Politikë
-
Partia Republikane, nëpërmjet ish-deputetit të saj, Maksim Begeja ka reaguar për projektligjin e pronave që pritet të kalojë në Kuvend. PR e cilëson ligjin e ri si një përpjekje për të mashtruar ish-pronarët. 21 Nëntor 2015, 16:17
-
Rrëzohet kërkesa e opozitës
21 Nëntor 2015, 13:08
për t'i hequr mandatin LeskajtMazhoranca në Këshillin e Mandateve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për t'i hequr mandatin e deputetes socialistes Valentina Leskaj. Sipas deputetëve të shumicës nuk ka asnjë shkelje kushtetuese që të çojë në mbarimin e mandatit të deputetes. Demokratët kanë denoncuar dy tendera që i janë dhënë dy djemve të deputetes Leskaj me vlerë në miliona euro. Në seancën plenare të së enjtes do të paraqiten për votim dy raporte, një i shumicës dhe ai i opozitës.
VIDEO -
Mungojnë në seancë, Meta u
21 Nëntor 2015, 08:00
pret rrogat ligjvënësve 'indiferentë'Mungesa e deputetëve nuk duket vetëm në komisionet parlamentare, por edhe në seancat plenare të së enjtes. Zgjatja e punimeve parlamentare për orë të tëra, bën që të shohim sallën thuajse bosh, sidomos pas mesditës. Megjithëkëtë, ka deputetë që nuk marrim fare pjesë në seancë, përkundër atyre që vijnë në sallë dhe shkëputen gjatë punimeve.
-
Ja 34 dembelët që shpërfillin
21 Nëntor 2015, 08:00
çdo ditë Kuvendin e ShqipërisëKreu i Kuvendit Ilir Meta u pret rrogën ligjvënësve "indiferentë" që nuk marrin pjesë në seancat plenare të së enjtes. Gazeta Shqiptarja.com sjell emrat e parlamentarëve që nuk kanë diskutuar për asnjë projektligj në komisione dhe ata që shkojnë në çdo seancë. Tabela e plotë me pagat e marra pas pushimeve të gushtit. 17 prej deputetëve në asnjë komision përgjatë muajit shtator.
-
Basha: Ligji i ri dhunon të drejtat e
20 Nëntor 2015, 22:32
pronarëve, kundërshtojmë pr.ligjinLigji i ri për kompensimin e pronave sipas kreut të opozitës Lulzim Basha është dhunim i të drejtave të pronarëve. Sipas Bashës projektligji bie ndesh me jurispudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
-
Konventa e FRPD në Pogradec
20 Nëntor 2015, 21:19
fiton Ervin Salianji me 132 votaKonventa e Pogradecit për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është fituar me rezultat të thellë nga Ervin Salianji. Ai ka marrë 132 vota, duke lënë pas me një diferencë të ndjeshme prej 87 votash, Belind Këlliçin i cili u votua 45 të rinj të FRPD.
-
Gjermeni në Fier, inspekton
20 Nëntor 2015, 16:23
punimet e bulevardit dhe pedonalesMinistrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni inspektoi sot dy prej 8 projekteve te Fondit te Zhvillimit të Rajoneve në bashkinë e Fierit.
Bëhet fjalë për projektin “Rikualifikimi urban i rrugës Muharrem Agolli (Pedonale)”si dhe “Rikonstruksioni i bulevardit Jakov Xoxa“. Punimet për projektin e bulervardit u ndoqën nga afër nga Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi. -
Akuzat e PD-së për "Trimed"
20 Nëntor 2015, 19:36
Qeveria: Në treg nga 2004-aPartia Demokratike akuzoi këtë të premte Ministrinë e Shëndetësisë se prej dy vitesh po shpall fituese të tenderave të ilaçeve kompaninë "Trimed". Reagon kryeministria duke sqaruar se kompania "Trimed" ka operuar në sektorin e farmaceutikës që prej vitit 2004, vit në të cilin është themeluar.
-
Dekriminalizimi, Basha: Erë e re
20 Nëntor 2015, 14:51
pa krimin e veshur me pushtetEdhe kreu i Demokratëve Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetin e tij social e vlerësoi miratimin e ligjit për Dekriminalizimin duke theksuar kryesisht se është fillimi i një ere të re pa krim të veshur me pushtet dhe e anasjellta
-
Pengmarrja në Mali, Bushati: Po
20 Nëntor 2015, 13:43
ndjekim me shqetësim situatënMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e pengmarrjes në Mali. Në një postim në rrjetin social Tëiter, Bushati shkruan: “Duke ndjekur me shqetësim të madh situatën në Mali. Mendimet tona janë me pengjet e mbajtura në hotelin në Bamako”, shkruan ministri Bushati.
-
Dekriminalizimi, Fleckenstein
20 Nëntor 2015, 12:49
"Tashmë miratimi dhe zbatimi"Miratimi i projektligjit për Dekriminalizimin është përshendetur menjëherë nga raportuesi i Shqipërisë në parlamentin Europian Knut Fleckenstein. Sipas tij tashmë mbetet miratimi dhe zbatimi i këtij ligji.
-
Debatet/ Deputetët PS irritohen
20 Nëntor 2015, 11:16
me Kokëdhimën:"Ulu aty e voto"Gjatë votimit për shfuqizimin e projektligjit “Për etikën në Policinë e Shtetit” ka patur mjaft debate të ashpra edhe midis deputetëve të Partisë Socialiste.Në kohën që deputetët e opozitës kanë tentuar të largohen nga seanca ka dashur të largohet edhe deputeti socialist Kokëdhima, por u ndalua nga Balla e Fino.
-
2 vjet pa Olldashin, Basha: Me të
20 Nëntor 2015, 11:13
në krah do ta kisha më të lehtëKjo e premte përkon me dy vjetorin e vdekjes së deputetittë PD Sokol Olldashi.Miqtë kolegët dhe familjarët e kanë kujtuar ndarjen e parakohshme nga jeta të tij.Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Lulzim Basha shprehet se vlerat e Sokolit janë të gjalla dhe të forta, “ashtu si dëshira e vullneti i çdo demokrati për të ecur përpara”.
-
Mazhoranca s’bën 84 vota
20 Nëntor 2015, 08:26
miratohet ‘Etika në PoliciPas debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi votoi dje 73 vota “pro” projektligjin për shfuqizimin e ligjit 8291, Kodi i Etikës së Policisë. Po kështu me 74 vota “pro” u miratua edhe kalendari i pr/ligjit të buxhetit të shtetit për vitin 2016.
-
Topalli depoziton projektligj për
19 Nëntor 2015, 20:17
pronat: Shtyni afatin për AKKPIsh-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka depozituar në Kuvend një projektligj për kthimin e pronave. Në relacionin e saj ajo argumenton se duhet shtyrë afati i funksionimit të AKKP-së, deri në fund të vitit 2016. Sipas Topallit, qeveria ka dështuar gjatë këtyre dy viteve me procesin e njohjes, kthimit apo kompensimit të pronave.
-
Balla-Topallit: Bashkë biem dakord
19 Nëntor 2015, 16:05
në një pikë, Luli s’bën për kryetaDeputeti socialist, Taulant Balla, shfrytëzoi sërish sot foltoren e Kuvendit për të “ngacmuar” raportet e brishta mes ish numrit dy të PD-së, Jozefina Topalli dhe liderit aktual demokrat, Lulzim Basha. Balla iu drejtua Topallit se bie plotësisht dakord me të në një pikë, që sipas tij, Lulzim Basha nuk bën për kryetar i PD-së.
-
Berisha mbron gjyqtarin: Lani
19 Nëntor 2015, 14:01
gojën kur flisni për Gjin GjoninVD/Tahirit i thyhet këmba e karrigesMinistri Tahiri ngriti domosdoshmërinë e miratimit të reformës në drejtësi, për të larguar nga sistemi gjyqtarë si Gjin Gjoni, që u akuzua për fshehje të pasurisë. Nëse reformohet sistemi gjyqësor, Tahiri u shpreh i gatshëm të përballet para drejtësisë me cilindo. Këtë, ai e shesh si të vetmen mundësi për t'i dhënë fund akuzave të vazhdueshme që ngrihen në Kuvend. Por ish-kryeministri Berisha i ka dalë në mbrojtje Gjin Gjonit, duke thënë se ai ja doli të provojë para drejtësisë se ishin shpifje.
VIDEO
Balla-Topallit: Jemi dakord, Luli s’bën për kryetar
Debate Berisha-Majko/Berisha kërkon Ramën -
Siguria në Rajon, Rama takon
19 Nëntor 2015, 12:51
Erdogan, u fol dhe për refugjatëtKryeministri Rama u takua sot në Stamboll, me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Në qendër të bisedës ishte situata e sigurisë në rajon, si pjesë e sfidës së përbashkët kundër terrorizmit, kriza e refugjatëve sirianë si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në atë vend, si dhe nevoja për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
-
Berisha kërkon Ramën në Kuvend
19 Nëntor 2015, 12:39
Kryeministri e përshëndet nga TurqiaIsh-kryeministri Sali Berisha duket se nuk e shijon debatin e të enjteve në seancë plenare, nëse në sallë nuk është kreu i qeverisë Edi Rama. Edhe këtë të enjte deputeti demokrat Berisha kërkoi të dijë se ku ndodhet kryeministri Rama dhe përse nuk është i pranishëm në sallë. Leskaj: Eshtë në Turqi, po takon Erdogan. Rama poston foto ne Twitter me Presidentin.
-
Berisha: Na drejtojnë Shullazët
19 Nëntor 2015, 11:34
Majko: Pse s'vepron Kryeprokurori?Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me një sërë debatesh të ashpra kur po diskutohet projektligji për etikën në polici. Deputeti Pandeli Majko me një ton të ashpër në replikën e tij ndaj ish-kryeministrit Berisha e vuri theksin tek mosveprimi i Prokurorit të Përgjitshëm për të gjitha akuzat që opozita ngre në këtë parlament. Majko tha se në Shqipëri kemi krijuar një sistem të paprekshmish prandaj dhe duhet Reforma në Drejtësi
VIDEO