Politikë
-
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kiev, Ukrainë, ku u takua me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Pavlo Klimkin, dhe u prit në takime nga Zv/Kryeministri i Parë dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Ukrainës, Stepan Kubiv si dhe Kryetari i Parlamentit të Ukrainës (Verkhovna Rada), Andriy Parubiy.
22 Shkurt 2018, 18:27 -
Ngjela-Lu-së: Shqiptarët presin
22 Shkurt 2018, 17:43
nga SHBA eliminimin e kësaj treshe
Avokati Spartak Ngjela, duke përdorur në një rast edhe një fjali në anglisht i është drejtuar sot ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu me një kërkesë direkte. Sipas tij shqiptarët sot presin nga SHBA-të likuidimin e tre figurave kryesore të politikës shqiptare, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.
-
Pakti/Bakoyanis sulmon qeverinë
22 Shkurt 2018, 17:20
e saj: Po bëni negociata të fshehta
Deputetja Dora Bakoyannis, ish-ministrja e jashtme greke e cila nënshkroi marrëveshjen për ndarjen e kufirit detar me Shqipërinë në vitin 2009 ka deklaruar se qeveria ka hyrë në negociata të fshehta me Shqipërinë për ta ndryshuar këtë marrëveshje, duke plotësuar kërkesat e Shqipërisë. Njëkohësisht ajo i drejtoi ministrit të jashtëm Nikos Kotzias këto pyetje:
-
Kthesa/Patozi mbron Bashën
22 Shkurt 2018, 16:14
nga Rama për “zogjtë e korbit”
Astrit Patozi, kundërshtar i ashpër i Lulzim Bashës për kreun e PD-së, kësaj here i ka dalë në krah opozitës duke e mbrotjur nga akuzat e kryeministrit Edi Rama.
-
Raporti për korrupsionin, OSBE:
22 Shkurt 2018, 14:41
Keqardhje! Zbatoni Reformën
Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit, ku Shqipëria renditet e 91, duke shënuar përkeqësim të gjendjes në krahasim me një vit më herët kur ajo ishte radhitur në vendin e 83-të.
VIDEO
-
Fruthi, Vasili: Jemi në emergjencë
22 Shkurt 2018, 14:11
shëndetësore, qeveria asnjë fond
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ngre alarmin se vendi është në emergjencë shëndetësore nga epidemia e fruthit, ndërsa qeveria dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë parashikuar asnjë fond për përballimin e situatës.
VIDEO
-
Deputeti milioner:Shkaku kryesor
22 Shkurt 2018, 12:27
i mjerimit jemi ne! Vidhni më pak
Problemi i varfërisë është bërë temë diskutimi në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti demokrat, Agron Shehaj, i cili vjen nga biznesi, tregoi si ka arritur të dalë nga varfëria. Në foltoren e Kuvendit, ai e cilësoi veten të papërshtatshëm për të folur për varfërinë, për shkak se është biznesmen, por tha se ja ka dalë të jetë i tillë me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme.
VIDEO
-
Asistenca, Basha: Ngrihemi në
22 Shkurt 2018, 11:26
protesta, Rama: Zogj korbi/ VD
Përjashtimi i mijëra qytetarëve nga skema e ndihmës ekonomike ka qenë debati kryesor mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në seancën e kësaj të enjteje. Lideri i opozitës e quajti skemën e qeverisë një akt kriminal për të cilën prokuroria duhet të hetojë. Kryeministri Rama tha se 19 700 persona ishin përfshirë nga qeverisja Berisha në mënyrë abuzive në skemën e ndihmës ekonomike. Rama i cilësoi opozitarët si ‘zogj korbash’ ndërsa Basha dhe deputetët e tjerë u ngritën duke u drejtuar drejt foltores dhe akuzuar kryeministrin, por nuk pati tensione, pasi u larguan nga sallla.
VIDEO
FOTO
-
Propozimi PS:Check-up i detyrueshëm
22 Shkurt 2018, 11:14
për të punësuarit në administratë
Partia Socialiste propozon zgjerimin e fashës së personave, që do e kenë të detyrueshëm kryerjen e kontollit shëndetësor bazë, i njohur ndryshe si Check Up.
-
Deputetja e LSI: Arsimi në kaos!
