Politikë
-
Eshtë një moment interesant për të intervistuar ish-presidentin Bamir Topi. I larguar nga skalioni i parë aktivitetit politik, por me një përvojë të gjatë në dhomat sekrete të pushtetit në 27 vitet e fundit, z.Topi sheh sot nga distanca sesi klasa politike ku militoi për një kohë të gjatë, s’ka mësuar thuajse asgjë nga gabimet e saj. Më i pari prej tyre, ai i negociimit me palën greke, për një marrëveshje detare. Pa harruar edhe mënyrën sesi qeveriset vendi dhe sesi bëhet opozicioni ndaj qeverisë.
23 Shkurt 2018, 23:42 -
Asistenca,vijon replika ‘dhëmbë më
23 Shkurt 2018, 21:34
dhëmbë’ mes Bashës e Ramës
Ka vijuar replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për skemën e re të ndihmës ekonomike. Basha i është përgjigjur Ramës, i cili i cilësoi akuzat e opozitës si mashtrim të madh politik, duke shtuar se shumica e qytetarëve nuk duan të punojnë.
-
Ish-kryeministri suedez mesazh
23 Shkurt 2018, 19:12
në shqip: Meritoni negociatat!
Ajo që tërheq jo pak vëmendje në postimin e tij është një koment i ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili pohon të njëjtën gjë. Bild shkruan në komentin e tij se Shqipëria meriton negociatat.
-
Berat, Rama: HEC-et në Osum
23 Shkurt 2018, 18:35
minë për turizmin, do i refuzojmë
"Refuzojmë ndërtimin e HEC-ve në këto pika turistike të Skraparit". Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga Berati gjatë prezantimit të planeve të zhvillimit në këtë qark. Kreu i qeverisë ka përdorur fjalën minë, duke iu referuar pikërisht planit që parashikonte ndërtimin e HEC-ve përgjatë kanioneve të lumit Osum.
-
Asistenca,Rama i përgjigjet PD-LSI:
23 Shkurt 2018, 18:17
Manipulim mizor, ja skema e re
Sipas tij, skema është e ftohtë dhe kompjuterike, dhe jo si skema e dikurshme, ku merrnin ndihmë ekonomike edhe anëtarët e këshillit bashkiak, duke përmendur këtu Kukësin. Më tej, kreu i ekzekutivit theksoi se do të gjendet rruga për t’i bërë pjesë të kësaj skeme të gjitha familjet në nevojë.
-
‘Piketoi’ Llallën,DASH:S’e falim
23 Shkurt 2018, 18:06
korrupsionin,priten raste të tjera
Zëdhënësi ka pranuar gjithashtu se, në Departament po shqyrtohen raste të tjera të korrupsionit të zyrtarëve dhe se ‘piketimi’ i Llallës është i rëndësishëm për faktin se ‘qeveria shqiptare [dhe populli shqiptar] duhet ta dijë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin’.
-
Meta s’dha plotfuqinë për paktin
23 Shkurt 2018, 17:29
me Greqinë,Rama përgjigje epike!
Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Presidentit Ilir Meta për t’i vendosur disa kushte ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, lidhur me negociatat me Greqinë. Rama ka deklaruar se ndan me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen që të gjitha kanionet të jenë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit për Beratit.
-
Denoncimi i PD, jep dorëheqjen
23 Shkurt 2018, 15:19
drejtori i Projekteve në INSTAT
Pas denoncimit dhe akuzave të PD, Erion Manohasa ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave.
-
Balla: Qendra Shëndetësore Gostimë
23 Shkurt 2018, 15:09
do të rikonstruktohet brenda vitit
Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë ditës së sotme ka parë nga afër gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Qendra Shëndetësore në Gostimë të Cerrikut, ku marrin shërbim shëndetësor 12 mijë e 500 banorë.
-
Lirohet drejtori i portit Durrës,
23 Shkurt 2018, 14:33
e zëvendëson ish-kreu i AKU
Lirohet nga detyra e drejtorit të Portit të Durrësit, Artjan Qirici. Ai u emërua në këtë post në datë 24 tetor të 2017, ndërsa qëndroi në detyrë vetëm për 4 muaj, pasi sot është shkarkuar.
-
Silvana Caka: SOS Vettingu por
23 Shkurt 2018, 14:13
organet që vlerësojnë,ta bëjnë vetë
Ajo deklaroi se LSI, të hënën do të ketë amendamentet e saj dhe se shqetësimet e LSI kanë të bëjnë me disa nene që lidhen me organet që do të hetojnë policinë. Silvana Caka sugjeron mënyrën se si duhet të përcaktohen organet drejtuese. Mënyra më e mirë, sipas saj, është një konkurs i drejtë. Ajo shpreh mendimin se të paktën bordi i përzgjedhjes do të duhet të zgjidhej në komision parlamentar.
VIDEO
-
S’u ftua Kosova, Shqipëria
23 Shkurt 2018, 13:40
bojkoton ministerialin në Bosnje
Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që nis sot në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.
-
Meta-Karajanov takim "lamtumire"
23 Shkurt 2018, 12:54
pas mbarimit të mandatit diplomatik
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një “takim lamtumire”, Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Stojan Karajanov
-
Riemërimi i Manohasës, Zhupa:
23 Shkurt 2018, 12:06
Qeveria,tepsi pushteti të kurruptuar
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupaka bërë një deklaratë me qendër riemërimin e Erjon Manohasës si Drejtor. Erjon Manohasa është shkartuar për shpërdorim detyre nga ish pozicioni i tij si Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe tani po riemërohet si Drejtor i Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Zhupaka akuzon Qeverinë se i shërben pushtetit të korruptuar.
-
‘Non grata’ në SHBA, Drejtuesi i 'Zërit
23 Shkurt 2018, 10:51
Amerikës': Vendimi për Llallën serioz
Drejtuesi i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj ka komentuar vendimin e SHBA që futi në listën e zezë ish-kryeprokurorin e Shqipërisë Adriatik Llalla.
-
Ypi thirrje ish-sigurimsave: Thyeni
23 Shkurt 2018, 09:56
akullin! Rrëfehuni si na nxitë/VD
Edison Ypi ka komentuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Shtypi i ditës dhe ju” në Report Tv, debatin për aksidentet rrugore, ish-sigurimsat, por edhe çështje të tjera
VIDEO
-
Petrit Vasili: Rama e qep gojën për
23 Shkurt 2018, 09:10
fruthin, e hap për batuta të trasha!
Kreu i LSI, Petrit Vasili ka shprehur qëndrimin e tij përmes një postimi në facebook, në lidhje me mënyrën se si Rama i qaset situatës aktuale të epidemisë së fruthit ne vendin tonë. Vasili shprehet se Rama nuk nuk është interesuar për shpërthimin e epidemisë e në vend të kësaj, sipas Petrit Vasilit, ai bën batuta të trasha.
-
Investime dhe mbjellje pemësh
23 Shkurt 2018, 09:02
Rama zhvendos qeverinë në Berat
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot dhe nesër qeverinë në qarkun e Beratit, në kuadër të nismës për t’u zhvendosur me kabinetin të paktën një herë në muaj në një qark të vendit
-
Veliaj: Bojaxhiu, hipokrizi të
23 Shkurt 2018, 07:50
flasësh kundër kullave kur
vet e ke shtëpinë në kullë
I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për zhvillimin e qytetit duke deklaruar se të gjithë ata që flasin sot kundër ndërtimeve të larta jetojnë sot vet në to. Ai ka evidentuar se një nga zërat më kritikë të tij dhe që kundërshton ndërtimet e larta, Gjergj Bojaxhiu jeton vet në një nga kullat më të larta në kryeqytet.
-
Zv/Ministrja Kuko, inspekton sallën
22 Shkurt 2018, 19:20
e DVP: Vlerësoj punën tuaj
Gjatë pasdites së sotme, Zv/ministrja Romina Kuko, e shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj dhe nga Zv/drejtori për Sigurinë në DVP Tiranë, Drejtues Dhimitraq Ziu, inspektoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku janë të instaluara një sërë aplikacionesh në shërbim të qytetarëve, si numri unik 112, Komisariati Dixhital, kamerat e sigurisë, kamerat e turpit të punonjësve të policisë etj.