Politikë

  • Shqipëria ka pasur një lindje të vështirë të demokracisë, për shkak të izolimit 45 vjeçar, mungesës së disidencës në vend dhe për arsyen e vetme se ajo ra në duart e njerëzve të gabuar, ‘ustallarëve’ të PPSH që e përdorën për vete pushtetin. Për këtë arsye, rënia e komunizmit u zëvendësua me diktatin e njëshit, u shoqërua me mungesën e demokracisë, burgosjen e kundërshtarëve, rënien e shtetit, vrasjet politike dhe mungesën e dialogimit.
  • PPE: Opozita të marrë përsipër
    rolin që i takon në parlament
     

    Partia Popullore Europiane ka uruar Partinë Demokratike në 25-vjetorin e themelimit të saj. Në mesazhin e presidentit të PPE Josep Daul thuhet se në këtë 25-vjetor nuk feston vetëm PD-ja por e gjitha Shqipëria e çliruar nga shtypja komuniste. PEE në urimin e saj, i bën thirrje PD-që të marrë plotësisht përsipër rolin e opozitës në parlament, për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

  • Meta uron PD-në: Solli pluralizmin
    tani ta cojmë Shqipërinë drejt BE

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka uruar sot Partinë Demokratike në 25 vjetorin e themelimit të saj. Ai ka ndarë vlerësimin e tij për PD-në si të parën parti opozitare që i hapi më tej rrugë pluralizmit politik në Shqipëri. Meta thotë se tashmë politikës shqiptare i mbetet detyrë të eci para me reformat që janë të domosdoshme për anëtarësimit e vendit tonë ne BE. 

  • Koordinatori i OKB-së në Shqipëri
    i paraqet letrat kredenciale Nishanit

    Brian J.Williams, Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
    Williams, i cili zëvendëson në këtë post, Zineb Touimi Benjelloun, ka paraqitur këtë të premte letrat kredenciale pranë presidentit Bujar Nishani.

  • 25 vjet PD, Berisha: Rama duhet
     qërruar, të mos presim as 1 orë

    Ashtu si 25 vjet më parë kur PD largoi nga pushteti Partinë Komuniste, edhe sot në demokraci e djathta e 2015 ka si qëllim kryesor rrëzimin e qeverisë. Në ceremoninë përkujtimore të 25 vjetorit të themelimit të partisë së parë opozitare pas rrëzimit të diktaturës, lideri historik Sali Berisha dhe ai aktual Lulzim Basha thanë njëzëri se Partia Demorkatike është 25 herë më e fuqishme se ajo e 1990-ës, për të qëruar siç u shprehën ata -  qeverinë që po largon shqiptarët nga vendi për shkak të varfërisë e vrasjes së shpresës..  VIDEO
    Nga ERJON BRACE- Çfarë kupton Berisha me shprehjenta qërrojme një orë e më parë?
    PPE: Opozita të marrë përsipër rolin që i takon në parlament 

  • Reforma zgjedhore, PR: Lista të
    hapura, jo me preferencat e kryetarit

    Në tryezën e punës së Komisionit të reformës zgjedhore do të shkojnë një sërë propozimesh nga partitë politike. Më të interesuarit për të, me sa duket janë partitë e vogla parlamentare. Burime për Shqptarja.com pranë Partisë Republikane zbardhin detaje të platformës së kësaj force politike e që në thelb lidhen me sistemin zgjedhor. Republikanët propozojnë lista të hapura të kandidatëve , formulë të re të shpërndarjes së mandateve pa hequr dore nga sistemi aktual si dhe votim e numërim elektronik të votave.

  • PD, Topollaj: Veliaj të shkojë para
    drejtësisë, falsifikoi firmën për gjobën

    Anëtari i Këshillit Bashkiak tëTiranës, në radhët e Partisë Demokratike, Fabian Topalaj në një dalje publike për mediat, ka deklaruar se kryebashkiaku Veliaj ka kryer dy vepra penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumentave.

  • Balla për DW: Protestat e opozitës
    nga problemet e brendshme të PD-së

    Nëkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në Gjermani për çështjen e trajtimit të refugjatëve, ku e ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë nga autoritetet për menaxhimin e situatës së krijuar me refugjatët.

  • Rama-Meta 2 orë takim, mazhoranca
    unifikohet për buxhetin e 'zgjedhoren'

    Krerët e koalicionit të majtë janë takuar sot në vilën nr.30 për të diskutuar rreth projekt buxhetit të vitit 2016 i cili pritet që të miratohet në seancën plenare të datës 17 dhjetor dhe ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore.  VIDEO  FOTO
    Ruçi i jep 'ok' Metës për ndryshimet
    Meta grupeve: Të ngrihet komision për reformën zgjedhore
    Paloka: Qeverisë teknike i duhet një Kod i ri Zgjedhor
    Vasili: Nuk besoj të ketë kundërshtime

  • Programi i Bashkëpunimit Territorial 
     Gjosha: Thelbësor për integrimin

    Lançimi është bërë në Bolonja, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Bosnje & Hercegovina, Serbia dhe Mali I Zi.

