Politikë

  •  Me anë të një statusi në Facebook Rama i është kundërpërgjigjur kreut të PD duke thënë se ai është një kryetar i arratisur dhe një figurant i pashpresë
  • Frroku nxjerr zbuluar Doshin:
    S'kam ditur asgjë për atentatin

    Deputeti Mark Frroku ka rrëzuar pretendimin kryesor te Tom Doshit se ka qene ai personi qe e ka lajmeruar per nje atentat te mundshem ndaj tij gjashte muaj me pare. Kjo perben nje kthese rrenjesore ne hetimet e nisura pas deklaratave publike te Doshit se kryeparlamentari Meta kishte paguar 600 mije euro per vrasjen e tij dhe te deputetit te PD Mhill Fufi. Burime per A1 Report, Frroku ne Prokurori: Nuk kam ditur asgje per atentatin, se kuptoj perse me perfshin Doshi. Kjo eshte deshmia e dyte qe rrezon Doshin. Durim Bami, i pretenduari nga Doshi si vrases me pagese ka rrefyer se eshte porositur nga deputeti Doshi per te sajuar historine e atentatit. 
     VIDEO

  • Basha: Rama i implikuar në krim
    nëse s'kërkon dorëheqjen e Metës

    Në reagimin e tij të dërguar për mediat, Basha shkruan se kjo është koha që Rama të mbështesë kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës nëse do që të tregojë se nuk është i implikuar në atentatin e Doshit 

  • VIDEO/Rama: Braçe "fatkeqësi"
    për mua, fat për ju! Bën zhurmë

    Erjon Braçe është një “fatkeqësi” për kryeministrin Edi Rama pasi kërkon shumë punë nga qeveria për zonën e tij ku është deputet. Shefi i qeverisë ndërsa po shpërndante leje legalizimi në qytetin e Lushnjës tha se për këta qytetarë është një fat që kanë përfaqësues si Erjon Braçe, pasi është përcjellës i shpejtë i probleme të tyre. VIDEO

  • Rama jep 590 leje legalizimi në
    Lushnjë: Mbajmë zotimin e dhënë

    590 leje legalizime janë shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në qytetin e Lushnjës. Shefi i qeverisë tha se në këtë qytet është dashur që puna për legalizimet të fillojë nga zero, pasi punonjësit e kaluar kanë zhdukur dosjet që mbaheshin peng. Rama tha se në qeverinë e kaluar për 8 vjet janë bërë 480 legalizime dhe këto si gjithmonë në lokale dhe restorante e madje duke bllokuar dhe projektet e qeverisë. VIDEO

  • "Doshi", Berisha: Nuk kam ftesë 
    Prokuroria: Ia çuam zyrtarisht!

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk ka marrë asnjë njoftim nga Prokuroria për të dëshmuar për çështjen e deputetit Doshi. E kontaktuar nga A1 Report zyra e shtypit të Prokurorisë tha se ftesa u është shpërndarë zyrtarisht të gjithëve, përfshi edhe Berishës. Burime per A1 Report: Berisha pritet te deklaroje ne Prokurori ne fillim te javes.
     VIDEO

  • PD: Meta në zyrën e Tahirit pas
    daljes nga Prokuroria,gautan alibinë

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka në një dalje për mediat ka akuzuar se Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri janë takuar përpara dëshmisë së këtij të fundit në Prokurori me qëllim krijimin e alibisë për çështjen “Doshi”. VIDEO

  • Doda “braktis” Berishën, s'pranon 
    të bëjë zhurmuesen në Parlament

    Deputetja Mesila Doda gjatë seancës së djeshme, pavarësisht prezencës në sallën e seancës plenare nuk ka ndjekur linjën e PD. Gjatë momentin që ish-kryeministri Berisha ka marrë fjalën, Doda ka dalë në koridoret e Parlamentit. 

  • "Doshi", Meta: Basha "model" i
    hetimeve, mbylli aferën 230 mln €

    Përreth 1 orë e 30 minuta kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë deklarimin e tij para prokurorëve të Krimeve të Rënda në lidhje me akuzat publike të deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi se ka planifikuar dhe paguar për vrasjen e tij.

  • Prifti kundër Metës: Nuk kam
    asnjë video me Shkëlzen Berishën

    Dritan Prifti ka reaguar sot pasi ai është përmendur sot në sallën e Kuvendit për shkak të lidhjes që ai ka me deputetin Tom Doshi si dhe të videos që u bë shkak për trazirat e “21 janarit”.Në letrën e tij Prifti sqaron se nuk disponon asnjë video në të cilën inkriminohet djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, akuza këto të ngritura nga Meta. 

  • Rama: S’ka pasur atentat ndaj
    Doshit, “dëshmitari” është akto

    Kryeministri Rama ka deklaruar sot se ndaj deputetit Tom Doshi nuk ka pasur asnjëherë një atentat dhe se e gjitha kjo është një farsë e krijuar nga njerëz që sipas Ramës dihet se kush janë. Përsa i përket dëshmitarit të shfaqur në videon e Doshit, Rama tha se ai është një aktor që po luan rolin. Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kreut të parlamentit Ilir Metës, Rama tha se këtë kërkesë e kanë bërë persona të cilët kanë vrarë katër persona në bulevard e nuk janë dënuar për këtë. 

  • "Doshi" nxjerr PD-në në protesta
    Në 12 Mars aksion kundër Metës

    Partia Demokratike do të nisë nga e enjtja e ardhshme protestat. Vendimi i PD është marrë në mbledhjen e thirrur nga Basha me kryetarët e degëve në rrethe, deputetët si dhe kryesinë e partisë.

  • Qendra Rinore,Rama: Basha s'erdhi
    se do ia keni çuar ftesën te Bashkia

    Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj kanë përuruar qendrën Rinore në kryeqytet e cila ndodhet pranë Rrugës së Kavajës, rikonstruksioni i së cilës shkaktoi edhe një përplasje mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
    Rikonstruksioni i Qendrës Rinore Bashkia përplasje me Ministrinë

  • Meta:Tek Prifti edhe Shkëlzeni
    Berisha:Ti i the mos u dorëhiq

    Gjatë debateve të zhvilluara në sallën e parlamentit, kreu I parlamentit Ilir Meta ka akuzuar edhe djalin e ish kryeministrit Berisha, sit ë përfshirë në videon e Dritan Priftit. Por këto akuza u hodhën poshtë nga Berisha, I cili tha se ishte pikërisht Meta, që I kërkoi Shkëlzenit që të mos jepte dorëheqjen.  VIDEO

  • Meta - Berishës: U dorëhoqa
    njëherë për Shkëlzenin, 2 herë jo

    Perreth tre ore seanca plenare e kesaj te enjeteje u mbajt nen nje situate te tensionuar ku deputetet e opozites nuk u ulen ne karriget e tyre, por bllokuan foltoren. Demokratet kerkuan doreheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta pas deklaratave te Doshit se ka paguar per vrasjen e tij dhe te deputetit te PD Fufi. Meta-Berishes: Ke nevoje per ilaçe. Berisha: Largohu ose do te kete "trazira", e dija për atentatin para tre muajsh.
    Lajmet e tjera
    VIDEO VIDEO - Speciale seanca e sotme
    Doshi, seancë e jashtëzakonshme Ja çfarë ndodhi sot në Parlament

  • Topi: Pa verifikuar akuzat, PD
    s’mund të kërkojë dorëheqjen e Metës

    Topi ka komentuar nga Elbasani situatën e fundit politike në vend. Në fjalën e tij Topi ka thënë se PD s'mund të kërkojë dorëheqjen e Metës kur nuk janë vërtetuar akuzat. Referuar Berishës,Topi tha se ai nuk mund të flasë për pengim hetimesh kur ai vetë ka penguar hetimet për Gërdecin dhe për 21 janarin. VIDEO

  • 'Doshi', Basha:Rama e Meta mund
    t'i fshihen drejtësisë, por jo popullit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministri Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, si përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve në media lidhur me akuzat e Tom Doshit për një atentat të mundshëm ndaj tij. Basha nga selia e PD-së tha se duhet të kryehet një hetim i plotë, ndërsa ende nuk dihet e vërteta e videos. Por Basha thekson se dyshja Rama-Meta mund t’i shpëtojnë drejtësisë, por jo popullit. VIDEO

  • Zgjedhjet lokale, MPB: Në listën
    paraprake janë rreth 3.4 mln votues

    3 milionë e 367 mijë e 75 qytetarë do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, sipas listës së dytë paraprake të zgjedhësve. Sipas Ministrisë së Brendshme numri i dublimeve është 49% më pak, krahasuar me listën përfundimtare të zgjedhësve të 21 Qershorit, dhe se po punohet për ta ulur më tej këtë numër, deri në publikimin e listës përfundimtare.

  • Videolajm/ PD bllokon foltoren e
    Kuvendit,Meta:Urgjenca! Jepuni ilaçet

    Në një kohë që kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka hidhte akuza, Kryeparlamentari Meta ka kërkuar nga kolegët demokratë që të “marrin dhe pinë ilaçet”. VIDEO

  • Mediu: Dorëhiqu si unë në 2008
    Meta:Vrave 30 vetë, Doshi si molla

    Edhe kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu u përfshi në debate, pasi aludohet se shoferi i tij ka qenë i përfshirë në tentativën e atentatit ndaj deputetit Doshi. Mediu i bëri thirrje Metës të japë dorëheqjen siç bëri ai në shpërthimin e Gërdecit, por Meta iu përgjigj duke i thënë se në Gërdec pati 30 viktima, ndërsa tani deputeti Doshi është si kokrra e mollës.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv