Opinion
  • Një qeveri që nuk habit më

    Prej drekës së djeshme, kam ndjekur me kureshtje reagimet e kolegëve dhe të komentuesve të paktë, të gjithë të lodhur nga i nxehti afrikan dhe llapashitjet e politikanëve nga e majta në të djathtë. Janë skandalizuar nga arnimet e fundit të kryeministrit Berisha në qeverinë e vet, të cilës i thotë me pathos “qeveria ime”. I jap të drejtë kryeministrit: Po është qeveria jote, nuk është e jona, nuk është për vendin, nuk është për shqiptarët.
  • Për njerëzit dhe rrugën

    Në fund të vitit 2005, ende pa u ngulur në pushtet, Sali Berisha urdhëroi Lulzim Bashën që të shkatërronte nën mbi-kalimin te Zogu i Zi. Motivi? Bashkia e Tiranës betonizonte hyrje-daljet për te rruga e Durrësit
  • Opsioni i pamjaftueshëm

    Zgjedhja e Presidentit të Republikës tregoi edhe njëherë se teza socialiste e “bashkimit të gjerë” kundër Sali Berishës i vlen gjithkujt që ka dëshirë
    të shfaqet pambarimisht i skandalizuar me bëmat e kryeministrit, por nuk është e mjaftueshme për të realizuar bashkimin e madh partiak dhe popullor, që do të garantonte rrotacionin e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme.
  • Shqiptarja.com bashkohet me “Act now”

    Thirrja e ambasadës amerikane në Tiranë e ka një shkak: atë duhet ta gjejmë brenda nesh, tek apatia që na ka zënë e jo vetëm tani në këtë vapë të padurueshme qershori, por gjithë këto vite, ku kemi frikë nga reagimi publik, për shkak të frikës së reagimit personal.
  • Një ftesë (e re) amerikane

    Natyrisht që ka mbetur diçka që nuk merret dot nga politika: shpresa se ky vend ka qytetarë të lirë, njerëz që në vend të duartrokitjes militante për një vend pune apo post zyrtar kanë kurajën të refuzojnë këtë model politik parademokratik.
  • Në spiralen e shtetit të dështua

    Ajo që sigurisht çudit shumëkënd në këtë vend është efektiviteti i zellshëm dhe gatishmëria e strukturave policore në Berat për të arrestuar një kryeplak e për të vënë në ndjekje penale një kryetar komune, pasi, policia sigurisht që ka bërë detyrën, por ndërkaq 70 km më në jug të Kutallisë, në komunën e Lazaratit, policia as nuk guxon të hyjë në fshatin më të famshëm të Shqipërisë.
  • Vajtoni, se unë po shkoj në dasëm!

    Berisha masturbohet në darkë para televizorit duke parë veten të mbajë katër fjalime në ditë... Rama nga ana tjetër këshillohet me ata të sërës së tij se si të hajë ngjalën
  • Lugina e Ferrit mes Bodes dhe Berishës

    Të mërkurën Qeveria do të vendosë rritjen e pagave dhe pensioneve. Do të jetë një vendim i vështirë dhe një mbledhje spektakolare. Kryeministri dhe ministri i Fincancave kanë patur disa debate në mbledhjet e qeverisë. Kanë patur luksin t'i bëjnë edhe në praninë e medias.
  • Ne, gjakësit!

    Në rastin e Kosovës gjaqet u falën në pjesën më të madhe. Ka mbetje nga kjo sëmundje. Por, ata që falin çlirohen.
    Në Shqipëri merret jeta për ta rritur vdekjen!
  • Presidenti, kusht për BE?

    Në fakt për temën më ngacmoi kolegu Çani, i cili na e bëri këtë pyetje ne, “Bandës së kryeredatorëve” siç thotë ai, nën kontekstin që Edi Rama ka mashtruar kur ka thënë se zgjedhja e presidentit konsensual është kusht për integrimit.
  • Në Rio për të zgjedhur të ardhmen

    Pas më shumë se një jave, liderët botërorë do të mblidhen në Brazil për Samitin Rio+20 për të vendosur mbi të ardhmen që duam. Njëzet vite pas samitit të parë mbi tokën, tema është ekonomia e gjelbër në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe uljes së varfërisë.
  • Një ndihmë për të pambrojturit

    Parimi i barazisë para ligjit, si një parim kushtetues shtrihet në të gjithë anëtarët e shoqërisë, por ai është më i ndjeshëm për t’u zbatuar dhe garantuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individëve apo grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara. 
  • Fitoi qeveria, të tjerët humbën

    Pas një fushate presidentiale 45-ditore, varianti më i keq u bë realitet. Një ministër i qeverisë u bë kryetar i shtetit, Berisha arriti qëllimin që kishte me një kosto të paqartë për të, por të qartë për shqiptarët.
  • Pyetje që kërkon përgjigje

    Dje në ora 13.00 në celularët e gazetarëve erdhi edhe porosia nga ministria: “Ju lutem kamerave të mos filmojë kur z.Nishani të zbresë shkallët”.
  • Çmimi që do të paguajë Berisha

    Emërimi i Bujar Nishanit si Presidenti i ri i Republikës me 73 vota, pra, pa një formulë konsensuale mes shumicës dhe pakicës, rrezikon të shkaktojë disa probleme për kryetarin e Partisë Demokratike.
  • Presidenca, Nishani i fundit

    Aleanca qeverisëse nxitoi dje të përmbyllte procesin e kandidimit dhe të votimit të presidentit të ri të Shqipërisë, të gjashtin në historinë postkomuniste në vendit.
  • Përse z.Nishani nuk duhet të jetë President

    Presidenti i ri u zgjodh, ashtu siç edhe pritej dhe siç nuk mund të ndodhte ndryshe, përmes një pazari. Në fakt, në gjuhën politike u thonë negociata, por në Shqipëri këto janë thjeshtë pazare, pasi kanë brenda matrapazllëqe ku vota shkëmbehet me para të thata ose me koncensione ekonomike.
  • Katër opsione për Presidentin

    Procesi i zgjedhjes së Presidentit është futur në një pikë kulmore pas dështimit të tre raundeve të para dhe kërcënimit se nëse humben përsëri raunde, vendi kalon në zgjedhje të parakohshme dhe në krizë institucionale
  • Loja mbaroi, e ka radhën gara

    Xhezair Zaganjori u tërhoq për t’i hapur rrugë një kandidati të njëanshëm. Raundi i tretë, i fundit që kërkon konsensus, u dogj, konferenca e kryetarëve vendosi që raundi i katërt të bëhej të hënën.
  • Personalitetet si letër lakmusi

    Xhezair Zaganjori prej dje nuk është më aspirant për kandidat për President të Republikës. Nuk arriti as të bëhej kandidat zyrtar, sepse gjithë ajo aleancë 74 votëshe PD-LSI-PR-PDIU nuk i dha as 20 firmat e duhura për ta zyrtarizuar. Ai vetë, vetëm pak ditë pasi kishte lypur vota mediatikisht apo politikisht në televizone dhe seli partish, dje deklaroi tërheqjen.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv