Politikë
-
Partia Demokratike vijon të denoncojë skandalet që sipas saj po bëhen në sistemin shëndetësor. Deputetja Albana Vokshi tha se dosja e abuzimeve po shtohet përditë, ndërsa evidentoi vjedhjen prej 9 milionë dollarë të një kompanie të vetme faramceutike.
VIDEO 17 Nëntor 2015, 14:26
-
Reforma në Drejtësi, Nishani letër
17 Nëntor 2015, 14:03
nga kreu i Komisionit të VeneciasPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë këtë të martë një letër nga presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio, në lidhje me reformën në drejtësi. Në letrën në fjalë kreu i Komisionit të Venecias e ka vlerësuar përkushtimin e Presidentit të Shqipërisë për të shënuar përparim në reformën e drejtësisë, ndërsa deklaron se Komisioni i Venecias ka qenë dhe mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar në këtë proces.
-
Shtyhet Këshilli i Mandateve për
17 Nëntor 2015, 12:01
deputeten e PS Valentina LeskajKuvendi ka shtyrë mbledhjen e planifikuar për në orën 16:00 të Këshillit të Mandateve, që do të shqyrtonte kërkesën e demokratëve për heqjen e mandatit nënkryetares Valentina Leskaj
-
Basha: Situata alarmante, qeveri
17 Nëntor 2015, 11:43
teknike, zgjedhje të parakohshmePrej kohësh figura të rëndësishme të PD-së si ish-kryeministri Berisha dhe ish-kryeparlamentarja Topalli flasin për zgjedhje të parakohshme, por këtë të martë, lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike janë e vetmja zgjidhje nëse qeveria nuk reflekton për të realizuar në kohë dekriminalizimin dhe për të luftuar korrupsionin.
VIDEO -
Ankesa të shumta nga deputetët
17 Nëntor 2015, 10:41
në mbledhjen e grupit të PS-sëMbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist, e drejtur nga Gramoz Ruçi, këtë të hënë është karakterizuar nga ankesa të shumta të ngritura nga deputetët e majtë.
-
Lu takon Tahirin, më tej kokë më
17 Nëntor 2015, 10:05
kokë me Bashën në selinë e PD-sëAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. Takimi mes tyre u mbajt tek Hotel Tirana aty ku pritej të niste një konferencë kundër terrorizmit.
-
Emërimet, Pollon e ‘braktisin’
17 Nëntor 2015, 09:38
kolegët, i vetëm në komisionEdhe pse prej dy vjetësh opozita kërkon me ngulm hetim të emërimeve në adminsitratë gjatë muajit të parë të marrjes së qeverisë nga të majtët, është po ajo që zvarrit punimet e këtij komisioni. Ky organ i posaçëm parlamentar i cili drejtohet nga deputeti demokrat Genc Pollo, ka një vit që është ngritur, dhe ende nuk ka kryer ndonjë hetim, teksa pak kohë më parë, kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të tij.
-
Dënimi i "shpifjes", Gjosha: Rama
17 Nëntor 2015, 08:14
mori nismën nga sulmet në KuvendAkuzat e përjavshme të opozitës në Kuvend janë bërë shkak që mazhoranca të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, me qëllim kriminalizimin e shpifjes. Një qëndrim të tillë e shprehu dje ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, e cila theksoi se nismën e mori vetë kryeministri Edi Rama
-
FRPD, pas Vlorës, Salianji fiton
16 Nëntor 2015, 19:53
edhe në Kavajë, Greta Koçi 1 votëErvin Salianji ka fituar sot zgjedhjet për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, edhe në Konventën e degës së Kavajës. Pas prezantimit të platformave dhe zhvillimit të debatit mes kandidatëve, anëtarët e FRPD iu drejtuan kutive të votimit.
-
Basha-gazetarëve: Futni dorën në
16 Nëntor 2015, 20:58
xhep! S'ka lekë? Jua ka marrë RamaKryedemokrati Basha e çeli konferencën duke ju drejtuar gazetarëve e duke i kërkuar të fusin dorën në xhep për të parë se sa lekë kanë. Një shenjë simbolike kjo me të cilën kreu i PD-së deshi të tregojë se xhepat e shqiptarëve janë varfëruar dhe fajtor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.
VIDEO -
Qeveria kopjace? Rama: Ngelësin s'e
16 Nëntor 2015, 20:54
kopjon kush, gërhitu i qetë o SHQUPKryeministri Edi Rama e ka ironizuar deklaratën e liderit të opozitës Basha se qeveria po kopjon alternativat e Partisë Demokratike për biznesin e vogël.
-
Reforma në Drejtësi, nisin nga
16 Nëntor 2015, 19:53
Elbasani takimet konsultativeËshtë mbajtur sot tryeza në lidhje me paketën e ndryshimeve kushtetuese në Elbasan. Kjo ishte tryeza e parë nga 6 që do të mbahen dhe që synojnë të konsultohen më të gjithë gjygjsorët dhe grupet e interesit për Reformën në Drejtësi.
-
Zhgënjehet Shpëtim Gjika me
16 Nëntor 2015, 19:42
PS-në e Vlorës: Pse më përjashtuat?Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika është i zhgënjyer nga dega e PS-së në Vlorë, drejtuesit e së cilës, i akuzon për anashkalim dhe përjashtim. Ja çfarë shkruan ai në Facebook.
-
Zerimi i taksave, Basha: Rama kopjac
16 Nëntor 2015, 19:12
i keq i PD..por s'ka të qartë konceptinPlani i qeverisë për të zeruar taksat e biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë të rinj, është përkthyer nga lideri i opozitës Basha si vjedhje e propozimit të Partisë Demokratike.
VIDEO -
Vasili: Çdo financim i LSI-së do të
16 Nëntor 2015, 17:18
bëhet transparent në faqen zyrtareNënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha është miratuar në mënyrë unanime bërja transparente e të gjitha financimeve dhe shpenzimeve të partisë dhe se ato cdo qytetarë mund t'i shohë fare qartë në faqen zyrtarë të LSI-së.
-
LSI, Meta: Jo biznesmenë në
16 Nëntor 2015, 16:31
parlament dhe në poste publikeKryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim miratoi platformën politike në lidhje me transparencën dhe përfaqësimin politik të LSI-së. Ajo ka vendosur të kufizojë sa të jetë e mundur numrin e biznesmenëve në poste publike të zgjedhura apo të emëruara. Në kapitullin “Përzgjedhja e Kandidatëve për deputetë, kryetar bashkie dhe detyra të tjera publike” të platformës, LSI shprehet se ‘nisur nga shqetësimet publike për nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimit publik të partive politike dhe në respekt të plotë të nevojës së publikut për përfaqësim dinjitoz të tij në vendimmarrje, LSI vendos që: “Të përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe te distancohet qartësisht nga çdo individ me rekorde kriminale, apo nga cilido me rekorde të tilla që synon të përfaqësojë
-
Danielsson: Mezi pres reformën në
16 Nëntor 2015, 16:09
drejtësi, ka strategji por duhet zbatimMinsitrja e Integrimit Klajda Gjosha ka theksuar se do të analizohen me kujdes të gjitha rekomandimet, dhe do të hartohet një plan i detajuar pune për ti adresuar ato në mënyrë e duhur.Deklaratën ajo e ka bërë ditën e sotme gjatë një takimi me me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.Ky i fundit nga ana tjetër e vuri edhe njëherë theksin tek Gjyqësori, krimi i organizuar apo 5 prioritetet kyçe.
VIDEO -
Greta Koçi tërhiqet nga gara për
16 Nëntor 2015, 16:05
kreun e FRPD pas zhgënjimit në VlorëGreta Koçi duket se është tërhequr nga gara për t'u zgjedhur kryetarja e ardhshme e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Tërheqja e saj vjen pas rezultatit zhgënjyes që mori në Vlorë, i cili ishte qarku i parë ku zhvillua votimi i anëtarësisë së FRPD-së për kreun e ri, ku mori vetëm 17 vota.
-
"Zbutet" qeveria për kuponin
16 Nëntor 2015, 15:16
tatimor: Gjobë deri në 1 vit burgQeveria zbut qendrimin në lidhje me ato biznese që nuk lëshojnë kupon tatimor duke zbutur denimin për shkëlësit. Pas kritikave nga grupet e interesit, opozitës por edhe nga brenda mazhorancës në Komisionin e Ligjeve u vendos që moslëshimi i kuponit tatimor te mos konsiderohet më krim qe dënohej me 3 vjet burg, por kundravajtje penale duke ulur masën e dënimit nga 3 vjet që ishte propozuar fillimisht në 1 vit .
-
Tërhiqet qeveria gjykata rikthen
16 Nëntor 2015, 14:55
në punë nëpunësit e shkarkuaNdryshimet e Kodit të Punës janë votuar në Komisionin e Ligjeve. Mazhoranca shpjegoi se ka reflektuar pas kërkesës së opozitës për t'i dhënë të drejtë gjykatës të rikthejë në punë punonjësit në shtet, nëse janë larguar në mënyrë të paligjshme.