte jo pak kuptim. Le t’i marrim gjërat me radhë. E kush mund të flasë sot më shumë sesa gazetari Fatos Mahmutaj. Sot endet në azil politik në rrugët e Belgjikës, por në 21 janar, atëherë kur mendonim se demokracia ishte më e fortë se kurrë në Shqipëri, atëherë kur mendonim se shtypi dhe media ishin duke hyrë në rrugën e tyre të profesionalizmit të madh, ndodhi gjëma.
  • 2011: të fundit por krenarë

    Ndryshe nga tradita perëndimore , në traditën tonë politikanë të lartë, ministra, drejtues të policisë, tatimeve, doganave, arsimit, shëndetësisë, etj, garojnë në ekranet televizive duke propaganduar suksese e arritje të jashtëzakonshme. Vitin kur ne, për shkak të mosfunksionimit parlamentar dhe mungesës së reformave, u penalizuam me refuzimin e ftesës për në BE, pushteti ekzekutiv e legjislativ thotë se ka shënuar arritjet më të mëdha në histori.
  • Papa Bendikti XVI
    mesazh Topit për paqen

    Nunci Apostolik në Shqipëri, Arqipeshkv Ramiro Moliner Inglés i dorëzoi presidentit Topi në prag të Vitit të Ri mesazhin papnor me rastin e kremtimit të Ditës së 45-të Botërore të Paqes, e cila do të festohet më 1 janar 2012.
    .

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv