Politikë
-
Kryetari i opozitës Lulzim Basha priti në një takim Kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher dhe kryetarin e stafit të komitetit Paul Behrends. Persona me precedentë kriminalë theksoi Basha janë promovuar nga dyshja Rama-Meta në Kuvendin e Shqipërisë. 11 Maj 2015, 16:11
-
Hapësirat e gjelbra në Tiranë
11 Maj 2015, 15:36
Xhaçka: Basha ishte gati ti zhduktePartia Socialiste, nëpërmjet një deklarate për mediat të deputetes Olta Xhaçka, ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se jo vetëm që nuk mbajti premtimet e bëra para se të merrte mandatin, por edhe se kishte në plan të zhdukte çdo hapësirë të gjelbër në kryeqytet.
VIDEO -
Kumanov,Majko:Ndërkombëtarët të
11 Maj 2015, 15:14
ndërhyjnë për 'Ohrin',aksion ushtarakSituata që ka përfshirë Kumanovën e Maqedonisë ka sjellë edhe reagimin e deputetëve shqiptar. Pandeli Majko i cili më herët ka mbajtur dhe postin e kryeministrit ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të vënë në zbatim marrëveshjen e Ohrit. Me një qëndrim edhe më të ashpër se ai i qeverisë Majko është shprehur që aksioni në Maqedoni ishte ushtarak dhe jo policor. Sipas Majkos ngjarja duhet të bëhet transparente pasi historia e Maqedonisë po shkruhet nga shërbimet inteligjente.
VIDEO -
A mund të tërhiqet kandidati?
11 Maj 2015, 15:13
Përplasen Kosovrasti e GjonçajTre ditë pasi kandidati i PD deklaroi tërheqjen nga gara në Kurbin përfaqësuesit ligjor të partive politike në KQZ ndajnë mendime krejt të kundërta për këtë çështje. Duke iu referuar Kodit Zgjedhor përfaqësuesi i PS, Genc Gjoncaj thotë se nuk mund të zëvendësohen kandidatët pas vendimit të KZAZ ndërsa për përfaqësuesin e PD, Njazi Kosovrasti, zëvendësimi mund të ndodhë nëse kërkesa është individuale dhe jo kërkesë e subjektit politik.
VIDEO -
Basha:Shantazhet nga Rama-Meta
11 Maj 2015, 15:07
çmenduri nga përçmimi i qytetarëveI ndodhur në Shëngjin për të prezantuar kandidatin për Bashkinë e Lezhës Fran Frrokaj, kreu i demokratëve Lulzim Basha u ka bërë apel gjithë shqiptarëve që më 21 qershor t’i tregojnë kësaj qeverie se pronarët e Shqipërisë janë vetë shqiptarët duke i dhënë fund gllabërimit të pushtetit nga të majtët.
VIDEO -
Lleshi për Vaun e Dejës, Meta:Mos
11 Maj 2015, 13:11
harroni, para 2 vitesh u shkri buxhetiKreu i LSI-se Ilir Meta prezantoi kandidatin e ASHE ne Vaun e Dejes. Meta u beri thirrje qytetareve te votojne per Gjoke Lleshin duke i sjelle ne kujtese atyre situaten ku e gjeti mazhoranca vendin si pasoje e keqqeverisjes se djathte. “I gjithë buxheti i shtetit u shkri përpara dy vjetësh dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Çdo qeveri ka problemet dhe vështirësitë e veta por kjo mazhorancë po ecën në drejtimin e duhur”, tha Meta.
VIDEO -
Meta: Heqja e taksimit të dyfishtë
11 Maj 2015, 12:28
me SHBA nxit zhvillimin ekonomikNënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të ishte një nxitje dhe kontribut konkret për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve amerikane në vend. Kjo ishte kryefjala e takimit të sotëm mes Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Dana Rohrabacher, Kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan.
-
Kosova: Mund të isha bërë milioner
11 Maj 2015, 10:36
si ministër...por nuk iu shita askujt!Në takimin elektoral me banorët e rrugës “5 Maji” në kryeqytet, doktor Kosova tha se për biznesin e vogël me xhiro deri në 12 milionë, taksat do të ulen nga 250 mijë lekë të vjetra në 170 mijë lekë. Ndërsa për biznesin me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë, Kosova premtoi se taksat në bazë të xhiros ditore do të ulen nga 7.5 % në 5.5 %.
VIDEO -
Basha: Rama-Meta kërcënim me
11 Maj 2015, 09:52
bukën e gojës për të marrë votaE njëjta gjuhë e akuzave dhe e përmendjes së premtimeve të pambajtura nga ana e qeverisë në 18 muaj pushtet kanë qenë kryefjalë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin elektoral të radhës, ku prezantoi kandidatet per Bashkinë e Selenicës Përparim Shameti dhe të Himarës zonjen Lefteri Prifti.
VIDEO -
Duma: 5 zyra për mbrojten e
11 Maj 2015, 09:33
qytetarëve në Bashkinë e DurrësitKandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 21 qershorit, Grida Duma ka vijuar takimet elektorale në këtë qytet.
VIDEO -
Krujë, kapen 8 klandestinë nga Siria
10 Maj 2015, 21:20
në fshatin Bilaj përgjatë lumit IshëmEfektivët e policisë së Krujës kanë ndaluar pasditen e sotme 8 klandestinë me origjinë nga Siria. Klandestinët të cilët kishin hyrë në vendin tonë për të kaluar tranzit për në Mal të Zi e për të vijuar më pas në vendet Bashkimit Evropian.
-
Kosova shpall kryetar të PS Baldushk
10 Maj 2015, 21:06
të akuzuarin për ngacmim seksualNjë njoftim për shtyp nga zyra elektorale e kandidatit të PD-së, Halim Kosova,që u shpërnda me jo pak bujë sot në mëngjes, ku thuhej se “kryetari i PS në Baldushk mbështeste dhe do të votonte për Kosovën”.
-
Basha në Selenicë: Shpresa e
10 Maj 2015, 19:06
fundit e mazhorancës, përçarjaNga Selenica lideri demokrat Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili një ditë më parë teksa prezantoi kandidatin e së majtës, pohoi se e djathta nuk duhej të kandidonte një përfaqësues të ballistëvë në zonë, duke iu referuar Përparim Shametajt.
VIDEO -
Rama-Meta prezantojnë Zamira
10 Maj 2015, 14:47
Ramin:Burrat u mundën nga gratëGjirokastra ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të kuvendit Ilir Meta, ku prezantuar kandidaten për Bashkinë Zamira Rami. Kryeministri Rama nënvizoi se Gjirokastra ka marrë në 2 vjet më shumë investime se në 20 vjet të marra së bashku, dhe me zgjedhjen e Zamira Ramit, qyteti do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik. Rama ka thënë se dy kryebashkiakët Stefan çipa dhe Flamur Bime janë mundur nga forca e grave.
VIDEO -
Dako inauguron rrugën e re tek
10 Maj 2015, 13:23
ish-këneta: Investim modestKryebashkiaku i Durrësit ka inaguruar sot rrugën e re pranë ish-Kënetës nga ku është shprehur se ky është një investim modest pasi në 4 vite investimet kanë qenë të shumta
VIDEO -
Ivi Kaso: Florenc Hoxha e goditi
10 Maj 2015, 13:07
policia s’flet për gjendjen e Fatjon DPërfaqësuesi ligjor i PD ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp në lidhje me arrestimin e kreut të IVUV Florec Hoxhës. Në daljen për mediat, Ivi Kaso tha se policia nuk reagon në lidhje me gjendjen e rëndë shëndetësore të shtetasit që ka goditur Florenc Hoxha.
VIDEO -
Basha prezanton kandidatët në veri:
10 Maj 2015, 12:50
Keq qeverisja çon drejt humnerësKryetari i partisë demokratike ka prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në Malësi të Madhe, Pukë dhe Fush Arrëz.
Në këto takime zoti Basha adresoi akuza në drejtim të qeverisë e cila sipas tij falë keqqeverisjes po detyron shqiptarët të braktisin vendin dhe po çon ekonominë drejt humnerës.
VIDEO -
Zgjedhjet, Duma takim me banorët
10 Maj 2015, 11:43
e disa fshatrave, premton punësimKandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit Grida Duma ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave të Ishmit, Shkafanes, Gjuricaj. Teksa u njoh nga afër me problemet e banorëve të zonës Duma premtoi zgjidhje të problemit të punësimit dhe mbështetjes së fermerëve.
VIDEO -
Paloka: Rama 'urdhëroi reprezaljen'
10 Maj 2015, 11:44
në Malësinë e Madhe pas takimitPD ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka i cili ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se ka “urdhëruar reprezalje” mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe.
VIDEO -
Kryetari i PS Baldushk mbështet
10 Maj 2015, 11:16
Halim Kosovën:U shërben qytetarëveKandidati i së djathtës për bashkinë e Tiranës merr mbështetjen edhe nga e majta. Kjo mbështetje është ofruar hapur nga kryetari I PS në Baldushk i cili tha se beson në aftësinë e Halim Kosovës për tu shërbyer qytetarëve. Halim Kosova përsëriti se asnjëherë nuk u ka shërbyer qytetarëve duke parë nga bindjet poltike.
VIDEO