Politikë
-
Në Komisionin e Medias është diskutuar këtë të mërkurë edhe ngjarja e rëndë e Kavajës, ku një vajzë 14-vjeçare është përdhunuar nën shantazh prej disa muajsh nga disa bashkëmoshatarë. Teksa u akuzua nga kryetarja e Komisionit Albana Vokshi për fshehje të këtij krimi monstruoz, Lleshaj u shpreh se Policia ka vepruar me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
6 Shkurt 2019, 14:55 -
Rrëzohet kërkesa e PD për komision të ri për Tahirin, Spaho: Rama po fsheh të vërtetën
6 Shkurt 2019, 14:52Pas vendimit ka reaguar kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho i cili përmes një deklarate për mediat u shpreh se qëllimi i Edi Ramës është të fshehë të vërtetën që e dinë të gjithë se zgjedhjet u blenë me paratë e drogës.
-
Po verifikohet për abuzim me tenderat, Manjani: S'kam ndërmend t'i nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike
6 Shkurt 2019, 14:06Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me faktin se Prokuroria e Tiranës po e verifikon atë së bashku me ish-ministrin Petrit Vasili për skandalin e zbuluar të abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë.
-
Tensione në Komisionin e Medias, Lleshaj-Mehmetajt: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin (Video)
6 Shkurt 2019, 13:40Seanca dëgjimore e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Medias, ku është diskutuar për dhunën e ushtruar të policëve ndaj studentëve protestues, ka agravuar në përplasje verbale midis tij, deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshi.
-
'Policia dhunë ndaj studentëve', Lleshaj në Komisionin e Medias: Nuk i komentoj videot, s'kam ardhur për të parë film
6 Shkurt 2019, 12:42Ministri i Brendshëm i ka mohuar kategorikisht akuzat e kryetares së Komisionit të Medias dhe Edukimit, Albana Vokshit, se Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj studentëve protestues. Ai ka deklaruar, duke patur parasysh shtrirjen e protestave, se këto të fundit kanë shkuar shumë mirë pikërisht për shkak të mobilizimit të Policisë së Shtetit.
-
Ruçi dhe Balla në Gjermani, Ministri për Evropën: Reforma në drejtësi e suksesshme, inkurajojmë thellimin e të tjerave
6 Shkurt 2019, 12:13Kryetari i Kuvendit dhe kreu i grupit parlamentar socialist kanë takuar përgjatë vizitës së tyre zyrtare në Gjermani Ministrin për Evropën, Michael Roth. Ky i fundit vijon të mbetet një mbështetës i fortë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkim Evropian.
-
Debat te 'Ligjet' për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit/ Fatmir Xhafaj kundër maxhorancës: Deputetët po shndërrohen në kartona
6 Shkurt 2019, 11:03Komisioni i Ligjeve është përfshirë këtë të mërkurë nga debatet që kanë lidhje me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Opozita e ka cilësuar projektvendimin tentativë për të rikthyer imunitetin e deputetëve, ndërkohë që, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i konsideroi ndryshimet e shpeshta si jo efektive.
-
Protesta e studentëve/ Rektorët raportojnë në komision, Koni: Mbështes Asambletë, kemi buxhet të vogël (Debat Vokshi-Ylli)
6 Shkurt 2019, 11:01Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deklaroi sot se mbështet qëndrimet e Asambleve të Fakulteteve, ndërsa kërkoi rritjen e buxhetit të shtetit për Universitetin dhe Doktoraturat.
-
Kryetari i KLP-së pret në takim prokuroren kroate, Laptosh: Përzgjedhja cilësore e SPAK, themel i paanshmërisë
6 Shkurt 2019, 10:44Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka cilësuar praktikat në vendet si Kroacia pika referimi për funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.
-
Kryeministri Rama: Ju prezantoj me studenten ekselente që i është bashkuar administratës
6 Shkurt 2019, 08:15Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjet social rastin se si një studente ekselente i është bashkuar administratës publike përmes një konkursi të bazuar në meritokraci.
-
Rama vizitë zyrtare në Arabinë Saudite (VIDEO)
5 Shkurt 2019, 23:45Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku pritet të zhvillojë takime të karakterit ekonomik me krekrët Arabë
-
Kreu i Bundestagut gjerman-Ruçit dhe Ballës: Berlini mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE
5 Shkurt 2019, 18:00Gjermania mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga Wolfgang Schäuble, kreu i Bundestagut gjerman gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
-
'Të ngrihemi si 500 vjet më parë'/ Ulsi Manja qesh me deklaratën e Bashës: Nuk na tremb, me dhunë opozita nuk vjen në pushtet
5 Shkurt 2019, 16:52Maxhoranca nuk i druhet protestës së opozitës në 16 shkurtit. Ulsi Manja, kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve, i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv deklaroi se Lulzim Basha nuk tremb. Ai shtoi gjithashtu se çdo protestë e dhunshme largon gjithnjë e më shumë opozitën nga pushteti.
-
Protesta/ Demokratët bllokojnë 1 orë rrugët në Lezhë dhe Bulqizë, Basha nga Fushë-Kruja: Më 16 shkurt shqiptarët marrin në dorë fatet e tyre
5 Shkurt 2019, 15:07Duke iu përgjigjur thirrjes se kreut të PD-së, Lulzim Basha një grup qytetarësh mbështetës të opozitës së Lezhës kanë protestuar ditën e sotme në Bulqizë dhe Lezhë ku kanë bllokuar për rreth një orë autostradën e urës së Milotit, ndërsa e akuzojnë qeverinë si shkaktare të varfërisë dhe largimit të njerëzve jashtë vendit.
-
Greqia tjetër mesazh Shqipërisë: Ja kushtet që duhet të plotësoni për integrimin në BE
5 Shkurt 2019, 15:02Gjatë takimit me homologen e tij, kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ai theksoi se tre vendet duhet të plotësojnë detyrimet europiane dhe ligjet ndërkombëtare. Duke u ndalur te Shqipëria, ai shtoi se duhet të respektojë të drejtat e pakicave kombëtare.
-
Basha takim me qytetarët e Krujës: “Koha të ngrihemi si 500 vjet më parë”
5 Shkurt 2019, 14:35Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh më tej se Kruja hyn tek qytetet me numrin më të madh të familjeve në nevojë, pikërisht për shkak të vjedhjeve që supozon se u ka bërë kryeministri Edi Rama përmes taksave. Basha thirrje krutanëve: Eshte koha të ngrihemi si 500 vjet më parë.
-
Kufijtë Kosovë-Serbi dhe protesta e studentëve në Shqipëri, Basha takohet me Albin Kurtin
5 Shkurt 2019, 14:40Në njoftimin e PD për këtë takim evidentohet se Basha e vlerësoi Kurtin për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.
-
Presidenti Meta vizitë në SHBA: Rusia, sjellje malinje në Ballkan, kërkon destabilitet
5 Shkurt 2019, 14:33Referuar debatit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Meta ritheksoi edhe njëherë qëndrimin kundër teksa deklaroi se 'Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë natë e ditë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor'.
-
Donika Prela u konfirmua në detyrë, PD: Drejtësia, vegël që i shërben pushtetit dhe jo të vërtetës
5 Shkurt 2019, 12:22Partia Demokratike ka reaguar fill pas konfirmimit në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Deputeti i saj, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar këtë vendim të KPK-së si konfirmuese të faktit se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij.
-
Komisioni i Ligjeve pranon dekretin e presidentit për ligjin e Kadastrës, këshilltari i Metës: Krijon tension kushtetues
5 Shkurt 2019, 11:54Presidenti Ilir Meta e ktheu ligjin për Kadastrën për rishqyrtim në Kuvend më datë 15 janar të këtij viti, në argumentin se disa nene të vecanta të këtij ligji bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Shqipëri.