22 Shkurt 2018, 10:33
Nikolla: Probleme të brendshme
Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me interpelancën urgjente të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, të thirrur nga deputetët e LSI për reformën në arsimin e lartë. Deputetja Kejdi Mehmetaj deklaroi se reforma krijoi kaos dhe konflikt, ku janë rritur taksat, janë hequr bursat, janë shkelur 5 nene.
VIDEO
-
Kuvend, betohet deputeti i
22 Shkurt 2018, 10:11
ri i Beratit Astrit Veliaj/ VIDEO
Seanca e sotme plenare ka nisur me betimin e deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Astrit Veliaj. Pas leximit të tekstit nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Astrit Veliaj është betuar.
VIDEO
-
Hahn: Në verë pritet të hapen
22 Shkurt 2018, 08:47
negociatat, Shqipëria progres
Komisioneri Johanes Hahn ka deklaruar në një intervistë në mediat gjermane se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ai theksoi se negociatat ka shumë mundësi që të hapen në verë, ndërsa vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare.
-
Torturat e komunizmit/ Gafa e
21 Shkurt 2018, 22:32
Ademit: I sjellim në mënyrë atraktive
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me rastin e nismës “Edhe muret kanë veshë”, që u prezantua nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve në Shkodër, përmes së cilit synohet dokumentimi i vuajtjeve të njerëzve gjatë periudhës së komunizmit, bëri një gafë sot përpara kamerave televizive.
VIDEO
-
Xhafaj takime me zyrtarë të lartë
21 Shkurt 2018, 20:51
të qeverisë britanike për të goditur krimin
Ministri i Brendshëm Xhafaj po zhvillon një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, ku u takua me zyrtarët më të lartë të çështjeve të brendshme dhe sigurisë, me të cilët bisedoi për çështje me interes të përbashkët.
-
Festë me fishekzjarre në
21 Shkurt 2018, 20:07
shtëpinë e Saimir Tahirit/VIDEO
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është duke u hetuar në lidhje me rolin e tij në trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të dosjes “Habilaj”, është dukur sot tepër i gëzuar teksa festonte ditëlindjen e djalit të tiuj të vogël, Drinit.
-
Kamëz, Lulzim Basha: Janë hequr
21 Shkurt 2018, 19:19
780 familje nga ndihma ekonomike
Kryetari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha ka ka vizituar disa familje të varfra në Bashkinë e Kamzës, të cilët janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike pa marrë asnjë shpjegim. Basha pati një bashkëbisedim me kryefamiljarët që i kanë treguar kryedemokratit për kushtet aspak të mira në të cilat ata jetojnë dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen çdo ditë.
VIDEO
-
President me Kosovën/Ambasada
21 Shkurt 2018, 17:52
e SHBA: Të zhgënjyer me Ramën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Ambasada është shprehur se është mjaft e zhgënjyer nga deklarata e kreut të qeverisë shqiptare për një president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
-
Niko Peleshi: Inspektimi i AKU, rrit
21 Shkurt 2018, 17:38
standartet e sigurisë ushqimore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit, dhe operatorët që kryejnë aktivitetin e tyre në fushën e industrisë së mishit dhe të përpunimit të qumështit. Takimi është organizuar në kuadër të iniciativës të marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim sensibilizimin dhe inspektimin në distancë ndaj të gjithë njësive të tregtimit të mishit dhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
-
Ngjela-Ruçit e Xhafës: Edhe sa
21 Shkurt 2018, 16:53
do ta duroni Ramën kryeministër?
Avokati Spartak Ngjela e ka përmendur disa herë në shkrimet e tij, rrëfimin që sipas Ngjelës i ka bërë Gramoz Ruçi, se në vitin 2005, ky i fundit u detyrua ta bënte Ramën kryetar partie pasi Fatos Nano kishte mbyllur telefonin dhe nuk i përgjigjej, ditën e votimit.
-
Kreu i senatit çek-Metës: Mbështetje
21 Shkurt 2018, 16:34
Shqipërisë për çeljen e negociatave
Çekia si një vend anëtar i Bashkimit Europian mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kështu ka deklaruar sot në Tiranë gjatë një takimi me Presidentin Ilir Meta, kryetari i Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch.