Politikë
-
Në seancën e sotme në Kuvend ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të SHBA, BE, por edhe vendeve të tjera, teksa Rama po prezantonte programin. 11 Shtator 2017, 11:21
-
Viti i ri shkollor,Rama:Suksese, të
11 Shtator 2017, 10:44
mos prodhojmë shembuj të këqinjNga foltorja e Kuvendit ku kryeministri Edi Rama ka prezantua programin e qeverisë, ka uruar edhe nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor 2017-2018. Ai u shpreh se pagat e mësuesve do të rriten edhe gjatë këtij mandati. Rama u kërkoi deputetëve që të mos lejojnë që bashkëjetesa politike të prodhojë shembuj të këqinj.
-
Përurohet shkolla ‘Hasan Tahsin’
11 Shtator 2017, 09:39
Veliaj:Jo më shkolla me 2 turneMe nisjen e vitit të ri shkollor 2017-2018, është përuruar në kryeqytet shkolla 9-vjeçare Hasan Tahsin. I pranishëm në këtë event ishte kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i cili theksoi se shumë shpejt nuk do të ketë më shkolla me dy turne. Ai theksoi se shkolla ‘Hasan Tahsin’ tashmë është dnërtuar nga themelet, dhe se është një ambient i pasuruar me laboratorë dhe me agjente sportive. E pranishme në event ishte dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila po ashtu uroi mësuesit dhe të gjithë nxënësit
VIDEO -
Viti i ri shkollor, Mimi Kodheli
11 Shtator 2017, 09:10
uron nxënësit nga KukësiDeputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit Mimi Kodheli ka zgjedhur që ditën e parë të vitit shkollor 2017-2018, të uroj nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hamdi Pelivani” në fshatin Orgjost të njësisë administrative Zapod.
-
Programi, Rama: Gati për dialog
11 Shtator 2017, 09:04
me opozitën. Basha: Kurth!/ VDKryeministri Edi Rama ka prezantuar në seancën e paradites programin qeverisës, ndërsa nuk kanë munguar debatet nga PD dhe LSI. Që në nisje Spaho dhe Vasili akuzon për shkelje të rregullores, pasi nuk u mblodh Konferenca e Kryetarëve. Ndërsa në përfundim të prezantimit të programit nga Rama, Ruçi u konsultua me Ballën-Spahon dhe Vasilin duke vendosur që pasdite të zhvillohet seancë për përgjigjet e pyetjeve nga opozita, e cila do të vijojë edhe nesër për t’u votuar më pas qeveria.
Fjala e plote e Edi Rames sot ne Kuvend per programin
Fjala e plote e Lulzim Bashes jashte Kuvendit -
Viti i ri shkollor, Lulzim Basha:
11 Shtator 2017, 08:53
Urime nxënësve dhe mësuesveKryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
-
Qeveria Rama, PD: Kujdesuni për
11 Shtator 2017, 08:44
shëndetin se për shtetin,harrojeniDeputeti i PD, Tritan Shehu në një status në Facebook shprehet se programi i shëndetësisë së qeverise se re "Rama 2" është thellim i dështimit të madh.
-
Meta nis në Itali vizitën e parë
11 Shtator 2017, 08:35
zyrtare si President/ AxhendaMeta do të diskutojë me homologun e tij, por edhe me Laura Boldrinin e Pietro Grassi rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe çështje të sigurisë.
-
Ish-presidenti Nishani: Shkrirja e
10 Shtator 2017, 20:32
ministrisë së Integrimit, akt politikPër dekretimin e qeverisë “Rama 2”, nga presidenti Ilir Meta ka ardhur edhe një reagim nga ish-presidenti Bujar Nishani. Nishani nëpërmjet një statusi në facebook thotë se shkrirja e ministrisë së Integrimit është vendimi politik më shokues i këtyre viteve post-diktaturës.
-
Rama: Balta ndaj Ruçit, jehonë
10 Shtator 2017, 18:10
e zbrazëtisë së opozitësKryeministri Edi Rama ka rikthyer rubrikën e tij të të dielës, "Komunikimin Javor" në rrjetin social Facebook. Komunikimin e parë pas nisjes së sezonit politik, Rama ia ka dedikuar kryetarit të ri të Kuvendit, Gramoz Ruçit dhe prezantimit të qeverisë së re nesër në Kuvend.
VIDEO -
Bregu lutje kryesisë së PD: Aman
10 Shtator 2017, 17:07
mos na e nxirrni bojën fareDebate të forta kanë pëfshirë ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me deputetët që votuan pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryeparlamentar. Në lidhje me debatet ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila i bën një lutje në Facebook “udhëheqjes së re politike të Partisë së Republikës së Re”.
-
Votat për Ruçin,Vokshi:Tradhëtarët
10 Shtator 2017, 16:17
nuk do kenë vend në PDPas debateve të forta që përfshinë këtë të dielë grupin parlamentar të PD sa i përket deputetëve që votuan pro zgjedhjes së Gramoz Rucit , deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar në rrjetin social duke shkruar se tradhëtarët nuk do të kenë vend në Grupin parlamentar të PD-së.
-
Votat për Ruçin,PD: Kush shet
10 Shtator 2017, 13:49
votën jashtë grupit parlamentaPërfundon mbledhja e grupit të PD-së me dyer të mbyllura ku veç përballjes në seancë me programin e qeverisë të hënën u diskutua për rrjedhjen e votave në zgjedhjen e Gramoz Rucit si kryetar kuvendi. Mësohet se vendimi i grupit ishte për të votuar kundër.
VIDEO -
Kryeministri Rama: Performanca
10 Shtator 2017, 13:25
e ministrave nën monitorim striktTë gjithë ministrat e Qeverisë Rama 2 do të jenë nën një monitorim të vazhdueshëm në përmbushjen e objektivave qeverisëse. Se si do të kryhet ky monitorim detajet i dha vetë kryeministri Edi Rama.
VIDEO -
“Shpërthen” Topalli: Basha ka
10 Shtator 2017, 12:44
vjedhur PD-në që nga viti 2005Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka sulmuar ashpër Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha.
-
Zbardhet programi i qeverisë
10 Shtator 2017, 11:48
‘Rama 2’, sot prezantimiEkonomia dhe Bujqësia janë dy prioritetet kryesore të Qeverisë Rama 2. Kjo vërehet nga programi qeverisës hartuar nga kryeministri Edi Rama. Ambicia e shprehur në këtë program për 4 vitet e ardhshme është rritja ekonomike për ta çuar atë në nivelin 6% të PBB. Investimet e qeverisë për ekonominë do të jenë 100 miliardë lekë, teksa janë të vendosur për zbatimin e Partneritetit Publik – Privat për investime në infrastrukturë dhe shërbime publike.
VIDEO -
Zgjedhja e Ruçit, Shehu: SHBA
10 Shtator 2017, 11:35
e bojkoton PD, ndërsa PD e votonIsh-deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, ka reaguar ashpër për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, i cili u votua mbrëmjen e kaluar dhe nga dy deputetë demokratë.
-
Patozi: Votat për Ruçin, turp
10 Shtator 2017, 10:26
ja pse i pari e ka votuar Basha -
Dy votat e PD për Ruçin, Basha
10 Shtator 2017, 10:17
mbledh me urgjencë deputetëtShehu: SHBA e bojkoton, PD e votonKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thërritur një mbledhje urgjente të kryesisë së kësaj force politike në selinë blu. Burime nga PD thanë për Report Tv se mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 dhe në fokus do të ketë rrjedhjen e votave një ditë më parë në Kuvend gjatë votimit të fshehtë për zgjedhjen e Gramoz Ruçit.
-
PD: Donald Lu bojkotoi Gramoz
9 Shtator 2017, 23:16
Ruçin, SHBA i ka ndaluar hyrjenDeputetja e PD, Grida Duma e konsideron si kurdisje rrjedhjen e votave nga PD për të larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë.