Politikë

  • Dy partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe ajo Republikane, nuk kanë pasur asnjë financues në fushatën zgjedhore lokale të këtij viti. 
  • Zgjedhjet, ja emrat që dhanë
    lekë për fushatën e PS dhe LSI

    25 financues për Partinë Socialiste dhe 45 për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se këto janë shifrat e raportit të auditit zgjedhor të kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për PS u dhuruan 18.4 milionë lekë, për LSI 9.3 milionë lekë. PD dhe PR fushatë vetëm me lekët e dhëna nga shtetit. PLL dhe PBK asnjë shpenzim. 

  • Balla: Berisha të mos përfshijë në
    listën e kundërshtarëve ambasadorët

    Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka replikuar me ish kryeministrin SAli Berisha, duke i kërkuar që të mos përfshijë në problematikat e brendshme të vendit ambasadorët e vendeve të tjera.

  • Meta me ministren Khidashelin: Të
    forcojmë marrëdhëniet e vendeve

    Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta është takuar me Ministren e Mrojtjes së Gjeorgjisë, me të cilën u diskutua çështja e  intensifikimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë dhe mbi aspiratat euro-atlantike të Gjeorgjisë. 

  • Basha: Protesta nesër paqësore 
    Buxheti 2016 do sjellë katastrofë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se protesta e nesërme e opozitës, përpara Parlamentit, do të jetë tërësisht paqësore, ndërkohë që ajo do të jetë e bashkangjitur me aksionin opozitar që do të bëjnë deputetëte PD-së në Parlament, brenda sallës së Kuvendit.

  • Vokshi: Rama të shpallet non-grata
    Xhaçka: PD i trembet reformave

    Vetëm një ditë përpara p[rotestës së paralajmëruar nga opozita, për tu realizuar përpara parlamentit, Albana Vokshi ka ashpërsuar tonet duke ftuar shoqërinë civile që të nisë nënshkrimin e një peticioni për shpalljen non-grata të Kryeministrit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, e cila përmes Olta Xhaçkës ka thënë se Partia Demokratike i trëmbet reformave të qeverisë.  VIDEO

  • Berisha sulmon ambasadorin
    Hoffmann: Je avokat i qeverisë

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadorin gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffman duke e akuzuar si avokat të qeverisë Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, deputeti demokrat e cilësoi të papranueshme deklaratën që Hoffman bëri se u trondit kur pa bunkerin e shkatërruar nga protestuesit e 8 dhjetorit. "Qesh ndonjëherë me ambasadorët kur përpiqen të bëjnë guvernatorin" VIDEO

  • Berisha: Ligji njeh vetëm
    pjesëmarrjen në luftë, s’jep dekoratë 

    Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot ndaj ndjesës së kryeministrit Edi Rama për dekorimin e Shyqyri Çokut, hetuesit të At Zef Pllumit me rastin e 70-vjetorit të çlirimit. Rama tha se Çoku u dekorua për shkak se ishte në ishte në listën e veteranëve, status që sipas tij ja ka dhënë Berisha si ish-president. 

  • Deklaratat për veriorët? Rama:
    Nuk fola kundër tyre, keqkuptim

    Kryeministri Rama nga Shkodra mohoi të ketë bërë deklarata raciste nga qyteti Sarandës dy ditë më parë. Duke e lidhur me legalizimet, ai tha se në 18 muaj qeveria ka bërë 40 mijë legalizime, ndërsa kundërshtarët e tij i përdorin për tu turrur kundër bunkerëve imagjinarë. 

  • PD: Të hiqet mandati i Rakip
    Sulit, konflikt interesi me OSHEE

    Partia Demokratike i ka dorëzuar sot Kuvendit kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit, Rakip Suli, i cili, sipas saj, është kapur në konflikt interesi me Operatorin e Shpërndsarjes së Energjisë Elektrike, pas marrjes nga ky i fundit me qera të një godine në pronësi të djalit të deputetit.  VIDEO

  • Ambasadori italian: Protesta e
    PD të mos degjenerojnë në dhunë

    Ambasadori i Italisë në vendin tonë ka reaguar një ditë përpara protestës së Partisë Demokratike, të paralajmëruar për këtë të Enjte, duke theksuar se protestat janë pjesë e demokracisë, por nuk duhet që këto protesta të degjenerojnë në dhunë.

  • Rama "dush të ftohtë" PS-së
    në Shkodër: Gjendje skandaloze

    Në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas një dushi të ftohtë që Edi Rama i ka bërë koordinatorëve dhe strukturave të tjera të partisë socialiste të Shkodrës.

  • Berisha:Unë nuk i'u dhash dekorata
    por bera ligjin per denimin e genocidit

    Ish kryeministri Berisha ka reaguar pas ndjesës së shefit të qeverisë për dekorimin e ish sigurimsave të regjimit komunist duke u shprehur me gjuhën e urrjtjes vec të tjeravve se nuk ishte ai që i dekoroi ata. Berisha thotë se beri ligjin per denimin e genocidit komunist dhe krimeve kunder njerezimit bazuar ne te cilin, 73 prej tyre u denuan se bashku me Nexhmien tende si xhelate per genocid dhe krime kunder njerezimit.

  • Paloka: Rama e ka mëndjen tek
    bunkeri po mbron akt kriminal

    Deputeti demokrat Edi Paloka përmes një pronocimi për mediat pas deklaratave të kryeministrit Rama në Shkodër tha se  ai po merr në mbrojtje bunkerin duke i dalë në krah një akti kriminal.  VIDEO

  • Basha me kryetarët e degëve, në
    17 protesta në Tiranë, në 21 masive

    Kreu i PD Lulzim Basha  mbajti sot një takim me 53 kryetarët e degëve të PD për organizimin e protestës së 17 dhjetorit. Takimi zgjati rreth 30 minuta ku u fol për protestën e së enjtes para parlamentit. Takimi në selinë e PD nisi në orën 18:00, përfundoi rreth orës 18:30. Burime për Shqipëtarja,com bëjnë me dije se për protestën e 17 Dhjetorit do të organizohen vetëm strukturate PD-së në Tiranë, ndërkohë që një tjetër protestë masive dhe paqësore do të organizohet më 21 dhjetor para godinës së kryeminsitrisë.

  • Basha takon Merkel: Qeverisja 
    rrezik që i kanoset demokracisë 

    Kryedemokrati Basha gjatë punimeve të kongresit, të partisë së kancelares Angela Merkel, mbajtur në Karlsruhe është takuar dhe ka biseduar me drejtues të lartë të  CDU-së dhe Partisë Popullore Europiane, me eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar, të cilëve i ka shprehur shqetësimin e tij për problemet në shqipëi.Basha ka theksuar se qeverisja e sotme në vend është një rrezik që i kanoset demokracisë

  • Protesta, Spaho: Të enjten mund
    të ketë vezë kundër deputetëve

    Demokratët do të jenë në protestë në dy fronte të enjten. Nga njëra anë qytetarët do të protestojnë jashtë sallës së seancave, në tjetrën deputetët do të kundërshtojnë buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Nënkryetari i PD, Edmond Spaho thotë për REPORT TV se stina e protestave do të vijojë deri në largimin e qeverisë.  VIDEO

  • Letra e publikuar nga PD për burgjet
    Balla:Trillim i fabrikuar nga PD 

    Partia Soclialiste e ka konsideruar si trillim, letrën e publikuar sot nga Partia Demokratike, për drejtorinë e burgjeve dhe puënsimet e bëra aty.  VIDEO

  • 5 vite nga heqja e regjimit të vizave
    Basha: Sot rrezikohet rikthimi i tyre

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka kujtuar se 5 vite më parë falë reformave të qeveirsë së djathtë ra edhe izolimi i fundit i Shqipërisë, duke shënuar liberalizimin e vizave. Por kryetari i opozitës akuzon qeverinë aktuale se nuk po shënon asnjë asnje hap ne drejtim te integrimit. 

  • PD: Ja letra 'sekrete' e emërimeve
    politike të Rama-Metës në burgjeFoto/ Opozita në "stinën e protestave"

    Një letër konfidenciale e zëvendësdrejtorit të Burgjeve Bledar Skënderi drejtuar kryeministrit Edi Rama, është bërë publike këtë të martë nga Partia Demokratike, e cila hedh akuzave në drejtim të qeverisë për emërime politike në këtë institucion.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv