Politikë
-
Ministria e Brendshme deklaron se falë masave të ndërmarra janë shmangur situatat dramatike në këtë stinë, ku zjarret kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por të gjithë rajonin. Ndërsa i bëri thirrje kreut të opozitës, Edi Rama se po i fryn zjarrit për përfitime politike. 2 Shtator 2012, 18:01
-
KQZ, posti i kryetarit vakant
3 Shtator 2012, 13:08
Kuvendi hap konkursin, ja kriteretKuvendi shpalli sot vendin vakant të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, posti do të plotësohet nga përzgjedhja mes kandidaturave të lira.
-
Rama: Referendumi lojë pa top
2 Shtator 2012, 13:27
voto ndryshimet kushtetueseNjë ditë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar kryetari i PS i përsërit kryeministrit qëndrimin se vetëm votimi nga mazhoranca i ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita janë kusht që PS të votojë heqjen e imunitetit. Rama: "Nëse i miratoni, heqja e imunitetit votohet brenda shtatorit, nëse nuk do të votohen atëherë është një arsye më shumë që në zgjedhjet e 2013 kjo qeveri të rrëzohet me votë. PS nis me qytetarët "dialogun për të ardhmen".
-
AK: Dosje penale për Berishën
2 Shtator 2012, 13:05
para 100 vjetorit të pavarësisëAK ndërmerr nismën “Fytyra e krimit” për të cilën kreu i AK-së Kreshnik Spahiu thirri sot departamentin Juridik. Spahiu: Berisha në gjyq si Sanader. Dorëzimi i territorit dënohet me burg përjetë. Në bankën e të akuzuarve dhe ministra kriminelë.
-
Studio fotografike “shkarkon”
2 Shtator 2012, 07:47
Nishanin, Topi ende presidentInstitucionet shtetërore kanë ngelur pa portretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Bëhet me dije se fotojae Presidentit Nishani është printuar dy here për disa ministri, për shkak të cilësisë së dobët të fotografisë. Ndërsa bashkitë nuk e kanë marrë fare. (Foto: Presidenti gjatë një vizite në qarkun e Kukësit).
-
Majko: Krimet politike për
1 Shtator 2012, 13:48
pushtet që u bënë me pronënRREFIMI I ISH-KRYEMINISTRIT/ Pandeli Majko në një koment për çështjen e pronave e cilëson atë një krim kolektiv të politikës dhe politikanëve për pushtet dhe vota. Sipas tij, është tallje të pohosh se kompensimi fizik i pronarëve do bëhet më 2014 pasi fondi, si repartet ushtarake apo tokat po ndahen e jepen me qira.
-
LSI: S'ka kohë për referendum
1 Shtator 2012, 13:04
Imuniteti të hiqet në KuvendSekretari i Përgjithshëm i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama, tha sot në një konferencë për shtyp, se vendi më i përshtatshëm për të zgjidhur çështjen e imunitetit është Kuvendi. LSI: "PS nuk ka arsye të jetë në anën e kundërt të të gjithë faktorëve që ndikojnë në integrimin evropian të vendit”.
-
Llalla: Zyrtarët fshehin pasuritë
31 Gusht 2012, 22:20
pas dhuratave dhjetëra mijëra €Sipas kreut të ILDKP-së, Adriatik Llalla fakti që zyrtarët i deklarojnë pasuritë e tyre si dhurata nga familjarët, krijon vështirësi hetimi ndaj “dhuruesve” të tyre, ndërsa shton se është kërkuar ndryshim ligjor që të hetohen edhe dhuruesit.Llalla: Dhurata nga 10 mijë euro deri në 100 mijë euro.
-
Imuniteti, Xhafaj: Pasi të votohet
31 Gusht 2012, 16:18
paketa me amendamentet e PSPartia Socialiste përsëriti sot se nuk do të votojë imunitetin jashtë paketës së propozimeve të tjera për ndryshime kushtetuese.
-
Debat në Komision për zjarret
31 Gusht 2012, 12:43
Shalsi: Po ne neglizhoni situatënSituata e zjarreve në vend është bërë objekt debati mes PD-së e PS-së në mbledhjen e sotme të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Opozita e cilësoi të paligjshme mbledhjen e komisionit në një kohë që konferenca e kryetarëve ende nuk ka përcaktuar kalendarin e punimeve, dhe akuzoi qeverinë se po neglizhon situatën.
-
Heqja e imunitetit, Topalli kundër
31 Gusht 2012, 11:56
Berishës për referenduminPartia Demokratike ka hequr dorë nga mbajtja e referendumit popullor për ndryshimet në Kushtetutë, që kanë të bëjnë me nenet e imunitetit. Pas deklaratës së LSI, që imuniteti të kufizohet në rrugë parlamentare, dje Topalli nuk e ka përmendur fjalën “refrendum”
-
Ndryshimet kushtetuese, debati
31 Gusht 2012, 11:19
për paketën e PS, më 6 shtatoMazhoranca pranon të marrë në shqyrtim paketën e propozimeve të Partisë Socialiste për ndërhyrje në Kushtetutë që kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, anëtarëve të KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të cilësuar.
-
Lubonja i përgjigjet Berishës: Po
31 Gusht 2012, 09:43
aplikohet politika 1 HEC, një votë"I kujtoj kryeministrit që dhe ai vetë kur ishte në opozitë e sulmonte këtë industri të Ramës. Po kalohet nga politika “ një pallat një votë” në “një HEC një votë”
Ja shkrimi i Fatos Lubonjës që nxiti replikat -
Raporti i ODIHR më 1996:
31 Gusht 2012, 07:51
Zgjedhje skandalozeNë 14 faqet e tij, vëzhguesit, të cilët ndoqën nga afër zgjedhjet e 26 majit, u shprehën me nota tejet kritike për sa i përket përgjegjësisë së qeverisë, ndërhyrjeve politike në proces, rolit të institucioneve kryesore të shtetit përfshirë Presidentin, Gjykatat, Qeverinë, Policinë, SHIK e KQZ.
-
Tritan Shehu: S'i prekim votat
31 Gusht 2012, 07:38
në 2013, s'e bëmë as në 1996INTERVISTA/ Deputet i PD, është shprehur se zgjedhjet në 96' nuk janë prekur nga qeveria, por ishte bojkoti i opozitës që krijoi probleme. Ai garanton se koalicioni i djathtë do të fitojë zgjedhjet e 2013, ndërkohë që akuzon Ramën se po krijon alibinë e humbjes. Raportet e ODIHR: 12 vërejtje për 1992, 38 për 1996 / Paralajmërimi i Majkos: Po shkojmë drejt manipulimit të zgjedhjeve / Sindromi “Arturo Ui”…
-
Skandali Fullani, Braçe: 1 mln
30 Gusht 2012, 21:00
e 800 mijë € për muze në BankëDeputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe bën publik në Facebook një tjetër fakt, që e konsideron skandalin e ri të “guvernatorit të Sali Berishës”, 1. 800. 000 Euro për një muze në Bankë. Braçe ka publikuar edhe vendimin e Bankës së Shqipërisë, marrë më 25 korrik të këtij viti.
Guvernatori paguhet 3 herë më shumë se ai i SHBA-ve / VIDEO
Dje në gazetë: Ja mld që harxhon Guvernatori
VIDEO -
Nishani, polemika në Kosovë
30 Gusht 2012, 14:36
e bojkoton Ministria e Arsimit
VIDEO - Kolegji u cilësua UniversitetNë axhendën zyrtare krahas takimeve me personalitetet më të larta kosovare ishte dhe vizita e Nishanit në universitetin AAB ku do mbante dhe fjalim. Në ftesën zyrtare AAB u cilësua si Universitet, jo kolegj. Ministria e Arsimit të Kosovës vendos të bojkotojë aktivitetin.
-
KQZ, më 2 shtator posti
30 Gusht 2012, 14:15
i Ristanit mbetet boshKryetarja e Parlamentit njoftoi sot se më 2 shtator do të shpallet vakant vendi i kreut të KQZ-së dhe do të nisin procedurat për zgjedhjen e njeriut që do të ulet në karrigen e drejtuar deri tani nga Arben Ristani.
-
Braçe: Paga e Fullanit sa 187 pensione
30 Gusht 2012, 13:16
dhe asistenca e 200 familjeve shqiptareDeputeti socialist Erjon Braçe në një reagim në profilin e tij në facebook denoncon se guvernatori Fullani paguhet dy herë, herë si guvernator dhe herë si kryetar I këshillit mbikqyrës së BSH
-
PS: Fullani bën shpenzime astronomike
30 Gusht 2012, 12:52
Berisha po shet kombinNë një prononcim për median, nga selia rozë deputetja Mimi Kodheli tha se asgjë nuk e justifikon pagën e lartë të tij. PS akuzon Berishën se po tallet me popullin dhe po shet pasuritë kombëtare për të mbuluar gropën e zezë të borxheve.
