Politikë
-
Koalicionin e Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj e ka parë në një tjetër këndvështrim.
1 Shkurt 2022, 22:50 -
Meta e pranon: E kam takuar Berishën, në presidencë dhe në shtëpinë time e ka derën e hapur 24 orë! Ai është magnet i kësaj toke
1 Shkurt 2022, 22:34Ilir Meta e ka konfirmuar se ka takuar Sali Berishën, ndërsa ka shtuar se dera për të është e hapur 24 orë. Meta thotë se e ka takuar që në muajin nëntor para zgjedhjeve, ndërsa mohon se ka zhvilluar negociata me të
-
Skandali me tenderin e FSHZH, deputeti i PD: SPAK të nisë hetimet e të çojë përpara drejtësisë përgjegjësit
1 Shkurt 2022, 21:52Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu i ka bërë thirrje SPAK që të nis hetimet për abuzimet me tenderat në Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe të çojë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Kjo skemë abuzime, sipas deputetit të PD-së, është një tregues se si pushteti i Edi Ramës është i korruptuar duke shpërdoruar paratë e qytetarëve.
-
-
Zbulohen propozimet e degës së PD për kryetar bashkie në Durrës e Rrogozhinë! Në Lushnje, Rama i beson kryetares së komanduar pas shkarkimit të Tushes
1 Shkurt 2022, 20:51Luan Hoti është i propozuari i degës së PD në Durrës për kandidat për kryebashkiak. Mësohet se propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Ndërkohë, nga sa mësohet në Rrogozhinë është propozuar emri i Ferdinand Saraçit.
-
-
-
-
Ngjela në Report Tv: Rama dhe Berisha janë bashkë, Basha i ka trembur se ka përkrahjen amerikane! Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni, ku i gjetën vila e pallate kur erdhën me kostume teritali
1 Shkurt 2022, 18:56Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv tha se Rama dhe Berisha janë bashkë kundër Bashës, por ky i fundit ka mbështetjen e amerikanëve. Ngjela tha ndër të tjera se Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni, por shumë shpejt të korruptuarit do të ndëshkohen nga SPAK
-
-
Kryemadhi: Meta, uragan politik që është mbyllur në një kafaz siç është Presidenca
1 Shkurt 2022, 17:40 -
-
-
-
Braçe ironi me Metën: Dora shkon ku 'dhëmb leku', në dorën e tyre leku letër
1 Shkurt 2022, 17:09Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar presidentin, Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit për rritjen e borxhit publik. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ‘dora shkon ku dhëmb leku’, ndërsa shton se ‘në dorë të këtyre leku letër ulëret’
-
Kryemadhi për Report Tv: Me Berishën koalicion, jo bashkëpunim! Basha bojkot zgjedhjeve nga frika e humbjes! Në 6 mars përballë rilindjes mavi dhe blu
1 Shkurt 2022, 17:07Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Report Tv, thotë se koalicioni me Sali Berishën për garën e 6 marsit, është teknik dhe jo domosdoshmërish bashkëpunim politik. Ajo thotë se veç Ramës kundërshtar sheh edhe Bashën, që sipas Kryemadhit mund t’i bojkotojë zgjedhjet nga frika e humbjes. Për Ilir Metën, presidenca – thotë ajo ishte burgosje – dhe se e ardhmja e tij është në krye të LSI-së, partisë që i la ta drejtojë për 5 vite.
-
Miratohet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë për vitin 2022! PS merr pjesën më të madhe! 345 milionë e 600 mijë lekë ndahen mes 11 subjekteve
1 Shkurt 2022, 16:52Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau sot fondet vjetore për partitë politike, për të cilat ishte miratuar buxheti prej 345 milionë e 600 mijë lekësh.
-
PD publikon videon: Sot Berisha u strehua në partinë e Ilir Metës! Ata duan shkatërrimin e partisë për interesat e tyre
1 Shkurt 2022, 16:44Partia Demokratike ka shpërndarë sot një video ku shkruan se Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës dhe po i përdorin demokratët për interesat e tyre personale. Duke i quajtur "politika e vjetër", PD-ja akuzon për një bashkëpunim të Metës, Berishës se bashku me Ramën, ose siç i ka quajtur më herët Lulzim Basha, "Trekëndëshi i Bermudës".
-
FSHZH i jep 400 mijë USD tender kuzhinierit të restorantit përballë institucionit për menunë e 100 Fshatrave! Fituesi bashkëpunëtor i djalit të kreut të Fondit
1 Shkurt 2022, 16:15Dyshime të forta mbi tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për shërbim konsulence për krijimin e menusë së100 Fshatrave. Fitues kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani me adresë përballë FSHZH. Bar-restoranti i fituesit frekuentohet nga kupola e FSHZH.
-