Politikë

  • "Politika shqiptare ende frymëzohet nga elementë të diktaturës, i kemi në parlament, i kemi të veshur me petk demokrat njerëz që nuk lejojnë të zhvillohet jeta demokratike",- keshtu ka thene kreu i Frymës së re Demokratike Bamir Topi. VIDEO
  • Veliaj: Dosjet në Kuvend! 1 mijë
    ish-të përndjekur firma për hapjen

    Javën e ardhshme pritet të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare për projektligjin e hapjes së dosjeve. Këtë fakt e bëri të ditur ministri Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi së bashku me zv/kryeministrin Peleshi, me ish-të përndjekurit në qytetin e Shkodrës. 1 mije prej tyre kane ndermarre nismen per te firmosur nje peticion per hapjen e dosjeve. Veliaj: Ne Maj nis ndarja e kestit te 5 te demshperblimeve. VIDEO

  • Berisha: Jo grevës së urisë për
    heqjen e Enver Hoxhës nga UT

    EKSKLUZIVE/ Procesverbali i Mbledhjes se 18 shkurtit '91. Zbardhet per here te pare mbledhja e Komisionit Drejtues te Partise Demokratike. Kush ishte kunder greves se urise per heqjen e emeir te diktatorit nga Univertsiteti  i Tiranes. Ja cfare u tha nga drejtuesit per protestat e studenteve qe sollen rrezimin e permendores se Enver Hoxhes. Berisha s'ka qenë dakord që të bëhej greva e urisë: Ishte çështje studentësh që të mos njihnin UT me emrin e Hoxhes.
    Qëndrimi i PD , 20 shkurt pa protesta

  • Zgjedhjet lokale, Topi nga Berati: 
    FRD në koalicion, por asgjë zyrtare

    Fryma e Re Demokratike në zgjedhjet e 21 qershorit ka në projekt të jetë pjesë e ndonjë koalicioni, por ende asgjë konkrete nuk ka në këtë drejtim. Deklarata është bërë nga lideri i kësaj force politike, Bamir Topi gjatë një takimi me strukturat në Berat, ndërsa më herët ishte në Kuçovë ku ripërsëriti të njëjtën gjë. VIDEO

  • Bashkia e Tiranës nuk ndryshon
    çmimin e transportit të urbanëve

    Çmimi i biletës së transportit urban në Tiranë do të mbetet i pandryshuar pavarësisht kërkesës së sindikatave të transportit urban, për të vendosur një çmimi të saktë. Kjo është ajo që ka vendosur Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Lulzim Basha, në një shkresë që ai i ka dërguar Kryetarit të Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi ku zyrtarizon tërheqjen nga projekti i koncesionit të parkingjeve publike në Tiranë.

  • Ngrihet Komisioni Hetimor për
    dekriminalizimin, ja anëtarët

    Kuvendi i Shqipërisë ka miruatuar ditën e sotme me 102 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për Dekriminalizimin. Vendimi i marrë sot nga Kuvendi i cili kishte konsensusin e të gjithë forcave politike në vend, vjen pas draft-rezolutës së firmosur në fund të vitit të kaluar mes mazhorancës dhe opozitës me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.
    Arkiva Lajme të tjera për dekriminalizimin

  • Berisha: Bandat të lidhura me
    Ramën! Balla: Mos mbro kriminelët!

    Situata e rendit në vend është bërë sërish objekt akuzash dhe kundër akuzash ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha i cili ka akuzuar qeverinë shqiptare dhe më konkretisht Kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me bandat. Balla: Kompanitë private kolliteshin tek familja Berisha

  • Bushati: Shqipëria do normalizim
     të marrëdhënieve me Serbinë

    Ministri i Punëve të Jashmte, Ditmir Bushati në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard” ka theksuar se kërkon  një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se është për një integrim të Europës Juglindore në NATO.

  • "Tritoli", Patozi: Jam në krah të 
    Tahirit, por ai duhet të na mbrojë

    Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozit ka deklaruar në seancën e sotme plenare se dënon sulmet ndaj ministrit Tahiri dhe është në krah të tij duke e mbështetur si politikan dhe si koleg. “Por”- theksoi Patozi “Tahiri nuk është aty që ta mbështesim ne sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ai ne nga këto sulme.”Gjatë fjalës së tij, Patozi u ndal edhe te situata në zonat e të përmbyturve ku theksoi se vendi nuk ka nevojë për një qeveri dhe një opozitë që të çojë ndihma, por të marrë vendime që do të përmirësojë jetën e njerëzve tani dhe  në të ardhmen.

  • Balla-Berishës:Në helikopter me
    Fekën në 2012,u ulët në Lazarat

    Deputeti socialist Taulant Balla tha se ka prova që ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar në helikopter me Sokol Fekën drejt Gjirokastrës, më 24 mars të vitit 2012, kohë kur Berisha ishte kryeministër. Gjatë debateve në Kuvend, në përgjigje të akuzave të ish-kryeministrit për Forcat e Armatosura, deputeti socialist tha se majori Sokol Feka është bërë pjesë e FA në kohën kur Berisha ishte President. Majori Sokol Feka pilotonte helikopterin që u rrëzua në Spanjë, ndërsa ishte i ngarkuar me 1 ton marijuanë.
    Fjala e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla‏
    VIDEO ARKIVA - Lajmet e tjera për Fekën
    Spanjë, bie helikopteri me drogë Hetim lëvizjet e pilotit shqiptar

  • Rama në La7: Në '97 më sulmoi
    SHIK. Berisha: Ishte krim pasioni

    Kreu i qeverisë shqiptare tha gjatë emisionit “Le invasioni Barbariche” në televizionin La7, se eshte sulmuar gjate trazirave te '97 nga njerëz të Shërbimit Informativ Kombëtar. Reagon sot nga Kuvendi: Trillim, te gjithe e dina se ishte krim pasioni.  VIDEO

  • Bruksel, Rama pritet nga Juncker
    Takon Tusk: Zgjedhjet test për BE

    Kryeministri Edi Rama u prit sot në Bruksel nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kreu i Keshillit te Evropes, Donald Tusk në kuadër të mbledhjes informale të krerëve të shteteve e qeverisë. Juncker: KE do të vazhdojë asistencën në perspektivën tuaj evropiane. Tusk: Bashkëpunimi PS-PD për vendoret, provë drejt BE. VIDEO

  • Rrëzohet Nishani për huamarrjen
    Berisha-Cani akuza mes palëve!

    Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 75 vota kundër ditën e sotme dekretin e Presidentit Nishani për anullimin e ligjit të huamrrjes. Gjatë diskutimeve Partia Demokratike ka dalë kundër këtij ligji, duke theksuar se që nesër do të nisë të dërgojë letra në të gjitha bursat e njohura botërore për të mos njohur asnjë formë borxhi që qeveria do të mund të marrë. Por nga ana e tij, Ministri i Financave Shkëlqim Cani iu përgjigj akuzave, Cani: Berisha fajtor, kërkon ta çojë ekonominë si në 1997. VIDEO

  • Rama ironi Bashes:Kryetar Bashkie
    fillim i mirë per tu bërë kryeministë

    Kërcënimi i ISIS kërkon një betejë pa kthim dhe një Evropë të bashkuar. Jemi të gjithë kërcënuar. Por përgjigja duhet të jetë një Evropë shprese dhe jo frike. Janë këto fjalët e kryeministrit Edi Rama në një intervistë dhënë mbrëmë për prestigjiozen italiane “Corriere della Serra” ku flet për një sërë çështjesh, që nga kërcënimi që vjen prej militantëve të shtetit islamik, tensionet me Moskën, Bashkimi Evropian dhe politika italiane.  VIDEO
    Rama në La7: Shqipëria ofron kushte për biznesin
    La7: Sanremo në sytë e shqiptarëve

  • Partia Demokratike ndryshon
    qëndrim, 20 shkurti pa protesta

    Partia Demokratike ka zgjedhur që këtë 20 Shkurt të vijë me një mënyrë më të moderuar në përvjetorin e 24-t të rrëzimit së monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

  • Rrëfimi, kur ra busti i Hoxhës
    Berisha ishte te zyra e R.Alisë

    Rrëfimi i gazetarit Robert Papa/ Si u zhvilluan ngjarjet në 20 shkurt 1991. Debatet në këshillin Presidencial ditën e rënies së monumentit të enverit dhe "Grushti i Shtetit" te Shkolla e Bashkua, ku u kërkua të rivendosej monumenti. "20 shkurti ishte një ditë e madhe simbolike për shqiptarët që nuk e donin diktaturën dhe diktatorët. Natyrisht që 20 shkurti ishte një ditë e zezë për komunistët. Berisha nuk ka qenë në shesh për hedhjen e bustit, madje është parë një makinë “FIAT” të dyshimtë dukë kaluar në çaste kur po shkulej statuja."

  • PD: Rama mbrojti Emiljano
    Shullazin kur ai kërcënoi Bashën

    Pas deklaratës së Taulant Ballës ka reaguar menjëherë PD e cila ka akuzuar kryeministrin Rama duke thënë se duhet të kishte dënuar kërcënimin që Emiljano Shullazi i bëri Lulzim Bashës por ai zgjodhi të sfidojë dhe të akuzojë opozitën. 

  • Balla: Basha të përgjigjet për
    marëdhënien me Shullazin në 2011

    Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar sot zyrtarisht një përgjigje nga kreu i opozitës Lulzim Basha në lidhje me marrëdhënien që ky i fundit kishte me Emiljano Shullazin në zgjedhjet e 2011-ës. VIDEO

  • Zgjedhjet,Meta:Javën e ardhshme
    konsulta me PS për kandidaturat

    Kreu i LSI, Ilir Meta deklaroi sot se duke filluar nga java e ardhshme mazhoranca do të fillojë konsultat për të pasur kandidatura të përbashkëta. “Besoj se javën e ardhshme do kemi mundësinë për shkëmbim mendimesh për ndërtimin e këtij procesi që do të synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo kënaqjen e oreksit të njërës apo tjetrës parti, apo edhe të kandidatëve.”- tha Meta. VIDEO

  • Reforma,Topi: Presidenti me votë 
    popullore,  të mos hiqet nga KLD

    Ish-Presidenti Bamir Topi i qëndron idesë se kreu i shtetit duhet të zgjidhet me votë nga populli, por ama sipas tij duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye tëKLD. Përmes një interviste në A1Report Topi komenton draftin e Ministrisë së Drejtësisë mbi propozimet për reformën në gjyqësor duke u shprehur se heqja e presidentit nga KLD siç propozon Ministria është një lëvizje e gabuar. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv