Politikë
-
Spiropali e ka cilësuar rast të tmerrshëm dhe më tej ka bërë më dije se prokuroria do të hetojë deri në fund. Në fund të deklaratës së saj për mediat, ajo u shpreh se raste të këtij lloji ndodhin edhe në vende të zhvilluara por asnjë parti e tyre politike nuk del ta përdorë rastin për politikë dhe për të gjetur fajtorin te qeveria.
5 Shkurt 2019, 11:16 -
Donika Prela u konfirmua në detyrë, Manjani: Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!
5 Shkurt 2019, 10:35Pas konfirmimit në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë. Ylli Manjani shprehet përmes një postimi se seanca e sotme e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konfirmon se po vijohet t'i jepet "dërrma" drejtësisë dhe reformës.
-
Raporti i Freedom House për demokracinë: Shqipëria dhe Kosova, pjesërisht të lira
5 Shkurt 2019, 08:54Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, 86 syresh, apo 44 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 apo 30 për qind janë me liri të pjesshme dhe 50 apo 26 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Lartë Artan Zeneli
4 Shkurt 2019, 22:38Gjyqtarit iu zbuluan probleme me pasurinë, jo vetëm për disa apartamente, por edhe për blerjen e një vile në një zonë rezidenciaale, ndërsa më herët i është refuzuar viza nga ambasada amerikane.
-
Protesta e 16 shkurtit/ Salianji: Synojmë jo vetëm ndryshimin e qeverisë, por edhe të sistemit politik
4 Shkurt 2019, 22:00Kërkesa e opozitës, tha Salianji mbetet largimi i largimi i Edi Ramës dhe krijimi një qeverie tranzitore.
-
-
Salianji: Basha dhe disa deputetë të PD janë mbajtur në përgjim nga policia
4 Shkurt 2019, 20:59 -
-
Dosja 'Babale'/ Salianji te '5 pyetjet nga Babaramo': 'Varr bosh' i drejtësisë, po mbyllet afera e lidhjes së shtetit me mafien
4 Shkurt 2019, 20:34I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, një prej protagonistëve të dosjes "Babalja", ku pretendohej se ishte përgjuar në një bisedë telefonike Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, atëherë ish-ministër i Brendshëm, për të trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis drejt Italisë, thotë se prokuroria po e varros këtë dosje. Ai flet edhe për dosjen "339" të përgjimeve të grupit të Avdylajve ku përmendet edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Salianji flet edhe për përgjimin e Bashës nga policia si dhe për protestën e 16 shkurtit në Tiranë dhe synimet e saj.
-
Protesta e 16 shkurtit, Monika Kryemadhi: Nuk do ketë fjalime, as flamuj të PD dhe LSI
4 Shkurt 2019, 18:40Monika Kryemadhi thotë se gjatë protestës së 16 shkurtit do mungojnë fjalimet nga krerët e opozitës. As ajo dhe as Lulzim Basha nuk do flasin përpara mbështetësve, ndërsa thotë gjithashtu se s'do ketë flamuj partiakë të PD dhe LSI.
-
Rrogozhinë/ Protestuesit e PD i bllokojnë rrugën eskortës së Ramës (FOTO)
4 Shkurt 2019, 18:32Eskorta e kryeministrit është bllokuar nga protestuesit në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Kreu i qeverisë ishte nisur për të marrë pjesë në një takim në Lushnje, ndërsa sipas PD, eskorta është detyruar të kalojë në rrugën dytësore.
-
Ministri Lleshaj vizitë në Turqi, takon homologun turk Soylu "Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve"
4 Shkurt 2019, 15:21Gjatë vizitës ministri Lleshaj u takua me homologun e tij turk i cili vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Sandër Lleshaj shprehu të njëjtin qëndrim në lidhje me rëndësinë këtij bashkëpunimi në çështjet e rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit.
-
Albin Kurti: Studentët kanë të drejtë! Kumbaro: Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar
4 Shkurt 2019, 14:39Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka cilësuar praninë e sotme të Albin Kurtit në mjediset universitare të Fakultetit të Shkencave, si një veprim larg vullnetit real për të përmirësuar "pasojat e gjëmave" në arsimin e lartë në Shqipëri.
-
PS rrëzon dekretin për 'Noterinë'/ Edhe Euralius kundër Presidentit, opozita: Po luhet teatër hipokrit (Debati)
4 Shkurt 2019, 12:22Përfaqësuesi ligjor i Presidentit është shprehur se ligji ka të meta që duhet të rishikohen, por misioni Euralius, shumica dhe vetë Dhoma e Noterisë kanë rrëzuar pretendimet, ndërsa opozita e ka cilësuar si klientelist.
-
Protesta/ Basha në Lezhë: Ejani dhe tregojini vendin Ramës në 16 shkurt
4 Shkurt 2019, 11:43Opozita prej dy ditësh ka nisur protestat në rrethe, ndërsa në datë 16 shkurt do të organizojë tubimin para Kryeministrisë.
-
75 vjet nga masakra e 4 shkurtit në Tiranë, Gramoz Ruçi përkujton viktimat: Shqipëria europiane i ka rrënjët tek vlerat antifashiste
4 Shkurt 2019, 10:04Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka bërë më tej thirrje të gjitha institucioneve të shtetit që të fillojnë përgatitjet për të kremtuar këtë ngjarje madhore.
-
Protesta/ Basha 'përkthen' deklaratat e Ramës: Është i kapur nga paniku, prandaj kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor
4 Shkurt 2019, 08:46Pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, se studentëve u duhet të rikthehen në auditore e të mos bien pre e lojrave politike, ka ardhur një reagim këtë të hënë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
-
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi/ Rama darkë me krerët kosovarë në shtëpinë e presidentit Thaçi
4 Shkurt 2019, 07:49Nuk dihet asgjë rreth temave që mund të jenë diskutuar, por duke u bazuar në zhvillimet aktuale politike në Kosovë, një ndër subjektet mendohet të ketë qenë taksa ndaj mallrave të importuara serbe, si edhe çështja e kufijve Kosovë-Serbi.
-
'Unaza e Madhe'/ Kryetarja e PS për Tiranën: Presidenti është me palën që do ta shikojë Shqipërinë pa drita dhe rrugë
4 Shkurt 2019, 07:05Pas deklaratave të Presidencës për projektin "Unaza e Madhe", ka ardhur një reagim nga ana e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti. Deputetja socialiste i ka komentuar ato si dëshmi që tregon daljen e Presidencës nga roli për të qenë mbi palët.
-
'Veliaj nuk i ndahet offshoreve', PD publikon dokumentet: Ja kush është kompania e paracaktuar që do të marrë parkingjet publike të Tiranës
3 Shkurt 2019, 16:14Partia Demokratike akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka dhënë parkingjet publike të Tiranës kompanisë Pay and Go shpk, që sipas saj është offshore dhe e regjistruar në parajsë fiskale.