  • Mustafaj: Berisha e ka mbyllur
    ciklin politik, Basha kryetari real

    Ekskluzive/ Njëri nga protagonistët kryesorë të lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990 dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, të parës parti opozitare pas 45 vitesh diktaturë, Besnik Mustafaj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” bën një “skaner” të zhvillimit të asaj periudhe, por dhe në tërë këto vite. "Majko, Meta e Rama kontribuues. Nëse vijonte PPSH, shanse do të kishte vetëm Rama. Në PD ka më shumë veteranë se ç'duhet. Protesta në 8 dhjetor ishte objektive".

  • Ndryshimet në kod, Petrit Vasili:
    Nuk besoj të ketë kundërshtime

    Kreu i grupit parlamentar të LSI ka shprehur dakordësinë e tij me letrën e Metës drejtuar krerëve të grupeve parlamentare për reformën Zgjedhore. Në një intervistë për Report Tv Vasili tha se nuk beson se do të ketë kundërshtime kërkesa e Metës për ngritjen e një Komisioni për reformën Zgjedhore

  • Intervista/ Stoltenberg: Do të 
    ndihmojmë qeveritë në luftë ndaj ISIS

    Sekretari i përgjithshëm i NATO­s, Jens Stoltenberg, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi personalitetet më të larta të Shtetit shqiptar. Në qendër të mesazheve të përcjella nga Stoltenberg gjatë qëndrimit në Tiranë, ishte lufta ndaj terrorizmit dhe përpjekjet që vendet e Aleancës dhe Shqipëria mes tyre po bëjnë për të ndalur. Gjate qendrimit ai i dha nje interviste Agjensiste Telegrafike Shqiptare. 

  • Reforma zgjedhore, Ruçi i
    jep 'ok' Metës për ndryshimet

    Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, është i pari që jep një propozim konkret reformën zgjedhore të kërkuar nëpërmjet një letre të kryetarit të kuvendit Ilir Meta. Komisioni që do të ndryshojë ligjin elektoral sipas tij duhet të jetë bipartisan PD-PS, me nëj numër prej 10 anëtarësh, 5 nga partitë e opozitës dhe 5 të maxhorancës.

  • Ligjet: Kryebashkiakët tre mandate
    Fino kundër: Duhet të kenë vetëm 2

    Maxhoranca miratoi ligjin për vetëqeverisjen vendore. Relatori Bashkim Fino propozoi rikthimin në variantin e vjetër të ligjit i cili kufizon të drejtën e kandidimit të kryebashkiakëve deri në 2 mandate. Por kërkesa u refuzua dhe deputetet vendosën t’i lejojnë kryetarët e bashkive të qëndrojnë 3 mandate radhazi në detyrë me të drejtë rizgjedhjeje.

  • Bushati takon Stoltenberg: Duhet 
    përforcim i kapacitetit të mbrojtjes

    Ministri i Jashtëm Bushati priti sot në një takim Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin u diskutua mbi masat e marra nga Aleanca dhe punën në vijim për një përshtatje sa më të mirë ndaj rreziqeve të sigurisë në një rreze prej 360° dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës

  • Meta e Balla në Berlin, pjesë e
    Konferencës Socialdemokrate 

    Kryetari i Parlamentit, njëkohësisht kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe Nënkryetari i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kanë marë pjesë në konferencën ndërkombëtare që hapi kongresin e partisë Sicialdemokrate gjermane në Berlin.

  • Paloka: Qeverisë teknike i
    duhet një Kod i ri Zgjedhor 

    Pas letrës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili u kërkon krerëve të grupeve parlamentare, krijimin e një Komisioni të posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ka reaguar ai i PD-së Edi Paloka. " Edhe një qeverie teknike i duhet të ketë një kod të ri zgjedhor" thotë Paloka.  VIDEO

  • Basha e Berisha: Zemërata popullore
     e 8 dhjetorit, jo skenar i opozitës

    Revolta e qytetarëve në protestë nuk ishte skenar por realitet për shkak të keqqeverisjes. Kështu e ka komentuar protestën e PD-sw kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha bunkeri është simbol autentik i Enver Hoxhës. Në punimet e Forumit për Liri dhe Demokraci, si Basha ashtu dhe Berisha shohin si zgjidhje të situatës qeverinë teknike pasi nuk besojnë në zgjedhje të lira me kryeministër Edi Ramën.  VIDEO

  • Letra/ Meta grupeve: Të ngrihet 
    komision për reformën zgjedhore

    Kreu i Kuvendit Ilir Meta përmes një letre drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të filluar procesin e reformës zgjedhore. Meta u kërkon krerëve të grupeve parlamentare që në përfundim të konsultimeve ndërmjet grupeve, të dërgojnë në Kuvend kërkesën me projektvendimin për formalizimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar në të cilin do të përcaktohet objektivi, mënyra e ushtrimit të këtij komisioni dhe raportet e përfaqësimit në të. Sipas Metës kryerja në kohë e këtij procesi ëhstë garanci për zgjedhje sipas standarteve ndërkombëtare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv