Politikë
-
21 Maj 2021, 14:50
-
Rindërtimi, Rama në Bubq: Në fund të kësaj vere përfundojnë punimet! 120 familje do të kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale
21 Maj 2021, 14:08Në fund të kësaj vere, në Bubq janë 120 familje që do të kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale.
-
-
-
Juristi Ndreca në Report Tv: Padia ndaj sekretarit Blinken i jep kohë Berishës të jetë aktiv në politikë! Gjyqi juridikisht shumë i vështirë, s’do ketë sukses
21 Maj 2021, 13:50Juristi Plarent Ndreca ka deklaruar në një intervistë në Report TV se padia që ka bërë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, ish kryeministri Sali Berisha, i jep këtij të fundit kohë që të jetë aktiv në politikë.
-
Paradoksi/ Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin si i korruptuar
21 Maj 2021, 12:39Sali Berisha do paguajë një avokat me para korrupsioni për të pastruar imazhin nga akuzat për korrupsion! Për të paguar një avokat të nivelit të tillë, nuk mjafton paga e gjithë grupit parlamentar të PD deri në vitin 2025! Paradoksi i parë.
-
Gara për kreun e PD, ironizion Kreshnik Spahiu: Kadilli, Harxhi dhe Basha, 3 kandidatë për 1 zëvendëskryetar të Berishës
21 Maj 2021, 12:43Kur deri më tani janë bërë publike emrat e disa kandidatëve që do të jenë në garë, Kreshnik Spahiu ironizon duke thënë se ata janë kandidatë për zv/kryetar të Sali Berishës, duke nënkuptuar se PD drejtohet ende nga ky i fundit.
-
Në Kuvend diskutohet që ta shkarkojnë, Meta ia merr valles në presidencë (VIDEO)
21 Maj 2021, 12:29Ndërkohë që në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është duke u zhvillur në këto momente mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ia ka marrë valles në presidencë
-
Bashkëshorti i anëtares së Gjykatës Kushtetuese mbron Berishën: Nuk iu bë barrë PD-së
21 Maj 2021, 12:18Bashkëshorti i anëtares së Gjykatës Kushtetuese (Sonila Bejtes), Andi Bejtja, ka reaguar pas shpalljes non grata nga SHBA të familjes Berisha. Bejtja, i ftuar në TV e familjes Berisha, në emisionin Çim Peka LIVE, theksoi se me vendimin e tij, Sali Berisha nuk i është bërë barrë Partisë Demokratike.
-
Zgjedhjet në PD/ Basha përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit, Ibsen Elezit dhe Lisandër Hoxhës! Grupi 'Për PD': Gara asimetrike dhe jo e mbështetur në rregulla
21 Maj 2021, 12:10Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha duket se do të jenë kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e kësaj force politike. Basha, Kadilli dhe Harxhi kanë dorëzuar sot kërkesat zyrtare, ndërkohë që Elezi dhe Hoxha do të shfrytëzojë ditën e fundit të afatit për të zyrtarizuar kandidaturën.
-
Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë
21 Maj 2021, 12:02Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.
-
-
-
Shkarkimi i Metës/ Ekspertët ligjorë në Komision Hetimor: S'ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektoralë
21 Maj 2021, 11:19Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është zhvillur paraditen e sotme mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
-
-
Berisha ‘Non Grata’: Yuri Kim: Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund, askush s’mund të jetë mbi ligjin! Zhvillimet pozitive duhet të vazhdojnë
21 Maj 2021, 11:07Askush s'mund të jetë mbi ligjin. Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e pyetur lidhur me vendimin e SHBA për të shpallur "Non Grata" Sali Berishën. Teksa theksoi se ditëve të pandëshkueshmërisë iu ka ardhur fundi, Kim tha se vendimi i DASH është mesazh se Shqipëria po ndryshon dhe se kjo lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor.
-
Berisha në 'listën e zezë të SHBA', Kulluri i drejtohet Bashës: Nuk ke si fshihesh më, duhet ta kuptosh vetë që koha jote ka mbaruar! Boll më gënjeshtra
21 Maj 2021, 09:16Pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha 'non grata', Kulluri i drejtohet kreut të PD-së, Lulzim Bashës, duke i thënë se tashmë nuk ka ku fshihet më dhe se duhet ta kuptojë që i ka mbaruar koha.
-
'Non Grata'/ Berisha tha se do hedhë në gjyq sekretarin Blinken për shpifje, reagimi i parë i SHBA: S'jemi në dijeni të ndonjë padie gjyqësore
21 Maj 2021, 08:59Në përgjigje të deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të ngritur padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se "nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore"
-
KAS mbyll përfundimisht Qarkun Berat, vuloset rezultati! LSI s'merr mandatin e pretenduar, i duheshin 77 vota, merr vetëm 15! Nuk pranohet pavlefshmëria
21 Maj 2021, 14:12KAS ka përfunduar rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qyetarë. LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm.
-
Rama poston video nga Pediatria e re në QSUT: Një investim i shumëpritur për shërbimin shëndetësor me standarde optimale për fëmijët
21 Maj 2021, 07:59Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sot me një video nga Pediatria e re në QSUT, që e konsideron një investim të shumëpritur.
